
Postuar më parë nga
shoku_tanku
Pershendetje Pratolini!Se pari,te falenderoj per konsideraten dhe rrespektin qe ke krijuar per mua"...se dyti,jam i bindur se i kupton mjaftueshem shkrimet dhe natyren time,
aq sa te mos shohesh ne to, elemente paragjykues...shoku tanku,eshte nje individ,i cili di te rrespektoje mendimin e tjetrit"....per mua celesi baze i nje komunikimi te suksesshem,eshte dhe mbetet gjithmone, 1)rrespektimi i mendimit te te tjereve,"qofte ky, i drejte apo i gabuar"2)Eleminimi i shfaqjeve te supermacise
kundrejt me te dobetit..3)pershtatja me c'faredolloj botekuptimi apo niveli kulturor"...kjo e treta me ndihmon qe te jem me i pranueshem tek te tjeret, qe t'u parashtroj argumentat e mia ne menyren me te thjeshte,me te qarte,dhe me te mire te mundshme,dhe mbi te gjitha,pa i fyer"...ndoshta,ne kete menyre jo se do t'i bej te besojne ne ate qe besoj une por te pakten do te kemi nje komunikim normal,brenda kornizave te nje etike te pranueshme sjelljeje...gjithashtu,pse jo,te besoj edhe une ne ate qe besojne ata nese eshte vertet dicka rracionale dhe e pakundershtueshme..
Tani,jo me kot ju referova ketij shkrimi nder shkrimet e shumta qe ke postuar ne kete teme...ju referova ketij shkrimi,pasi ne te, pashe elementet e ndergjegjesimit.Pra,ashtu si c'do njeri i arsyeshem edhe ti i dashur mik,e pranon
se mbas periudhes se matriarkatit e deri me sot,kohe gjate se ciles,ne drejtimin e botes kane dominuar meshkujt,nuk eshte bere gje tjeter vecse nje lemsh i madh,teper i koklavitur e i mbarsur me luftera te pergjakshme,mosmarreveshje
e perplasje interesash....tani,do te doja te dija prej teje miku im!...nese s'kemi qene te afte deri me sot per ta zgjidhur kete lemsh te koklavitur,sa mendon se do te jemi te afte ne te ardhmen per tju dhene nje zgjidhje perfundimtare ketyre problemeve?!...ju permendet shume figura te shquara boterore te te gjitha koherave,te cilet ishin meshkuj"...njerezimi ju falet per dijen qe kane perftuar prej tyre...per sistemet qe ata kane ndertuar,"edhe pse nuk ishin me te miret"..
Une bej perjashtim"....une nuk u jam mirenjohes per asgje ketyre individeve meshkuj"..ketu dola te ajo thenia jote qe ne raste te caktuara,mendoj krejt ndryshe nga te tjeret...po"..mendoj ndryshe dhe nuk besoj aspak ne madheshtine e ketyre njerezve...pjesa derrmuese e ketyre njerezve(meshkuj),kane qene nxites te lufterave dhe te destabilitetit...per mua,nje njeri i madh eshte ai qe e shmang luften dhe jo ai qe nuk mund te beje dot pa te..
A thua se keta njerez te medhenj,nuk kane patur mundesine ti shmangnin lufterat
?!...a thua se keta njerez e kishin te pamundur te gjenin nje zgjidhje paqesore per te shuar konfliktet e ndryshme?!....une them,dhe e them me ze te larte",se keta njerez, meshkuj"...sado te medhenj ne dukje"...nuk ishin dhe nuk jane gje tjeter vecse femije te rritur, maniake per lojera lufterash"...maniake per pushtet"
skizofrene prepotente"....te duket e papranueshme si llogjike?!....mos valle te duket me i pranueshem ky realitet i neveritshem qe kemi perjetuar dhe vazhdojme te perjetojme?!....mos ndoshta,kerkon te me bindesh se gjithshka qe keta njerez kane bere,e kane bere ne te mire te njerezimit?!
C'me thua per nenen,per kete krijese se ciles te gjithe i falemi si te ishte perendi"
Ajo ka hequr dhimbjet per te na sjelle ne kete bote,ajo me shume se c'do kush e di se c'do te thote te krijosh nje jete...ajo me shume se c'do kush e vlereson nje jete"....a do te mundej nje nene,te niste nje lufte?!...a do te mundeshin dy nena
te nxisnin bijte e tyre te luftonin kunder njeri tjetrit?!....kurre!!!....kurresesi jo!!!
A do te ishte e afte nje femer,nje nene, te zgjithte kete lemsh te shkaktuar prej nesh?...absolutisht po!!!...por kjo do te ndodhte vetem nese egoja jone cinike,do te shembej nje here e pergjithmone, dhe do t'u linte rruge te lire ne menyre qe ato te na ndihmonin ne dhe veten...ne menyre qe ato te ndalnin rrenimin e kesaj bote..ne menyre qe te jetonim ne paqe dhe harmoni me njeri tjetrin..
Megjithate,edhe une jam pjese e ketij realiteti...edhe une jam mashkull si ti Pratolini"...nuk besoj se rendi boteror do te mund te ndryshoje ndonjehere..
nuk besoj se ne do te arrijme te ndergjegjesohemi ndonjehere per shkaterrimin e pa ndaleshem qe po i shkaktojme ketij planeti dhe races sone..nuk besoj se prepotenca jone cinike do te shuhet per ti lene vend arsyes, per ti konsideruar
femrat si qenie te barabarta, dhe te afta per te na drejtuar..
Une besoj ne aftesite drejtuese te femres Pratolini"...besoj por per fat te keq...jam
i vetem...
Krijoni Kontakt