Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Ndotja, reagon Ministria e Mjedisit: Bashkia nuk po zbaton lejet mjedisore

    Kryetari i bashkise Edi Rama u shpreh dje se ndotja e ajrit ne kryeqytet vjen kryesisht nga automjetetet dhe nga karburantet jashte standarteve
    Ministria e Mjedisit ka reaguar sot ndaj kerkeses se bere dje nga kryetari i bashkise Edi Rama i cili kerkoi nga qeveria te marre sa me shpejt masa per permiresimin e cilesise se ajrit ne kryeqytet. Zevendes ministri i Mjedisit, Aleksandėr Garuli ka cilesuar si ndotesen kryesore te ajrit ne kryeqytet Bashkinė e Tiranės e cila sipas tij nuk kontrollon punimet nga firmat ndėrtuese nė rrugėt e kryeqytetit.
    Garuli ishte sot nė njė prej segmenteve tė unazės nė kryeqytet te cilen e quajti njė nga zonat mė tė ndotura edhe pėr faktin se firma ndėrtuese e kėtij segmenti nuk zbaton lejen mjedisore tė dhėnė nga Ministria e Mjedisit.
    Kryetari i bashkise Edi Rama u shpreh dje se ndotja e ajrit ne kryeqytet vjen kryesisht nga automjetetet dhe nga karburantet te cilat sipas tij nuk jane brenda standarteve te kerkuara. Ne kete kuader Rama kerkoi nga qeveria te siguroje nje cilesi me te mire te karburantit, qe sipas tij eshte edhe nje nga shkaktaret me te medhenj te ndotjes se ajrit.
    Marre nga: Balkanweb.

    NE fakt ndotja prej ndertimeve eshte shume shqetesuese. JE duke ecur rruges dhe papritur prane teje kalon nje kamion plot me dhe e me mbeturina ndertimore qe gjate ecjes derdh me dhjetera kile dhe, duke e bere rrugen plot me pluhur. NE vende tjera behen ndertime edhe me shume por nuk sheh aspak dhe e pluhur sepse marrin masa gjate transportimit te tij. Deri kur banoret e Tiranes do te jetojne ne kete sketerre pluhuri?

  2. #2
    Nuk mendoj se do jet konflikti i vetem Qeverri - Bashki si ky i mesipermi, ashtu sic nuk ka qene i vetmi deri me sot, do te ket edhe konflikte me te medha se ky, derisa te qeverrisi plotesisht vetem nje parti, pasi kurre nuk ka ndodhur dhe as ka per te ndodhur komunikime dhe marrveshje te perbashketa per nje Shqiperi me te mire.

    Deri ateher, Jo vetem qytetaret e Tiranes do jen nen kete ajer te ndotur por dhe e gjithe Shqiperia keshtu ka per te vazhduar.
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Bizhga: Cilėsia e ajrit, alarmante.Qeveria tė mos bėjė indiferenten

    Nėnkryetarja e Bashkisė sė Tiranės kėrkon marrjen e masave urgjente pėr mjedisin


    Niveli jashtėzakonisht i lartė i ndotjes sė mjedisit nė kryeqytet ka qenė sėrish kryefjala e apelit, qė pėrfaqėsuesit e Bashkisė sė Tiranės i kanė drejtuar qeverisė. "Ndotja e ajrit nė Tiranė matet nė shifra, qė jo vetėm kalojnė normat e Bashkimit Evropian, por edhe normat kombėtare, qė deri tani kanė qenė mė tė larta, ndaj kėrkohet njė pėrfshirje serioze e qeverisė nė plan-veprimin pėr menaxhimin e cilėsisė sė ajrit", u shpreh dje nėnkryetarja e bashkisė sė kryeqytetit, Vali Bizhga. Sipas saj, burimi kryesor i ndotjes sė ajrit nė qytet pėrfshin mjetet e transportit, tė cilat zėnė vendin e parė nė inventarizimin e burimeve. Ato janė kontribuueset kryesore tė oksideve tė karbonit, azotit, squfurit, si dhe produkteve kancerogjene. Pikėrisht pėr kėtė arsye Bizhga ka apeluar pėr njė ndėrhyrje urgjente nga ana e qeverisė dhe njė bashkėpunim pa rezerva nga bashkia. "Lidhur me uljen e ndotjes sė ajrit nė qytetin e Tiranės, ne nuk kemi kėrkuar polemika me qeverinė, por pėrkundrazi, kėrkojmė tė rrisim ndjeshmėrinė pėr aksione konkrete dhe mundėsi pėr koordinim e bashkėrendim nė funksion tė pėrmirėsimit tė situatės", ka thėnė Bizhga, duke shtuar se "ne kėmbėngulim tė shohim angazhime konkrete nga ana e qeverisė pėr aksione konkrete nė shėrbim tė rritjes sė cilėsisė sė jetės". Nė njė analizė tė mėtejshme tė specifikave tė kėtij burimi ndotjeje nė kryeqytet, ajo ka renditur numrin e madh tė makinave tė vjetra qė janė nė qarkullim, tė cilat nuk sigurojnė njė djegie tė mirė tė karburantit. Gjithashtu, pjesa mė e madhe e automjeteve, pothuajse 78 pėr qind e tyre, punojnė me naftė. Duke i shtuar kėsaj edhe cilėsinė shumė tė ulėt tė karburanteve tė pėrdorura apo edhe kontrollin modest tė shkarkimeve nga automjetet, Bizhga ka theksuar se "ta klasifikosh kėtė si njė problem qė ka tė bėjė me ndėrtimet nė Tiranė do tė thotė tė mos kesh kuptuar asgjė nga ajo qė po ndodh aktualisht nė vendin tonė". Mė tej, numri dy i bashkisė kryeqytetase ka pėrmendur faktin se mbrojtja e mjedisit ėshtė njė prioritet qė qėndron nė krye tė listės sė standardeve tė kėrkuara nga Bashkimi Evropian. Pėr rrjedhojė, ai mbetet nė krye tė prioriteteve tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit. "Sa mė shumė kėrkojmė t‘i afrohemi kėtij bashkimi, aq mė shumė rritet obligimi ynė nė kėtė drejtim", ka thėnė ajo. Ėshtė tashmė njė fakt i njohur qė rritja e nivelit tė gazeve tė efektit serė nė atmosferė qėndron nė themel tė ngrohjes globale qė pėrjetojmė dhe tė pėrpjekjeve qė po bėhen nga organizmat ndėrkombėtare pėr tė ridimensionuar politikat kombėtare dhe lokale tė ēdo vendi. Ngrohja globale vazhdon tė progresojė pikėrisht prej emisioneve gjithnjė e nė rritje tė gazeve tė efektit serė, pėrfshirė kėtu CO2, si pasojė e konsumit tė madh tė produkteve tė djegies, gjė qė e bėn tė domosdoshme njė politikė tė re mjedisore nė vendin tonė dhe posaēėrisht nė kryeqytet.

  4. #4
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Fillon pastrimi i plazhit, ambicie pėr mė shumė pushuesve

    Do tė largohen leshterikėt, do tė punohet dhe dezinfektohet rėra

    Ndėrmarrja e pastrimit nė Plazh ka nisur pėrgatitjet pėr sezonin e verės duke filluar me largimin e leshterikut si dhe mė pas me fillimin e punimit tė rėrės.

    Drejtori i ndėrmarrjes Ali Karaj ka thėnė se 7000 m3 leshterik do tė largohen deri mė datė 1 maj dhe mė pas do tė fillojė plugimi, frezimi dhe dezinfektimi i rėrės nga bakteret e insektet. Pėr tė pėrmbushur detyrimin njė javor janė vėnė nė shėrbim tė ndėrmarrjes 12 kamionė pėr transportin e mbeturinave dhe 2 fadroma.

    Ndėrmarrja mbulon hapėsirėn bregdetare nė gjatėsinė 3.4 km nė njė sipėrfaqe rėre prej 17 ha dhe sipas drejtorit Karaj do tė punohet me tre turne. I gjithė aksioni konsiston nė shndėrrimin e Durrėsit nė njė qytet bregdetar me parametrat e duhura pėr njė turizėm serioz.

    Problemet e higjienės dhe tė infrastrukturės vitet e shkuara e kanė “skeduar” Durrėsin nė njė nga qytetet mė tė “pakėndshėm” pėr turizėm. Gjithsesi kėtė vit duket se pushtetarėt vendorė janė angazhuar pėr tė thithur njė pjesė tė mirė tė pushuesve

    Gazeta Metropol
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mbldhini temat me nji vend kur jan per nje problem..

    --

    Zgjohu arsye! Teknologjia ėshtė jetė

    Natyra? Njė resurs sepse ėshtė njeriu. Teknologji e globalizim? Pa to do tė kishim pėsuar fatin e dinosaurėve. Njė dekalog kundėr profetėve tė shkatėrrimit




    Nga pikėpamja e progresit material, shekulli i XX-tė ka qenė mė i jashtėzakonėshmi i tė gjithėve. Vende si puna e Shteteve tė Bashkuara apo ato evropianoperėndimore kanė fituar 30 vjet nė jetėgjatėsi dhe kjo ėshtė mė shumė sesa ėshtė fituar gjatė gjithė historisė sė mėparėshme. Mė parė ēdo familje kishte pėrvojė konstante me vdekjen: njė fėmijė i lindur nė 1900 kishte mė pak se 1 pėrqind mundėsi qė tė arrinte tė pesėmbėdhjetat pa vdekur vetė, njė vėlla ose njė nga prindėrit. Sot nė Perėndim familjet mbesin tė pacėnuara (ndoshta tė ndara nga divorci, por ama jo nga vdekja) nė 99 pėrqind tė rasteve deri kur fėmijėt bėhen adultė. Duke folur pėr globalizimin, fakti qė njerėzit kanė akses nė njė ushqim mė tė mirė dhe jeton njė jetė mė tė shėndetėshme, ėshtė njė fenomen qė i intereson tė gjithė botės, pėrveėse disa pjesėve tė Afrikės. Njė prej paradokseve mė tė mėdha tė shekullit tė 20-tė ėshtė se pikėrisht teknologjitė qė kanė bėrė tė mundura kėto ndryshime tė jashtėzakonėshme janė vėnė gjithnjė e mė shumė nėn akuzė.


    Kohėrat e vjetra tė mira…

    Gjinia njerėzore nuk ka pasur kurrė akses ndaj ujit tė pijshėm dhe ushqimit tė sigurtė nė mėnyrė konsistente: uji shpesh ishte i ndotur, bagėtia mbante sėmundje dhe intoksikimet ushqimore qenė bukė e pėrditėshme. Duke filluar nga 1990, ka filluar tė trajtohet uji me klor pėr ta bėrė tė pijshėm dhe, pėr herė tė parė nė historinė njerėzore, shumica dėrrmuese e disa popullsive nuk ka vuajtur, pėrveēse nė raste tė rralla, nga sėmundje tė transmetuara nėpėrmjet ujit. Pavarėsisht kėsaj, Greenpeace ndjek njė fushatė energjike pėr tė ndaluar pėrdorimin e klorit nė trajtimin e ujėrave, nė zhvillimin e ilaēeve dhe nė mbrojtjen e kulturave. Ēdo herė qė verifikohet ndonjė epidemi e aftės episodike, lėvizjet ambientaliste dhe organizata tė tjera fajėsojnė bujqėsinė moderne, por e vėrteta ėshtė se tufat nė Botėn e Tretė vuajnė rregullisht nga kjo dhe nga sėmundje tė tjera. Realiteti ėshtė se afta episodike dėshmon nivelin shėndetėsor dhe cilėsinė e prodhimit tonė ushqimor. Nė fakt sėmundja ėshtė shumė ngjitėse, por nuk i vret kafshėt, duke u shkaktuar vetėm diarré dhe pėr pasojė njė zvogėlim tė prodhimit tė mishit e qumėshtit. Pikėrisht pse kemi arritur kėtė nivel tė jashtėzakonshėm shėndetėsor nė prodhimet ushqimore, meren masa ekstreme pėr tė penguar pėrhapjen e kėtyre sėmundjeve. Mund ta vazhdojmė listėn e produkteve tė shkencės e teknologjisė tė shekullit tė fundit duke folur pėr ushqimin, sigurinė ushqimore apo pesticidet (si DDT-ja) dhe rolin e tyre si nė prodhimin e ushqimit, ashtu dhe nė shėndetin publik (DDT-ja e ka ēliruar Italinė nga kamzhiku i malarjes qė ia ka marrė shpirtin gadishullit qysh kur njerėzit e popullonin dhe ka parandaluar njė epidemi tifoje nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore). Shumė thonė se komponimet kimike tė sintezės po na vrasin dhe komenti-pyetje imi ėshtė si mė poshtė: nėse shkenca moderne dhe teknologjia po na vrasin, atėhere pėrse jetojmė kaq shumė? Kritika ndaj tė gjitha kėtyre teknologjive qė na kanė sjellė kaq benefice ėshtė pinjoll i njė besimi mė tė thellė: se teknologjia dhe shkenca janė tė dėmshme pėr njeriun dhe tė huaja pėr natyrėn e tij. Asgjė nuk ėshtė mė larg nga e vėrteta dhe mė lini ta demostroj nė dhjetė pika.


    Njeriu dhe teknologjia? Janė njė gjė e vetme

    Stėrgjyshėrit tanė janė evoluar si qėnie qė prodhonin pajisje dhe ne jemi tė paimagjinueshėm pa kėto. Pėr shembull, kemi jo vetėm njė dorė, njė kyē dhe njė krah tė ndryshėm nga ato tė shimpanzeve dhe tė njeriut tė Neandertalit, por edhe zoėn e pjesės trunore qė kontrollon dorėn shumė mė tė zhvilluar. Kėshtu, sa mė shumė njė njeri arrinte tė bėnte vegla mė tė mira, aq mė shumė arrinte tė mbijetonte dhe pėr pasojė favorizohej nga seleksionimi.


    Vegjetarianėt? Tė falenderojnė tekno-gjithngrėnėsit

    Gjatė rrugės sė evolucionit kemi zhvilluar njė tru me pėrmasa tė mėdha qė konsumon tė paktėn 30 pėrqind tė energjisė sė pėrdorur nga trupi ynė. Ky instrument i mrekullueshėm qė ėshtė mendja ėshtė operativ 24 orė nė ditė dhe e kėrkon nė mėnyrė tė vazhdueshme kėtė mbėshtetje energjitike. Nė tė njėjtėn kohė ka ndryshuar aparati ynė tretės, duke reduktuar zorrėn e poshtėme, kėshtu qė eliminojmė me shpejtėsi fibrat pa arritur ta nxjerrin energjinė (siē bėn pėr shembull gorilla, qė shpenzon shumė nga koha e vet pėr tė gjetur material vegjetal me pėrmbajtje tė ulėt energjie dhe ushqyesish). Kjo do tė thotė se jemi bėrė tė pavarur nga ushqimi me dendėsi tė madhe, si mishi dhe frutat, ku pėr t'i siguruar kėrkohet aftėsi intelektuale pėr tė kujtuar stinėn dhe vendndodhjen e secilit frut ose pėr tė arritur tė pėrzėnė kafshėt mė tė forta e mė tė shpejta. Atyre qė kontestojnė zakonin e tė ngrėnit mish, mund t'u ktheheni e t'u thoni se sot ėshtė e mundur tė jesh vegjetarian, pėr shkak se teknologjia dhe shkenca prodhojnė njė seri ushqimesh me dendėsi tė lartė.


    Nuk ekziston njė "gjendje natyrore" tek e cila tė kthehesh

    Nevoja tė bėn tė veprosh, por ėshtė po aq e vėrtetė e kundėrta, domethėnė qė mendja jonė. Me tė gjitha shpikjet e saj, ka gjeneruar nevoja gjithmonė tė reja, jo vetėm nė terma evolutivė (varemi nga shpikjet dhe nuk mund tė jetojmė pa to), por edhe pse nėpėrmjet teknologjisė kemi arritur tė krijojmė qytetėrimi mė tė dendura, qė bartin probleme "tė reja" dhe pėr tė cilat duhet teknologji e mėtejshme. Rreth 12 mijė vjet mė parė mund tė kishim shtuar koeficentin e vdekshmėrisė pėr tė mbajtur popullsinė nė ekuilibėr me ambientin ose tė shpiknim bujqėsinė pėr tė mbėshtetur shtimin demografik: njė prej nderimeve mė tė mėdha qė i duhet bėrė njeriut ėshtė se kur i ėshtė dashur tė bėjė njė zgjedhje, ka zgjedhur pėr jetėn.


    T'i pėrshtatemi ambientit apo tė pėrshtasim ambientin

    Nė kundėrshtim me primatėt e tjerė, njeriu ka qenė i aftė ta popullojė tė gjithė tokėn pa specizim (domethėnė pa u dhėnė origjinė specieve tė shumta tė pėrshtatura nė mjedise tė ndryshme). Pėrshtatja biologjike ėshtė njė proces i ngadaltė qė jo gjithmonė funksionon: ne nuk i jemi pėrshtatur ambientit, por, nėpėrmjet teknologjisė, ia kemi pėrshtatur ambientin vetes sonė. Kur njerėzit flasin pėr tė jetuarėn nė harmoni me natyrėn, duhet nėnvizuar se natyra e vetme qė mund tė vlerėsojė njeriu pa teknologji ėshtė ajo e pyjet e shirave apo savanat e tropikėve. Motivi i vetėm pėr tė cilin sot mund tė vlerėsojmė bukuritė natyrore tė Italisė, tė Suedisė apo Teksasit ėshtė pse kemi zhvilluar teknologjinė qė nė ka mundėsuar tė jetojmė nė kėto vende. Pa teknologji nuk do tė ishim gjė tjetėr veēse specia e rradhės e primatėve tropikalė gjithmonė nėn mėshirėn e fluktuacioneve tė rastėsishme tė ambientit qė mund tė pėrcaktojnė njė rėnie katastrofike apo deri dhe zhdukjen.


    Lidhur me "tė egrin e mirė"

    Dikush thekson se kemi humbur konceptin e natyrės qė kulturat primitive e kishin shumė tė pranishėm. Gjithėsesi, duhet tė kuptojmė se vlerėsimi i natyrės ėshtė thelbėsisht njė fenomen modern, tipik i atyre qė kanė pasur privilegjin tė rriten nė njė shoqėri si e jona qė i mbron nga tė gjithė aspektet mė shkatėrrimtare tė fenomeneve natyrore. Alpet qenė parė historikisht si njė barrierė, tė vėshtira pėr t'u kaluar apo pengesė pėr pushtuesit. Mund tė datojmė saktėsisht njė ndryshim mentaliteti dhe t'ia atribuojmė poezisė sė Petrarkės "Ngjitje nė malin me erė", ku flitet pėr Alpet si njė bukuri dhe jo si pengesė. Shumė sot imagjinojnė se popujt primitivė jetonin nė harmoni me natyrėn, por realiteti historik ėshtė ndryshe: popullsitė e Polinezisė, menjėherė sapo arritėn nė Zelandėn e Re, asgjėsuan 7 specie zogjsh tė mėdhenj tokėsorė dhe nė ishullin e Pashkėve, pėr shkak tė praktikave tė tyre bujqėsore, i prenė pemėt deri mė njė. Nėqoftėse njerėzit mendojnė se ishujt e Polinezisė qenė parajsa pėrpara kontaktit me Evropėn, duhet tė kujtohet se kanė vuajtur periudha periodike zije. Me kėtė sigurisht qė nuk dua tė pėrēmoj popullsitė e shtetit paraindustrial: ēdo popullsi duhet ta gjejė rrugėn e vet pėr t'u pėrmirėsuar.


    Adhurues tė natyrės? Po, falė Perėndimit

    Pėr bujkun, natyra ėshtė e pėrbėrė nga insekte tė dėmshėm, pėrmbytje dhe sėmundje tė ēdo lloji. Bujqėsia moderne nėpėrmjet ujitjes, pesticideve, pėrmirėsimit gjenetik etj., ka arritur tė japė njė mbrojtje tė caktuar kundėr kėtyre evenimenteve katastrofikė. Pėr njė kimist, natyra prodhon mijėra pėrzierje, shumė prej tė cilave janė mutagjene, kancerogjene apo tė helmėta. Ne hamė nė ditė 1500 mg pėrzierjesh natyrore tė klasifikueshme si kancerogjene dhe mė pak se 1 mg pesticide sintetike e megjithatė shumė janė tė fiksuar nga ky miligram i vetėm dhe harrojnė rreziqet e 1499 miligramėve tė tjera. ėshtė e vėshtirė tė shikosh natyrėn nė mėnyrė romantike kur mund tė kėrcėnohet mbijetesa jote ose e atyre qė duam dhe jo rastėsisht shumė ashurues tė natyrės jetojnė nė Perėndim.


    Nuk ka natyrė pa njeri qė thotė "Unė"

    Mendja ėshtė organi i vetėm qė ne njohim koshient pėr vetėveten. Vetėm njerėzit zotėrojnė gjuhėn qė u mundėson atyre tė flasin pėr vetėkoshiencė. Njė shkencėtar e ka komentuar kėtė fakt duke thėnė se mendja njerėzore ėshtė modaliteti me tė cilin universi njeh vetėveten. Pėr aq sa i thjeshtėzuar, mbetet fakti se nėpėrmjet teknologjisė ne mund tė njohim natyrėn dhe universin mė shumė se cdo krijesė tjetėr ka ditur ta bėjė njė gjė tė tillė apo mė shumė sesa njerėzit do tė bėnin pa ditur ndonjėherė asgjė pa teknologji. Mbi tė gjitha sepse pa teknologji shumė nga bota nuk do tė ishte aksesibėl, por edhe pse nėpėrmjet teknologjisė mund tė pėrdorim dhe eksplorojmė universin nė mėnyra tė paimagjinueshme mė parė, si tė shikuarit prapa nė kohė (pėr shembull duke studiuar galaktika tė vletra miliarda vjet). Veē kėsaj mendoj se tė gjithė njerėzit me mangėsi fizike, si fizikani Stiven Houking, qė falė teknologjisė mund tė lėvizė dhe ndihmohet tė flasė, duke arritur tė shprehė kėshtu tė gjithė atė qė zbulon mendja e tij lidhur me origjinėn e universit. Nė kundėrshtim me tė gjithė literaturėn qė e paraqet teknologjinė si diēka qė tė bėn tė sėmurė, mendoni pėr tė gjithė ata njerėz qė kanė pėsuar zėvendėsimin e femurit, qė kanė pėsuar njė operacion tė mushkėrive dhe sesi jeta e tyre, nė kėtė kuptim, ėshtė mė e shėndetėshme.


    Natyra ėshtė njė resurs? Po, ama nėqoftėse njeriu e ngulit nė kokė

    Kur paraardhėsit tanė merrnin njė gur, kjo gjė nuk ishte nė vetėvete njė resurs pėrderisa nuk mbėshteste asnjė formė jetese; por kur njeriu kishte njė ide dhe nėpėrmjet zhvillimit tė aftėsive tė tij manuale e transformonte gurin nė pajisje, atėhere guri transformohej nė resurs. Koncepti i resursit kėshtu qė nuk ėshtė i lidhur ngushtė me objektin, por ėshtė funksion i njohjes, i inteligjencės dhe i aftėsisė njerėzore pėr tė transformuar materien. Argjila apo mineralet metalifere nuk qenė asgjė mė pėrpara se njeriu tė mėsonte tė kontrollonte zjarrin dhe tė ndėrtonte furra pėr pjekjen e tyre, pėr tė prodhuar kėshtu qypa e metale. Historia e teknologjisė ėshtė historia e krijimit tė resurseve dhe kemi gjithnjė tė aftė tė krijojmė resurse mė shpejt sesa i konsumojmė ato. Njė fakt midis tė shumtėve ėshtė se cmimi i artikujve ushqimorė si puna e orizit ėshtė nė rėnie nė mėnyrė tė vazhdueshme gjatė 250 viteve tė fundit, pavarėsisht shtimit tė popullsisė dhe pėr pasojė tė kėrkesės.


    "Natyrore" ėshtė vetėm… vdekja

    Duke parė qė dikush e pėrcakton njeriun si njė kancer pėr tokėn (njė pėrcaktim qė e konsideroj tė trupėshėm) le t'i hedhim njė sy kujt ėshtė natyrore dhe kujt jo, Sėmundjet janė natyrore; katasrofat natyrore janė natyrore. Dante (dhe Komedia Hyjnore), Beethoveni, Leonardo dhe njė aradhė e tėrė artistėsh nė vendet perėndimore dhe nė tė gjitha kulturat do tė ishin padyshim "jonatyrorė". Lidhur me kėtė duhet tė kujtojmė se nė vend qė tė jetė njė anestetike pėr artin, teknologjia shtyn zhvillimin artistik dhe artistėt kėrkojnė gjithmonė tė shkojnė pėrtej teknologjisė nė dispozicion tė tyre. Sigurisht qė i njihni ngjyrat e mrekullueshme dhe brilante tė impresionistėve apo piktorėve si Matķs, por ndoshta nuk dini se impresionistėt janė lehtėsuar nė punėn e tyre nga dy instrumenta shumė tė rėndėsishėm: i pari ėshtė teknologjia e tubetave me ngjyra tė parapėrziera, kėshtu qė artistėt mund tė pikturonin lehtėsisht dhe i dyti ėshtė se shumė prej ngjyrave brilante tė pėrdorura prej tyre qenė tė pėrbėra nga ngjyrosės me bazė aniline, nxjerrė nga bitumi i qymyrit: mendjemprehtėsia e mrekullueshme e njeriut e ksh marrė atė gjė tė shpifur tė zezė tė quajtur bitum dhe kish nxjerrė prej saj ngjyra tė mrekullueshme. Ose tė mendojmė pėr Beethovenin dhe sonatat e koncertet pėr piano dora-dorės qė instrumenti evoluonte nga pikėpamja teknologjike, duke kaluar nga piano me katėr oktava e gjysėm nė atė me pesė oktava e gjysėm (kjo e fundit njė produkt i revolucionit industrial, pajisur me njė kornizė tė celiktė e aftė pėr tė toleruar tension mė tė madh tė nevojshėm pėr tė krijuar tinguj mė akutė). Si ēdo artist i madh, Beethoveni jo vetėm pėrdorte teknologji tė kohės, por kėrkonte gjithmonė tė shkonte mė tej. Sot shumė koncertistė, kur luajnė pjesėt e tyre pėr piano, thojnė se do tė donin tė shkonin pėrtej limitit tė imponuar nga piano siē ekzistonte atėhere dhe e luajnė muzikėn e Beethovenit jo siē ishte shkruar, por ashtu siē e imagjinojnė se ai kish ndėrmend ta luante, duke pėrdorur gamėn e gjerė tė oktavave qė ofrojnė pianot moderne. Kėshtu, mė shumė se njė anestetike, teknologjia e shtyn pėrpara nivelin e arteve dhe ēdo brez i ri zotėron njė gamė gjithnjė e mė tė gjerė mundėsishė artistike me tė cilat tė punojė. Dėshmi ėshtė kupola e Duomos sė Firences, qė ėshtė dashur tė pėrforcohet me kavo sepse arkitekti e kish bėrė mė tė madhe sa lejonte teknika e kohės dhe kjo ėshtė njė metaforė pėr tė gjithė pėrpjekjen njerėzore, pėr shkak se ėshtė nė natyrėn tonė njerėzore zakoni pėr tė shkuar pėrtej vetes sonė. Progresi i njerėzimit varet nga njerėz qė marrin mbi vete rreziqe, jo njė rrezik kallp dhe qėllim nė vetėvete, por njerėz qė rrezikon pėr tė arritur njė madhėshti. Sot ekzistojnė shumė grupe qė duan tė bllokojnė ēfarėdo veprimi, qė sipas akuzės bart njė rrezik, pavarėsisht se njė aksion i tillė ka avantazhe tė mėdha potenciale. Nė tė vėrtetė mos marrja pėrsipėr e rreziqeve ėshtė rreziku mė i madh qė mund tė kemi. Kemi rreziqe tė njohura nė Afrikė, ku nuk ka ushqim sa duhet dhe popullsia rritet, por kėta duan tė ndalin zhvillimin nė bioteknologjitė bujqėsore pėr arėsye rreziqesh qė nuk arrijnė as edhe ti pėrcaktojnė. Kėta grupe ambientalistėsh duan qė tė na bėjnė tė preokupohemi pėr gjėra qė nuk dijmė as edhe qė ekzistojnė, ndėrsa na ndalojnė qė tė merremi me probleme reale.


    Globalizimi? Ėshtė historia e aventurės njerėzore

    Nuk do tė doja qė tė kalonte ideja globalizim = McDonald. Kur flasim pėr globalizim flasim pėr diversitetin e mrekullueshėm tė historive, kulturave dhe teknologjive tė vėna nė dispozicion tė tė gjithė njerėzve. Globalizimi na ka dhėnė njė gamė mė tė gjerė zgjedhjeje. Si amerikan, jam absolutisht krenar pėr faktin se njerėzit me ngjyrė amerikanė ka kontribuar kaq shumė nė zhvillimin e Bluzit, qė nga ana e tij ėshtė njė pasurim kulturor pėr tė gjithė botėn. Nė vitin 1929, filozofi kinez Hu Shih shkruante lidhur me nocionin romantik se Perėndimi, nė prosperitetin e tij, ishte materialist, ndėrsa Lindja, nė varfėrinė e saj, spiritualiste. Hu Shih theksonte se "materializmi dhe spiritualizmi janė keqvendosur" dhe se termat duhet tė inversoheshin: nė tė vėrtetė ai gjente lartėsisht shpirtėrore qė njė qytetėrim mund tė mishėronte ide nė makineri dhe vepra tė tjera inxhinierike, duke i shpėtuar njerėzit nga varfėria. Sipas Hu Shih, mund tė pėrcaktohej materialist njė automobil, por ai nuk arrinte tė shikonte pikėrisht asgjė shpirtėrore nė njė ulėrimė tė lėshuar nga njė qėnie njerėzore. Nuk them se teknologjia ėshtė pa probleme ose se nuk ekzistojnė vėshtirėsi nė botė pėr shkak tė globalizimit. Duhet sė paku ta pėrdorim teknologjinė nė mėnyrė mė inteligjente ose nė mėnyrė mė njerėzore, por kemi nevojė pėr tė. Nė manastiret mesjetare lėvizja kluniaēente ka hedhur bazat pėr revolucionin industrial: rrugėt e ujit devijoheshin pėr tė bėrė gjėra krejtėsisht jonatyrore, si pėr shembull tė vinin nė punė mullinj dhe ēekiēė. Kjo teknologji ėshtė propozuar nga njerėz shumė tė mbyllur dhe bota e tėrė ka pėrfituar nga veprat e tyre. Ju sjell kėshtu njė mesazh shprese dhe optimizmi - tė cilat nuk rrjedhin automatikisht nga progresi teknologjik - qė nėqoftėse kuptojmė natyrėn e teknologjisė, mund tė krijojmė njė botė mė tė mirė pėr tė gjithė banorėt e saj.

    Tomas DeGregori ėshtė ekonomist, ekspert i zhvillimit dhe i raportit me teknologjinė, jep mėsim nė Universitetin e Hjustonit nė Teksas. Autor librash e artikujsh mbi zhvillimin, globalizimin e teknologjinė. Udhėton shpesh nė Azi e Afrikė ku bashkėpunon me projekte zhvillimi me agjensi ndėrkombėtare e qeveri lokale. Merr pjesė aktivisht nė forumin AgBioView.


    Pėrgatiti: ARMIN TIRANA

    rd

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ndaj mjedisit nė Shqipėri
    Nga Edvin83 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 409
    Postimi i Fundit: 20-12-2012, 21:23
  2. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisė sė Tiranės
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  3. Rezultatet e zgjedhjeve vendore, 18 shkurt 2007
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 18:16
  4. Ekonomia (S.K.ZH.E.S.)
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 22:01
  5. "Zogu I Zi" Tirane.
    Nga shefqeti11 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 02:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •