Kishte insuficience mendore.kishte tamam profil killeri
Sipas CNN, koreani Cho ka patur nje histori te depresionit mendor dhe ishte nen kure ilacesh (ose duhet te ishte) gjate kesaj periudhe.
Kishte insuficience mendore.kishte tamam profil killeri
Sipas CNN, koreani Cho ka patur nje histori te depresionit mendor dhe ishte nen kure ilacesh (ose duhet te ishte) gjate kesaj periudhe.
"The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)
tardegji e madhe me te vertet , njeriu si njeri me ndjenjat e veta qe i ka nuk e ben kete , une per vehte jam i habitur totalish se si nje student mund te bej kete![]()
” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”
Postuar më parë nga _FlorI_
Ja tek faqja e pare e ke : http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=80067
p.s tek postimiet e mija
Autoritetet japin detajet e para të ngjarjes që tronditi Amerikën
Policia ka zbardhur identitetin e studentit që qëlloi për vdekje 32 persona në universitetin Virxhinia Tech. Bëhet fjalë për Cho Seung-hui, një 23-vjeçar nga Koreja e Jugut. Ai studionte gjuhën angleze dhe banonte njëkohësisht në kampusin e Universitetit. Sipas policisë, pas kasaphanës që kreu, 23-vjeçari ka vrarë edhe veten. Policia tha se kishte gjetur një armë në vendngjarje dhe ekspertiza kish treguar se po ajo ishte përdorur edhe pak orë më parë për të vrarë dy persona të tjerë, po në kampusin e universitetit të Virxhinias. Kjo është masakra më e rëndë në historinë amerikane. Studentët kanë organizuar një ceremoni përkujtimore për miqtë e tyre të vrarë, ku pritet të marrin pjesë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, dhe bashkëshortja e tij, Laura. Masakra e të hënës u zhvillua në dy pika të ndryshme të kampusit, në një distancë kohore prej dy orësh. E para në orën 07:15, me orën lokale, në fjetoren Ambler Johnston Hall. Më pas, rreth orës 09:15, u ekzekutuan 30 persona, në Norris Hall, rreth 800 metra larg nga konviktet ku kish nisur tragjedia. Policia konfirmoi se dy armë zjarri, 9 mm dhe 22 mm, ishin gjetur në skenën e masakrës së dytë dhe më të madhe dhe njëra prej tyre ishte përdorur edhe në incidentin e parë. "Është logjike që ne të mendojmë se Cho ishte edhe ekzekutori i dy vrasjeve të para", tha policia. Gjithsesi, ata nuk kanë përjashtuar mundësinë e një personi të dytë të armatosur që mund të ketë qenë i përfshirë në këtë histori. Policia thotë se Cho Seung-hui, ka lindur në Korenë e Jugut dhe jetonte në mënyrë të rregullt në Shtetet e Bashkuara. Larry Hincker, zëvendëspresident i Universitetit Virxhinia Tech, e përshkroi atë si një "vetmitar", dhe tha se zyrtarët e administratës e kishin të vështirë të gjenin informacione rreth tij. Në një konferencë për shtyp të zhvilluar dje, shefi i policisë së Virxhinias, koloneli Stiv Flaherti, përshkroi skenën e masakrës. "Gjëra personale ishin shpërndarë në të gjithë katin e dytë të Norris Hall dhe ishte shumë e vështirë të identifikoje studentët dhe pjesëtarët e fakultetit që ishin qëlluar", tha ai. "Viktima janë gjendur në të paktën katër klasa, por edhe nëpër shkallë. E dimë që ka pasur një seri përpjekjesh heroike brenda atyre minutave tragjike. Agresori është zbuluar mes disa viktimave në një nga klasat. Ai ka vrarë veten". Ndërkohë, zyrtarët e universitetit thanë se mësimet do të pezulloheshin për pjesën tjetër të javës, ndërsa Norris Hall do të qëndronte i mbyllur deri në fund të semestrit. Shumë studentë ndërkohë janë ankuar se nuk ishin paralajmëruar në kohë nga universiteti dhe vetëm dy orë pas incidentit të parë iu kishte mbërritur një e-mail. Por, presidenti i Universitetit, Çarls Steger, theksoi se kjo kish ndodhur pasi nuk kishte pasur asnjë arsye të mendohej se një tjetër incident do të ndodhte. Emrat e viktimave nuk janë publikuar ende për sa kohë hetimet nuk kanë përfunduar, por disa nga emrat e viktimave gjithsesi janë mësuar tashmë. Bëhet e ditur se të paktën dy nga të vdekurit ishin profesorë të universitetit.
© Gazeta Shqip - 2006-2007
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
SE MOS JU ENVERISTAT E RI I QUNI SHQIPETARE TE GJITHE
INTERNACJONALISTAT E GLOBIT![/COLOR]
Presidenti Bush merr pjesë në ceremoninë për viktimat në Universitetin Virxhinia TekPostuar më parë nga Zemrushja
17-04-2007
Studentë, profesorë, anëtarë të komunitetit dhe një numër udhëheqësish politikë, përfshirë presidentin Bush, janë mbledhur në kampusin e Universitetit Politeknik dhe Shtetëror të Virxhnias, i njohur si “Virginia Tech”, për një ceremoni ngushëllimi për 33 personat, që humbën jetën dje.
Qindra njerëz mbushën Stadiumin Cassell në Virginia Tech në Blleksbërg të Virxhinias. Ceremonia filloi me luajtjen e himnit kombëtar amerikan. Fjalime mbajtën për të pranishmit presidenti Bush, guvernatori i Virxhinias, Tim Kein, presidenti i universitetit, Çarls Stegër, e të tjerë. Ceremonia vazhdon.
Policia në Virginia Tech identifikoi personin e armatosur, i cili vrau 32 vetë dhe veten dje në një auditor të universitetit, si student nga Koreja e Jugut. Policia e indentifikoi atë si Cho Seung-Hui, student i vitit të fundit në moshën 23-vjeçare.
Cho Seung-Hui
Policia e Virxhinias thotë se sipas analizave balistike, një nga pistoletat që u përdor në masakrën brutale në auditor, u përdor edhe në një nga konviktet e universitetit dy orë më parë, ku mbetën të vdekur dy vetë. Policia nuk ka vërtetuar plotësisht se Cho ishte personi që hapi zjarr në të dy godinat dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim për motivin e mundshëm të incidentit më të rëndë në komplekset e universiteve në gjithë historinë amerikane.
Shefi i policisë së Virginia Tech-ut, Wendell Flinchum, e indentifikoi personin e armatosur si Cho Seung-Hui, student 23-vjeçar nga Koreja e Jugut, i cili qendronte në konvikt dhe studjonte për anglisht. Flinchum tha se autoritetet federale kanë bërë analizat balistike të armëve që u përdorën në këtë masakër, që ndodhi në dy godina të ndryshme të kompleksit universitar.
"Një pistoletë me kalibër 9-milimetra dhe një tjetër me kalibër 22 milimetra u gjetën në godinën Norris. Rezultatet e analizave laboratorike tregojnë se të dy këto armë ishin përdorur në të dy vendet e të shtënave”, tha shefi i policisë.
Gazeta The Washington Post citon një dëshmitar që thotë se Cho i ndërmori këtë akt të përgjkshëm me një pamje serize dhe të qetë në fytyrë. Zyrtarët thonë se ka arsye të mendohet se ai ishte i vetëm, por ata po hetojnë nëse ai mund të ketë patur ndihmë nga një person tjetër. Ekzaminuesi i mjeksisë ligjore thotë se do të duhen disa ditë për të identifikuar saktësisht të gjitha viktimat.
“Ne do të punojmë me qendrat e ndihmës për familjet dhe me familjet për të mbledhur informacionin e nevojshëm për identifikimin e viktimave”.
Studentët në kompleksin universitar të Virginia Tech-ut kanë po mbajnë zi për viktimat. Një student i shprehu ndjenjat e tij në këtë mënyrë:
"Në fakt ne jemi ende të tronditur. Nuk e kam të qartë akoma përmasën e kësaj tragjedie. Dje patëm një ditë të gjatë”, thotë një student.
Guvernatori i Virginia-s Tim Kaine, i cili ishte në Japoni për një vizitë tregtare dy javëshe, u kthye menjëherë në Virxhinia pas të shtënave. Presidenti Bush do të marrë pjesë në një shërbim përkujtimor në kompleksin e universitetit. Presidenti Bush tha se shkollat duhet të jenë vende të sigurta dhe kur kjo siguri shkelet, pasojet ndjehen në të gjitha auditoret e Amerikës. "
Sot vendi ynë ndan hidhërimin me ata që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur në Virginia Tech. Ne i ruajmë viktimat në zemrat tona. Ne lutemi për ta dhe i kërkojmë zotit t’i ngushëllojë ata që po vuajnë sot”, tha presidenti Bush.
Në Kongres, kongresmenë dhe senatorë u mblodhën për një moment heshtjeje në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. Udhëheqësi i shumicës në Senat, senatori, Harry Reid, tha në lidhje me këtë krim të pakuptimtë se “ajo që duhet bërë tani për tani është të mendojmë dhe të lutemi për viktimat dhe familjet e tyre, secili me mënyrën e vet”, tha senatori Reid
Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 18-04-2007 më 17:51
Policia thotë se studenti i universitetit Virginia Tech, i cili kreu masakrën më të rëndë në historinë amerikane, para se të vriste veten, i ishte tërhequr vërejtja në vitin 2005, sepse kishte ngacmuar dy sudente të po kësaj shkolle.
Shefi i policisë së universitetit, Wendell Flinchum tha sot se 23 vjeçari Cho Seung-hui i kishte telefonuar në muajin nëntor 2005 një studenteje dhe e kishte ndaluar atë. Studentja kishte njoftuar policinë por nuk kishte ngritur ndonjë akuzë. Flinchum tha se Cho i kidhte dërguar mesazhe kompjutetike një tjetër studenteje një muaj më vonë dhe në të dy rastet nuk kishte kërcënuar asnjërën prej vajzave. Policia tha se asnjëra nga vajzat nuk ishte mes viktimave.
Po në dhjetor të vitit 2005, policia tha se Cho ishte trajtuar në një klinikë psikiatrike pasi një pasi një nga të njohurit e tij kishte raportuar se ai mund të kishte tendenca të vriste veten. Cho është përshkruar si një njeri i heshtur dhe me probleme, shkrimet e të cilit kishin shqetësuar profesorët aq shumë saqë kishin kontaktuar zyrtarët e shkollës.
Zeri i Amerikes
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
Tragjedia që ndodhi të hënën në një universitet publik të Virxhinias këtu në Shtetet e Bashkuara, ku një student i armatosur vrau 32 vetë me armë zjarri dhe pastaj veten, është cilësuar si incidenti më i rëndë i këtij lloji në historinë amerikane. Masakra në Universitetin Virxhinia Tek ka rihapur debatin për ligjet amerikane të armëbajtjes.
Një student me kamerën e telefonit celular shikon policët të afrohen dhe dëgjon të shtëna brenda një ndërtese ku po ndodhte masakra e tmerrshme. Në incidentin e së hënës u vranë 33 vetë, 32 studentë e pedagogë dhe vetë protagonisti i cili bëri vetvrasje. Tragjedia në Virxhinia Tek u kujtoi njerëzve raste të tjera të ngjashme në shkollat amerikane.
Tetë vjet më parë po në muajin prill, dy djem në shkollën e mesme Columbine të Kolorados vranë 12 studentë dhe pedagogë. Tetorin e kaluar, një person i armatosur vrau gjashtë vajza në një shkollë të sektit amish në një zonë rurale të Pensilvanisë.
Pas ngjarjes së ditës së hënë në Virxhinia, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino tha se Presidenti Bush vazhdon të besojë në të drejtën kushtetuese që kanë amerikanët për të mbajtur armë në përputhje me ligjin: "Nëse ka ndonjë ndryshim në politikën e Presidentit, ne do t’ju njoftojmë. Por ne vazhdojmë të kemi një politikë të pandryshuar e cila garanton se Departamenti i Drejtësisë do të zbatojë të gjitha ligjet ekzistuese për armët e zjarrit dhe do të ndjekë me tërë forcën shkelësit e këtyre ligjeve."
Policia thotë se personi që shkaktoi tragjedinë në Universitetin Virginia Tech ishte 23-vjeçari Cho Seung-hui, i lindur në Korenë e Jugut por banues në Shtetet e Bashkuara që nga fëmijëria. Cho kishte të drejtë me ligj të blinte një pistoletë sepse nuk ishte shpallur ndonjëherë fajtor për veprimtari kriminale.
Organizata më e njohur në Amerikë që është kundër ligjeve të cilat e kufizojnë armëmbajtjen është Shoqata Kombëtare e Armëve. Zëdhënësi i saj, Bill Powers, thotë se armëmbajtja është një e drejtë themelore e qytetarit amerikan, siç sanksionohet edhe në kushtetutën e vendit: "Ka politikanë, grupe lobiste të interesave të caktuara të cilët nuk e duan Amendamentin e Dytë të Kushtetutës, nuk i kanë qejf ata që mbajnë armë, pavarësisht se sa të ligjshëm dhe paqësorë janë ata. Ata nuk i duan armët, nuk u pëlqen historia dhe tradita e lavdishme e lirisë që përcakton Amendamenti i Dytë si dhe Billi i të Drejtave, që janë pjesë e formimit të këtij vendi."
Ndërsa Nancy Hwa përfaqëson organizatën Handgun Control, e cila kërkon ligje më të rrepta për mbajtjen e armëve: "Po të shikosh terminologjinë e përdorur në Amendamentin e Dytë, aty flitet për “milicinë e rregulluar me ligj”, e cila sot është Garda Kombëtare. Pra ky amendament i referohet Gardës Kombëtare dhe jo që çdo qytetar të ketë të drejtën të mbajë deri armë të tilla si mitralozë të tipit Uzi", zonja Hwa.
FBI-ja thotë se deri nga fundi i vitit 2005, nga kontrollet që u janë bërë sipas ligjit personave që kanë kërkuar të blejnë armë, rreth gjysmë milioni njerëz e kanë patur të pamundur të blejnë armë zjarri. Agjencitë amerikane të antikrimit kanë kontrolluar të kaluarën e mbi 50 milion amerikanëve që kanë kërkuar leje për blerje armësh. //rd//
VOA
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
[QUOTE=Trendafili-Blu][B]Pershendetje!!
kjo eshte e forte.vetem sot ne irak u vrane 183 vete.jo per gje por ngaqe me erdhi per te qeshur.tragjedi me te madhe skishe degjuar ndonjehere....!!!!Kjo eshte nje nga tragjedite me te medha qe mund te kem
jo qe seshte tragjedi ,jo qe sme erdhi por ama cdo dite ndodhin masakra dhe nuk vihen ne faqet e para te gazetave .
The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway
Dy ore pas vrasjes se dy studenteve te pare vrasesi kishte gjetur kohe te postonte per NBC,video me manifestin e tij,dhe foto,per aktin cnjerezor qe e kishte planifikuar plot 6 jave me pare.
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Zarfi i nisur rreth ores 9:10 minuta.......per NBC News
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Krijoni Kontakt