Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 77
  1. #41
    STUDENTJA SHQIPTARE: SI E PERJETOVA TRAGJEDINE NE VIRXHINIA


    Ne Universitetin Politeknik te Virxhinias, ku ne tragjedine e djeshme humben jeten 32 persona, ndodhen edhe student shqiptare. Njera prej tyre, Aurora Pepaj ka rrefyer ne nje intervist per VOA se si i ka perjetuar momentet e tragjedise. “Ne momentin qe kam degjuar incidentin mora nje mesazh me e-mail nga policia ne oren 09:30 qe thoshte se, “nese shifni ndonje gje te vecant na lajmeroni”, por pa saktesuar se cfare. Me pas, rreth ores 10:15 na erdhi sinjali per te qendruar te mbyllur”, ka treguar Pepaj. Sipas saj, do te kishte qene me mire qe autoritetet plicore t’i kishin informuar me saktesi per ngjarjen. “Kur mendoj se cfare ka ndodhur, them se do te ishte me mire te dija me shume se cfare do te ndodhte, pasi do te ndihesha me mire. Ndejta per dy ore e mbyllur ne dhomen time duke pare lajmet ne CNN”, eshte shprehur Aurora duke shtuar se dhoma e saj nuk ndodhej afer me zonat ku ndodhen te shtenat. Ajo shton me tej se ne Universitetin e Virxhinias ka rreth 18 student shqiptare, me te cilet ka kontaktuar vazhdimisht. “Kur morem vesh se cfare po ndodhte morem njeri – tjetrin ne telefon dhe u siguruam qe te gjithe ishim mire. Virxhinia TEK eshte nje vend i qete, ajo qe ndodhi nuk e ka ndryshuar ate pasi mund te ndodhte ne cdo vend”, ka shtuar studentja shqiptare.

    T/Ch
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  2. #42
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga KastroZiso99
    kishte shqiptar se degjova qe ishte nje shkolle qe frekuentohej edhe nga shqiptar?

    IRONIA ESHTE ARMA E NJERZVE TE DOBET!

    DHE JU I PLOTSONI TE GJITHA KARAKTERISTIKAT E DOBESIS NJERZORE !


    BENI IRONI ME NJE TRAGJEDI NJEREZORE .

  3. #43
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar më parë nga AAAA
    IRONIA ESHTE ARMA E NJERZVE TE DOBET!

    DHE JU I PLOTSONI TE GJITHA KARAKTERISTIKAT E DOBESIS NJERZORE !


    BENI IRONI ME NJE TRAGJEDI NJEREZORE .
    Nuk po ben ironi po nese e ke ndiekur shum mire kete teme ka 16 studente mos them me shum Shqiptare..

    Eshte nje tragjedi e madhe.. e vertet..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #44
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Pershendetje!!

    Kjo eshte nje nga tragjedite me te medha qe mund te kem degjuar ndonjeher, habitem se si mund te arrinte deri ne kete pike qe te vriste 33 veta dhe te plagoste 29 te tjere.

    Jan hedhur hipoteza sikur personi qe beri kete krim e kishte komplet inatin me Femijet e Biznesmenave dhe me Petagoget e Universitetit.

    Nuk di ca te them me teper, mjerr familjet qe jan prekur.

    Kalofshi Mire

    T-B
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #45
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    Kete videon spo e gjej una ... !
    Nqs mod nuk e lejejojn ne teme ater ma dergoni me MP

    Flori
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Ti je, fatkeqsisht jo ne rregull nga trute(ose ben vete). Ne nje masaker te tille, gjen vend te flasesh per politiken shqiptare dhe per Vloren(ah se vetem Vlonjatet bredhin me kobure ne brez dhe ata jane fajtoret numer nje te cdo gjeje ne shqiperine post-berishiane dhe preberishiane2005). Sa per dijeni, gazetat shqiptare dhe komplet shtypi as qe e kane prekur me dore kete fatkeqsi qe nuk ka mbetur cep i botes pa e vene ne faqe te pare. Te ben te dyshosh ky vecim i joni dhe i shtypit tone.
    Genesisk hanem

    Kur nuk ke tru per te kuptuar fjalet e Brarit,ateher ma mire truse karriken e mos shkep morra ketu.

    Brari shume bukur mundohet t`ua tregon rrugen e duhur duke vene ne" levizje "ndergjegjen e atyre qe nuk qajne koken per njerez,duke marre shembull edhe Shqiperin.

    Shkurt e Jakup (pa asnje bisht):
    Pajtohem 100% me thenien e Brarit.


    Cdo te mire!

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ketu nuk eshte per te hapur tema te tilla! Nese doni t'i sugjeroni ShBA se si te menaxhoje situata masakrash e si te dekretoje ligje per armembajtjen, hapni ndonje teme tjeter dhe vazhdoni te llomotisni...

    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Masakër në universitetin në shtetin amerikan Virxhinia - 33 të vdekur dhe 29 të plagosur

    Sulmuesi i cili vrau 33 persona në Universitetin amerikan në Virxhinia është 23-vjeçar student jugokorean, emri i të cilit është Ço Seng-Hui, kumtoi policia amerikane.

    Në dy të shënat, është përdorur një pistoletë e njëjtë si pjesë e armës e cila është përdorë për masakrën. "Sipas testeve balistike, njëra nga armët e përdorura është përdorë edhe në vrasjen e dytë, kumtoi përfaqësuesi i policisë. Sipas tyre, është mjaft që të konsiderohet se Ço ka gjuajtur edhe gjatë dy vrasjeve.

    Tani për tani nuk janë bërë të njohur të gjitha emrat e të gjithë 33 të vdekurve për shkak se disa nga viktimat janë studentë nga vendet e huaja të cilët kanë qenë në universitet përmes programeve për këmbim të studentëve.

    Kina bëri thirrje të mos spekulohet me identitetin e sulmuesit dhe të priten rezultatet nga hetimi zyrtar për tragjedinë në Universitetin Teknik në Virxhinia, lajmëroi Si-En-En.

    Ndërkohë Shtëpia e Bardhë kumtoi se presidenti i SHBA-së Xhorxh Bush sot shkoi për në Virxhinia, për të marrë pjesë në ceremoninë komemorative në Fakultetin teknik në Bleksburg.

    Në mesin e viktimave ka edhe studentë edhe profesorë. Sipas informatave të fundit, 33 persona e humbën, derisa 29 të tjerë janë plagosur, prej të cilëve katër janë në gjendje kritike.

    Pason lista e vrasjeve më të përgjakshme në botë gjatë 40 viteve të kaluara. Nuk janë përmendur luftërat dhe trazirat.

    - prill viti 1982: Një polic i pakënaqur nga një rajon rural në Korenë Jugore vrau 57 njerëz në disa fshatra pas çka e shpërndau veten në erë. Polici gjatë vrasjes ka përdorur predha dore dhe pushka.

    - prill viti 1996: Një australian e ri me probleme psiqike vrau 35 persona në vendin turistik Port Artur të Tasmanisë.

    - dhjetor viti 1986: Një veteran vietnamez në qytetin kolumbian vrau 29 njerëz pas çka ishte vrarë nga policia.

    - tetor viti 1991: - Në qytetin Kilin të Teksasit një burrë vrau 22 persona në një restorant ku pastaj vetëvritet.

    - qershor - 1984: - Sulmues vrau 21 njerëz në një restorant për ushqim të shpejtë në Kaliforninë Jugore, pas çka ishte vrarë nga ana e policisë.

    - mars viti 1996: - Një burrë i sëmurë mentalisht kishte hyrë në një shkollë në qytetin skocez Dunblejn dhe vrau 16 fëmijë dhe mësuesin e tyre.

    - prill viti 2002: - Një djalosh 19 vjeçar në Erfurt të Gjermanisë vrau 17 nxënës të shkollave të mesme pas çka bëri vetëvrasje.

    - gusht viti 1987: - Një burrë i armatosur vrau 16 kalimtarë të rastit në Hangerford të Anglisë para se të vetëvritet.

    - prill viti 1994: Në Guxharad të Indisë një burrë i djeg me benzinë mysafirët në dasmë. Në masakrën e humbën jetën 16 persona, ndërsa sulmuesi bëri vetëvrasje.

    - maj 1997: - I zemëruar për shkak të akuzës për hemoseksualitet, ish-ushtar i Brazilisë vrau 15 njerëz, pas çka ishte vrarë nga policia.

    - gusht - 1996: - Një burrë mentalisht i sëmurë i vrau të ëmën e tij dhe bashkëshorten pas çka u ngjit në sahat-kullën e fakultetit në Ostin të Teksasit prej ku vrau edhe 12 njerëz para se të vritej nga policia.

    - gusht viti 1986: - Një punonjës i pakënaqur për shkak se është larguar nga vendi i punës në postën amerikane të shtetit Oklahoma vrau 14 persona.

    - dhjetor viti 1989: Në Montreal të Kanadasë një urrejës i grave vrau 14 vajza të reja dhe pastaj u vetëvra.

    - nëntor viti 1990: Sulmues vrau 13 persona në një qytet të vogël në Zelandë të re, pas çka u vra nga policia.

    - prill viti 1999: Dy adoleshentë vranë 12 nxënës bashkëmoshatarë në shkollën e mesme në Kolorado, para se te bëjnë vetëvrasje.
    #VamosArgentina

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Amerika mban zi pas masakrës në universitetin Virxhinia

    Policia në shtetin amerikan, Virxhinia, po heton masakrën e djeshme në një universitet, nga e cila gjetën vdekjen 33 vetë. Zyrtarët e Universitetit Virginia Tech thotë se personi i armatosur vrau 32 vetë dhe plagosi 15 të tjerë në dy pika të ndryshme të universitetit, para se të vriste veten. Në këtë universitet janë dhe 50 studentë shqiptarë të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar.




    Një person i armatosur në Shtete e Bashkuara dje ka vrarë 32 persona në një universitet para se të vriste veten, në incidentin më të rëndë të kësaj natyre.
    Fillimisht vrasësi vrau vetëm dy persona, të tjerët i vrau dy orë më pas, në një sallë studimi në anën tjetër të konvikteve. Një studente, dëshmitare e ngjarjes, përshkroi se si një i ri, hyri dy herë në klasën e saj dhe i vrau pothuajse të gjithë ata që ndodheshin brenda.Presidenti Bush ka deklaruar se ishte i tronditur nga vrasjet.
    Dëshmitarët përshkruajnë skena të tmerrshme kur autori i sulmit qëllonte me breshëri të pandërprera në grupe studentësh të fshehur pas bankave. Zyrtarët nuk e kanë bërë ende të ditur identitetin e tij. Sulmi në Virxhinia Tech është incidenti më i rëndë në historinë e incidenteve të dhunshme në shkolla apo universitete amerikane. Incidenti i fundit më i përgjakshëm ndodhi në vitin 1966, kur Charles Witman, student në Austin të Teksasit, vrau 16 vetë nga një kullë sahati në sheshin kryesor të universitetit.

    Ndërkaq, sot Amerika është e tronditur dhe po mban zi pas masakrës më të rëndë nga një incident me armë zjarri në historinë e vendit.
    #VamosArgentina

  10. #50
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Shume interesant se cfare tipi ishte killeri.Nga shpjegimet e shokeve te dhomes e te stafit te mesuesave,kishte tamam profil killeri.
    Wild and crazy can't be lazy

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Masakër në Durrës ku plumbat nuk kursejnë as fëmijët
    Nga iliria e para në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 14:00
  2. Masakër në Tiranë, 4 të vrarë
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 19-09-2005, 04:48
  3. Masaker dhe mbi te fundit pyll
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 04:00
  4. Masakër në Vlorë, vritet “Didi”, plagoset shoku i tij
    Nga StormAngel në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2004, 09:18
  5. Maskat, masakër në një familje
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 15-07-2004, 14:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •