Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 77
  1. #21
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    a eshte mare vesh gje ka shqiptare aty ne ate Universitet?

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ne Virginia Tech ka nje Klub Zyrtar Shqiptaresh: http://www.albania.org.vt.edu/aboutclub.html .
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #23
    Masakra me 33 viktima në Virxhinia, nisin hetimet

    10:08 17/04/07




    Policia në Virxhinia, po heton masakrën e djeshme në një universitet, nga e cila gjetën vdekjen 33 vetë.

    Zyrtarët e Universitetit Virginia Tech thotë se personi i armatosur vrau 32 vetë dhe plagosi 15 të tjerë në dy pika të ndryshme të universitetit, para se të vriste veten.

    Dëshmitarët përshkruajnë skena të tmerrshme kur autori i sulmit qëllonte me breshëri të pandërprera në grupe studentësh të fshehur pas bankave. Zyrtarët nuk e kanë bërë ende të ditur identitetin e tij.

    Sulmi në Virxhinia Tech është incidenti më i rëndë në historinë e incidenteve të dhunshme në shkolla apo universitete amerikane. Incidenti i fundit më i përgjakshëm ndodhi në vitin 1966, kur Charles Witman, student në Austin të Teksasit, vrau 16 vetë nga një kullë sahati në sheshin kryesor të universitetit.

    Në këtë universitet janë dhe 50 studentë shqiptarë të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar.

    Denada Xhani



    p.s.shqiptar simbas ketij lajmi nuk ka, dhe urojm te mos kete, plus identiteti i ketij tipit nuk eshte bere i ditur akoma, imagjinoni t'a nxjerrin shqiptar, do jet skandaloze dhe me shume pasoja. Uroj te mos jet keshtu.

    Gjynaf nga Zoti.
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  4. #24
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Kjo ia kalon imagjinates se regjizorit me te cmendur te Hollivudit.Nuk e di c'mund te beja nese viktime do te ish im bir?
    Ky eshte nje lajm qe do te nxise ameriken t'a beje shkollen airport , jam i bindur per kete .
    __________________________________________________ ______________________________________
    Ju kujtohet tragjedija e maturanteve kosovare ne Shqiperi?Mos lexuat kete lajm ne ndonje gazete boterore?
    Mandej ,nje edhe me e fresket me daten 11 prill, min 60 vetë janë vrarë dhe 110 të tjerë janë plagosur në dy shpërthime të njëpasnjëshme në një universitet në Bagdad.

    __________________________________________________ _______________________________________

    Edhe keto ishin te dhimbshme ,edhe ngjarja ne teatrin e Moskes gjithashtu edhe ajo qe do te ndodhe neser ,te gjitha jane rrenqethese .
    Te gjitha bejne buje kudo te pakten CNN i ka dhene nje rendesi te vecante ketyre ngjarjeve.
    Mos me keq o njerez !

  5. #25
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Mendoj se shkolla pati gabimin e vet.. Degjova lajmet sot dhe ndersa ai kishte vrare dy studentet e pare.. si mer nuk i hoqen komplet studentet nga shkolla po i linin aty.. te "prisnin vdekjen".. Ai vrases i vrau ata te dy ne fillim dhe u largua per nja dy ore u kthye ene beri maskaren e plot.. Gabim i shkolles qe nuk sabotoi menjehere mesimin qe me vrasjen e ores 7.10 te mengjesit..

    Ky eshte nje lajm qe do te nxise ameriken t'a beje shkollen airport , jam i bindur per kete .
    C'fare vlere do kishte tani per ato jete studentesh qe u moren? Ato jete u moren dhe nuk do kthehen me .. Tani e dime qe do behet me pashaporte hyrja per ne shkolle.. ashtu si dhe ne pune..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #26
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Sipas AP

    By ADAM GELLER, AP National Writer
    1 minute ago



    BLACKSBURG, Va. - Virginia Tech's president said Tuesday that a student was the gunman in at least the second of the two campus attacks that claimed 33 lives to become the deadliest shooting rampage in modern U.S. history.

    Though he did not explicitly say the student was also the gunman in the first shooting, he said he did not believe there was another shooter at large.

    Two hours after two people were killed at a dormitory Monday, 30 more people were killed at a campus building by a gunman who finally killed himself with a shot to his head.

    "We do know that he was an Asian male — this is the second incident — an Asian man who was a resident in one of our dormitories," university president Charles Steger said in an interview with CNN, confirming for the first time that the killer was a student.

    Steger also defended the university's delay in warning students after the first shooting. Some students said their first notice came in an e-mail at 9:26 a.m., after the second shooting had begun.

    Steger said the university was trying to notify students who were already on-campus, not those who were commuting in.

    "We warned the students that we thought were immediately impacted," he told CNN. "We felt that confining them to the classroom was how to keep them safest."

    He said investigators did not know there was a shooter loose on campus in the interval between the two shootings because the first could have been a murder-suicide.

    Two students told NBC's "Today" show they were unaware of the dorm shooting when they reported to a German class where the gunman later opened fire.

    Derek O'Dell, his arm in a cast after being shot, described a shooter who fired away in "eerily silence" with "no specific target — just taking out anybody he could."

    After the gunman left the room, students could hear him shooting other people down the hall. O'Dell said he and other students barricaded the door so the shooter couldn't get back in — though he later tried.

    "After he couldn't get the door open he tried shooting it open... but the gunshots were blunted by the door," O'Dell said.

    The slayings left people of this once-peaceful mountain town and the university at its heart praying for the victims, struggling to find order in a tragedy of such unspeakable horror it defies reason.


    ===

    Do ta zene ate djalin e shihni kur t'i japin denim ne ndonje psikiatri, se meqe i ka streset jeta kapitaliste amerikane do ia gjejne avokatet ndonje justifikim qe do binde gjykatesin te vendose per psikiatrine.
    Ka dicka qe s'shkon fare ne Amerike dhe kjo eshte kombinimi arme qe i blen lirisht me menyrat alla avokateske qe te shmangen denimet e merituara ne rast vrasjesh. Tmerr! Te shkretat familje!

  7. #27
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Autoritet nen akuze...



    A eshte e drejte qe armet e zjarrit te jene lirisht ne treg shitje ?!

    Kur degjon raste te tilla, mese normale berja e nje pyetje te tille. Por dhe mbyllja e tregut legal, do te lulezonte ate ilegal.

    Hyrja ne shkolle duhet fortifikuar, me njerez kompetent, qe te kontrollojne gjithcka, dhe profesoreve t'ju jipet nje arme, e ta perdorin ne raste te tilla, fund se fundi dhe ata kane pergjegjesi per cka ndodh aty.

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #28
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    33 persona u vranë e po aq u plagosën, pasi një person i armatosur hyri në kampusin e Universitetit Teknologjik të Virxhinias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Policia tha se ka pasur dy incidente të ndara, një në "West Ambler Johnston Hall", fjetore e studentëve dhe një tjetër në Norris Hall, një godinë e Fakultetit të Inxhinierisë. Incidentet kanë ndodhur në intervale kohore prej dy orësh nga njëri-tjetri. Policia thotë se personi i armatosur që ka kryer katrahurën në Norris Hall, ka vdekur gjithashtu, por nuk bën të ditura rrethanat. Në universitetin shtetëror në qytetin Blacksburg, studiojnë rreth 26 mijë studentë. "Ne kemi një bilanc të dhimbshëm. 33 viktima", tha shefi i policisë në Virxhinia, Uendell Flinchum. Ai shtoi se është e paqartë nëse sulmuesi ishte një student apo jo, por tha se pjesa më e madhe e viktimave, ishin studentë të universitetit. "Disa prej viktimave janë qëlluar në klasë", tha ai. "Sot, universiteti është goditur nga një tragjedi që ne e konsiderojmë të përmasave monumentale", deklaroi edhe presidenti i Universitetit "Virginia Tech", Çarls Steger. Ky është një nga incidentet më të rënda të ndodhura në një kampus universitar në SHBA, që pasi Çarls Uitman, u ngjit në majë të kullës në mesin e kampusit të Universitetit të Teksasit, në Austin, më 1 gusht 1966 dhe hapi zjarr mbi 27 persona.

    Nga gazeta Shqip
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #29
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Mendoj se shkolla pati gabimin e vet.. Degjova lajmet sot dhe ndersa ai kishte vrare dy studentet e pare.. si mer nuk i hoqen komplet studentet nga shkolla po i linin aty.. te "prisnin vdekjen".. Ai vrases i vrau ata te dy ne fillim dhe u largua per nja dy ore u kthye ene beri maskaren e plot.. Gabim i shkolles qe nuk sabotoi menjehere mesimin qe me vrasjen e ores 7.10 te mengjesit..



    C'fare vlere do kishte tani per ato jete studentesh qe u moren? Ato jete u moren dhe nuk do kthehen me .. Tani e dime qe do behet me pashaporte hyrja per ne shkolle.. ashtu si dhe ne pune..
    Dakord.
    Puna eshte se nuk mund te themi qe kjo ishte hera e fundit.

    Po te them dicka qe i ndodhi kusheririt tim ne USA(MASSACH)
    Ne festen e kungullit qe kane femijet 5and6 grade kishin party.Te gjithe kishin marre maska te #.Djali i kushos kish marre nje maske SHERIF bashke me pistolete plastike.
    E telefonojne te vije urgjentisht ne shkolle ndersa femijen e kishin vene ne "arrest" ne zyren e drejtoreshes me dy mesues nje psikologe e shkolles dy police (njera femer psikologe) dhe kur shkoi atje vuri duart ne koke tha c'kish ndodhur.Asnje ekzagjirim.
    Pasi e shoqeruan ne polici iu nenshtrua nje hetimi te rrepte psikologu ai edhe femija dhe pas 3 ditesh morri OK nga ata per rikthim ne shkolle ps shume pyetjesh,vizite ne shtepi kontoll i dhomes se femijes dhe i gjthe shtepise,dvd qe shihte etj,etj..Gjithe kjo sepse nuk e dinte se nuk lejoheshin as lodrat(arme) te expozoheshin ne ambiente shkollore ( sic e morri vesh me vone, kushua).
    Kjo ndodhi vjet ne vjeshte nese me kujtohet mire.
    Shumllojshmeria e nacionaliteteve,kulturave,mbyllja ne shtepi ,robotizimi i jetes ne USA besoj jane shkaqet .Nuk mund te thuash se nuk ka kontroll por nuk e di a jane te rrethuara shkollat se ajo ka ngelur, besoj dhe nje aparat kontrolli per sendet metalike......,ndoshta duket ironike...po kemi femije dhe jemi te shqetesuar.......Kjo mund te ndodhe kudo jo vetem ne USA.

  10. #30
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Edhe ne shqiperi ishte pak me ndryshe.Rinte nje roje te hyrja kryesore e shkolles,e te pyste ke kerkon.....prit sa ta lajmeroj.....
    kurse ne gjimnazet e ketushme,hyn e dalin si tu doje qejfi...liri hesapi...Dhe ja si vjen nje dite dhe u shkon mendja me superxhiro,me hy ne histori makabre te ketij lloi.......
    Wild and crazy can't be lazy

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Masakër në Durrës ku plumbat nuk kursejnë as fëmijët
    Nga iliria e para në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 14:00
  2. Masakër në Tiranë, 4 të vrarë
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 19-09-2005, 04:48
  3. Masaker dhe mbi te fundit pyll
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 04:00
  4. Masakër në Vlorë, vritet “Didi”, plagoset shoku i tij
    Nga StormAngel në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2004, 09:18
  5. Maskat, masakër në një familje
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 15-07-2004, 14:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •