
Postuar mė parė nga
thekthi
Kryetari i Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi, u shpreh gjatė njė konference pėr shtyp, se zgjidhja e vetme e situatės politike nė vend janė zgjedhjet e parakohshme.
Gjinushi deklaroi, se opozita reale duhet t’i pėrgjigjet votės sė 18 shkurtit dhe e vetmja zgjidhje pėr nxjerrjen e vendit nga kriza janė zgjedhjet e parakohshme.
Paktet pėr gjoja reforma janė njė shaka e hidhur nė dėm tė Shqipėrisė e tė sė majtės, nė dėm tė integrimit tė vendit, tha ai duke shtuar, se kriza e deritanishme ėshtė shkaktuar nė emėr tė reformave dhe se po goditet biznesi, media, institucionet, dhe ēdo pakt me tė, do tė thotė vazhdim e thellim i kėsaj krize.
Sipas tij, kushdo nga opozita e majtė qė nuk pozicionohet pėr zgjedhje tė parakohshme nė emėr gjoja tė stabilitetit, nė fakt i shėrben tė djathtės dhe se e majta duhet tė pastrohet nga segmentet dhe individėt qė pėr interesa personale, klanore a partiake, janė gati tė bėjnė pazar me Kryeministrin Berisha.
Proēesin e kandidimeve pėr postin e Presidentit, zoti Gjinushi e cilėsoi, si njė tender rrugėsh ku konkurojnė firmat mė tė pėrfolura, e nė fund fiton ai qė vlen mė pak e paguan mė shumė.
Gazeta Lajme
Krijoni Kontakt