Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Tadiç: Kosova eshte per serbet siç eshte Jeruzalemi per palestinezet dhe izraelitet

    Presidenti serb Boris Tadic e ka bërë përsëri të qartë kundërshtimin e tij ndaj planit të OKB-së për Kosovën që rekomandon një formë të një pavarësie të mbikqyrur ndërkombëtarisht për të.
    Në një intervistë për BBC-në, Tadic tha se plani i paraqitur nga i dërguari i OKB-së, Martti Ahtisaari, nuk ishte i qëndrueshëm dhe se e vetmja rrugë për të ecur përpara ishte për të zhvilluar ato që ai i quajti negociata të vërteta dhe të drejtëpërdrejta midis udhëheqësve serbë dhe përfaqësuesve të shumicës shqiptare në Kosovë.
    Tani Këshilli i Sigurimit po diskuton planin e zotit Ahtisaari që është mbështetur në përgjithësi nga udhëheqja shqiptare në Kosovë.
    Pyetjes: Pse është Kosova kaq e rëndësishme për serbët, tadic ju pergjigje se: ?
    Pse është Jeruzalimi aq i rëndësishëm për izraelitët dhe palestinezët? Për shkak të origjinës së këtyre kombeve dhe këtyre vendeve, dhe kështu është edhe për Serbinë. Tani Serbia po mbron integritetin territorial dhe sovranitetin, por gjithashtu edhe identitetin, prandaj Kosova është kaq e rëndësishme.

    Gazeta Lajme
    #VamosArgentina

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    C,lidhje ka IDENTITETI me token e Kosoves!!!!!!!!!!!!

    Keto kokverdhacakomongole i tradheton raca dhe gjuha sllave

    origjin=rac

  3. #3
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Pretendimet e Tadic jane te pabaza dhe nuk qendron asnje prej tyre. Krahasimi i bere nga ai eshte krahasim i nje hipokriti, i nje injoranti te vertete ne cdo fushe e sidomos ne ate te politikes e historise.

    Sic e dine te gjithe Sllavet, ku perfshihen disa vende te ballkanit, kane ardhur ne Gadushullin e Ballkanit ne fund te shekullit 10 dhe ne fillim te shekullit 11, ndersa egzistenca e Shqiptareve dhe Grekeve qe jane dhe 2 popujt me te lashte te ketij Gadishulli verehet shum shekuj Para Lindjes se Krishtit.

    Keshtu qe Tadiç sebashku me te gjithe Sllavet e tjere e bashke me Rusine ti bien maces me bishtin e luges se nuk ka me vend per spekullime e abuzime, nuk ka vend per negociata mes Shqiptarve dhe Serbeve pasi Kosova meriton Pavaresine e Mbikqyrur nga vete Kosovaret e nga askush tjeter. Edhe Rusia, me qendrimin qe po mban nuk eshte se do i thote jo Pavaresise se Kosoves, ka interesin e saj, Rusia po mundohet me cdo kusht qe te perfitoje sa me shume leshime per vendin e saj me ane te nje te drejte veto-je dhe do te tregoje dhe njeher qe eshte nje nder faktoret kryesor ne politiken boterore.

    Megjitheketo Kosova se shpejti do jete Shtet i Pavarur.

    Imperator
    Albanian Perandory

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zbehet entuziazmi për Kosovën?

    Pas zhurmës së madhe në Beograd për "Kosovën si pjesë e Serbisë", fshihet rënia e "entuziazmit" për këtë temë. Ekspertët thonë se kjo ka ndodhur edhe për shkak të sugjerimeve të ashpra dhe eksplicite të faktorëve ndërkombëtarë, drejtuar autoriteteve serbe.

    Nga Express më 19.02.2009 në ora 18:55
    Zhurma rreth Kosovës që tash sa kohë në Beograd mbështjellet me refrenin "ruajtja e integritetit territorial dhe sovranitetit", fsheh një të vërtetë tjetër – faktin se Serbia nuk është e pranishme në Kosovë plot 10 vjet. Këtë e pohon edhe lideri i Lëvizjes së Ripërtritjes Serbe dhe ish-ministri i Jashtëm, Vuk Drashkoviq.

    "Fillimisht, gjërat duhet t'i kualifikojmë me emrin e vërtetë. Vetëm me Kushtetutën e Serbisë dhe me Rezolutën 1244, Kosova është pjesë e Serbisë, por realiteti është i tillë që Serbia nuk ka kurrfarë sovraniteti ndaj Kosovës, madje që nga koha e Marrëveshjes së Kumanovës në vitin 1999", thotë Vuk Drashkoviq.

    Por, duket se një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, entuziazmi për të dëshmuar se Kosova është pjesë e Serbisë, ka rënë edhe në Beograd. Thuajse hetohet rraskapitje nga përsëritja e refrenit "Kosova është Serbi".

    Oliver Ivnaoviq, sekretar shtetëror në Ministrinë për Kosovën, nuk mendon se elitës në pushtet i ka rënë entuziazmi rreth çështjes së Kosovës. Ai mendon se entuziazmi ka rënë te pala shqiptare.

    "Rënie ka te shqiptarët, të cilët kanë pritur njohje masovike dhe të shpejtë të pavarësisë, ndërsa kjo është përkufizuar në 54 vende. Nga pavarësia nuk sigurohet ekzistenca dhe këtë kanë filluar ta kuptojnë veçanërisht shqiptarët e rëndomtë, që tash shohin se nga shteti nuk kanë ndonjë dobi të madhe", thotë Ivanoviq.

    Në këtë temë, Jelena Miliq, kryetare e Qendres për studime euro-atlantike, ka mendim tjetër:

    "Pas daljes në shesh të malverzimeve financiare që janë bërë përmes Ministrisë për Kosovën në kohën e Qeverisë së Koshtunicës, ishte evidente se nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj entuziazmi shtetëror ose të ruajtjes së integritetit territorial, por se kemi të bëjmë me interesa private financiare dhe politike", thotë Jelena Miliq.

    Ajo pohon se vëmendja e opinionit serb gradualisht do të spostohet nga Kosova te temat tjera siç është kriza ekonomike.

    "Për fat, pas një viti, retorika rreth Kosovës ka rënë pakëz. Kjo ka ndodhur në dy muajt e fundit. Mendoj se nuk kemi të bëjmë me bartje të temës së Kosovës nga terreni politik në atë juridik nga ana e pushtetit, por për shkak të sugjerimeve shumë të ashpra dhe eksplicite të faktorëve ndërkombëtarë", konkludon Jelena Milic. (Radio Europa e Lirë)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    ai flet per kosoven ,edhe ne mundemi me then per beogradin........
    po kush me fol....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Tema të Ngjashme

  1. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  2. Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-05-2004, 09:02
  3. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovës
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •