
Postuar mė parė nga
K.TORO
Perpara se te paraqes shkrimin tjeter qe kam pergatitur do ju lutem lexuesve te ketij forumi te lexojne me vemendje keto vargje biblike sipas kronologjise se tyre te vertete per te pasur nje ide me te qarte se per cfare po diskutohet dhe te perpiqen me mendjen e tyre tu japin nje shpjegim se cfare mund te fshihet aty pasi sic do ta shohim dhe me vone brenda tyre do te gjejme themelet me te vjetra shkencore.
Lexim te kendshem !
ZANAFILLA kapitulli 1 shpall:
1 Nė fillim Perėndia krijoi qiejt dhe tokėn.
2 Toka ishte pa trajtė, e zbrazėt dhe errėsira mbulonte sipėrfaqen e humnerės; dhe Fryma e Perėndisė fluturonte mbi sipėrfaqen e ujėrave. ( Nuk eshte e vertete qe shkruan keshtu ne Bibel *1)
3 Pastaj Perėndia tha: "U bėftė drita!". Dhe drita u bė.
4 Dhe Perėndia pa qė drita ishte e mirė; dhe Perėndia e ndau dritėn nga errėsira.
5 Dhe Perėndia e quajti dritėn "ditė" dhe errėsirėn "natė". Kėshtu erdhi mbrėmja e pastaj erdhi mėngjesi: dita e parė.
6 Pastaj Perėndia tha: "Le tė jetė njė kupė qiellore mes ujėrave, qė t`i ndajė ujėrat nga ujėrat".
7 Dhe Perėndia krijoi kupėn qiellore dhe ndau ujėrat qė ishin poshtė saj nga ujėrat qė ishin sipėr saj. Dhe kėshtu u bė.
8 Dhe Perėndia e quajti kupėn qiellore "qiell". Kėshtu erdhi mbrėmja, pastaj erdhi mėngjesi: dita e dytė.
9 Pastaj Perėndia tha: "Ujėrat qė janė nėn qiellin tė grumbullohen nė njė vend tė vetėm dhe tė shfaqet tera". Dhe kėshtu u bė.
10 Dhe Perėndia e quajti terėn "tokė" dhe grumbullimin e ujėrave "detė". Dhe Perėndia pa qė kjo ishte mirė.
11 Pastaj Perėndia tha: "Tė mbijė toka gjelbėrimin, barėrat tė nxjerrin farė dhe drurėt frutore tė japin nė tokė njė frut qė tė pėrmbajė farėn e tij, secili simbas llojit tė tij". Dhe kėshtu u bė.
12 Dhe toka prodhoi gjelbėrim, barėra qė e bėnin farėn simbas llojit tė tyre dhe drurė qė mbanin fruta me farėn e tyre brenda, secili simbas llojit tė vet. Dhe Perėndia e pa se kjo ishte mirė.
13 Kėshtu erdhi mbrėmja, pastaj erdhi mėngjesi; dita e tretė.
14 Pastaj Perėndia tha: "Tė ketė ndriēues nė kupėn qiellore pėr tė ndarė ditėn nga nata; dhe tė shėrbejnė si shenja, pėr tė dalluar stinėt, ditėt dhe vitet;
15 dhe tė shėrbejnė si ndriēues nė kupėn qiellore pėr tė ndriēuar tokėn". Dhe kėshtu u bė.
16 Perėndia krijoi pastaj dy ndriēues tė mėdhenj: ndriēuesin e madhė pėr qeverisjen e ditės dhe ndriēuesin e vogėl pėr qeverisjen e natės; ai krijoi gjithashtu yjet.
17 Dhe Perėndia i vendosi nė kupėn qiellore pėr tė ndriēuar tokėn,
18 pėr tė qeverisur ditėn dhe natėn dhe pėr ta ndarė dritėn nga errėsira. Dhe Perėndia e pa qė kjo ishte mirė.
19 Kėshtu erdhi mbrėmja dhe erdhi mėngjesi: dita e katėrt.
20 Pastaj Perėndia tha: "Tė mbushen ujėrat nga njė numėr i madh qeniesh tė gjalla dhe tė fluturojnė zogjtė lart mbi tokė nėpėr hapėsirėn e madhe tė kupės qiellore".
21 Kėshtu Perėndia krijoi kafshėt e mėdha ujore dhe tė gjitha gjallesat qė lėvizin dhe qė mbushin ujėrat, secili simbas llojit tė vet, e ēdo shpend fluturues simbas llojit tė vet. Dhe Perėndia e pa se kjo ishte mirė.
22 Dhe Perėndia i bekoi duke thėnė: "Tė jeni tė frytshėm, shumėzoni dhe mbushni ujėrat e deteve, e zogjtė tė shumėzohen mbi tokė".
23 Kėshtu erdhi mbrėmja dhe pastaj mėngjesi: dita e pestė.
24 Pastaj Perėndia tha: "Tė prodhojė toka qenie tė gjalla sipas llojit tė tyre: kafshė, rrėshqanorė dhe bisha tė tokės, simbas llojit tė tyre". Dhe kėshtu u bė.
25 Dhe Perėndia bėri egėrsirat e tokės sipas llojit tė tyre, kafshėt simbas llojit tė tyre dhe tė gjithė rrėshqanorėt e tokės simbas llojit tė tyre. Dhe Perėndia e pa qė kjo ishte mirė.
26 Pastaj Perėndia tha: "Ta bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė dhe nė ngjasim me ne, dhe tė ushtrojė sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtė e qiellit, mbi kafshėt e mbi gjithė tokėn, mbi rrėshqanorėt qė zvarriten mbi dhe".
27 Kėshtu Perėndia krijoi njeriun simbas shėmbėlltyrės sė vet, simbas shėmbėlltyrės sė Perėndisė; Ai krijoi mashkullin e femrėn.
28 Dhe Perėndia i bekoi; dhe Perėndia u tha atyre: "Tė jeni tė frytshėm dhe shumėzohuni, mbushni tokėn e nėnshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtė e qiellit dhe mbi ēdo qenie qė lėviz mbi tokė".
29 Dhe Perėndia tha: "Ja unė po ju jap ēdo bar qė lėshon farė mbi sipėrfaqen e mbarė tokės dhe ēdo pemė tė ketė fruta qė pėrmbajnė farė; kjo do t`ju shėrbejė si ushqim.
30 Dhe ēdo kafshe tė tokės, ēdo zogu tė qiellit dhe ēdo gjėje qė lėviz mbi tokė dhe ka nė vetvete njė frymė jete, unė i jap ēdo bar tė gjelbėr si ushqim". Dhe kėshtu u bė.
31 Atėherė Perėndia shikoi tė gjitha ato qė kishte bėrė, dhe ja, ishte shumė mirė. Kėshtu erdhi mbrėmja dhe pastaj erdhi mėngjesi: dita e gjashtė.
Krijoni Kontakt