Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 165
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e K.TORO
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Postime
    53

    Cool Struktura e Tokes sipas Bibles.

    Secili prej nesh ka pasur mendime dhe pyetje ne lidhje me origjinen e tokes dhe te jetes qe ndodhet ne te. Rrefimi biblik i origjinave shpall shume qarte se krijimi ndodhi gjate nje periudhe kohe prej gjashte ditesh. Me pak fjale bibla pohon se Zoti krijoj token brenda gjashte diteve si gjene me perfekte ne univers, gjithashtu ajo pohon se toka ishte me e begate se tani dhe nuk kishte pamjen qe ka sot pasi struktura e saj para permbytjes se madhe ka qene krejt ndryshe. Poashtu dhe jeta e gjalle qe jetonte ne te ishte shume here me e ndryshme dhe me e shumellojshme ku jetegjatesia e gjallesave ishte shume me e madhe me nje fizik te shendoshe dhe pa probleme gjenetike, dhe e gjitha kjo fale struktures perfekte qe toka zoteronte ate kohe. Domethene begatija lidhej ngushte me strukturen e tokes. Pyetja qe mund ti linde gjithsecilit prej jush eshte: Cfare strukture ka pasur toka?

    Bibla rrefen se struktura e tokes ishte e tille:

    Toka nuk ishte e mbuluar nga detet apo oqeanet por ishte e lagesht, domethene ishte e thate nga uji dhe kishte lageshti te madhe e krahasuar me klimen subtropikale ku mendohet te kishte keneta ose liqene te vegjel por jo dete dhe oqeane.
    Mbi token qendronte atmosfera e cila perbehej nga gazrat e sotem vetem se me perqindje lageshtie shume here me te larte e ngjashme me klimen subtropikale.
    Mbi atmosferen qendronte uji ne forme te lengshme qe mbulonte gjithe planetin si nje sfere gjigante e lengshme e cila nuk binte poshte por qendronte si nje mburoje e ngjashme me shtresen e ozonit sot.
    Mbi kete shtrese ujore ishte hapesira boshe e kozmosit dhe te tere trupat qiellore te vendosur ne te.

    Pyetja eshte se si tere kjo mase ujore mund te mbulonte tere token pa rene nga forca e gravitetit?

    Eshte vertetuar se ne nje largesi te caktuar nga toka forcat e rendeses behen pothuajse zero dhe cdo trup i lenget ose i ngurte mund te qendroje ne prehje ose ne levizje te njetrajtshme pa u ndikuar nga forcat e rendeses. Pokeshtu mendohet se edhe nese forca e gravitetit mund te ushtronte nje force te caktuar terheqese uji qe kishte mbeshtjelle token mund te ishte ne levizje rrotulluese centrifugale e cila kundershton forcen terheqese te tokes po te kete shpejtesine dhe largesine e duhur.

    Pra me pak fjale mundesia qe toka mund te qendronte e mbeshtjelle nga nje mase ujore eshte e pranueshme nga te gjitha ligjet e fizikes. Pyetja qe lind eshte: cfare efektesh mund te sjelle mbi toke kjo shtrese ujore?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e K.TORO
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Postime
    53

    Cool Efekti serre.

    Prania e nje shtrese uji qe rrethonte token do te krijonte nje numer faktoresh mjedisore shume te ndryshem nga ajo qe perjeton toka jone e tanishme. Prania e kesaj mbeshtjellje uji do te kishte siguruar nje efekt serre. Drita e diellit, ose rrezatimi me vale te gjata, do te kalonte neper shtresen e ujit ne atmosferen e siperme dhe do te perhapej ne shume drejtime te ndryshme. Drita do te arinte te gjitha gjeresite gjeografike me nje intesitet te barabarte. Nxehtesia e rrezatuar nga siperfaqia e tokes ne formen e rrezatimit me vale te shkurtra do te mbetej brenda mbeshtjelles ujore. Kjo do krijonte nje mjedis te tipit serre mbi tere siperfaqen e globit. Si rezultat, nga poli ne pol do te kishte nje klime subtropikale. Bime dhe kafshe subtropikale do te ekzistonin mbi te gjithe siperfaqen e tokes.

    Mbeshtjella qe rrethonte token do te shkaktonte nje klime shume te qendrueshme. Nuk do te kishte ndryshime klimatike ekstreme si ato qe ne perjetojme sot si rezultat i nxehjes se pabarabarte te siperfaqes se tokes. Ne kushtet atmosferike te sotme, drita e diellit godet token me drejteperdrejte ne ekuator se sa ne rajonet polare. Kjo gjendje shkakton qe ajo te jete me e nxehte ne ekuator dhe me e ftohte ne drejtim te rajoneve polare. Diferencimi i temperaturave perreth globit shkakton ndryshime ne presionet atmosferike, te cilat nga ana e tyre rezultojne me prodhimin e ererave. Ndersa ererat levizin kendej e andej neper glob duke synuar te ekujlibrojne ndryshime ne presion, rezultojne rreshje kur ndeshen masat e ftohta dhe te nxehta. Per shkak te temperaturave uniforme te prodhuara nga nje mbeshtjelle, toka fillestare kishte kushte shume te lageshta, te njomura, por nuk kishta fare shi. Nje shterse uji qe rrethonte token do te filtronte rrezatimin e demshem kozmik qe deperton atmosferen e tokes. Rrezatimi me vale te gjata do te ishte ne gjendje te kalonte neper shtresen e mbeshtjelles, por rrezatimi me vale te shkurtra si drita ultravjollce nuk do te mundej. Mbeshtjella e ujit do te kishte funksionuar ne te njejten menyre sic e mbron token rrezatimi me vale te shkurtra shtresa e ozonit sot. Uji shpesh dhe ne ditet e sotme perdoret si nje mburoje e suksesshme nga rrezatimet e demshme si per shembull ne uzinat atomike nga materialet radioaktive. Rrezatimi me vale te shkurtra eshte jashtzakonisht i demshem per jeten. Pervecse ben qe te ndodhin ndryshime gjenetike degjenerative brenda kromosomeve te qelizave, rrezatimi me vale te shkurtra eshte pergjegjes per pershpejtimin e procesit te plakjes. Nen mbrjtjen e nje toke ne mbeshtjelle, ne duhet te gjejme se bimet dhe kafshet mund te rriteshin shume me te medha, te ishin me te shendetshme e me te fuqishme dhe te jetonin me gjate.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e K.TORO
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Postime
    53

    Cool Faktet Biblike.

    Bibla tregon se toka fillestare ishte shume ndryshme nga toka qe ne njohim sot. Nje prej tipareve te rendesishme te permendura eshte prania e nje mbeshtjelle ose shtrese uji qe rrethonte token.

    Zanafilla 1 : 6-7 shpall:
    "Dhe Perendia tha, Le te kete nje kupe qiellore ne mesin e ujrave, dhe le t'i ndaje ajo ujrat nga ujrat. Dhe perendia beri nje kupe qiellore, dhe i ndau ujrat qe ishin nen kupen qiellore nga ujrat qe ishin mbi kupen qiellore: dhe keshtu u be."

    Shqyrtimi i ketyre dy vargjeve me hollesisht do te ndihmoje per te na dhene nje te kuptuar me te mire te asaj qe na tregon Bibla se si ishte toka fillestare. Neve na thuhet se nje kupe qiellore ndante nje shtrese uji qe ishte siper nga nje shtrese uji poshte. Fjala kupe qiellore i referohet shtreses atmosferike qe rrethon token. Shkrimet e qartesojne kete duke pohuar.

    Zanafilla 1 : 20 Shpall:
    "Le te japin ujrat me bollek krijesa levizese qe kane jete, dhe shpende qe mund te fluturojne mbi toke e ne kupen qiellore te hapur te qiellit."

    Gjendja qe na pershkruhet ne keto vargje mund te ilustrohet me se miri ne nje sfere uji qe rrethon token. Si rezultat i kesaj situate unike, toka mbrohej nga nje mbeshtjelle uji qe prodhonte nje efekt subtropikal serre. Meqense mbeshtjella e ujit do te lejonte qe nxeftesia diellore te shperndahej ne menyre uniforme ne te gjithe rruzullin dhe si rezultat i kesaj nuk do te kishim trysni te ndryshme barometrike kjo do te sillte mungesen e ererave dhe te rreshjeve te shiut. Per kete dukuri interesante Bibla pohon.

    Zanafilla 2 : 5-6 Shpall:
    "Zoti Perendia nuk kishte bere qe te bjere shi mbi toke dhe nuk kishte asnje njeri per te punuar token. Por nga toka u ngrit nje mjergull, dhe ujiti tere faqen e dheut."

    Sipas ketij modeli Biblik, para kohes se permbytjes nuk kishte shi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e K.TORO
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Postime
    53

    Cool Faktet mjedisore

    Ashtu si ne cdo model ose teori, autenticiteti ose shkalla e pranimit mund te matet vetem duke e testuar ate kundrejt deshmise se vrojtueshme. Ne kemi pare disa prej kushteve madhore mjedisore te krijuara nga nje shtrese uji qe rrethonte token. Tani ne do te shohim nje pjese te deshmise qe i jep besueshmeri modelit te tokes se mbeshtjelle.


    Jeta subtropikale nga poli ne pol.

    Modeli me mbeshtjelle sugjeron se ne te gjithe boten, si rezultat i kushteve uniforme klimatike te buta nga poli ne pol, behej jete subtropikale. Shqyrtimi i regjistrimit fosil na jep shembuj te shumte organizmash qe kane jetuar ne te kaluaren. Shpejt behet e qarte se ne te kaluaren duhet te kete qene shume te ndryshme nga ato qe jane sot. Per shembull ne skajin verior te ishullit Vankuver ne Kanada jane gjetur fosile gjethesh palmash. Keto gjethe gjenden te mberthyera ne shkemb vullkanik, duke treguar se ato u shkateruan si rezultat i te qenit te mbuluara shpejt nga nje shperthim vullkanik. Ky tip bimesie subtropikale nuk rritet sot ne kete zone. Eshte e qarte se ne te kaluaren klima ne kete zone duhet te kete qene shume e ndryshme.

    Nje zone tjeter ku mund te shihni jane ishujt Rinj Siberiane, te ndodhur ne veri te Rususe dhe brenda rrethit Arktik. Te shperndara te tere ishullin gjenden mbeturina pyjesh tropikale, peme frutore gjigande me gjethe te gjelbra dhe fruta te ngrira ne akull, si dhe mbeturina mamuthesh e kafshesh te tjera. Eshte e qarte se kjo lloj jete sot nuk ekziston ne kete pjese te botes. Ne librin "Misteret e mamuthve te ngrire" te shkruar nga Charles H.Hapgod, u raportuan tri gjetje te tilla.

    Ishujt Spitzbergen ne veri te Norvegjise dhe gjithashtu brenda rrethit Arktik, eshte nje zone tjeter ku eshte gjetur e ruajtur jeta subtropikale. Donald Patten ne librin e tij "Permbytja Biblike dhe Epoka e Akullit", permend se ne kete zone jane gjetur gjethe palme deri ne dymbedhjete kembe te gjata ne nje gjendje te fosilizuar, sebashku me jete detare subtropikale te fosilizuar te llojeve te ndryshme.

    Ne Alaske jane bere gjetje te shumta qe tregojne se ne te kaluaren jeta ne ate zone ishte shume e ndryshme nga ajo qe eshte sot. National Geographic, mars 1972, ka botuar nje artikull interesant per tundren e Alaskes. Ne kete artikull lexuesit i tregohet per mbeturina gamilesh, luanesh, kuajsh, mamuthesh, tigrash, pertacesh dhe bizonesh gjigande te gjetur te ngrire ne shtresat e akullit dhe te baltes. Keto kafshe nuk jetojne sot ne kete pjese te botes, megjithate deshmia zbulon se ne te kaluaren ato jetonin.


    Bimet dhe kafshet e medha.

    "Mbreteria e Gjelber", nje liber i publikuar nga Childcraft, ilustron nje numer vizatimesh te bimeve qe jetuan ne te kaluaren. Keto vizatime bazohen ne informacionin e mbledhur nga regjistrimi fosil. Tregohen bime ne forme myshku qe riteshin afro tri kembe te larta. Sot, bimet e myshkut rriten afersisht dy ose tre inc te larta. Tregohen bime qe ngjajne me kercej asparagu vigan. Ato riteshin me shume se dyzet kembe te larta. Sistemet rrenjore te ketyre bimeve jane te ngjashem me sistemet rrenjore ne forme flokesh te bimeve te qepes sic i shohim sot. Eshte e qarte se rrenjet e ketyre bimeve nuk u duhej te shkonin thelle ne toke me qellim qe te merrnin lageshtiren, as te ankoronin veten kunder ererave e stuhive.

    Ne regjistrimin fosil jane gjetur kallama bishtakali qe rriteshin me shume se pesedhjete kembe te larte. Sot kallami bishtakali rritet ne zonat kenetore, por vetem ne nje lartesi maksimale prej kater ose pese kembesh. Ne te kaluaren bimet ne forme fieri rriteshin deri ne lartesine prej me shume se pesedhjete kembe te larta krahasuar me bimet me permasa shkurreje te sotme.

    Ne regjistrimin fosil jane gjetur insekte qe jane shume me te medha se sa kopjet e tyre te sotme. Per shembull jane gjetur kacabuj me diameter me shume se nje kembe; jane ruajtur pilivesa me nje hapje te fleteve me me shume se tri kembe. Mbeturinat e fosileve detare shpesh jane shume me te medha se kopjet e tyre te sotme. Ne Kanionin Sandanas, prane Banfit, Alberta, Kanada, jane gjetur midhje fosile me shume se dy kembe te gjata. Ne regjistrimin fosil jane gjetur guacka nautiloide qe jane me shume se nente kembe ne diameter. Sot, pasardhesit e tyre ekzistues jane me permasa vetem afro tete inc.

    Fosile kafshesh gjigande te shumee llojeve te ndryshme jane gjetur ne tere boten. "Gjigande nga e kaluara", nje liber i publikuar nga Shoqata Kombetare Gjeografike, tregon shume prej ketyre krijesave vigane te se kaluares te cilat nuk egzistojne me sot. Mbeturina fosile te rinoceronteve pa bri tregojne se ai ishte me shume se dymbedhjete kembe te larta; zogj vigane arrinin ne nje lartesi prej me shume se njembedhjete kembe; kastore gjigande rriteshin per te qene me permasat e nje derri; briret e drereve masnin me shume se dymbedhjete kembe gjeresi. Pertacet e tokes, qe sot rriten ne permasat e nje majmuni mesatar, ne regjistrin fosil jane gjetur me gjatesi me shume se tetembedhjete kembe.

    Nje prej tipareve me te spikatura te regjistrimit fosil eshte bolleku i krijesave gjigande zvarranike. Zvarraniku me i zakonshem i se kaluares eshte dinozauri. Zvarraniket e fillojne jeten duke celur nga nje veze, pastaj duke u rritur gjithje e me te medhenj cdo vit. Sa me shume jeton zvarraniku, aq me i madh behet ai. Dinozauri eshte nje prej krijesave me te medha qe ka jetuar ndonjehere ne faqen e ketij planeti. Me qellim qe dinozauret te jene rritur deri ne permasat shume te medha sic zbulohet nga regjistrimi fosil, jetegjatesia e tyre duhet te kete qene shume me e madhe se jetegjatesia e zvarranikeve te sotem. Mbeshtjellja mbrojtese me siguri do te ndihmonte per te shpjeguar perse kafshet e se kaluares rriteshin me te medha dhe jetonin me shume.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e K.TORO
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Postime
    53

    Cool Jetegjatesia e njeriut

    Ne qofte se modeli me mbeshtjelle eshte i sakte, atehere duhet te kete deshmi qe te tregoje se jetegjatesia e njeriut ne te kaluaren ishte shume me e madhe. Ndersa shohim rrefimin biblik te gjenealogjive te njerzve qe jetuan ne token e hershme, ne shohim se jetegjatesia mesatare e njeriut fillestar ishte shume me e madhe se sa jetegjatesia mesatare e njeriut sot.

    Ne qofte se shohim tabelen qe tregon jetegjatesite e njerezve qe nga Adami deri tek Isaaku, ne do te shohim nje kontrast te qarte midis atyre qe jetuan para dhe atyre qe jetuan mbas permbytjes se Noas. Tek Zanafilla kapitulli pese, mosha mesatare e njeriut qe jetoj para permbytjes ka nje prishje te dukshme te jetegjatesive te medha. Brenda nje periudhe 600 vjecare jetegjatesia ngushtohet nga 900 vjet mesatarja duke zbritur ne afersisht 175 vjet e gjate. Modeli me mbeshtjelle na ndihmon te kuptojme perse njeriu jetoj kaq gjate para permbytjes. Ne kohen e permbytjes se madhe te Noas, mbeshtjella u shemb mbi toke dhe siguroi nje prej burimeve te ujrave te permbytjes. Mbeshtjella e tokes para permbytjes e mbronte njeriun nga rrezatimi i demshem me vale te shkurtra i diellit, i cili dihet se e pershpejton procesin e plakjes. Pas permbytjes, kur mbeshtjella ishte zhdukur, toka do ti ishte ekspozuar rrezatimit me vale te shkurtra dhe jetegjatesite do te binin mprehtas. Ndersa kalonte koha, rrezatimi me vale te shkurtra do te vazhdonte tu shkaktonte degjenerim projekteve gjenetike te jetes e tu trasmetohej brezave pasardhes. Procesi i plakjes do te vazhdonte te pershpejtohej. Sot jetegjatesia mesatare e njeriut eshte afersisht 70 deri 80 vjet, ne asnje vend prane te 900 vjeteve qe njerezit jetonin para permbytjes.

    Edhe njehere, ne shohim se Bibla na ka dhene celesa per te kuptuarit e ngjarjeve te kaluara. Zbulesa shkrimore e nje toke te mbeshtjellur para permbytjes na ndihmon te kuptojme jetegjatesine e njeriut te hershem sic regjistrohet ne Bibel dhe i pergjigjet shume prej pyetjeve qe rezultojne nga vrojtimi i regjistrimit fosil.

  6. #6
    Larguar Maska e lone_star
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Houston, TX
    Postime
    222
    Shiko ti shoko, pse s'na sjell ca mesime morale nga bibla se keto shkencoret nuk ka njeri me mendje te shendoshe e me nje edukim minimal ti besoje. Mos na trego perralla me mbret me njerez qe jetojne 900 vjet e ca.

    Sipas bibles bota u krijua aty te 6000 vjet me pare apo jo? Pse s'e perfshive dhe kete ne kete artikullin me lart?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lone_star : 17-04-2007 mė 13:47

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e K.TORO
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Postime
    53

    Cool Pergjigjie

    I dashur Lone star pyetja qe ben eshte e drejte. Vertet ti je skeptik dhe keshtu kam qene dhe une me pare, por ama lexova e studjova me shume se ty me duket.

    Juve nuk te mbushet mendja qe toka u krijua para 6000 vjetesh dhe besoj se per se per te besuar kete ke nevoje per fakte konkrete. Une do te te sjell dhe keto qe ti kerkon dhe keshtu heres tjeter do jesh me i qarte por a do jesh ne gjendje ti kuptosh apo dhe thjeshte ti verifikosh. Ti je skeptik dhe do ti kundershtosh por pa fakte debati mer trajte qesharake dhe do me vije shume keq per ty.

    Gjithsesi mua me vjen mire qe ka diskutime alternative pasi tema do te behet me interesante dhe bashke do ngelemi gjithmone miq te mire.

    Me respekt K.TORO

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e K.TORO
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Postime
    53

    Cool Ngjarjet e permbytjes se madhe.

    Duke pranuar teorine qe toka ka qene e mbeshtjelle nga nje sfere ujore vetvetimthi lind pyetja se ku ndodhet tere ajo mase ujore qe mbeshtillte token, pasi sot ne kohen e sotme mbi atmosfere nuk gjendet asnje shtrese uji. Kete arsye na i shpjegon vet Bibla me ngjarjen e permbytjes se madhe ne kohen e Noas.

    Zanafilla kapitulli 7 dhe 8 identifikojne ngjarjet madhore qe ndodhen gjate permbytjes. Veshtrimi i nje pamjeje te pergjithshme te ketyre ngjarjeve do te na jape nje te kuptuar me te mire te asaj qe i ndolli tokes fillestare. Shkrimet permendin se ne kohen e permbytjes ndodhen ngjarjet qe vijojne:

    1. Dritaret e qiellit u hapen.
    2. Burimet e thellesive te medha shperthyen perpjete.
    3. Shiu ra per dyzet dite e per dyzet net.
    4. Veprimtaria e valeve baticore ndodhi ne nje baza globale.
    5. Korja e tokes u ngrit e u zhyt.

    Bibla tregon se zemerimi i Perendise u derdh ndersa "Dritaret e qiellit u hapen" (Zanafilla 7 : 11). Neper tere shkrimin, kur i behet rrefim "dritareve te qiellit" dhe konteksti ka te beje me gjykimin, i behet rrefim materialit me nje origjine kozmike qe binte mbi toke. Perendia, duke perdorur ligjet e Tij te natyres, solli gjykim hynor mbi token. Ai shkaktoi gjithashtu crregullime ne qiejt duke ndikuar ne qendrueshmerine e tokes. Si rezultat i kalimit nga afer i trupave te tjere qiellore prane tokes, ka pasur ndikime jashtezakonisht te medha gravitacionale dhe elektromagnetike. Pershkrimi i permbytjes permend se nje prej ndollive madhore ishte carja e kores se tokes ndersa "Burimet e thellesive te medha [ shperthyen ] perpjete." Kjo do te shkaktonte shperthime vullkanike ne nje shkalle globale. Sasi te jashtezakonshme hiri vullkanik, llave, uji te tej-nxehur dhe dioksidi karboni do te derdheshin ne te gjithe masen e sterese dhe shtreterit e oqeaneve. Organizmat detare do te kapeshin dhe shkateroheshin me shpejtesi nga depozitat vullkanike e sedimentare. Ne stere, jeta bimore e shtazore do te kapej, shkaterrohej dhe mbulohej persiper nga mijera kembe shtresa te depozituara nga permbytja. Te gjitha llojet e jetes do te perziheshin e ngateroheshin bashke dhe do te varroseshin me shpejtesi.Te shoqeruar me ngjarjet e permbytjes do te ishin ciflat e nxehta kozmike qe binin nga qielli. Kjo lloj veprimtarie ndodhi ne periudha te tjera te historise kur Perendia derdhi "Zjarr e squfur" mbi toke. Profeti isaia pershkroi te njejtin lloj gjykimi kozmik qe binte poshte si shi kur "dritaret qe nga larte jane te hapura" (Isaia 24 ; 18). Ne kohen e permbytjes, hekuri i nxehte meteorik, gazra kozmike hidrokarboni, sere flakeruese dhe bitum do te binte poshte si shi mbi token.

    Mbeshtjella e ujit qe rrethonte token fillestare do te shembej gjate kesaj veprimtarie. Kjo do te krijonte nje pjese te madhe te ujrave te permbytjes qe mbulojne token. Shi si perrenj do te binte ne shumicen e zonave te tokes; mijera kembe akull dhe bore do te depozitoheshin me shpejtesi perreth poleve magnetike te tokes. Kesula akulli polar do te formoheshin ne menyre te befasishme, duke kapur jeten bimore e shtazore subtropikale ne nje cast kohe. Korja e tokes u crregullua shume ne kete kohe, ndersa masa stereje u ngriten e u zhyten. U perkulen perpjete male dhe u zhyten lugina. (Psalmi 104 : 8) Qytetrime te tera u gelltiten ne toke. (Ezekieli 26 : 19-20) Zona, qe dikure ishin shtreter oqeanesh, u bene shkretetira. Veprimtari baticore u zhvillua ne nje baze globale gjate disa muajsh. (Zanafilla 8 : 1-3-5) Valet do te gerryenin para e mbrapa neper siperfaqen e globit, duke bartur bimesi dhe material shtazor. Te gjitha llojet e materialit te gjalle do te ngateroheshin bashke, te perziera me hi vullkanik, balte vullkanike dhe cifla te tjera. Vale baticore, qe bartnin bime dhe kafshe nga toka dhe deti, do te shtriheshin ne shtresa horizontale te depozituara nga permbytja. Mijra kembe depozitim do te ndodhte ne nje periudhe shume te shkurter kohe. Do te formoheshin shtrese mbi shtresa, ndersa masa stereje ngriheshin e zhyteshin. Bimesia dhe jeta shtazore do te ngaterohej bashke, do te shqyej e do te varrosej ne shtresat e tokes pa asnje rregull te vecante.

    Kjo permbytje globale ndodhi ne nje periudhe kohe prej me pak se nje vit. Si rezultat i kesaj katastrofe te madhe, klima dhe mjedisi fillestar ndryshuan krejtesisht. Shume varietete bimesh e kafshesh u bene te zhdikura. Jeta bimore dhe shtazore u varros ne mijera kembe depozita vullkanike e shtresa sedimentare dhe u fosilizua me shpejtesi. Tiparet gjeologjike mbi te gjithe faqen e tokes u ndryshuan.

  9. #9
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pershendetje K.Toro.

    Keto fakte, kam pershtypjen se jane marre nga Libri:
    "Deshmia per Krijimin" e Mc Larren

    eshte e vertete?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-11-2006
    Postime
    103
    Si mund te ndahet shkenca e vertete nga genjeshtrat?
    Eshte shume e thjeshte. Behet ajo qe ne anglisht quhet "peer review" (ne shqip do te ishte: ekzaminim nga shkencetare te tjere te se njejtes fushe).

    Ne teologji rregullat i bejne teologet qe te percaktohet cfare eshte teologji nga ajo qe s'eshte. Ne te njejten menyre ne shkence rregullat i percaktojne shkencetaret qe te ndahet shkenca nga sharlatanizmi.
    Po te mos ishte keshtu, ashtu cdo njeri mund te thonte qe une flas me zotin, pra me degjoni mua; ose ne shkence cdo njeri mund te dilte me idera dhe formula dhe do t'u quante shkence.

    Cfare ndodh me "shkencetaret" teologe? Ndodh ajo qe ato mundohen t'i kalojne rregullat e "peer review". Ata kurre nuk botojne neper buletine apo journal-e serioze shkencore, mbi shkencen e tyre te kreacionizmit. Flas per journale shkencore ku kriteri per te nxjerre shkrime jane strikte shkencore.
    Keta teologe, mbledhin fakte andej kendej, i keqinterpretojne, i mveshin me terma shkencore dhe i hedhin ne treg si shkence. Eshte e cuditshme se si ka njerez te gatshem t'i blejne keto gjepura.

    Toka ka 6000 vjet? Po datimi me karbon ku shkoi? Apo nuk e njeh kisha. Disa vite me pare kisha lejoi t'i merrej nje fije nga pelhura qe mendohej qe kishte mbuluar Jezu Krishtin, ne menyre qe t'i behej datimi me karbon 14. Pra kisha e njeh si metode. Pse atehere s'pranohet datimi me karbon i kockave te dinosaurve, pse s'pranohet cfare thote gjeologjia, astronomia etj etj etj? Pse?

    Meqe ra fjala, legjenda e permbytjes se madhe eshte nje kopjim (ose plagjiarizem) te mitit babilon i utanapishtim.

    Keshtu o njerez te mire besimtare. Kursejini vetes dinjitetin. Merruni me besim dhe mos u perzieni ne ujerat e shkences se ka kritere te tjera aty.

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykimi i dhunes sipas Bibles dhe Islamit
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 11:21
  2. Ēlirimi i Frymės
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  3. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  4. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •