Close
Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 165
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e K.TORO
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Postime
    53

    Cool Pergjigjie

    Leone Star me poshte po te paraqes disa emra nga figurat me te shquara te shkences te cilet kane pranuar ekzistencen e Zotit dhe vertetesine e Bibles. Mund te te duket e habitshme por te siguroj sa jane qindra here dhe te shumte se kaq, une vetem sa perzgjodha disa prej tyre shkurtimisht. Per te qene me trasparent po te tregoj dhe vendin ku i mora qe dhe ti te kesh mundesine ti gjesh pa pasur nevoje ti kerkosh ne Google. Emrat e tyre permenden ne librin, "Dhiata e Re dhe Psalmet" te botuar ne gjuhen shqipe ne vitin 1991 ku pervec emrave do te gjesh dhe citate ose thenjene lidhje me mendimin e tyre rreth besimit qe kane ne Shkrimin e Shenjte dhe poashtu besojne ne Zot si krijuesi i vetem.
    Poashtu me poshte po te paraqes dhe teorine antike ku mendohej se bota mbeshtetej mbi elefante dhe shpjegimin e saj Biblik e cila nuk e pranon nje gje te tille por perkundrazi e jep shume qarte se si ajo qendronte ne hapsire.

    Te keshilloj ti lexosh me vemendje, qe here tjeter te mos besh me pyetje te pamenduara mire, se sic e sheh keto jane shume elementare per nje qe lexon pak dhe as qe nuk me ve ne pozite me arsyetimin tend vetem sa behesh qesharak ne syte e te tjerve.

    Disa emra nga shkencetaret me te shquar qe pranuan vertetesine e Shkrimeve te Shenjta te Bibles.

    Blaise Pascal ( 1623 - 1662 ) Filozof dhe matematicen.
    Johannes Kepler ( 1571 - 1630 ) Themelues i astronomise moderne.
    Galileo Galilei ( 1564 - 1642 ) Natyralist dhe astronom.
    Max Planck ( 1858 - 1947 ) Fizikant, fitues i cmimit Nobel.
    Victor Hess ( 1883 ) Akademik, fitues i cmimit Nobel.
    Wernher von Braun ( 1912 - 1977 ) Inxhinier dhe konstruktor raketash.
    Albert Einstein ( 1879 - 1955 ) Matematicien dhe fizikant.
    Isac Newton ( 1643 - 1727 ) Natyralist, matematicien, fizikant dhe astronom.

    E PRANON BIBLA QE TOKA ESHE E RRUMBULLAKET DHE NUK MBESHTETET KURKUND ?

    Ne periudhen ne te cilen u shkrua Bibla, beheshin mjaft spekullime mbi faktin sesi qendronte toka ne hapesire. Disa, per shembull, besonin se toka mbahej mbi kater elefante, te cilet qendronin mbi nje breshke te madhe deti.Megjithate, ne vend se te pasqyronte mendimet fantastike dhe joshkencore, te zakonshme per periudhen ne te cilen u shkrua, Bibla pohon se ne menyre te thjeshte: (Jobi 26 : 7) "Ai [Perendia] shtrin veriun ne zbrazeti dhe e mban token pezull mbi hicin". Po, me shume se tre mije vjet me pare Bibla thoshte me saktesi qe toka nuk mbeshtetet mbi asgje te dukshme, fakt ky qe perputhet me zbulimin e bere shume kohe me vone mbi ligjet e gravitetit e te levizjes. "Se ai arriti Jobi te njihte te verteten, tha nje dijetar fetar, eshte nje problem qe nuk mund te zgjidhet kollaj nga ata qe kohojne frymezimin e Shkrimeve te Shenjta".

    Ne lidhje me formen e tokes, The Encyclopedia Americana, thote: "Mendimi me i lashte qe kishin njerzit per token, ishte ai i nje platforme te ngurte ne qender te universit. . . . . Koncepti i nje toke sferike nuk u pranua gjeresisht deri ne kohen e Rilindjes evropiane". Madje, Lundertaret e lashtesise kishin frike te kalonin kufirin e tokes, te cilen ata e kujtonin te sheshte! Me vone, perdorimi i busulles dhe perparime te tjera bene te mundur perballimin e udhetimeve oqeanike shume me te gjata. Keto "udhetime eksploruese, shpjegonin nje enciklopedi tjeter, treguan se toka ishte sferike dhe jo e sheshte, sic kishte besuar shumica". Megjithate, shume kohe para se te beheshin keto udhetime, ne fakt gati 2700 vjet me pare, Bibla thoshte: "Eshte Dikush qe banon mbi rrethin e tokes, banoret e se ciles jane si karkaleca". (Isaia 40 : 22). Fjala hebreje CHUGH, e perkthyer rreth, mund te nenkuptoje edhe sfere, sic tregojne edhe vepra te tilla referimi si Fjalori Analitik Hebre dhe Kaldeas i Davidsonit. Prandaj, versione te tjera perkthejne "Rruzulli i tokes" (Dio) dhe "Toka e rrumbullaket" (Moffatt). Bibla, pra, nuk u ndikua nga koncepti i gabuar i nje toke te sheshte, i zakonshem per kohen ne te cilen ajo u shkrua. Ajo ishte e sakte, priste vetem qe njerezit ta kuptonin.

    THEKSOJ !

    Perpara se ndonje lexues apo antar i ketij forumi te ngreje nje pyetje apo nje teori mbi temen qe po diskutohet duhet te kete me pare parasysh qe Feja dhe Shkenca nuk jane ne lufte te ashper midis tyre. Kontradita ka pasur vetem ne te kaluaren, tashme gjerat jane krejt ndryshe. Shkenca dhe feja ecin perkrah njera tjetres ne nje harmoni te plote. Ideja qe ato jane kundershtare qendron vetem te njerzit e paafte dhe te paarsimuar mjaftueshem. Te jesh shkenctar nuk do te thote se ske besim tek Zoti dhe se Bibla nuk duhet lexuar pasi bie ne kontradite me ato qe ti mund te kesh mesuar ne shkolle. Shkrimet e Shenjta studjohen nga shkencetare te vertete, midis tyre ka njerez qe besojne sinqerisht poashtu edhe ateiste, por kjo nuk perben asnje problem. Bibla mund te studjohet nga gjithkush pasi nuk eshte thjeshte nje liber por eshte libri i pare dhe me i vjeter ne bote i shkruar nga njerezit sipas villnetit se Perendise dhe permbajtja e saj flet per te gjitha fushat dhe rrymat qe njeh njerzimi deri me sot. Flet edhe per shkencen te cilen ne gabimisht e quajme moderne.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e K.TORO
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Postime
    53

    Cool Si u krijuan kontinentet.

    Nje tipar shume i rendesishem i tokes fillestare per te cilen na tregon Bibla eshte se masa e sterese (Siperfaqe e thate toke e pa lagur nga detet dhe oqeanet) ishte e gjitha ne te njejtin vend. Kur shikojme sot harten gjeografike te tokes, eshte e qarte se masa e sterese eshte e ndare ne disa trupa kontinentale. Le te shqyrtojme shkrimet me qellim qe te zbulojme me shume per ate se si ishte toka fillestare dhe te shojme ato ngjarje qe ndodhen per te shkaktuar ndarjen e kontinenteve sic i njohim ato sot. Zbulesa qe na jep bibla ne lidhje me formimin e mases fillestare te sterese pohohet:

    Zanafilla 1 : 9-10 shpall:
    Dhe perendia tha, Le te mblidhen se bashku ujrat nen qiell ne nje vend te vetem, dhe le te shfaqet stereja e thate: dhe keshtu u be. Dhe Perendia e quajti sterene e thate Toke; dhe grumbullimin se bashku te ujrave ai e quajti Dete: dhe Perendia e pa se kjo ishte e mire.

    Nga keto dy vargje te Shkrimit eshte e qarte se ne kohen e krijimit masa e sterese ishte nje vend i vetem.

    DESHMIA NGA GJEOLOGJIA

    Per breza me radhe individet qe kane studiuar harten e botes kane vene re se hemisfera lindore dhe ajo perendimore perputhen bashke si pjese te nje gjeagjeze sharre. Ne fillim te viteve 1900, disa gjeologe propozuan se nje here ne historine e shkuar te tokes kontinentet kane qene te bashkuar se bashku. Ata vune ne dukje se vijat bregdetare te afrikes dhe te amerikes Jugore kane shtresa te njejta gjeologjike qe permbajne fosile identike bimesh dhe kafshesh.

    Zbulimet gjeologjike te bera gjate ketyre dakadave te fundit kana konfirmuar se masa e strese se tokes ne fillim ishte e gjitha bashke ne nje vend te vetem. Kjo natyrisht pajtohet me rrefimin qe na jep ne Bibel. Megjithate, teoria gjeologjike per ndarjen e kontinenteve ndodh gjate nje periudhe kohe prej qindra miljona vjetesh. Kini parasysh se parimi themelor i gjeologjise moderne bazohet ne supozimin se toka ka nje moshe prej miliarda vjetesh.

    Teoria me e mirenjohur e propozuar nga gjeologet per origjinen e kontinenteve eshte teoria e zhvendosjes kontinentale. Ky koncept, shpesh i quajtur tektonike globale e pllakave, ka sfiduar konceptin evolucionar tradicional te nje planeti te qendrueshem. Nje teori e tille do te hidhej poshte krejtesisht ne te kaluaren, megjithate sot ajo pranohet gjeresisht si nje e vertete gjeologjike. Koncepti i tektonikes se pllakave mbeshtet pikepamjen qe vijon per historine e tokes.

    1. Korja e tokes perbehet nga disa pllaka ose pjese. Keto pllaka mund te krahasoheshin me nje levozhge te thyer te nje veze te zier fort. Pllakat lundrojne mbi mantonin e shkrire te nxehte qe eshte poshte tyre. Siperfaqia e sterese se tokes dhe trupat oqeanike qendrojne mbi keto pjese te kores se tokes.
    2. Afro 200 milion vite me pare masa e sterese se tokes. ishte e bashkuar ne nje vend te vetem. Ky superkontinent shpesh eshte quajtur Pangjea. Per nje fare arsye, masa prej nje stereje te madhe filloi te cahej e dalengadale te ndahej.
    3. Gjate miliona vitesh, te shtate kontinentet dhe ishujt madhore te panumert qe vrojtojme sot levizin dalengadale drejte pozicioneve te tyre te tanishme.

    Ceshtja se si dhe perse kontinentet u ndane me shume se 200 milion vjet me pare diskutohet shpesh. Science News, prill 1976, raportoi se nje ngjarje e befasishme i cau kontinentet njeri nga tjetri. Teorite e koheve te fundit kane propozuar se ne toke mund te jete perplasur nje objekt me origjine kozmike, duke shkaktuar ndarjen fillestare.

    RREFIMI BIBLIK I NDARJRS SE TOKES

    Rrefimi biblik i ndarjes se tokes ndryshon nga teoria gjeologjike e ndarjes nga faktori i rendesishem kohe. Sipas Bibles, toka u nda ne ditet e nje njeriu te quajtur Peleg, i cili jetoj shpejt pas periudhes se kohes kur u ndertua kulla e Babelit. Zanafilla 10 : 25 pohon: "Dhe Eberit i linden dy bij: emri i njerit ishte Peleg; sepse ne ditet e tij u nda toka".

    Ngjarja e kulles se Babelit pershkruhet me hollesi ne Bibel. Ne ate kohe po fillonte te ripopullonte token pas permbytjes globale te Noes. Zanafolla 11 pershkruan ngjarjet qe ndodhen ne token e Shinarit ndersa njeriu u perpoq te ndertonte nje qytet e nje kulle per te arritur qiejt. Perendia e kishte udhezuar njeriun te shperndahej neper te gjithe token, por njeriu zgjodhi te rebelohej kunder Perendise. Me qellim qe ti jepte fund ndertimit te kulles se Babelit, perendia ngaterroi gjuhen e tyre dhe i shperndau ata gjithandej. Pas shperndarjes se njerzve neper siperfaqen e tokes, Perendia e ndau masen prej nje stereje te vetme. Kjo ndodhi gjate diteve te Pelegut.

    Fjala Peleg ne hebraisht do te thote nje ndarje e befasishme ose nje kanalizim me uje. Sigurisht qe nje ndarje e tille e mases prej nje stereje te tokes do te sillte ngjarje shume te medha katastrofike. Ndarja fillestare e mases se sterese nuk do ti kishte ndare kontinentet aq larg nga njeri - tjetri sa jane sot ato. Sic do te shohim me pas, rrefimi biblik per historine e tokes permend katastrofa te tjera te shumta globale qe mund ta ndryshonin gjeografine e tokes ne koherat e reja historike.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e K.TORO
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Postime
    53

    Cool Pyetja eshte Cfare force e shkaktoj permbytjen ?

    Meqense ne kete shkrim une po perpiqem te inerpretoj krijimin e tokes sipas bibles i mbeshtetur vetem ne baza shkencore mendoj se do ishte e drejte te beja nje pyetje te tille :

    Cfare force natyrore e shkarktoj permbytjen ? Pse mbeshtjellja prej uji u shemb ?

    Theksoj keto qe vijojne me poshte jane vetem hipoteza dhe asgje prej tyre nuk thuhet ne Bibel, biles tekstet nga te cilat jane mare te dhenat nuk jane fort te sigurta sado qe mbeshteten ne baze doreshkrimesh dhe dokumentesh antike.

    Sipas mendimit tim personal qe Zoti te denonte token me ane te permbytjes duhet qe ai me pare te gjente nje force natyrore.

    Shenjat e permbytjes jane keto:

    1. Shi i rembyeshem ( U shkatrua mbulesa ujore )
    2. Termete ( Toka u plasarit dhe filloj te ulej dhe te ngrihej )
    3. Dallge gjigande ( Batica dhe sbatica, suname etj )
    4. Gure te rene nga qielli ( Materiale inerte, zift, squfur etj )
    5. Ulje e ndjeshme e temperatures nen zero grade celcius ( Formimi i akullnajave )

    Pyetja eshte cfare force natyrore mund te shkaktonte kete katastrofe ?

    Pasi bera nje kerkim te shkurter dhe analizova me vemendje te gjitha forcat natyrore qe ne njohim sot nga shkenca e fizikes mendoj se forca shkaktare e permbytjes mund te jete "Forca e gravitetit".

    Me pak fjale mendoj se ndryshimet e greavitetit te tokes shkaktuan permbytjen me te gjitha katastrofat e shenuara ne pikat e mesiperme si termetet, shiu, dallget etj.

    Per ta bere me interesante temen mendova te kerkoja shkaktarin e ketij ndryshimi gravitacional te tokes keshtu qe kerkova ne disa doreshkrime te antikitetit ku flitet per permbytjen dhe vecova disa tekste sumere.

    Dihet qe sumeret ishin nje qytetrim shume i zhvilluar qe u shfaq papritmas para 6000 vjetesh, dhe dijet e tyre astronomike ishin pertej koncepteve tona dhe qe atehere ata e njihnin me shume hollesi sistemin tone diellor.

    Sipas teksteve sumere ne sistemin tone djellor ekzistojne 10 planete, ne kohen e sotme ne njohim vetem 9 ( Nderkohe eshte verejtur dhe nje planet i 10 por ende nuk eshte vertetuar shkencerisht madhesia e tij dhe trajektorja ).

    Sumeret theksojne planeti i 10 quhet Nibiru dhe ka nje orbite teper te gjere eliptike qe i lejon te beje nje rrotullim te plote perreth diellit ne cdo 3600 vjet. Dhe poashtu sumeret theksojne se Zoti i merzitur nga njerezit mekatare nuk i lajmeroj ata qe te ruhen nga kjo katastrofe qe u kanosej dhe kur Nibiru ju afrua Tokes, forcat e gravitetit ariten te ndikonin ne te duke shkaktuar shume katastrofa natyrore dhe duke ndryshuar dhe kendin e rrotullimit kjo gje solli dhe permbytjen e madhe ne kohen e Noese.

    Kjo ishte teoria sumere te permbytjes por nese e verejme me kujdes veme re se kjo ka qene hera e pare qe Planeti Nibiru ju afrua tokes dhe pokeshtu vertetohet teoria e tokes se re, pasi nese planeti ka nje orbite rreth diellit 3600 vjet dhe nese pranojme teorine se toka eshte e vjeter disa miljarda vjet atehere nuk do te ekzistonte mbeshjellja ujore pasi rruget e dy planeteve do te ishim kryqezuar disa mijra here dhe fushat e tyre gravitacionale do te ndikonin mbi njeri tjetrin duke shkaktuar crregullime dhe katastrofa te panumerta edhe ndonje perplasje te mundshme ose dalje nga orbita.

    Theksoj per te gjithe lexuesit se ky shkrim mbeshtetet i gjithi ne mendimet e mia personale dhe nuk pretendoj se eshte plotesisht i vertete apo qe mbeshtetet ne baza te forta. Nese dikush prej jush ka dicka per te shtuar ose ndonje vrejtje eshte i mirepritur ne diskutim vetem ju lutem qe ketu te perdoren fakte konkrete dhe informacioni te kete nje burim baze te besueshem dhe te vertetueshem nga anetaret e tjere te forumit.

  4. #24
    TENIOLTENI Maska e teniolteni
    Anėtarėsuar
    01-05-2004
    Vendndodhja
    Albania/Tirana
    Postime
    45

    Fotot e Planetit Nibirus


  5. #25
    TENIOLTENI Maska e teniolteni
    Anėtarėsuar
    01-05-2004
    Vendndodhja
    Albania/Tirana
    Postime
    45
    Keto jane fotot & videot qe flasin per kete planet, Perendia ka perdorur cdo gje, apo do te perdore cdo gje qiellore apo fizike per te ndeshkuar njerzit mekatare, biles biles ne nje material tjeter audio flet qarte per kete problem i cili ka shume informacione ne Youtube rreth permbytjeve ku dhe CIA dhe Qeveria USA po e mban te fshehte kete gje qe te mos hapet panik Boteror?
    Sepse sipas shkencetareve qe rreth vitit 2012 do te ndodhe dicka qe nuk na e ka syri dhe mendja, une shpresoj tek Perendia per cdo gje qe ndodh ketu ne toke, pamvaresisht nga fshehtesia e CIAs, megjithate ja leme kohes ! Ju siguroj motra dhe vellezer ne besim , ne Krishtin Jezus se ne nuk do te shohim dhe nuk do ta perjetojme zemerimin e Perendise per banoret e planetit toke apo kesaj bote mekatare. Gjera te tmerrshme do te ndodhin sepse edhe Zbulesa flet mjaft qarte per shume permbytje termete flake nga qielli apo gjera te tilla ne dem te tokes.

    E rendesishmja eshte te shpetohemi dhe te kemi besim tek Krishti per te ardhmen tone qiellore e jo tokesore!

    Zoti ju bekofte te gjitheve ata qe jane mbeshtetur ne gurin e qoshes!









    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga teniolteni : 04-10-2007 mė 09:08 Arsyeja: Ja ke fut kot Plako!

  6. #26
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga K.TORO Lexo Postimin
    Perpara se te paraqes shkrimin tjeter qe kam pergatitur do ju lutem lexuesve te ketij forumi te lexojne me vemendje keto vargje biblike sipas kronologjise se tyre te vertete per te pasur nje ide me te qarte se per cfare po diskutohet dhe te perpiqen me mendjen e tyre tu japin nje shpjegim se cfare mund te fshihet aty pasi sic do ta shohim dhe me vone brenda tyre do te gjejme themelet me te vjetra shkencore.

    Lexim te kendshem !

    ZANAFILLA kapitulli 1 shpall:

    1 Nė fillim Perėndia krijoi qiejt dhe tokėn.

    2 Toka ishte pa trajtė, e zbrazėt dhe errėsira mbulonte sipėrfaqen e humnerės; dhe Fryma e Perėndisė fluturonte mbi sipėrfaqen e ujėrave.
    ( Nuk eshte e vertete qe shkruan keshtu ne Bibel *1)

    3 Pastaj Perėndia tha: "U bėftė drita!". Dhe drita u bė.

    4 Dhe Perėndia pa qė drita ishte e mirė; dhe Perėndia e ndau dritėn nga errėsira.

    5 Dhe Perėndia e quajti dritėn "ditė" dhe errėsirėn "natė". Kėshtu erdhi mbrėmja e pastaj erdhi mėngjesi: dita e parė.

    6 Pastaj Perėndia tha: "Le tė jetė njė kupė qiellore mes ujėrave, qė t`i ndajė ujėrat nga ujėrat".

    7 Dhe Perėndia krijoi kupėn qiellore dhe ndau ujėrat qė ishin poshtė saj nga ujėrat qė ishin sipėr saj. Dhe kėshtu u bė.

    8 Dhe Perėndia e quajti kupėn qiellore "qiell". Kėshtu erdhi mbrėmja, pastaj erdhi mėngjesi: dita e dytė.

    9 Pastaj Perėndia tha: "Ujėrat qė janė nėn qiellin tė grumbullohen nė njė vend tė vetėm dhe tė shfaqet tera". Dhe kėshtu u bė.

    10 Dhe Perėndia e quajti terėn "tokė" dhe grumbullimin e ujėrave "detė". Dhe Perėndia pa qė kjo ishte mirė.

    11 Pastaj Perėndia tha: "Tė mbijė toka gjelbėrimin, barėrat tė nxjerrin farė dhe drurėt frutore tė japin nė tokė njė frut qė tė pėrmbajė farėn e tij, secili simbas llojit tė tij". Dhe kėshtu u bė.

    12 Dhe toka prodhoi gjelbėrim, barėra qė e bėnin farėn simbas llojit tė tyre dhe drurė qė mbanin fruta me farėn e tyre brenda, secili simbas llojit tė vet. Dhe Perėndia e pa se kjo ishte mirė.

    13 Kėshtu erdhi mbrėmja, pastaj erdhi mėngjesi; dita e tretė.

    14 Pastaj Perėndia tha: "Tė ketė ndriēues nė kupėn qiellore pėr tė ndarė ditėn nga nata; dhe tė shėrbejnė si shenja, pėr tė dalluar stinėt, ditėt dhe vitet;

    15 dhe tė shėrbejnė si ndriēues nė kupėn qiellore pėr tė ndriēuar tokėn". Dhe kėshtu u bė.

    16 Perėndia krijoi pastaj dy ndriēues tė mėdhenj: ndriēuesin e madhė pėr qeverisjen e ditės dhe ndriēuesin e vogėl pėr qeverisjen e natės; ai krijoi gjithashtu yjet.

    17 Dhe Perėndia i vendosi nė kupėn qiellore pėr tė ndriēuar tokėn,

    18 pėr tė qeverisur ditėn dhe natėn dhe pėr ta ndarė dritėn nga errėsira. Dhe Perėndia e pa qė kjo ishte mirė.

    19 Kėshtu erdhi mbrėmja dhe erdhi mėngjesi: dita e katėrt.

    20 Pastaj Perėndia tha: "Tė mbushen ujėrat nga njė numėr i madh qeniesh tė gjalla dhe tė fluturojnė zogjtė lart mbi tokė nėpėr hapėsirėn e madhe tė kupės qiellore".

    21 Kėshtu Perėndia krijoi kafshėt e mėdha ujore dhe tė gjitha gjallesat qė lėvizin dhe qė mbushin ujėrat, secili simbas llojit tė vet, e ēdo shpend fluturues simbas llojit tė vet. Dhe Perėndia e pa se kjo ishte mirė.

    22 Dhe Perėndia i bekoi duke thėnė: "Tė jeni tė frytshėm, shumėzoni dhe mbushni ujėrat e deteve, e zogjtė tė shumėzohen mbi tokė".

    23 Kėshtu erdhi mbrėmja dhe pastaj mėngjesi: dita e pestė.

    24 Pastaj Perėndia tha: "Tė prodhojė toka qenie tė gjalla sipas llojit tė tyre: kafshė, rrėshqanorė dhe bisha tė tokės, simbas llojit tė tyre". Dhe kėshtu u bė.

    25 Dhe Perėndia bėri egėrsirat e tokės sipas llojit tė tyre, kafshėt simbas llojit tė tyre dhe tė gjithė rrėshqanorėt e tokės simbas llojit tė tyre. Dhe Perėndia e pa qė kjo ishte mirė.

    26 Pastaj Perėndia tha: "Ta bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė dhe nė ngjasim me ne, dhe tė ushtrojė sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtė e qiellit, mbi kafshėt e mbi gjithė tokėn, mbi rrėshqanorėt qė zvarriten mbi dhe".

    27 Kėshtu Perėndia krijoi njeriun simbas shėmbėlltyrės sė vet, simbas shėmbėlltyrės sė Perėndisė; Ai krijoi mashkullin e femrėn.

    28 Dhe Perėndia i bekoi; dhe Perėndia u tha atyre: "Tė jeni tė frytshėm dhe shumėzohuni, mbushni tokėn e nėnshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtė e qiellit dhe mbi ēdo qenie qė lėviz mbi tokė".

    29 Dhe Perėndia tha: "Ja unė po ju jap ēdo bar qė lėshon farė mbi sipėrfaqen e mbarė tokės dhe ēdo pemė tė ketė fruta qė pėrmbajnė farė; kjo do t`ju shėrbejė si ushqim.

    30 Dhe ēdo kafshe tė tokės, ēdo zogu tė qiellit dhe ēdo gjėje qė lėviz mbi tokė dhe ka nė vetvete njė frymė jete, unė i jap ēdo bar tė gjelbėr si ushqim". Dhe kėshtu u bė.

    31 Atėherė Perėndia shikoi tė gjitha ato qė kishte bėrė, dhe ja, ishte shumė mirė. Kėshtu erdhi mbrėmja dhe pastaj erdhi mėngjesi: dita e gjashtė.

    Kete pjese te Zanafilles qe ke sjell ketu dhe mundohesh ta paraqesish si dicka ekstra te vertete , jashzakonisht te vertete , fatkeqesisht eshte pjesa e Bibles e cila eshte e mohur nga qarqet shkencore dhe sulmuar nga shkencetaret ana mban botes per kontraditat qe ka ne mbrendi dhe per mos perputhjen me ligjet fizike qe njerezimi i pranon si te verteta apsolute.
    Nje e veretete e tille shkencore eshte se kur u krijua sistemi Diellor , Dielli ishte trupi i pare qe u formua , e pastaj u formuan planetet tjera.
    Pjesa e Zanafilles qe ke sjellur ti shum qarte tregon qe TOKA u krijua para Diellit dhe poashtu te tregova qe ate pjese qe ke sjellur eshte gabim , nuk shkruan ashtu ne Bibel.
    Ne Bibel shkruan " Ne Fillim Ishte erresire dhe shpirti i Zotit notonte neper ujra" dhe askundi nuk permendet Toka ne diten e pare ne Bibel.
    Dua te di pse po ren me perkthimet Toro ?!!!
    Dita e pare ne Bibel sipas zanafiles thot qe te krijohet drita dhe drita krijohet dhe Perendija shikon qe drita paska qene e mire dhe e ndan ate nga erresira !!! Sipas kesaj kuptojme se drita dhe erresira kane qene te bashkuara . Mos haro Bibla na meson se Perendija i ndan!!! Nese kjo eshte e vertete , urdhero ti zotrote me krijo drite vetem me erresire !!!
    Dyta e dyte ne Bibel , Krijohet Toka , mbushet me uje , dhe uji ndahet ne dy sfonde , njeri sfond ne qiell ( qe me vone lexojme ne Bibel qe perendija e shfrytezon ate uje per te permbytur krejte Globin - Per sa uje behet fjale ?!! Dhe si eshte e mundur kjo sasi enorme , gjigjante e ujit te qendroj ne qiell per aq gjate kohe ?!! - Poashtu e dime qe uji thith driten , nese krejt kjo sasi uji ka qene ne qiell , atehere drita nuk ka depertuar ne Toke - nga erdhi jeta ne toke ?!! ) dhe Dielli qe eshte trupi kryesor ne Sitemin tone Diellor krijohet ne diten e katert.
    Nese vadhdojme akoma te analizojme kete pjese te zanafilles shikojme qe ne diten e trete krijohet bota bimore e persosur , me lule, me fare etj etj dhe Diell nuk ka per to !!! Dielli krijohet ne diten e katert .
    Andaj nuk dua te vazhdoj me tutje me analizat , por dua te te them se kot mundohesh ta paraqesish kete pjese te Bibles te vertete shkencore , kur nuk eshte ashtu dhe vet shkenca mohon pohimet Biblike.

    Me respekt Gostivari_usa dhe ju falemenderoj per kohen qe i kushtoni ketij postimi duke lexuar

  7. #27
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    27 Kėshtu Perėndia krijoi njeriun simbas shėmbėlltyrės sė vet, simbas shėmbėlltyrės sė Perėndisė; Ai krijoi mashkullin e femrėn.

    28 Dhe Perėndia i bekoi; dhe Perėndia u tha atyre: "Tė jeni tė frytshėm dhe shumėzohuni, mbushni tokėn e nėnshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtė e qiellit dhe mbi ēdo qenie qė lėviz mbi tokė".

    29 Dhe Perėndia tha: "Ja unė po ju jap ēdo bar qė lėshon farė mbi sipėrfaqen e mbarė tokės dhe ēdo pemė tė ketė fruta qė pėrmbajnė farė; kjo do t`ju shėrbejė si ushqim.

    30 Dhe ēdo kafshe tė tokės, ēdo zogu tė qiellit dhe ēdo gjėje qė lėviz mbi tokė dhe ka nė vetvete njė frymė jete, unė i jap ēdo bar tė gjelbėr si ushqim". Dhe kėshtu u bė.

    me i lexu keto rreshta meniren shihet nje gabim sepse thuhet qe njeriu u krijua para bimeve dhe kafsheve
    kjo eshte e vertetuar shkencetarisht qe seshte e vertet
    pra ky eshte nje nder leshimet qe i bejne njerzit dhe tregon qe bibla nje pjes e saj eshte njerzore

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Spy Agent
    Anėtarėsuar
    08-01-2008
    Postime
    36

    Cool E ke gabim xhamia

    I lexova me vemendje qe te gjitha shkrimet dhe vura re qe koncepti yt eshte i gabuar dhe ja per se:

    Sipas teorise Biblike qe paraqiti K.TORO kemi te bejme me nje krijim dhe jo me evolucion dhe ketu ngaterohesh ti. Eshte normale qe shkenctaret nuk e mbeshtesin teorine e krijimit dhe thone eshte e gabuar pasi nuk u pershtatet llogjikes se tyre ata thone me pare u krijua qeliza pastaj bimet pastaj gjallesat shtazore etj etj dhe ne fund u krijua njeriu njeriu. Por sipas teorise te krijimit nuk ka aspak rendesi llogjika e thjeshte njerezore e renditjes 1 - 2 - 3 pasi i madhi Zot beri te parin ate ka i deshur qejfi dhe ne rastin tone beri Njeriun ( Adamin ).

    Pra K.TORO deri ne kete pike eshte shume ne rregull, ti xhamia nuk me dukesh se e njeh shume mire kete fushe dhe do ta kesh te veshtire te perballesh me fakte se nuk ke krijuar ende konceptin. Ngateron Krijimin me evolucionin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Spy Agent : 10-06-2008 mė 09:21

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Spy Agent
    Anėtarėsuar
    08-01-2008
    Postime
    36

    Cool Per Gostivarin USA

    Lexova dhe studjova pak rreth kesaj teme poashtu shpalosa dhe nje sasi te konsiderueshme informacioni si ne Internet dhe ne libra fetar e shkencor.

    Ju beni nje pyetje mese normale dhe te drejte se si mundet te krijohet drita nga eresira. Kjo eshte nje teme shume e zgjeruar gjithsesi une po e shpjegoj shkurtimisht sipas rruges shkencore. Eshte vertetuar shkencerisht se eresira ose si mund ta shpre zbrazetia ose hapsira bosh nese i ushtrohet nje force e caktuar ende e panjohur mund te ndahet hapsire pozitive dhe hapsire negative ose si mund ta shpreh ndryshe ne materie ose antimaterie nese e ke parasysh, dhe bashkeveprimi ne krahe te kundert cliron nje sasi gjigande energjie. Po arshtu shkenca e sotme po verteton se nuk egziston hapsira boshe dhe po arin te gjeje thermia me te vogla se atomi se neutroni se protoni etj etj dhe kete informacion e gjen dhe te Forumi shqiptar te seksioni shkencor. Dhe keto thermija shume shume te vogla nuk jane studjuar ende perfundimisht dhe duket se do tu japin nje pergjigjie thelbesore te krijimit te universit pasi sipas shkencetarve nderveprimi i ketyre thermijave midis tyre krijon materien ose antimaterien driten ose eresiren dhe anasielltas dhe energjia qe gjendet ne keto thermia eshte pothuajse e pashtershme dhe eshte vecse ceshtje kohe qe keto gjera te behen me te qarta.

    Pastaj vjen teoria e Ujit ne hapsire dhe gjeta qe sipas llogaritjeve mendohet qe trashesia e ujit te ket qene rreth disa centimetra gje qe lejon kalimin e drites plus kesaj dhe te shperndarjes te crregullt dhe shtimit te thithjes se energjise diellore per shkak te ritjes te sipervaqes se kontaktit me energjine duke krijuar efektin e njohur sere. Pokeshtu ky uje mund te qendroj aq lirshem ne hapsire per shkak te forcave centrifugale aq lehte sa qendrojne dhe satelitet tane artificial te telokomunikacionit

    Me pak fjale shume profeci Biblike po vertetohen nga vet shkenca pasi Bibla eshte mese e qarte ne shpjegimet e saj dhe i qendron besnike asaj qe thote eshte shkenca e sotme qe spo i qartesohen idete dhe gradualisht po arin ne po te njejtat konkluzione. Mendo pak para 200 vjeteve shkenca thoshte qe toka qe e sheshte dhe dielli rretullohet rreth tokes ndersa bibla thote te kunderten dhe eshte prap po kjo shkence qe po ndreq gabimet dhe po na shpjegon shume dukuri nga me te pabesueshmet.

    Persa i perket u krijua dielli i pari apo toka realisht menyra shkencore eshte ende e pavendosur dhe mos i besoni shume se c'shkruan libri i astronomise i shkolles se mesme. Ja nje shembull i thjeshte: Eshte vertetuar se Hena sateliti yne natyror eshte me i vjeter se vet Toka gjate analizave qe ju bene gureve te mara prej saj pokeshtu del se vet Hena eshte krijuar me pare se sistemi yne diellor dhe kjo bie ne kundershtim me teorine shkencore te krijimit te sistemit diellor pasi sipas saj u krijua me pare Dielli Toka e pastaj Hena ndersa realisht shkenca nxjer ne fillim Hena Dielli pastaj Toka e pabesueshme apo jo dhe per thjeshtesi po kete informacion mund ta gjeni dhe ketu tek forumi shqiptar te nenforumi shkencor ose Paranormal.

    Me pak fjale cuna para se te hedhim poshte nje teori duhet te njohim me pare ate qe parashtrojme ne vete, dhe shkenca nuk eshte sic e kemi mesuar ne si e pagabueshme dhe shume e sakte pasi ajo vet po zhvillohet dhe po ndryshon shume teori poashtu po fsheh dhe shume teori te tjera sic mund ta keni mare vesh qe ne Mars jo vetem eshte gjetur Uje por edhe jete gje qe bie ne kundershtim me ato qe kane thene para disa vjeteve qe nuk ka mundesi qe jeta te zhvillohet ne kushte ekstreme si te Marsit dhe kete informacion perpiqen ta fshehin me te tera menyrat. Dhe per kuriozitet Bibla mbron dhe teorine qe jete nuk ka vetem ne toke sepse vet zoti ka krijuar qenie te tjera ne bote te tjera dhe kjo i bashkangjitet dhe teorise se egzistences se civilizimeve aliene.

    Cdo gje eshte e pabesueshme apo jo dhe informacionin e teksteve antike nuk mund ta hedhim poshte kaq shpejt pa e mare parasysh. pastaj cuna ketu kemi te bejme me krijim dhe jo me nje rrjedhoje te thjeshte te llogjikes ndaj i ndani keto dy koncepte, Zoti krijon dhe nuk thote qe si rrjedhoje e ketij reaksioni ndodhi ky fenomen. Ju keshilloj te lexoni forumin shkencor ka me te vertete shume gjera interesante lidhur si me tekstet antike dhe teorive te reja shkencore, cdo puetje mund ta gjeni aty plus dhe informacione nga site te tjera shkencore.

  10. #30
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga Spy Agent Lexo Postimin
    Lexova dhe studjova pak rreth kesaj teme poashtu shpalosa dhe nje sasi te konsiderueshme informacioni si ne Internet dhe ne libra fetar e shkencor.

    Ju beni nje pyetje mese normale dhe te drejte se si mundet te krijohet drita nga eresira. Kjo eshte nje teme shume e zgjeruar gjithsesi une po e shpjegoj shkurtimisht sipas rruges shkencore. Eshte vertetuar shkencerisht se eresira ose si mund ta shpre zbrazetia ose hapsira bosh nese i ushtrohet nje force e caktuar ende e panjohur mund te ndahet hapsire pozitive dhe hapsire negative ose si mund ta shpreh ndryshe ne materie ose antimaterie nese e ke parasysh, dhe bashkeveprimi ne krahe te kundert cliron nje sasi gjigande energjie. Po arshtu shkenca e sotme po verteton se nuk egziston hapsira boshe dhe po arin te gjeje thermia me te vogla se atomi se neutroni se protoni etj etj dhe kete informacion e gjen dhe te Forumi shqiptar te seksioni shkencor. Dhe keto thermija shume shume te vogla nuk jane studjuar ende perfundimisht dhe duket se do tu japin nje pergjigjie thelbesore te krijimit te universit pasi sipas shkencetarve nderveprimi i ketyre thermijave midis tyre krijon materien ose antimaterien driten ose eresiren dhe anasielltas dhe energjia qe gjendet ne keto thermia eshte pothuajse e pashtershme dhe eshte vecse ceshtje kohe qe keto gjera te behen me te qarta.

    Pastaj vjen teoria e Ujit ne hapsire dhe gjeta qe sipas llogaritjeve mendohet qe trashesia e ujit te ket qene rreth disa centimetra gje qe lejon kalimin e drites plus kesaj dhe te shperndarjes te crregullt dhe shtimit te thithjes se energjise diellore per shkak te ritjes te sipervaqes se kontaktit me energjine duke krijuar efektin e njohur sere. Pokeshtu ky uje mund te qendroj aq lirshem ne hapsire per shkak te forcave centrifugale aq lehte sa qendrojne dhe satelitet tane artificial te telokomunikacionit

    Me pak fjale shume profeci Biblike po vertetohen nga vet shkenca pasi Bibla eshte mese e qarte ne shpjegimet e saj dhe i qendron besnike asaj qe thote eshte shkenca e sotme qe spo i qartesohen idete dhe gradualisht po arin ne po te njejtat konkluzione. Mendo pak para 200 vjeteve shkenca thoshte qe toka qe e sheshte dhe dielli rretullohet rreth tokes ndersa bibla thote te kunderten dhe eshte prap po kjo shkence qe po ndreq gabimet dhe po na shpjegon shume dukuri nga me te pabesueshmet.


    Persa i perket u krijua dielli i pari apo toka realisht menyra shkencore eshte ende e pavendosur dhe mos i besoni shume se c'shkruan libri i astronomise i shkolles se mesme. Ja nje shembull i thjeshte: Eshte vertetuar se Hena sateliti yne natyror eshte me i vjeter se vet Toka gjate analizave qe ju bene gureve te mara prej saj pokeshtu del se vet Hena eshte krijuar me pare se sistemi yne diellor dhe kjo bie ne kundershtim me teorine shkencore te krijimit te sistemit diellor pasi sipas saj u krijua me pare Dielli Toka e pastaj Hena ndersa realisht shkenca nxjer ne fillim Hena Dielli pastaj Toka e pabesueshme apo jo dhe per thjeshtesi po kete informacion mund ta gjeni dhe ketu tek forumi shqiptar te nenforumi shkencor ose Paranormal.

    Me pak fjale cuna para se te hedhim poshte nje teori duhet te njohim me pare ate qe parashtrojme ne vete, dhe shkenca nuk eshte sic e kemi mesuar ne si e pagabueshme dhe shume e sakte pasi ajo vet po zhvillohet dhe po ndryshon shume teori poashtu po fsheh dhe shume teori te tjera sic mund ta keni mare vesh qe ne Mars jo vetem eshte gjetur Uje por edhe jete gje qe bie ne kundershtim me ato qe kane thene para disa vjeteve qe nuk ka mundesi qe jeta te zhvillohet ne kushte ekstreme si te Marsit dhe kete informacion perpiqen ta fshehin me te tera menyrat. Dhe per kuriozitet Bibla mbron dhe teorine qe jete nuk ka vetem ne toke sepse vet zoti ka krijuar qenie te tjera ne bote te tjera dhe kjo i bashkangjitet dhe teorise se egzistences se civilizimeve aliene.

    Cdo gje eshte e pabesueshme apo jo dhe informacionin e teksteve antike nuk mund ta hedhim poshte kaq shpejt pa e mare parasysh. pastaj cuna ketu kemi te bejme me krijim dhe jo me nje rrjedhoje te thjeshte te llogjikes ndaj i ndani keto dy koncepte, Zoti krijon dhe nuk thote qe si rrjedhoje e ketij reaksioni ndodhi ky fenomen. Ju keshilloj te lexoni forumin shkencor ka me te vertete shume gjera interesante lidhur si me tekstet antike dhe teorive te reja shkencore, cdo puetje mund ta gjeni aty plus dhe informacione nga site te tjera shkencore.


    Pik se pari erresira dhe hapesira ose zbrazetira nuk kane asgje te perbashket!
    Erresira paraqet gjendjen kur mungon drita. Nuk kemi drite eshte erresire!
    Hapesira ose zbrazetira paraqet ambientin ku jane vendosur trupat qiellor, yjet, planetet, kometat, galaksionet , pra kjo eshte hapesira!
    Tani Bibla thot qe ndau driten nga erresira! Qe nen kuptojme qe drita edhe erresira kane qene te bashkuara!
    Urdheroni burra me krijoni drite nga erresira!!!
    Krejt njerezit ne bote, qe pak kane pasur vemendje tek profesori ne oren e Fizikes, kane kuptuar qe drita buron nga yjet, nga proceses subatomike qe ndodhin ne berthamen e yjeve! Ndersa sipas Bibles drita ekziston edhe pse akoma nuk ekziston Dielli! Sipas Bibles drita krijohet ne diten e pare ndersa Dielli ne diten e katert!
    Sa i perket hapesires qe permende, se nuk ekziston hapesire boshe, tani ka nje teori qe thekson se universi eshte i berbere 95% nga materia e zeze e cila akoma nuk eshte zbuluar por sipas te gjitha llogaritjeve fizike ekziston.

    Sa i perket "teorise se ujit" as kjo nuk qendron. Nuk ka lidhje qe a kane trashesia 1 cm , 1mm, 1m ose 10m ose 100m! Pak rendesi ka trashesia e ujit qe sipas Bibles ka formual kupen ujore ne qiell!
    Rendesi kane kushtet.
    Sipas Bibles, kjo kupe ujore ne qiell ka qene ne kontakt te drejt persedrejte me universin, pra nuk ka qene e mbeshtjellur me atomosfere ajrore.
    Ne kushte te tille , do te kishim te njejtin fenomen qe kemi ne hene, gjate dites temperaturat to te ishin shum te larta, me shum 150 grade celzius qe do te bente ai uje te vloj dhe te avullohet, dhe gjate nates temperaturat do te uleshin aq shum ( -200 grade celzius ) qe do te bente qe uji te ngri dhe te bie ne toke si cope akulli!
    Pra nuk ekziston llogjike ose ligj fizik qe mund te perkrahi teorin Biblike sa i perket ujit ne qiell qe sipas Bibles ka qendruar atje me mijera vite!


    Sa i perket profecive Biblike, edhe mund te kete, por ato profeci nuk kan lidhje me shkencen, nqs bazohei tek profecite qe kane te bejne me shkencen lirisht mund te themi qe Bibla ka deshtuar ne te gjitha profecit e tilla!

    Sa i perket formes se shshte te Tokes, se gabim zoteri i nderuar kur thua qe para 200 viteve shkencetaret mendonin qe Toka ishte e sheshte dhe se Dielli eshte rrotulluar rreth Tokes, ndersa Bibla paska thene te kunderten!
    Je shum gabim ngase nuk ishin shkencetaret ata qe dogjen Xhordano Brunon, pasi pohonte se Toka eshte e rrumbullaket dhe se rrotullohet rreth Diellit.
    E dogjen ata qe beson ne Bibel, sepse sias tyre e jo sipas shkencetareve, Toka ishte e sheshte qe qendra e universit ne te cilen cdo trup qiellor rotullohej rreth Tokes.

    Me Respekt GV_USA
    P.S. " Me fal qe te pergjigjem me kaq shm vonese"
    WE WILL NOT GO DOWN!

Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykimi i dhunes sipas Bibles dhe Islamit
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 11:21
  2. Ēlirimi i Frymės
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  3. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  4. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •