Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Alarm fals për tërmet në Tiranë

    Data e Publikimit: 16/04/2007

    Autori i Lajmit:
    L.K
    Instituti Sizmiologjik hedh poshte zerat e perhapura ne kryeqytet per nje termet te dyte. Drejtori i ketij instituti Shyqyri Aliaj shprehet se alarmi i dhene eshte fals. Sipas tij Sizmiologjiku nuk ka dhene asnje alarm per termet dhe nuk ka njoftuar as institucionet shteterore per mundesine e serishme te lekundjeve te tokes. Nderkaq mbetet mister burimi i perhapjes se alarmit i cili ka vene ne panik kryeqytetasit. “Tërmeti që preku sot në mëngjes veri-lindjen e rrethit të Elbasanit me magnitudë 4.0 shkalla Rihter, me intensitet 5-6 ballë, është një aktivitet i zakonshëm sizmik, i pasuar nga disa pasgoditje të lehta. Deri më tani as shtetet më të fuqishme në botë nuk kanë arritur të parashikojnë tërmetet”.
    Lekundje te forta termeti, te cilat kane zgjatur per disa sekonda jane ndier rreth ores 9:35 te mengjesit e sotem ne kryeqytet. Sipas Institutit Sizmiologjik epiqendra e ketij termeti ka qene ne fshatin Ban te Librazhdit, 17 kilometra ne verilindje te Elbasanit. Termeti, I cili ka qene 6 balle me epiqender, eshte pasuar edhe nga 5 lekundje te tjera toke. Ai eshte ndier edhe ne qytete te tjera si ne Elbasan, Vlore, Korce, Gramsh e Fushe- Kruje. Sipas Institutit Sizmiologjik forca e termetit ka qene 4-5 balle ne Tirane, 5 balle ne Elbasan e Librazhd dhe 4 balle ne Korce. Nderkaq nuk ka ende informacione per deme te shkaktuara prej tij.
    #VamosArgentina

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Termeti i Elbasanit, Poni inspekton fshatrat e goditur

    ELBASAN- Pas termetit afro pese ballesh te tre diteve me pare, zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni inspektoi dje nga afer disa nga zonat e qarkut te Elbasanit. Te shoqeruar edhe nga perfaqesuesit e pushtetit vendor, Poni dhe drejtues te tjere te Ministrise se Brendshme u njohen me situaten ne fshatin Bene, aty ku ishte edhe epiqendra e termetit, duke bere dhe vleresimet per demet e shkaktuara, kryesisht ne shtepite e banimit. Sipas verifikimeve ne terren te eksperteve rezultoi se termeti shkaktoi panik tek banoret dhe disa deme materiale ne shtepite e banimit, te cilat nuk u vleresuan te rrezikshme per jeten. Zevendesministri Poni siguroi banoret e zones se "qeveria eshte dhe do te jete prane tyre gjithmone dhe jo vetem ne rast nevoje". Mengjesin e dates 16 prill u regjistrua nje termet me epiqender ne fshatin Bene, te komunes Labinot Mal te Elbasanit. Sipas te dhenave te Institutit te Sizmologjise termeti ishte me magnitude ML 4, te shkalles Rihter dhe intensitet 3-6 balle. Termeti u ndje 4-5 balle ne qytetin e Elbasanit, Tiranes dhe Librazhdit dhe 3-4 balle ne qytetin e Korces. Po keshtu ka pasur dhe disa pasgoditje, te cilat kane qene me te dobeta se e para.
    #VamosArgentina

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Lezhe,alarm per “tsunami”
    Lezhe-frika e termetit ka nxjerre ne rruge banoret e lezhes.Alarmi i rreme qe qarkulloi te henen paradite shkaktoipanik,jo vetem ne shkolla,por edhe ne neper instucione.I gjithe qyteti ka qene nen terror,nderkohe qe rruget jane mbushur me njerez.policia este anagzuar per monitorimin e shkollave per te qetesuar nxenes e mesues.Duke i garantuar keta se ishin lidhur me Institutin Sizmiologjik dhe prej tij kishin marre vesh se nuk ka asnje problem.Pas kesaj,mesdite nje tjeter lajm i rreme qarkulloi ne Lezhe .Sipas te cilit ne oren 14.00.Lezha do te jete epiqendra e nje termeti te fuqishem.Banoret kane lene shtepite ne pritje te katastrofes.Policia edhe njehere doli me te njejtin njoftim,madje duke vendosur pankarta se nuk ka asnje te dhene per nje tjeter termet.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Elbasan, rreth ores, 9 : 30 ,te mengjezit kur dola nga shtepia dhe po ecja afer ca dyqaneve , vec kur pa pritur te gjith dolen nga lokalet me vrap, {ja bana me vete po kto car paten na tremen ngaqe isha duke hecur dhe nuk ndjeva gja termetin kur ra}

    ps: por aq seconda sa ra termeti e shkundi shum saqe per ca or njerezit kishin frik me u fut naper shpia, sikur te kishte ren dhe per pak çaste ai Termet i fuqishem do te,kishte krijuar nje Katastrrof te math ne Qytetin e Elbasanit.

    {mir qe sndodhi }

    Respekt BaB-ELBaSaNi
    Ndryshuar për herë të fundit nga BaBa : 20-04-2007 më 08:34

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •