Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Tė shuguruarit nga Patrikana serbe

    Tė shuguruarit nga Patrikana serbe, si mbrojtės tė katolikėve dhe myslimanėve shqiptarė

    Pashiqi - nga mbrojtja e myslimanėve tė Esatit prej Italisė, nė mbrojtjen e katolikėve tė Mirditės e Shalės prej “qeverisė xhonturke” tė Tiranės


    “Regjimi special i Autonomisė”

    Nė Konferencėn e Paqes sė Versajės, Jugosllavia propagandoi me forcė se prania e Italisė nė Shqipėri dhe sidomos mandatimi i saj me tė drejtėn e protektorit dhe tutorit mbi shtetin e brishtė shqiptar, pėrfaqėsonte njė rrezik madhor pėr Mbretėrinė SKS, se, nė tė njėjtėn kohė, pėrfaqėsonte njė “rrezik madhor edhe pėr paqen nė vazhdimėsi nė Ballkan”, dhe se “njė mandat i tillė dhuruar nė favor tė Italisė, ishte shumė mė i pamoralshėm sesa mandati i Austro-Hungarisė nė Bosnje…”.

    Pikėrisht pėr kėtė arsye, delegacioni jugosllav u detyrua tė shpallte e tė kėrkonte miratimin nga Konferenca e Paqes, tė qendrimit publik tė tij pėr “njė Shqipėri pa kurrfarė mandati”, si dhe “korrektimin dhe, mė pas, ratifikimin e kufijve strategjikė me Shqipėrinė”, ēka do tė thoshte aneksim i “hapėsirės territoriale midis Drinit tė Zi dhe Drinit tė Sipėrm”.

    Nė kėtė mėnyrė, delegacioni jugosllav me nė krye Nikolla Pashiqin, me anė tė kėsaj politike kundrejt Shqipėrisė, skicoi hapur bazat themelore tė aksionit politiko-diplomatik antishqiptar.

    Duke u akuzuar pėr pėrdorim tė “politikės sė ultimatumit”, pala jugosllave u detyrua tė ndryshojė kėrkesėn pėr dhėnien, tė paktėn, nė favor tė Jugosllavisė, tė Luginės sė Drinit, ēka do t’i mundėsonte asaj daljen nė Detin Adriatik.

    Pėr “respektimin e interesave tė Shqipėrisė”, delegacioni jugosllav propozoi qė, pas pėrcaktimit tė kufijve strategjikė jugosllavo-shqiptarė sipas kėrkesave tė mėsipėrme, Mbretėria SKS dhe Fuqitė e Mėdha, bashkėrisht, tė garantonin njė “regjim special autonomije, tė pavarur nga Italia, pėr Shkodrėn dhe rrethinat e saj”. Me kėtė propozim, delegacioni jugosllav ishte gati tė hiqte dorė edhe nga varianti i “Njė Shqipėrie neutrale dhe tė pavarur”.



    Shkodra – “corpus separatum”

    Ndėr tė tjera, kjo nėnkuptonte edhe rekrutimin e kontigjenteve njerėzore qė do tė inicionin dhe mė pas do tė shpallnin publikisht njė “solidaritet mbarėshqiptar pėr mbrojtjen e Ballkanit nga mbeturinat e turqve dhe turkoshakėve myslimanė”.

    Pėr prezantimin e kėsaj ekspozeje gjatė punimeve tė Konferencės, pala jugosllave paraqiti argumenta politikė, strategjikė, ekonomikė, historikė dhe gjeografikė, sipas tė cilave Shkodra dhe Buna duhej doemos tė pėrfshiheshin brenda kufijve shtetėrorė tė Mbretėrisė SKS. Shkodra u shpall “pika kruciale e interesave dhe e tė drejtave kombėtare e historike tė shenjta tė popujve sllavė, e qė “padrejtėsisht” kishte mbetur brenda kufijve shqiptarė.

    Pėrcaktimi i saj si “corpus separatum” – (trup i ndarė–shėnim i pėrkthyesit A.K), i rrethuar nga “fise tė fuqishme shqiptare”, u konsiderua nga Fuqitė e Mėdha si i pamundur, si “argument i papjekur, jashtė realitetit dhe naiv”.



    “Shqipėria e Veriut – rrezik pėr paqen”

    Megjithatė, delegacioni jugosllav kėmbėnguli se Shqipėria e Veriut gjithmonė ishte shfaqur si burim i pasigurisė dhe i rrėmujės e konflikteve tė padėshiruara nė Europė, ndaj edhe indirekt u aludua se Italia, duke e njohur kėtė realitet, nėpėrmjet pranisė sė saj nė Shqipėri, sidomos me synimet pėr t’iu afruar kufijve veriorė tė saj, do ta shfrytėzonte kėtė faktor “bombė”, duke pėrdorur edhe ndikimin e Vatikanit, pra edhe tė Italisė, tek malėsorėt shqiptarė tė Veriut me besim katolik, nė ēdo moment qė ajo do tė dėshironte tė ndizte e shpėrthente luftėra e konflikte.

    Pėrveē “arsyeve ekonomike dhe ushtarake”, Trumbiē pėrdori edhe argumentet “religjiozė”, sipas tė cilėve mandati italian mbi Shqipėrinė, si instrument politik i njė vendi katolik, ngjall dyshimet pėr praninė dhe pėrdorimin e presionit ndaj popullsisė ortodokse dhe myslimane pėr konvertimin e tyre tė planifikuar.

    Mė pas Pashiqit nuk i mbeti gjė tjetėr veēse tė pėrcaktonte si prioritet tė veprimit nė ditėt nė vijim, pretendimin sipas sė cilit “Pika mė e nxehtė e problemit shqiptar, e qė do tė sjellė rreziqe dhe prishjen e paqes sė pėrgjithshme, do tė ishte dhėnia e mandatit tė Italisė mbi Shqipėrinė dhe e lejes qė trupat e saj t’i afrohen kufijve veriorė shqiptaro-jugosllavė”.

    Italia si “mandatore…”

    Nė zbatim tė Memorandumit tė 9 Dhjetorit 1919, Konferenca i njohu Italisė tė drejtėn…, e kontrollit tė plotė mbi Vlorėn dhe rrethinat (Vlora bashkė me hinterlandin “avec un hinterland”) dhe pėrfundimisht edhe mandatin mbi pothuajse tė gjithė Shqipėrinė, pėrjashtuar kėtu skajet e saj jugorė. Njė zgjidhje e tillė u vlerėsua me termin “e kobshme” nė Beograd; si vendim qė krijonte “kufijtė ofensivė kundėr Jugosllavisė” dhe qė mundėsonte “realizimin e nėnshtrimit strategjik”, ēka, “nė thelb, minonte pėrfundimisht pėrpjekjet pėr vendosjen e paqes nė rajon dhe mė gjerė”.

    Kėto vendime prodhuan frikėn e Jugosllavisė pėr njė supremaci tė Italisė dhe hodhėn “bazat strategjike pėr njė politikė ofensive nė Ballkan, si dhe mundėsimin e njė ndihme ofensive ndaj tė gjithė armiqve tė Mbretėrisė SKS..., pėr destabilizimin e brendshėm tė saj, sidomos pėr shkak tė veprimtarisė sė irredentistėve shqiptarė, brenda dhe nė kufijtė e shtetit”.

    Kėto zgjidhje, delegacioni jugosllav i konsideroi tė papranueshme dhe vetėm nė kėmbim tė korrektimit tė kufijve me Shqipėrinė…

    Pashiqi: Shkodra e pavarur

    Pas kryerjes sė kėtyre korrektimeve, qė i konsideronte tė domosdoshme, delegacioni jugosllav propozoi dhe kėmbėnguli pėr gjetjen e njė zgjidhjeje pėrfundimtare tė “... problemit shqiptar..., drejt njė Shqipėrie tė pavarur (pra edhe nga Italia – shėnim i A.K) dhe me njė autonomi administrative”. Dhe “nė rast se Italia dhe Greqia pėrfitonin territore nė Jug tė Shqipėrisė, atėherė, pėr arsye tė shumta strategjike, ekonomike, politike, historike, gjeografike dhe komunikative, Jugosllavia do tė kėmbėngulė pėr shtyrjen e kufijve poshtė shtrirjes veriore tė lumit Drin”.

    Nė vazhdėn e kėsaj zgjidhjeje, Pashiqi kėrkoi qė “Shkodra tė fitojė Statusin e Autonomisė, tė njėjtė me atė qė parashikohej pėr Rijekėn”, si dhe “zgjerimin e hapėsirės jugosllave mbi Liqenin e Shkodrės”. Mė 8 Janar 1920, kėto kėrkesa iu dėrguan me shkrim kryetarit tė Konferencės sė Paqes-kryeministrit tė Francės Zhorzh Klemanso dhe kryeministrit italian Francesko Nitti.

    Trumbiēi: Tė vendosin shqiptarėt

    Nė lidhje me mandatin italian mbi Shqipėrinė, parashikuar nga artikulli 22 i Lidhjes sė Kombeve, Trumbiē kėrkoi qė asgjė tė mos vendosej “jashtė vullnetit tė popullit shqiptar”. Madje ai shtoi se “Nėqoftėse Italia kėmbėngul pėr mandatin mbi Shqipėrinė dhe nėse njė ditė marrėdhėniet e ngushta midis tyre mundėsojnė shpėrthimin eventual tė njė lufte, gjendja e Jugosllavisė jo vetėm qė do tė rėndohet, por do tė vihet nė dyshim edhe ekzistenca e saj...”.

    Shqipėrinė nėn okupacionin italian Trumbiē e vizatoi si “taborr i koncentruar pėr operacione ofensive” kundėr Jugosllavisė.

    “Distriktet shqiptare nėn Jugosllavinė”

    Kėrkesat e Jugosllavisė u dėgjuan me vėmendje tė madhe nga Kėshilli i Lartė i Konferencės. Parashtrimi, komentet dhe interpretimi i Trumbiēit, i bėnė veēanėrisht “pėrshtypje tė mirė” Llojd Xhorxhit, i cili kėmbėnguli sidomos mbi domosdoshmėrinė e “korrektimeve” tė nevojshme tė pėrbėrjes sė stafit tė aleatėve vendim-marrės, natyrisht pėr tė mundėsuar marrjen e vendimeve sipas orekseve dhe interesave antishqiptare tė mėtonjėsve, pėr ēka Zhorzh Klemanso mė 13 janar 1920 e njoftoi Pashiqin dhe Trumbiēin. Ndryshimin e pėrbėrjes sė aleatėve nė Kėshillin e Lartė tė Konferencės, Klemanso e konsideroi “sukses tė madh” dhe se pas kėsaj, sipas tij, ekzistonte shpresa e marrjes dhe pranimit tė vendimeve tė rėndėsihme nga tė gjitha vendet e interesuara.

    Me anė tė notės sė 14 janarit 1920, Llojd Xhorxhi dhe Klemanso, nė lidhje me Ēėshtjen e Shqipėrisė propozuan: Italia tė mbajė Vlorėn dhe rrethinat si dhe tė marrė mandatin mbi Shqipėrinė; kufijtė veriorė tė Shqipėrisė tė korrigjohen nė favor dhe sipas kėrkesave tė Mbretėrisė SKS; “distriktet shqiptare” qė do tė vendosen nėn Mbretėrinė SKS tė marrin dhe gėzojnė njė regjim qeverisje si provinca autonome;


    Autonomia e Mirditės katolike

    Qė gjatė kohės sė sundimit turk, Mirdita dhe krahina tė tjera katolike e ortodokse, kanė patur njėfarė statusi tė veēantė autonomie religjioze, organizimi administrativ, vartėsie hierarkike, raporte tė privilegjuara pėrkundrejt sistemit fiskal tė pushtetit qendror, lidhje politike, kulturore e religjioze me qendrat dhe protektorėt ndėrkombėtarė, gjithmonė me pėlqimin e pushtetit qendror, si dhe raporte tė caktuara sasiore e cilėsore nė raport me organigramėn administrativo-qeverisėse tė pushtetit qendror dhe shtetit perandorak.

    Punktet dhe garantet e proteksionizmit tė kėtyre krahinave dhe “enklavave” religjioze, kanė qenė Vatikani, Athina, Vjena dhe Parisi.

    Mirdita prej shekujsh ka patur tė rekrutuar nė Portėn e Lartė mjaft administratorė lokalė e qendrorė si dhe pashallarė.


    Prengė Bibė Dodė Pasha

    Nė fundshekullin 19 dhe fillimshekullin 20, mė i shquari dhe njėkohėsisht kryebajraktari i 12 bajraqeve katolike tė Mirditės e mė gjerė, ka qenė atdhetari i shquar Prengė Bibė Dodė Pasha i derės sė Oroshit, atėkohė nėnkryetar i Qeverisė sė Durrėsit me kryeministėr Turhan Pashė Pėrmetin. Prengė Pasha, kundėrshtar i paepur i xhonturqve, grekėve, italianėve, austriakėve, serbėve, francezėve dhe besnik i pėrjetshėm i Shqipėrisė e shqiptarėve, u vra nė rrethana tejet tė dyshimta dhe pėr arsye banale nė mars 1919. Pėr vdekjen e tij ishin tė interesuar tė gjithė mėtonjėsit fqinjė, por kryesisht italianėt dhe serbėt. Madje kėta tė fundit u dekonspiruan pas zellit tė tepruar pėr tė zgjedhur pasardhėsin e Prengė Pashės si Kapidan-kryebajraktar, po nga dera e Gjonmarkajve tė Oroshit.

    Duke i kundruar zhvillimet politike nė Shqipėri dhe nė mbarė bajraqet qė ai drejtonte, si tė bashkėlidhura dhe me ndikim pėrcaktues pėr tė ardhmen e shqiptarėve, pavarėsisht religjionit, Prengė Bibė Dodė Pasha pas shpalljes sė Pavarėsisė kish konkluduar se forma e vjetėr e organizimit tė bajraqeve tė klanit katolik prej tij si kryebajraktar i Oroshit, jo vetėm nuk ishte efektive, por shėrbente thjesht por coptimin e unitetit politik dhe administrative tė shtetit tė ri shqiptar, pėr konsolidimin e tė cilit ai si atdhetar i vjetėr dhe i sprovuar kishte kontribuar aq shumė. Dhe ishte pikėrisht kjo mendėsi, arsyeja e tėrheqjes sė Prengė Pashės nga kontaktet intensive dhe praktikat arkaike tė drejtimit tė komunitetit katolik tė 12 bajraqeve, ndaj tė cilave ai kish reaguar duke manifestuar indiferencė nė drejtimin e klanit katolik sipas stilit dhe arketipit tė vjetėr.

    Prengė Pasha gradualisht ishte tėrhequr edhe nga pėrdorimi dhe administrimi i pasurive dhe sistemit fiskal tė Bajrakut tė Oroshit, tė cilat nuk kish pranuar t’i linte totalisht nė dorė tė kushėririt tė tij tė parė, Gjon Markagjonit, ndaj tė cilit ushqente antipati, ndėrkohė qė duke mos patur trashėgimtar dhe pėr ta ruajtur klanin tė bashkuar, deri edhe pasurinė e tij vetiake ia kish lėnė nė administrim dhe trashėgim bajraktarėve qė i kish miq dhe kushėrinjve mė tė afėrm.



    Serbėt pėrzgjodhėn Kapidanin

    Pas vdekjes sė Prengė Pashės, pretendenti kryesor pėr postin e Kapidanit-kryebajraktar ishte Gjon Markagjoni, i cili gėzonte simpatinė hapur tė serbėve dhe francezėve. Ndėrkohė rivaliteti nė pėrzgjedhjen e pasuesit tė Prengė Pashės ishte tejet i ashpėr dhe zgjati plot 9 muaj. Pikėrisht nė kėtė moment, Beogradi, si mė i interesuari, luajti rolin vendimtar nė “zgjedhjen” e Gjon Markagjonit si Kapidan trashėgimtar i 12 bajraqeve.

    Nė raportin e tij “Tepėr sekret, Nr. 1887” tė 19 janarit 1920, drejtuar Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Jugosllavisė, emisari sekret i Beogradit qė vepronte nė Shqipėrinė e Mesme e tė Veriut, Dr. Millojeviē, ndėr tė tjera thekson: “… Me gjeneralin francez Bardi De Fortu, u takova pėr tė biseduar dhe pėr ta bindur tė ndėrhyjė edhe ai me autoritetin e tij pėr tė qetėsuar konfliktin midis Shtėpisė sė Marka Gjonit dhe bajraqeve, lidhur me trashėgiminė e testamentit tė lėnė pas vdekjes sė Prenk Bibė Dodė Pashės, pėr ēka fiset janė nė rivalitet tė ashpėr. Gjenerali De Fortu e pranoi propozimin tim pėr tė ndėrmjetėsuar midis bajraktarėve lidhur me trashėgiminė e kryebajraktarit tė Mirditės..., dhe ne vepruam me sukses…”.

    (AJ, 336-28-IV-VII/12-5371).



    Konflikti i Kapidanit me Tiranėn

    Situata ushtarake tejet e turbullt nė Shkodėr, luftimet dhe incidentet nė tė gjithė sektorin lindor tė “Vijės sė Demarkacionit”-Franshe d’Eperri, i kishin bėrė pothuajse tė pamundura shkėmbimet tregtare tė mirditorėve tė izoluar me tregjet e Shkodrės dhe Dibrės sė Madhe, ndaj i vetmi korridor kish mbetur ai verior, drejt Prizrenit, tė cilin serbėt qėllimisht e kishin lėnė tė hapur pėr mirditorėt. Pikėrisht nė kėtė kohė dimri tė ashpėr, ekzigjenca e tepruar e zv/ministrit tė Brendshėm Mehdi Frashėri pėr sigurimin dhe bllokimin e kufijve pas tė cilit vigjėlonin jugosllavėt qė krijonin incidente tė panumėrta, si dhe njėfarė disponimi negativ i tij pėr komunitetin katolik, qė u manifestua sidomos para zgjedhjeve parlamentare, kur Mehdiu kėrkoi hapur pėrjashtimin nga kandidimi tė Fishtės dhe Gurakuqit si tejet tė implikuar me qendrime proitaliane dhe pikėpamje proteksioniste gjatė kohės sė qeverisė sė Durrėsit dhe pėrfaqėsimit tė Shqipėrisė nė Versajė – u shfrytėzuan nga Kapidani pėr tė propaganduar kundėr qeverisė “xhonturke” tė Tiranės. Shfrytėzimi i padijes dhe autoritetit mbi besimtarėt, neglizhimi i Mirditės sė varfėr nga qeveria qėndrore me buxhet qesharak dhe halle tė mėdha, si dhe izolimi i sforcuar i mirditorėve nė mes tė dimrit, ndezėn flakėt e pakėnaqėsisė dhe i dhanė kazusin Bajraktarit pėr t’u rebeluar ndaj Tiranės zyrtare!

    Duke parandjerė rrezikun separatist tė aksionit politik tė Gjon Markagjonit, qeveria, pėr ta marė me tė mirė, i propozoi atij njė post tė lartė nė ministrinė e Brendshme, post tė cilin kryebajraktari e refuzoi prerazi, pėr shkak tė sebepit, pakėnaqėsive tė akumuluara dhe ngaqė sipas formimit tė tij katolik ai nuk mund t’i besonte asgjėje qė nuk kishte lidhje me “besimin” dhe filozofinė e tij “kristiane”.

    Mė 28 prill 1921, i shoqėruar nga afro 60 ithtarė tė flaktė, ndėr tė cilėt edhe priftėrinjtė katolikė Dom Ndoc Nikaj dhe Patėr Anton Ashiku, nga disa krerė tė bajraqeve tė Mirditės dhe malėsorė tė thjeshtė, Gjon Markagjoni kaloi kufirin ushtarak shqiptaro-jugosllav dhe shkoi nė Prizren.

    Beogradi refuzon Tiranėn

    Duke parandjerė pėrdorimin e Gjon Markut nga jugosllavėt pėr tė shkaktuar trazira nė Mirditė dhe ne Veri tė vendit, qeveria shqiptare mė 11 maj 1921 dėrgoi nė Beograd gjeneralin Ali Riza Pashė Kolonja, me njė notė zyrtare e cila pėrmbante propozime dashmirėse e tė sinqerta, me ē’rast i ofronte Mbretėrisė SKS predispozicionin pėr tė realizuar marrėdhėnie reciproke tė mirėbesimit dhe mirėkuptimit si dhe avantazhet qė buronin nga fryma e marrėdhėnieve paqėsore midis dy vendeve, konform akteve dhe zgjidhjeve dypalėshe e atyre ndėrkombėtare.

    Por thelbi i notės sė Tiranės zyrtare ishte propozimi qė Jugosllavia tė njihte pavarėsinė e shtetit shqiptar si dhe kufijtė e tij respektivė (pra edhe ato me Jugosllavinė), pėrcaktuar dhe ratifikuar konform vendimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve tė Londrės mė 1913, dhe, pėr pasojė edhe tėrheqjen e trupave jugosllave nga territoret e okupuarar me pretekst Vijėn e Demarkacionit.

    Nė notėn e saj, qeveria shqiptare propozonte si kontribut paqėsor mbajtjen e premtimeve pėr neutralitet nė rastet e veprimeve luftarake ofensive e difensive tė Jugoslavisė nė konfliktet me shtete tė tjera, si Brenda, ashtu edhe jashtė territorit tė saj, duke e garantuar Beogradin se kurrrė Shqipėria nuk do tė shfrytėzonte rastin pėr tė bėrė kauzė tė pėrbashkėt me shtetet armiq tė Jugosllavisė pėr rregullimin e problemeve territoriale dypalėshe. Tirana gjithashtu shprehte gatishmėrinė pėr tė nėnshkruar, sipas nevojės, edhe marrėveshje apo traktate dypalėshe nė pėrmbushje tė kėtij disponimi qė buronte nga politika e jashtme e fqinjėsisė sė mirė dhe gatishmėria e shqiptarėve pėr ruajtjen e paqes dhe mirėkuptimit nė rajon.

    Beogradi e hodhi poshtė notėn e Tiranės zyrtare dhe misioni i Ali Rizait dėshtoi plotėsisht.



    Inkursioni i parė i Kapidanit

    Nė qershor 1921, Kapidani u kthye nė Mirditė i financuar me njė sasi shumė tė madhe ari, tė cilėn filloi ta shpėrndajė me bujari pėr tė rekrutuar sa mė shumė pasues tė varfėr dhe pėr tė rritur reputacionin personal. Ndėrkohė, propaganda e tij politike bazohej kryesisht nė diskretitimin e qeverisė sė Tiranės, tė cilėn ai e etiketonte “thellėsisht myslimane, me prirje dhe frymėzime xhonturke, dhe qė synonte tė pengonte ushtrimin e besimit katolik nga mirditorėt dhe persekutimin e organizuar tė tyre”.

    Pikėrisht nė fund tė qershorit 1921, tamam nė kohėn qė qeveria shqiptare ishte pėrkushtuar totalisht pėr tė zgjidhur krizėn e kufinjve, Beogradi frymėzoi dhe stimuloi shpėrthimin e rebelimit.

    Duke parandjerė rrezikun kėrcėnues tė rebelimit pėr fatet e vendit, Arqipeshkvi i Shkodrės Imzot Jak Serreqi, famullitari i Rubikut Patėr Pal Doda, si dhe deputetėt katolikė tė Shkodrės Patėr Gjergj Fishta, Kolė Thaēi, Luigj Gurakuqi, Hilė Mosi, Pashuk Saraēi, Shuk Gurakuqi, etj., ndikuan fuqimisht nė sqarimin e tė vėrtetave dhe rreziqeve, nė qetėsimin e popullit tė Mirditės dhe pakėsimin e radhėve tė rebelimit nga kontigjentet e fshatarėve tė mashtruar, nė demaskimin e propagandės, frymės vėllavrasėse dhe shmangien e ndikimit serb.

    Mė 7 korrik Imzot Noli, nė emėr tė qeverisė shqiptare i kėrkoi Lidhjes sė Kombeve shpejtimin e procedurave pėr definimin e kufijve tė shtetit shqiptar si dhe denoncoi me tone tė ashpra pėrpjekjet e Jugosllavisė pėr tė shkaktuar trazira nė Mirditė dhe pėr ta thelluar krizėn ndėrshtetėrore tė zvarritjes sė mospėrcaktimit dhe mosrespektimit tė kufijve tė shtetit shqiptar konform vendimit tė Konferencės sė Ambasadorėve tė Londrės tė vitit 1913. Sipas Nolit “… kryengritja e Mirditės ishte organizuar enkas pėr tė krijuar pretekstin e ndėrhyrjes jugosllave pėr pushtimin e trojeve shqiptare…”.

    Pas fjalės sė Nolit, pėrfaqėsuesit jugosllav dhe grek, nė sintoni kėrkuan hedhjen poshtė tė kėrkesės pėr definimin e kufijve tė shtetit shqiptar, me pretekstin se vetėm Konferenca e Ambasadorėve, ose Kėshilli Suprem i Lidhjes, kishin kompetencė pėr caktimin pėrfundimtar tė kufinjve ndėrshtetėrorė tė Jugosllavisė dhe Greqisė me Shqipėrinė.

    Por ndėrkohė, tė trembur nga reagimet e delegatėve nė sallė dhe mediave pėr lajmin e bujshėm, jugosllavėt, tashmė tė dekonspiruar nė qėllimet e tyre, i kėrkuan Kapidanit tė kthehej menjėherė nė Prizren, me shpresėn e qetėsimit tė furisė sė zemėrimit tė opinionit publik ndėrkombėtar dhe kancelerive tė mėdha.

    Kastriot DERVISHI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-09-2007 mė 23:20

Tema tė Ngjashme

  1. Historia e lindjes se komuniteteve fetare kombėtare
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 18-01-2015, 12:32
  2. Historia e Kishės Orthodhokse Autoqefale Shqiptare
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 14-08-2014, 15:27
  3. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  4. Besimet fetare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 07:16
  5. Mbreti Zog dhe Feja
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •