Na ishte nje here nje punonjes bashkiak nga Moska qe quhej Ivan Lefimovic dhe diten qe u be 52 vjec, Ivan Lefimovici u cmend. Nuk kishin kaluar as pese minuta qe ishte kthyer ne shtepi nga Klubi i Shahut '64, nderkohe qe gruaja, Ana, po i shtronte dreken dhe nderkohe qe djali i tyre 17 vjecar, Maksim, po dilte nga dhoma e tij ku po luante ne kompiuter per te ngrene me te atin, kur Ivan Lefimovic vari pardesyne dhe doli lakuriq ne rruge. Maksim Lefimovicj e pa te atin me bisht te syrit te dilte nga dera lakuriq dhe thirri te emen qe ishte ne kuzhine duke nxjerre kaviarin, nje shishe te shtrenjte shampanje dhe gotat e kristalit nga frigoriferi per te festuar ditelindjen e te shoqit. Ata dolen tek dera dhe pane Ivanin duke vrapuar lakuriq neper rruge; ajo me nje ndjenje frike se mos shtylla e familjes papritur po i rrezohej; ai me nje ndjenje turpi dhe indinjate per lakuriqesine dhe cmendurine e papritur te babait.
Dhe sikur t'i kishte lajmeruar njeri, te gjithe fqinjet kishin dale tek dyert. Ja dhe Leon Marzcinsky, polaku cmirezi qe perplaste duart dhe qeshte me bori nen mustaqet e palara. Ja dhe Marina Kalvinova qe nderkohe qe pretendonte sikur nuk donte te shikonte kete paturpesi duke e zhytur fytyren ne supin e te shoqit, perpiqej te vidhte ndonje shikim te castit prej andej. Ja dhe adashi i tij, Ivan Fjodorovic, te cilit i vinte me te vertete keq dhe qe per nje moment e ndoqi me vrap per t'a kapur e per te ndalur kete cmenduri, por qe pa bere as dhjete hapa u mposht nga nje atak azme. Ja dhe Popinet, qe qekurse blene shtepi ne kete lagje iu dukej si nje lagje e cmendur, dhe qe fluturimin lakuriq te Ivan Lefimovicit e shihnin me indiferentizmin e fituar nga vertetimi i dyshimeve.
Dhe ne mendjet e ne gojet e te shoqes dhe te birit, te fqinjeve dhe te nje kalimtari qe po shetiste qenin e eksituar tashme nga pamja, ishte vetem bindja se Ivan Lefimovici ishte cmendur. E nderkohe qe ai shikonte mbi te gjitha dhe te gjithe me nje vetedije te lartesuar, si nga helikopteri I bashkise; shikonte shtepite dhe pemet e renditura anesh rruges te kalonin me shpejtesi; ndjente eren ti perplasej mbi pjeset e lakuriqta te trupit; ndjente nje clirim te pafjale dhe kotesine e gjithckaje, edhe ne mendjen e tij, fara e dyshimit se mos ishte cmendur po mbinte ne formen e bindjes.
Ivan Lefimovici vrapoi gjate. Rruget filluan te ndrronin trajta. Kembet e pamesuara te zbathura filluan te ndjenin dhimbjen e trotuareve te ndryshem. Njerezit filluan te ndrronin fytyra, e njekohesisht te kishin te njejtat fytyra te habitura, te frikesuara, te lemerisura, kurioze, te englendisura, te kenaqura, dhe here pas here, ndonje fytyre e indinjuar qe ndjente detyrimin qytetar per te thirrur policine, apo ambulancen ne celular. Ndersa Ivan Lefimovici vazhdonte te vraponte lakuriq neper rruget e Moskes.
Deri kur e ndaloi vrapin ne sheshin e kuq, ku per habine e tij pa se aty po e prisnin te gjithe miqte e tij te klubit te shahut, dhe se te gjithe ishin lakuriq. Dhe sic ndodh gjithmone, vendin e habise e zuri nje e qeshur masive histerike. Qeshen dhe qeshen. Qeshen dhe u ndjene te ngushelluar qe nuk ishin te cmendur dhe vetem, por te cmendur dhe me miqte me te ngushte. Qeshen se ishin qe te gjithe aty. Qeshen aq shume sa qeshen me lot. Qeshen aq shume sa e qeshura e tyre u degjua deri ne Kremlin dhe per nje cast punimet aty u nderprene. Aq shume qeshen sa e qeshura e tyre u degjua deri ne parajse madje, ku dy engjej naiv u rrezuan nga fronet te trembur dhe bene dhe Zotin te buzeqeshte. Qeshen me turistet kineze dhe japoneze te cilet filluan t'i merrnin ne fotografi. Qeshen me policine qe nuk dukej gjekundi, me doktoret qe nuk dukeshin gjekundi. Qeshen me nje cift anglez qe i pergezoi dhe qe dy vjet me vone zhvilluan marshin e pare te natyralisteve ne Londer. Qeshen me idene se ky ishte revolucioni i mesoburrave lakuriq te klubit te shahut. Qeshen me madhesine dhe me mplakjen e njeri tjetrit. Dhe pasi qeshen aq shume, qeshen dhe pak dhe pushuan.
Pastaj Ivan Lefimovici dhe miqte e tij filluan te preknin njeri tjetrin per t'u bindur qe nuk ishin ne enderr dhe kur u binden qe nuk ishin ne enderr, e moren seriozisht idene se ky ishte revolucioni i mesoburrave lakuriq te Klubit te Shahut '64 dhe vendosen te shkruanin nje platforme, por me pare menduan te festonin duke shkuar bar me bar per te pire nga nje gote vodka per t'u ngrohur, se ne fund te fundit ishin lakuriq, dhe aty filluan te loznin shah pa fushe me njeri tjetrin, deri sa me ne fund, pasi kishin lemerisur gjithe qytetin me lakuriqesine e tyre, me gjuhen e tyre te cuditshme me figura luftarake, shkronja dhe numra, me etjen e tyre te pashtershme per vodka, diku ne barin e nente apo te dhjete, pa rene mire nata i arriti policia, i arrestoi te tridhjetedy per shfaqje te pahijshme ne publik dhe per trazim te paqes qytetare dhe i mbajti ne rajon deri kur nje nga nje familjaret erdhen t'i merrnin per ne shtepi te tere.
Rruges per ne shtepi ngiste Maksimi. Ana ishte ulur mbrapa bashke me te shoqin, te cilit I kishin sjelle kostumin me te mire qe kishte e qe nuk e kishte veshur asnjehere. I heshtur dhe i ngrire, veshur me kostumin akull te ri, Ivan Lefimovici dukej sikur ishte dhender.
Krijoni Kontakt