Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    HOMAZH dhe IMAZH...

    Mbrėmė e prita Tanėn tė mė vinte nė enderr dhe mėngjezi mė gjeti me kėto vargje pėrkushtimi qė as vetė nuk e di kush i shkroi unė dikush tjetėr jashtė reales pėr GJYSMEN TIME ME TE MIRE - bashkeshorten Tatiana Doēi....

    Balada e vetmisė

    zgjata duart drejt teje me shpresė se do tė vish
    por erdh e m’u pėrplas njė erė e ftohtė veriu
    vėrtetė si mund tė rrijė larg teje njeriu
    pa u krisur e thyer si qelqi mė dysh?

    zgjata duart nė hapėsirė me shpresė se je ti
    po ajo flakėrimė sysh bukuri perėndie
    por ishte njė mjegull qė kurrė s’u davarit
    nė zemėr m’u ndeh njė tis trishtėsie

    tash ē’po bėn si qesh po flokėt si i trazon?
    ndoshta emrin tim pėrmend si diēka tė largėt
    po vuajtjet e kėsaj zemre qė dot s’tė harron
    nuk kanė si t’i dinė as ti as vdekatarėt

    dhe unė drejt teje ēdo ditė duart zgjas
    me shpresėn se njė ēast ke pėr t’u kthyer
    S’i mundet njeriu prej teje t’rrijė larg
    mė dysh si qelqi pa u krisur e...thyer?

    eja sadopak, hyr nė endrrėn time
    Eja erėmira zgjomė pak nga gjumi
    Eja se po plas nė mijėra thėrrime
    Thomėni ku ėshtė?...thomėni ku humbi!?...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pritme dhe mua z.Agim, me vargjet e meposhtme. S'kam faj une qe po ju bezdis, por ju qe ma prishet orarin e gjumit, me fluturimet fantastike poetike...

    Perseri nje enderr

    Jam ulur ne ballkon
    Dhe kafen po e pi
    Vetmine ti ma zbon
    Dhe prane meje rri.

    Atehere zemra rreh
    Me force djalerie
    Oh c'puthje ti me jep
    Me ndjenje vajzerie!

    Dhe kur rri perballe
    Moj kacurelja ime
    C'magji po me ben valle
    Me syte tend jeshile?

    A mundet te duroj
    Pa puthur syte e tu?
    Ndaj buzet i afroj
    Por kafen kam ketu!

    C'po ndodh, ku vajte ti
    O enderra ime e bukur?
    Mos prish kete magji
    Qe po na ben te lumtur!
    * * *

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Bukur Agim ,shume bukur ..............

    Qelqin me kujtove therrime shperndare
    Vajza zemer thyera me lot pa thare...............

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Po une e deshta si askend tjeter
    me lot e kujtoj
    ja shfaqja dashurin per dite
    Per ty une rroj!!!!!!!

    Tani ajo nuk asht ma.....
    sa turp!.......
    Une jetoj.
    Absurd...
    s'e kuptoj

  5. #5
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    I Dashur AGim
    Zoti Te Dhen
    Zemre dhe Shpirtit
    te Tanes i dhent shpetim

    Ajo tashme nuk jeton me
    Zoti ta largoj dhimbjen
    ty Ta shtoj,

    Ne ender te Del
    Se te Donte shume
    Dhe ti gjithashtu
    Keshtu mendoj dhe une

    Me Erdhi keq Kur
    E morra vesh ate Dite
    Lot nga Syt
    Me Dolen Se se kisha Prit

    Zoti ty ta morri
    dhe ty ta Largoj
    Besoj me Ngushellimin
    Time
    Dhimjen Ta letesoj.

    E di qe Seshte e Lehte
    E di qe eshte E veshtir
    Se ke humbur Gruan
    Vajza QE te shtoj ty Lumturin

    Jeta eshte e gjat
    Ti duhet Te Jetosh
    Me Femijet e Tu
    Dhe Me ne
    Jeten Duhet TE kalosh


    Me Respekt Saimiri
    FieRaK

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Sa shumė mė ke dashur e kurr s'u lodhe
    duke mė ushqyer veē me dashuri...!
    Sa net pa gjumė zemėr, ti kalove
    Ti Mbreteresha pa mbreteri.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi
    Sa shumė mė ke dashur e kurr s'u lodhe
    duke mė ushqyer veē me dashuri...!
    Sa net pa gjumė zemėr, ti kalove
    Ti Mbreteresha pa mbreteri.
    Mbreteria e saj ish frymezimi yt!!!
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    keto vargje i kam shkruar kur e dashuroja Tanen nga Liqeni i Lurės rreth vitit 1968. Tana kishte shume admirues por une fitova kur i deklarova : Nuk te merr askush perveē meje!!!!!!!!!

    DUA TĖ BĖHEM ANKTHI I YT!!!!!!!!!

    Buzė njė liqeni me ujė tė embėl
    qė thonė legjendat: "ish akullnajė"
    Eci menduar dhe shpesh ndal kėmbėt
    se mė vjen pranė mirazh i saj!...

    Nėse legjendat diku mbėshteten
    dhe ka mundėsi tė jetė ashtu...
    Sot dua tė shkrij vetveten
    duke tė puthur dy sytė e tu...

    Dimri i shkuar ngriu gjithė botėn
    akujt zaptuan strehėt e shpirtit.
    Po dashuria ky rit i moēėm
    neve tė dyve na vuri gishtin!

    "Dilni nga rreshti! Mjaft tė penduar!"
    Ishte njė thirrje, qė s'di nga erdhi.
    Mbetėm papritmas krejt tė hutuar
    Rrezet e ngrohta ndjenja i derdhi.

    Kishim kaluar 5 kontinente
    Por ky i gjashti, ishte seē ishte!..
    mes akullnajash cikma na merrte
    Dhe na pėrplaste keq, xhelozishte...

    Sa ēohej njėri, tjetri rrėzohej
    Era e shpifjes bėnte hatanė.
    Bora e frikės mbi ne lėshohej
    dhe na mbulonte tej e matanė...

    Rrinim tė fjetur, rrinim tė strukur
    Bile as frymė nuk merrnim fare
    Valangė e njerzve na kishte futur
    shtat pash nėn dhé, varr pėr nėn varre...

    Por befas ngjau dhe mrekullia
    Nga njė ngulēimė qė s’di nga doli
    Dorėn fisnike dha dashuria
    Dhe nga nėnvarret nė drit na nxorri.

    Mos iu fshih dritės, mos i mbyll sytė!
    Sekretin tonė s’e di njeri!
    Nėse mes nesh do vij njė i dytė
    Ndoshta atėherė quhet tradhti!…

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 02-08-2011, 17:36
  2. Homazh pėr firmėtarėt e dokumentit tė Alfabetit
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 14:21
  3. Homazh pėr Baki Berberin
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 15:48
  4. Homazh i fundit per Rean!
    Nga Alize nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2002, 02:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •