Te lutem mos e identifko veten me nje taborr te caktuar.Postuar mė parė nga skeshqe
Babai im i ndjere ka rritur nje femje, (femija ishte Rom, maxhup) per 10 vite rresht, deri sa ky ka mbushur 22 apo 23 vjet. Mund te themi se kjo per shoqerine Kosovare te ngurte me botekuptime rigjide ka qene e papranueshme deri ne nje mase.
Une personalisht nuk kam bere asnje ndihme konkrete femijve jetime. Mbase, te papriturat e jetes mund te sjellin ne ate pozite te favorshme te iu lehtesoj barren e jetes.
Mirpo, une nuk shkoj verdalle te iu them shtatzeneve 'linde' se e rrit Zoti. Zoti nuk rrit askend. Lere femiun te uritur dhe ai do vdes. Une jam i vetedijshem se si rritet femiu, eshte nje proces i gjate dhe kerkon sakrifikim te hollave, mundit dhe kohes. Une them se nese nuk mundesh ta rritesh shendosh e mire, dhe nese ke guximin dhe nervat; aborto.
Nuk dua te gjykoj askend mirpo kur nje burre jep nje deklarate, "linde", patjejter, po te jete burre, duhet te qendroj prapa bindjeve te tija dhe ndihmoj sa here shfaqet nevoja. Nese nje komunitet angazhohet contra abortit, atehere, duhet te materializoj angazhimin e tij ne praktike. Morali nuk jane shkronja te vdekura ne leter, por, veprime konkrete ne jeten e perditshme.
Ju qe jeni contra abortit, kur t'a beni zyrtare abortin me ligj te ndalur, keni pergjegjsine te siguroni mireqenjen e femiut te padeshiruar dhe braktisur. Perndryshe; rrini anash dhe moralin mbani per vete.
Ka shume per te shkruar por ja qe nuk premton koha.
Krijoni Kontakt