Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Varri i stilit romak, ne rrugen Girokaster-Tepelene

    Nis "zhvarrimi" i varrit

    Bllokohet vendi ku u gjet njė varr romak, nė krah tė autostradės Gjirokastėr-Tepelenė. Urdhri ėshtė dhėnė nga drejtori i Trashėgimisė Kulturore nė Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, profesor doktor Vasil Tole dhe drejtori i Institutit Arkeologjik nė Tiranė, profesor doktor Muzafer Korkuti. Ata kanė rekomanduar ekspertėt e Muzeut Arkeologjik tė Butrintit, Drejtorisė Rajonale tė Monumenteve dhe Zyrės sė Administrimit dhe Koordinimit tė Parkut Arkeologjik tė Antigonesė pėr fillimin e punės mbi njė projekt studimi dhe kėrkimi mė tė plotė shkencor.

    Pas kėtij rekomandimi, ekspertėt sė bashku me njė grup studentėsh tė departamentit tė historisė tė Universitetit tė Gjirokastrės, kanė rrethuar territorin pėrreth varrit, zbuluar rastėsisht nga mjetet e firmės qė ndėrton autostradėn e jugut.


    Konstatimet e para tė arkeologėve


    Sipas tyre, gjatė vėzhgimit tė varrit dallohen qartė dy tjegulla romake tė tipit solen, tė vendosura nė formė ēatie dhe pjesė tė pakta eshtrash qė ndihmojnė pėr idenė e njė varri me orientim lindje-perėndim. Nė kontekst tė pikave dhe siteve tė tjera arkeologjike, ky objekt ndodhet rreth 100 metra nė perėndim tė shtratit tė lumit Drino, nė krahun e majtė tė rrjedhės sė kėtij lumi dhe rreth 3 km nė veri tė fortesės sė Paleokastrės. "Nga ky objekt i zbuluar rastėsisht ruhen kėto dy tjegullat solen me gjatėsi 0,52 metra dhe trashėsi 2,5 centimetra nė qendėr tė tyre dhe 4,5 centimetra te tė dyja buzėt e ngritura tė tjegullave. Tė dyja tjegullat ndodhen rreth 0,5 metra poshtė nga niveli aktual i relievit tė fushės", thekson eksperti. Pėr nga madhėsia tjegullat janė pėrafėrsisht tė njėjta, por pėr nga brumi i pėrpunimit tė tyre ato ndryshojnė. Nga vrojtimi i pjesėve tė thyera tė tjegullave arkeologėt vėrejtėn se njėra prej tjegullave ėshtė punuar me baltė tė pastėr, me ngjyrė okėr nė tė kuqėrremtė dhe tė pjekur fort. Ndėrsa tjegulla tjetėr, duket se ėshtė me brumė nė ngjyrė okėr, por me pėrzierje shamoti.

    Tė dyja tjegullat formojnė gjerėsinė e varrit, qė sipas matjeve nė terren rezulton 0,7 metra e gjerė, ndėrsa gjatėsia nuk mund tė kapet, pasi tjegullat janė ende tė zhytura nė brendėsi tė tokės dhe nuk mund tė verifikohen pa vazhduar gėrmimin arkeologjik. Tė dyja tjegullat e bashkuara nė njė kulm tė vetėm krijojnė lartėsinė e varrit, qė sipas matjeve shkon deri nė 0,4 metra.

    Gėrmimi qė ėshtė realizuar nė vazhdim nga punimet nė tė dy krahėt e autostradės, nuk jep shumė gjurmė dhe elementė tė tjerė arkeologjikė, duke krijuar idenė e njė varri tė vetmuar. Fillimisht arkeologu Vladimir Qirjaqi, qė shkoi mė parė nė vendndodhjen e varrit dhe mė pas arkeologu Dhimitėr Ēondi, qė bėri matje dhe njė vėzhgim mė tė plotė, kanė arritur nė pėrfundimin se bėhet fjalė pėr njė varr tė periudhės romake tė shekullit II-III pas Krishtit. "Duke mos realizuar gjetjen e ndonjė objekti tjetėr qė tė ndihmonte tė datimin e saktė tė kėtij varri, duke u nisur nga tipi i tjegullave tė pėrdorura tė ngjashme nė njė masė tė madhe me ato tė gjetura nė Nekropolin (varrezėn) e Shėn Mitrit pranė Butrintit, me inventar tė pasur ndėrmjet tyre edhe monedhash, ky varr vlerėsohet nga ana ime i njėkohshėm me nekropolin e lartpėrmendur dhe datohet nė shekullin II-III pas Krishtit", thekson Dhimitėr Ēondi.

    Pėr zbulimin e plotė tė kėtij objekti arkeologjik ėshtė i nevojshėm realizimi i punimeve dhe gėrmimeve tė mėtejshme arkeologjike me studentėt e degės sė historisė nė Universitetin e Gjirokastrės, qė do tė ndihmonte nė identifikimin e plotė tė kėtij objekti dhe si njė praktikė mėsimore pėr pėrgatitjen e arkeologėve tė ardhshėm.

    Vlera tė lashtėsisė nė luginėn e Drinos

    Zbulimi i kėtij varri, sipas arkeologėve vendas Qirjaqi dhe Ēondi, jep njė konceptim akoma mė tė gjerė pėr vlerat e lashtėsisė nė tėrė luginėn e lumit Drino, njė territor gjeografiko-historik, i cili konsiderohet nga mė tė pasurit nė Shqipėri pėr sa u pėrket qendrave dhe objekteve arkeologjike qė nisin nga periudha prehistorike dhe vijnė deri nė mesjetėn e vonė. "Gjetjet e mėparshme arkeologjike kanė evidentuar nė kėtė rajon disa tumba, si ajo e Ēepunės, qė i pėrket periudhės sė bronzit dhe qė ndodhet rreth 3 km larg varrit tė porsazbuluar nė autostradė, tumbė e pasur me mjaft objekte arkeologjike, tumbat e Kakavijės, Vodhinos dhe Bodrishtės, qė ndodhen nė pjesėn e sipėrme tė luginės", nėnvizon Ēondi. Elementė mjaft me vlerė pėr gjenezėn e kėsaj lugine konsiderohen edhe elementėt qė kanė dalė nga gėrmimet e mėparshme nė autostradėn Gjirokastėr-Kakavijė, ku u zbulua pothuajse nė tė njėjtėn mėnyrė rastėsore njė varr monumental qė i pėrket shekullit IV-III para Krishtit, qė ėshtė varri mė jugor nė Shqipėri dhe i ngjashėm me shumė varre tė tjera, sidomos me ato tė zbuluara nė Matohasanaj Tepelenė dhe varre tė tjera me orgjinė maqedonase, me njė shtrirje nė territoret tė gjera tė Ilirisė dhe Epirit, tė pėrdorur nga fisnikė dhe ushtarakė. Qendrat e tjera arkeologjike nga mė tė rėndėsishmet e periudhės antike pėr arkeologjinė shqiptare nė kėtė luginė janė qyteti i sfidave tė mėdha i Antigonesė, qė duke u shpallur park arkeologjik pritet tė kthehet sė shpejti nė njė qendėr tė rėndėsishme tė turizmit historik dhe mjedisor, ėshtė qyteti dhe kėshtjella antike e Melanit, teatri i Hadrianopolit nė Sofratikė, kalaja dhe kisha e Labovės sė kryqit, rrėnojat e qyteteve dhe kėshtjellave antike tė Selosė, Pepelit dhe Leklit, qė janė vendbanime tė konsiderueshme antike nė kėtė luginė qė pėrfshiheshin nė Koinonin e Foinikes sė Kaonisė.

    "Kryeqendra e kėsaj zone tė pasur arkeologjike ėshtė pa asnjė dyshim qyteti antik i Antigonesė, i pozicionuar nė njė vend strategjik paksa larg luginės dhe rrugėve pėr t‘iu shmangur sulmeve eventuale. Ky qytet, qė mundi tė jetojė rreth 150 vjet, ėshtė i ndėrtuar me njė sistem bashkėkohor pėr epokėn e lulėzimit tė tij, pasi ngjan dhe krahasohet me qytetet mė tė rėndėsishme tė botės antike pėr sistemin e tij urbanistik hipodomik", nėnvizon arkeologu. Ndėrsa nė periudhėn romake, kryeqendra zbriti nė fushė pranė fushės nė Adrianopol, njė qyteti tė rrallė me dy emra perandorėsh, Adrianit dhe Justinianit, vend ku kalonte rruga e vjetėr antike qė lidhte Ilirinė Jugore me Epirin dhe Greqinė. Nė periudhėn romake u rrit numri i banorėve nė luginė dhe u vu re njė zhvillim mė i madh i ekonomisė. Ky zhvillim solli krahas qytetit Adrianopol edhe ngritjen e disa vendbanimeve fshatare nė tė dy anėt e luginės dhe mė nė jug nė njė pikė strategjike. Nė pikėn ku takohen lumi Drino me Kardhiqin, ngrihet fortesa e Paleokastrės, njė vendqėndrim ushtarak i garnizoneve romake qė mbronin krejt luginėn. Njė sėrė ngjarjesh historike pėrmenden nga autorė antikė, sidomos disa konflikte dhe luftėra mes romakėve, maqedonasve dhe epirotėve.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga BARAT
    Nis "zhvarrimi" i varrit

    Bllokohet vendi ku u gjet njė varr romak, nė krah tė autostradės Gjirokastėr-Tepelenė. ekspertėt e Muzeut Arkeologjik tė Butrintit, Drejtorisė Rajonale tė Monumenteve dhe Zyrės sė Administrimit dhe Koordinimit tė Parkut Arkeologjik tė Antigonesė pėr fillimin e punės mbi njė projekt studimi dhe kėrkimi mė tė plotė shkencor.

    Pas kėtij rekomandimi, ekspertėt sė bashku me njė grup studentėsh tė departamentit tė historisė tė Universitetit tė Gjirokastrės, kanė rrethuar territorin pėrreth varrit, zbuluar rastėsisht nga mjetet e firmės qė ndėrton autostradėn e jugut.



    Gėrmimi qė ėshtė realizuar nė vazhdim nga punimet nė tė dy krahėt e autostradės, nuk jep shumė gjurmė dhe elementė tė tjerė arkeologjikė, duke krijuar idenė e njė varri tė vetmuar.

    Pėr zbulimin e plotė tė kėtij objekti arkeologjik ėshtė i nevojshėm realizimi i punimeve dhe gėrmimeve tė mėtejshme arkeologjike me studentėt e degės sė historisė nė Universitetin e Gjirokastrės, qė do tė ndihmonte nė identifikimin e plotė tė kėtij objekti dhe si njė praktikė mėsimore pėr pėrgatitjen e arkeologėve tė ardhshėm.



    Zbulimi i kėtij varri, sipas arkeologėve vendas Qirjaqi dhe Ēondi, jep njė konceptim akoma mė tė gjerė pėr vlerat e lashtėsisė nė tėrė luginėn e lumit Drino, njė territor gjeografiko-historik, i cili konsiderohet nga mė tė pasurit nė Shqipėri pėr sa u pėrket qendrave dhe objekteve arkeologjike qė nisin nga periudha prehistorike dhe vijnė deri nė mesjetėn e vonė. "Gjetjet e mėparshme arkeologjike kanė evidentuar nė kėtė rajon disa tumba, si ajo e Ēepunės, qė i pėrket periudhės sė bronzit dhe qė ndodhet rreth 3 km larg varrit tė porsazbuluar nė autostradė, tumbė e pasur me mjaft objekte arkeologjike, tumbat e Kakavijės, Vodhinos dhe Bodrishtės, qė ndodhen nė pjesėn e sipėrme tė luginės", nėnvizon Ēondi.

    Elementė mjaft me vlerė pėr gjenezėn e kėsaj lugine konsiderohen edhe elementėt qė kanė dalė nga gėrmimet e mėparshme nė autostradėn Gjirokastėr-Kakavijė, ku u zbulua pothuajse nė tė njėjtėn mėnyrė rastėsore njė varr monumental qė i pėrket shekullit IV-III para Krishtit, qė ėshtė varri mė jugor nė Shqipėri dhe i ngjashėm me shumė varre tė tjera, sidomos me ato tė zbuluara nė Matohasanaj Tepelenė dhe varre tė tjera me orgjinė maqedonase, me njė shtrirje nė territoret tė gjera tė Ilirisė dhe Epirit, tė pėrdorur nga fisnikė dhe ushtarakė.


    nė periudhėn romake, kryeqendra zbriti nė fushė pranė fushės nė Adrianopol, njė qyteti tė rrallė me dy emra perandorėsh, Adrianit dhe Justinianit, vend ku kalonte rruga e vjetėr antike qė lidhte Ilirinė Jugore me Epirin dhe Greqinė. Nė periudhėn romake u rrit numri i banorėve nė luginė dhe u vu re njė zhvillim mė i madh i ekonomisė. Ky zhvillim solli krahas qytetit Adrianopol edhe ngritjen e disa vendbanimeve fshatare nė tė dy anėt e luginės dhe mė nė jug nė njė pikė strategjike.
    Nė pikėn ku takohen lumi Drino me Kardhiqin, ngrihet fortesa e Paleokastrės, njė vendqėndrim ushtarak i garnizoneve romake qė mbronin krejt luginėn.

    Njė sėrė ngjarjesh historike pėrmenden nga autorė antikė, sidomos disa konflikte dhe luftėra mes romakėve, maqedonasve dhe epirotėve.
    ---------------------
    Si duket ende ka gjera per tu zbulu ne troje shqiptare ....paska puen per arkeollogji ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  2. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 11:25
  3. Libri rijadus salihin
    Nga useid nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 12:51
  4. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  5. FERRI - Shtepia e ardhshme pėr tė gjithė !
    Nga DeuS nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 08-09-2004, 19:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •