Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    13 viktima nga vetëvrasjet vetëm në 1 muaj në kryeqytet

    Autori i Lajmit:
    "Korresp"
    Statistikat rrënqethëse të dhënies fund me dëshirë të jetës nga ana e grave jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethet e tjera të vendit, flasin për një kurbë në rritje të rasteve të vetëvrasjeve, të cilat vetëm në javën e fundit numërohen në 4 të tilla, madje në kryeqytet 3 vetëvrasje kanë ndodhur vetëm në një hark 24-orësh të dy ditëve më parë

    Tiranë- Në harkun kohor të një muaji vetëm në territorin e kryeqytetit janë shënuar 13 viktima të shkaktuara me aktin e vetëvrasjes. Në të gjitha rastet viktimat kanë qenë femra, ndërsa pjesa më e madhe e tyre kanë ndodhur si pasojë e hedhjes nga ballkoni i viktimave. Statistikat rrënqethëse të dhënies fund me dëshirë të jetës nga ana e grave jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethet e tjera të vendit, flasin për një kurbë në rritje të rasteve të vetëvrasjeve, të cilat vetëm në javën e fundit numërohen në 4 të tilla, madje në kryeqytet 3 vetëvrasje kanë ndodhur vetëm në një hark 24-orësh të dy ditëve më parë. Arsyet të cilat i detyrojnë viktimat të kryejnë aktin final të vetëvrasjes, sipas policisë së Tiranës vijnë më së shumti për shkak të depresionit të thellë nervor në të cilin ndodhen gjatë periudhës së fundit përpara se ti japin fund jetës, por shkaqet e mëtejshme të cilat bëjnë që gratë e vetëvrara të dominohen nga ky depression, mbetën dytësore, madje thjesht statistikore për hetimet e mëtejshme të policisë kryeqytetase. Në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë në rastet e vetëvrasjeve parashikohet me ligj që të zhvillohen hetime për shkakun ose personin që ka shkaktuar ngjarjen. Kjo pasi Kodi i Procedurës Penale parashikon se cdo hetim nuk mund të vazhdojë nëse, personi, autor i ngjarjes, vdes. Mirëpo nga 13 vetëvrasjet e muajit të fundit, vetëm njëra prej tyre është ende nën hetim nga policia e Tiranës, për rastet e tjera procedurat janë mbyllur.

    Hedhja nga ballkoni,fatale per 2 viktimat e fundit

    Tiranë- Mënyra e hedhjes nga ballkoni për ti dhënë fund jetës, ka rezultuar fatale edhe për dy gra të tjera, njëra 41 vjec, ndërsa tjetra 54 vjec, në kryeqytet,ndërsa një e tretë në moshën 33-vjecare ka shpëtuar fatmirësisht me sukses pas tentativës për vetëvrasje. Të tri rastet e vetëvrasjeve( njëra e mbetur në tentativë), kanë ndodhur në një hark kohe prej më pak se 24 orësh, vetëm në qytetin e Tiranës, 2 ditë më parë, 2 prej të cilave u gjetën të vdekura në oborret e pallateve ku banonin. Elisabeta Tivari, 41 vjece, banuese në rrugën "Kongresi i Manastirit"në Tiranë, është vetëvrarë mbrëmjen e së enjtes duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë. Vetëm 2 orë pas mesnatës së të enjtes, është hedhur nga ballkoni një tjetër grua, 54 vjece, Beho Gaxhaj, banuese në rrugën "Hoxha Tahsim", duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Depresioni
    nervor çon në
    aktin final

    Tiranë- Gruaja 41-vjecare, e vetëvrarë rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes, e quajtur Elizabeta Tivari, sipas burimeve të policicë, është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin ndodhej apartamenti i saj, që ndodhet përballë spitalit të fëmijëve në Tiranë. Elizabeta prej më tepër se 3 muajve kishte shfaqur shenja depresioni dhe paqendrueshmërie,për shkak të një sëmundje të rëndë nga e cila vuante nëna e saj. Gjithashtu edhe viktima tjetër, 54- vjecarja Beho Gaxhaj, e cila është vetëvrarë duke u hedhur po nga kati i katërt i pallatit në të cilin jetonte, në rrugën "Hoxha Tahsim" të kryeqytetit,vetëm disa orë pas ngjarjes së parë, kishte shfaqur prej disa muajve probleme të thella depresioni mendor. Gaxhaj sapo ishte kthyer nga një vizitë mjekësore në spitalin civil të Tiranës, ka dalë në ballkonin e shtëpisë duke u hedhur poshtë pa asnjë mundësi shpëtimi, për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte marrë në trup, ndonëse të afërmit e kanë dërguar menjëherë pas aktit drejt spitalit "Nënë Tereza", ajo nuk ka mundur të jetojë.

    Viktima vuante per shkak te semundjes te se emes

    Tiranë- Elizabeta Tivari, e cila kishte nisur të shfaqë shenja të një depresioni të thellë mendor që prej kohës kur mësoi për sëmundjen nga e cila vuante nëna e saj, sipas hetuesëve që i referohën familjes kishte pësuar edhe një rënie morali dhe entuziazmi, duke u shoqëruar me një gjendje jo të mirë psikologjike. Madje burime të policisë shtuan se gruaja 41-vjecare kishte tentuar edhe herë të tjera ti jepte fund jetës së saj në mënyra të ndryshme, por në të dyja rastet e mëparshme, të afërmit e saj kishin mundur të parandalonin aktin final, pra e kishin kuptuar me kohë qëllimin e Elizabetës.

    Tentoi 2 here te tjera te vetevritej

    Tiranë- Sipas deklarimeve të të afërmve të 41- vjecares të vetëvrarë vetëm dy ditë më parë në kryeqytet, Elizabeta që prej kohës kur shfaqi depresionin nervor për shkak të sëmundjes së të ëmës, trajtohej nga një mjek privat, i cili e vizitonte atë herë pas here në shtëpi. Mbrëmjen e vetëvrasjes, e ëma e Elizabetës i ka kërkuar asaj të flinin si zakonisht, por kjo e fundit, ka "preferuar" më parë të hante darkë, por me të nisur nënën në dhomën e gjumit, ajo ka dalë në ballkon e pasi ka këputur telat e rrobave, është hedhur menjëherë poshtë. Sipas burimeve të policisë, Elizabeta e ka kryer aktin e vetëvrasjes me vetëdije të plotë dhe këtë e dëshmon fakti që ajo është hedhur me kokë nga ballkoni, për të qenë plotësisht e sigurtë se do të vdiste.
    #VamosArgentina

  2. #2
    Vetvrasjet nuk len menjan as rrethin e Skraparit


    Sërish një rast vetëflijimi, var veten 18 vjeçarja në Skrapar

    13:31 19/04/07




    Një vajze 18 vjeçare eshte gjendur e varur sot ne mengjes nga te afermit e saj ne fshatin Versishte te rrethit te Skraparit.

    Adoleshentja Olta Cufe ka varur veten me nje litar ne banjen e shtepise ku ajo jetonte dhe eshte zbuluar sot nga familjaret te cilet nuk kane bere dot gje per ta mbajtur ne jete.

    Nuk dihen ende shkaqet e veteflijimit te adoleshentes por mendohet se ka kryer kete veprim ne kushtet e depresionit.

    A.B.
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

Tema të Ngjashme

  1. Deputet e Kosoves: Jo Prishtina por Prizreni kryeqytet
    Nga Val9 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 09:59
  2. Divorcet në kryeqytet, 6 çifte në ditë
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 10:54
  3. Burreli, qyteti me më shumë viktima në ‘97
    Nga FLORIRI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 08:24
  4. Erinda, viktima me e fundit e krimit ne familje
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-07-2004, 19:24
  5. Tirana, si qytet i qytetareve dhe kryeqytet i pushtetareve
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2004, 04:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •