Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Riti i prerjes sė Sifonit dhe miti i Tifonit

    Do tė doja qė kėtė postim ta bėja nė vazhdėn e disa postimeve tė vjetra tė anėtarėve Styx dhe Das10 nė temėn "Nė gjurmė tė gėrmave dhe shkrimit Pellazgo-Yllir", nė tė cilėn ėshtė pėrmendur beteja e Zeusit me titanin Tifon.

    Fillimisht po sjell disa materiale informuese:

    Sifoni ėshtė njė dukuri meteorologjike tipike e bregdetit tė Himarės, njė vorbull ajri qė zbret nga retė e cila thithte ujė nga deti dhe mund tė pėrpinte anijet dhe tė shkulta ullinjtė.
    Prerja e sifonit kryhej si nga njerėzit nė tokė dhe ata qė ishin nė lundrim.
    Nė formėn mė tė vjetėr, njerzit merrnin njė urė tė ndezur zjarri dhe e hidhnin nė oborr. Ky veprim shoqėrohej dhe nga ky dialog ritual qė pėrsėritej tre herė:
    -Ēfarė pret aty?
    -Pres sifonin!

    Pėrdormi i urės sė zjarrit lidhet me kultin e zjarrit dhe nė vetvete me kultin e diellit.

    Nė kohė mė tė afėrta me ne ura e zjarrit u zėvėndėsua nga armėt e zjarrit, dhe prerja bėhej duke qėlluar me armė drejt resė.

    Ndoc Papleka
    Kulte, rite, magji nė traditėn orale.
    Toena, Tiranė 1999.


    Njė material mė tė zgjeruar pėr ritin e 'prerjes sė sifonit' na e sjell studiuesja Dr. Irena Gjoni nė punimin e saj "KULTI I DETIT NĖ ZONĖN E BREGUT TĖ DETIT TĖ JONIT (Botuar te "Kultura Popullore" 1/2, 2010, organ i Institutit te Antropologjisė"

    “Njė ndėr dukuritė metereologjike mė tipike dhe mė mbresėlėnėse tė trevės sė Bregdetit, ka qenė sifoni. Ai nė kuptimin popullor ėshtė i shtrirė nga retė deri nė det, thithte ujė nga deti, pėrpinte anijet, shkulte ullinjtė. Sifoni zbriste nga reja lart, derisa futej nė det. Populli mendon se kaq fuqi ka sifoni, sa nxjerr ullirin nga toka nė Palasė dhe e shpie nė Vuno. Po ta prisnin, nuk bėnte dėm. Sifoni nuk ėshtė konsideruar si demon, si pėrbindėsh, apo tė ketė patur ndonjė trajtė ikonike.
    Njerėzit nuk e dėshironin stuhinė, por kur vinte ishin tė detyruar ta pėrballonin. Bėnin ēdo lutje e veprim pėr ta ndaluar kėtė fuqi tė pallogaritur meteorologjike. Prerja e sifonit bėhej si nga ata qė jetonin nė tokė, ashtu edhe nga lundėrtarėt nė det. Kryenin kėtė rit: njerėzit merrnin njė urė tė ndezur dhe e hidhnin nė oborr, duke belbėzuar gati si me vete. Atė e realizonin nė formė dialogu. I pari thoshte: “Ē’pret aty?”. Tjetri i pėrgjigjej: “Pres sifonin”. Ky dialog pėrsėritej tri herė. Pėrdorimi i urės sė zjarrit shpreh epėrsinė e botės qiellore mbi botėt e tjera, epėrsinė e hyjnisė sė Diellit mbi atė tė Detit. Nė njė trajtė tjetėr qė paraqet pėrparimin teknik tė shoqėrisė njerėzore, ura e zjarrit ėshtė zėvendėsuar me armė zjarri. Kur vinte sifoni nė drejtim tė anijes e gjuanin me armė. Qė tė bėnte kohė e mirė, qėllonin me armė nė sy tė resė qė t’i pėlciste syri e tė hapej koha. Sipas Andrea Varfrit (poet nga Qeparoi), pėr tė prerė sifonin pėrdorej njė brez i zi, i gjatė dhe i hollė. Kur e kėputnin nė mes kėtė brez, pritej sifoni. Diku pėrdorej njė tėrkuzė e madhe e bardhė dhe me tė dalė sifoni, thoshin: “O burra, ta presim se do tė na marrė!” Merrnin njė kėrcu, njė tėrkuzė tė bardhė liri, tė cilėn e vendosnin mbi tė dhe e mbanin nga skajet dy fėmijė. E ėma e fėmijėve thoshte: “Siē tė pres unė tia, o tėrkuzė, kėshtu u preftė sifoni!” Kėto fjalė i pėrsėriste tri herė, pastaj gruaja qėllonte me sėpatė. Duhej qė tėrkuza tė kėputej me njė tė rėnė tė sėpatės. Po qe se nuk pritej tėrkuza me njė tė rėnė, duhej tė pėrsėritej tėrė riti. Kjo tregonte se sifoni duhet tė ishte shumė i fuqishėm. Ndodhte qė sifoni pritej pa i bėrė kėto veprime. Atėherė thoshin: “Dikush e ka prerė”. Sifoni kėputej nė mes, hollohej e ikte larg. Veē tėrkuzės, njė mjet magjik i fuqishėm ishte thika me dorezė tė zezė. Doreza duhej tė ishte prej briri dhie, cjapi ose sorkadheje. Atė e mbante pėrpara nė anije Karaviqeli (nostromi, drejtuesi i anijes), i cili shikonte nga vinte shtrėngata. Tehu i thikės mbėshtillej me lėkurė gjarpri e lule trėndeline. Trėndelina pėrdorej qė tė binte bunaca. Koncepti mbi forcėn magjike tė trėndelinės ndoshta buron nė mendimin se ajo simbolizon motin e mirė kur i ēelin lulet.
    Ndikimet e krishtėrimit ishin mė tė dukshme te njė trajtė tjetėr e kėtij riti, ku thika me dorezė tė zezė, ngulej nė mes tė pendė allfės. Kur njeriu qė e kryente kėtė rit, ndodhej nė shtėpi, ai dilte nė dritare. Pendė allfa kishte kėtė tekst: “Mė pėrpara ishte fjala/ fjala pėr perėndi/ dhe perėndia – fjala”. Nė trajtėn mė tė thjeshtėzuar, kėtij riti i ka mbetur vetėm teksti namatisės. Kur ndodheshin nė det, pėr tė prerė sifonin, lundėrtarėt thoshin: “Shpėtona, o zot nga njė stuhi e madhe!” Me tė thėnė kėto fjalė, sifoni kėputej nė mes”.[24]


    Beteja e Zeusit me Tifonin




    Tifoni, dukuri meteorologjike





    Pra ka njė ngjashmėri tė mahnitshme ndėrmjet ritit tė prerjes sė Sifonit dhe mitit tė Tifonit, tė cilin Zeusi e goditi me rrufenė e tij, duke e nėnshtruar pėrfundimisht atė.
    Studiuesja ndėr tė tjera shkruan "...Sifoni nuk ėshtė konsideruar si demon, si pėrbindėsh, apo tė ketė patur ndonjė trajtė ikonike"
    Ndoshta Sifon mund tė jetė njė formė e korruptuar e emrit Tifon(Tufan), por vlen tė theksohet ngjashmėria e ritit me mitin.

    Rrufenė e Diasit e shohim edhe si armė mbrojtėse kundėr stuhisė, tifonit(tufanit), sifonit.

  2. #2
    Rrufeja e Shėn Gjergjit





    Jo mė kot e titullova kėshtu postimin e dytė nė kėtė temė.

    Kjo shtėpi e vjetėr mbi 100 vjetė, ndodhet nė Trimje, nė krah tė kalasė sė Ndroqit. Kėshtu thirret nga vendasit kodra ku fisi Trimi ndėrtoi shtėpitė e tij pasi u shpėrngul nga Shėn Gjergji i Tiranės.
    Interesante ėshtė qė e hasim simbolin e stėrlashtė tė rrufesė sė Zeusit nė njė ndėrtim kaq tė vonė, tė pėrsėritur shumė herė nė gurėt e jashtėm tė kėndeve.
    Falendėroj personat me inicialet P.S., A.T. dhe Z.T, pa ndihmėn e tė cilėve kėto foto nuk do tė silleshin nė Forumin Shqiptar.
    Ky simbol mbrojtės i shtėpive nga dukuritė natyrore ėshtė i mbartur nga Shėn Gjergji, vendi nga e ka prejardhjen fisi i shpėrngulur, simbol i trashėguar qė nga lashtėsia deri nė kohėrat moderne.

    Dalan, shtator 2011


    Material ilustrues mbi rrufenė e Shėn Gjergjit

    Mark Tirta - Mitologjia ndėr shqiptarė 2004
    Rrufeja

    Nė popullin tonė kanė ekzistuar nė tė kaluarėn shumė mite, rite e besime nė lidhje me rrufenė. Ajo, si mund tė themi, na del si epiqendėr e tė gjitha miteve, riteve e besimeve qė kanė tė bėjnė me dukuritė atmosferike, sidomos me shiun, breshėrin e furtunėn qė, natyrisht vinė nga qielli. Ajo nė popull quhej armė, njė mjet, njė shigjetė me tė cilėn Dragoni gjuan Kuēedrėn e cila donte t'u bėj keq njerėzve duke sjellė furtuna e duke u prishur nė kėtė mėnyrė bereqetet e punėn e tyre. Kjo shpeshherė quhet edhe zjarr i qiellit qė lėshohet nga Dragoni, nga Zoti (nga Shėn llia, nga Shėn Gjergji) kundėr Kuēedrės, pėr ta mbytur atė e pėr tė shpėtuar njerėzit nga rrėnimet e saj. Kur gjuan rrufeja, njerėzit nxjerrin zjarr jashtė pėr ta pajtuar atė, nxjerrin dhe hekura jashtė, kuptohet pėr t'i ndihmuar Dragonit qė tė paqtojė furtunėn.
    Kokrra e rrufesė (njė sferė e rrumbullakėt hekuri besohej se formohej gjatė gjuajtjes sė rrufesė, sipas popullit kjo ėshtė pushka e perėndisė).
    Shkencėtarėt nė bazė tė analizave kanė arritur nė pėrfundim se kjo ėshtė mbetje meteoritesh. Ruhej dikur nė jetėn familjare si njė objekt kulti me rėndėsi. Nė Labėri, nė rrethet e Tomorrit, nė Mirditė e nė Malėsi tė tjera tė Veriut thuhej se kush ka "kokrrėn e rrufesė'" e "gurin e rejės" me vete nuk e kap plumbi i armikut. Prandaj nė kohė tė Turqisė kaēakėt e maleve i kėrkonin shumė qė t'i kishin me vete objekte tė tilla pėr t'iu ruajtur rrezikut nė ndeshjet e tyre me Turqit, me armiqtė e ndryshėm.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga baaroar : 20-09-2011 mė 09:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •