Ky simbol quhej Syu Jovit ose i Jupiterit - Syu i Pheobus ose i Apollos- Syu Providences- nenshkrimi hyjnor ose Syu i shenjte e misterioz i me te Lartit te Zotave. Demonstrimi ose perfaqesimi i diellit pasqyrohej mbi altar me figuren e nje dielli te vogel te arte dhe te gureve te cmuar: po ashtu ishte gdhendur ose pikturuar ne balle/hyrje te shume tempujve; por ai me teper finese nga te gjitha keto figura ballore ishte Syu i Jovit ne tempullin e Jupiter Olimpit. Statuja e ketoj tempulli ne Olimpia (Peloponez) ishte e pesta nga te shtate cudirat e botes.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 16-06-2009 mė 21:17
Syu diellor gjendej po ashtu ne tempullin e Apollos ne Delfi, prane malit Parnas. Ruajtesja Vesta ose zjarri, e personifikuar si hyjneshe e zjarrit, per disa kohe u paraqit si syu diellor. Ne kete menyre historia u korruptua ne trillime te shenjta, te shpikura prej imagjinates se poeteve, te cilet personifikuna emrat e cdo gjeje.
Urani ose Coelus(Qielli- shenim i Javan), (parajsa) supozohej te ishte babai i zoatave, me gruan e vet Cybele ose Toke; Deti ose Neptune u kthye ne Zot te Oqeanit; era ishte Aeolus; flladi i embel i quajtur Zefir po ashtu behet Zot.
Ne te njejten menyre u hyjnizuan njerezit e medhenj. Jovi, nje mbret grek, pasi qe kishte shtuar permes pushtimeve territorin e Greqise ekzaltohet me emrin Jupiter. Ky emer shpreh shpejtesine e ndezjes(flakes) qe pushton me shpejtesine e Bubullimes. Mbreterit e dinastise se tij te cilet u mbiquajten Jupitere, te gjithe arritjet e tyre ju atribuan te parit Jov, Mbretit te Zotave te Olimpit. Greket betoheshin per Jovin dhe syun e tij, dhe Syu Diellor u be karte identiteti fetar ne tere kombet.
+++++++++
Pa dyshim qe ne i njohim cilet jane "Greket" qe betohen ne Jovin dhe Syte! Sidoqofte pyetja e shtruar vite me pare "Kush adhurohej fillimisht ne Dodone" mbetet.
Zeusi venerohej ne kohe te Homerit. Por a ishte ngritur Dodona per te perjetura vepren e Zeusit, apo hyjnizimi Zeusit zevendesoi nje hyjnizim me te lashte?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 16-06-2009 mė 21:38
Ndoshta duhet qartėsuar hipoteza e hershme nėse ZEUS ėshtė titull apo jo, pra nėse ka patur disa tė tillė.
Mendimi im ėshtė se ai ėshtė pushtues nė Dodonė, ose bujtės nė njė situatė mė tė moderuar.
Fillimi i hynizimit tė tij nė Dodonė, dėshmon se disa gjėra jashtėzakonisht tė rėndėsishme duhet tė kenė ndodhur nė shoqėrinė njerėzore tė asaj kohe.
///
Nėse mbretėrit vriteshin me ceremoni nė pėrfundim tė kohės sė caktuar tė mbretėrimit e shndėrroheshin nė Zota (Hyjni/Yje), e si tė tillė hyjnizoheshin e adhuroheshin...
A ėshtė e mundur tė ketė ndodhur pėrpara kėsaj e anasjellta, qė Zota (Hyjni/Yje) tė kurorėzoheshin mbretėr aty ku bujtėn, tė njiheshin e tė nderoheshin si tė tillė ?
Drangua - Trim me Flete
Dragua- armik
"Drangojt do te thote njerez me flete- tha Rexhes, duke menduar se cdo gje qe e qarte. "E di, njerezit qe lindin me flete te vogla ne sqetulla," shtoi, kur e shikova pa kuptuar gje....
"Zakonisht ata njihen kush jane pasi vrapojne ne shtepite e tyre sa here qe bie shi. Se pari degjohet dragoi i malit; e pastaj shihen tere drangojte duke vrapuar ne shtepite e tyre. Kjo eshte e vetmja menyre per ti dalluar ata, pervec po jesh nena e tyre, ne kete rast u shikon fletet kur lindin. Por ne se nuk je nena e tyre, dhe nuk u shikon fletet kur lindin, atehere e di qe jane drangoj kur vrepojne per ne shtepite e tyre kur bie shi."
"Kane frike se do u lagen fletet?" i thashe me interes te madh.
"Oh jo! Ata nuk kane frike nga asgje. Kur bubullin, dragoi lufton me drangojt. Keshtu kur ata degjojne dragoin, te gjithe drangojt ishin shpejt ne shtepite e tyre per te qene gati ne se thirren te fluturojne dhe te luftojne dragoin. Edhe bebet (drangoj) fluturojne ne shtepi me djepet e veta. Nuk ka asnje drangua vetem sepse eshte i vogel nuk mund ta luftoje dragoin."
..... Shikuam me interes rete gri qe perlesheshin mes majave te maleve. Dragoi dhe drangojte po luftonin atje lart, atehere? Po, vertet, tha Rexha. Kur drangojte e mundin dragoin, ai iken dhe ne shohim diellin perseri. Gjithe bota, tha ai, do te merrej nga dragoi dhe ne nuk do te shikonim diell perseri, po te mos ishin drangjojte trima. Nje here dragoi gati sa e mori boten - kjo ishte kur ujerat rane dhe kur linden detet- dhe vetem drangojte e Dukagjinit e shpetuan boten atehere. Kjo ishte shume kohe me pare. "Shume, shume vite e vite me pare", tha Rexha. "Mendoj edhe me pare se keto fise dhe drangojte e tyre quheshin Dukagjini." Ne ate kohe, dragoi humbi tri kokat, ja sepse qe atehere nuk ka pasur beteje te tille ne qiell."
"Nga i di keto Rexhe?" pyetem ne me respekt.
"Thuhet ne kenget," tha ai
"A i di keto kenge?"
Jo, tha ai me keqardhje. Kishte degjuar disa prej tyre kur ishte i vogel dhe jetonte me njerezit e tij ne male. Por kur malazezet erdhen dhe i vrane ate pjese te familjes qe nuk i ishte vrare ne luftime, dhe dogjen fshatin, ai u nis drejt Shkodres per t'ju fshehur malazezeve. "Ata erdhen deri ne Shkoder. Dhe une u fhseha prej tyre, sepse isha i vogel. I mora pushken nje te vdekuri, dhe ishte pushke e mire, por ishte e rende dhe nuk e mbaja dot, pra nuk luftoja dot. Isha vetem gjashte vjec."
(Me poshte do vendos) nje kenge, te fundit nga tere cilkli i kengeve mbi Luften e Madhe (lexo Permbytja e Madhe Biblike- shenim i javan) te dragoit dhe te dragonjve mbi malet e Dukagjinit. Kenga luhej ne nje instrument muzikor qe i shembellente mandolines, me nje bisht te gjate ku qe gdhendur koka e nje dashi. Veggla kishte nje tele. Ne kohen e baballareve (lahuta) lidhej me nje fije prej qimeve te kalit dhe luhej me hark.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 02-08-2009 mė 14:16
Pitoni dragua(mitologjia)i biri i Gjea-s prodhim i baltes pas permbytjes universale,mbrojtes i orakullit te delfit,u vra ne duel kunder Apollo-s dhe per kete zoteroi orakullin dhe i dha priftereshes emrin Pitia(Pitonesha).
Apollo e vret per hakmarrje Pitonin i cili perpara se te linde Apollo persekuitoi Latonen(Leto)te emen e Apollos deri ne ishullin Delo.
Pas kesaj Apollo merr emrin Apollo Pitio.
Apollo Dardani!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sulioti : 02-08-2009 mė 15:32
Interesant sesi bibla deformon rende simbolizmin antik mitologjik,ne bibel dragoni simbolizon te keqen supreme vete djallin.
ps.Pa dashur ti nderroj kahun temes.
Krijoni Kontakt