Close
Faqja 8 prej 91 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 903
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Me Falni

    Per Disa Dite Nuk Jam Ne Gjendje Te Diskutoj Me Ju Patjeter Me Duhet

    Te Largohem .

    Mire U Dogjofshim .

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    postuar nga Styx
    Barat, mund te elaborosh per kohen?
    Eshte alkimia e cila ka 4 si simbol te kohes. Megjithate koha eshte Kroni, zoti, zanafilla, sepse kur u krijua koha nisi jeta egzistenca e universit (e pranon edhe shkenca Bigengun nismetar). Por katra eshte nje nga numrat e rendesishem dhe me pelqen sepse, per Shqiperine ka kuptim te vecante. Kjo na ka bere te pashkaterrueshem per mendimin tim ose thene ndryshe reflektojme ate c'ka jemi element rezistent.
    Me poshte eshte nje shikim i shkurter per numrin kater i cili eshte nje nga numrat me te rendesishem e me simbolike per universin :


    4 elementet (zjarri, uji, ajri dhe toka)
    4 fazat e evolucionit (mineral, bimor, shtazor, njerezor)
    4 principet matematikore (koha, distanca, hapsira dhe shpejtesia)
    4 menyrat e perllogaritjes matematikore (+ - x %)
    4 gazrat (nitrogjen, hidrogjen, oksigjen, dioksid karboni)
    4 tipet e gjakut
    4 fushat e forces (e dobet, e forte, magnetike dhe gravitacionale)
    4 qefinet rreth faraonit te vdekur
    4 guret principale te tempujve egjiptiane (graniti, guri gelqeror,alabastra dhe guri ...ranor-sipas elementeve)
    4 komponentet e ADN-se (nukleotidet)
    4 perseritjet e hapura muzikore
    4 dimensionet e PLatonit
    4 botet e Kabales
    4 ciklet e krijimit mitologjik
    4 yjet e medhenj (Aldebaran, Antares, Fomahault, Regulus)
    4 tipat e Jungut (racioal, emocional, sensacional dhe intuitiv)
    4 pikat kardinale astrologjike
    4 stinet
    4 principet e filozofise sanskrite
    4 nivelet e sankija Joga
    4 ndarjet e Atlantisit
    4 kultet astro-teologjike (yjor, henor, diellor dhe saturnian)
    4 lumenjte e Edenit
    4 Jugat (e arta, e argjenda, e branxit dhe e hekurit)
    4 hyjnite e religjionit vedantik
    4 vedat
    4 nivelet e mendies (Ahankara, Buddha, Manas dhe Khita)
    4 Zoterit e Egjiptit (Set, Isis, Osiris dhe Nephthys)
    4 bijte e Horusit
    4 kompletet e taroteve
    4 thesaret e Irlandes se lashte
    4 pushtimet e Irlandes
    4 nivelet e tokes perrallore
    4 ishujt magjike
    4 bekimet katolike
    4 ungjijte
    4 te vertetat e Krishtit
    4 germat mbi koken e Krishtit
    4 parimet e budizmit (keqardhja-DUKKHA-, patrimi-TUNNHA-, rrethi i tete ...grumbujve, NIRVANA)
    4 ndarjet e arkes se komandamenteve
    4 ndarjet e 12 fiseve te Izraelit
    4 kaloresit e Apokalipsit
    4 shiritat e SAROD-it indian ose te TABURA-s
    4 perberesit e bukes (gruri, majaja, kripa dhe uji-qe te gjitha simbole perendeshash femra)


    E fundit, por jo me pak e rendesishmja

    A + L + B + A + N + I + A
    1 + 12+ 2 + 1 + 14+ 9 + 1 = 40 = 4+0 = 4

    Pavarsia e Shqiperise:

    29 / 11 = 2+9 + 1+1 = 4

    1912 = 1+9+1+2 = 13 = 1+3 = 4

  3. #73
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Keto llogaritjet e fundit si i bere ? Sidomos ato te pavarsise. Pse morre 29 si dat dhe jo 28 ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #74
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Sipas llogaritjeve mire eshte : 28 Nentor 1945

    2+8+1+1+1+9+4+5=31=3+1=4
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #75
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Po me 29 po ti fusesh vitin nuk del, ate po them, pastaj duket arbitrare pak vendosja e ciles shifer ose me perdor muj apo vite apo thjeshte muj dhe dite etj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #76
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ja dhe i tjeter

    E P I R U S = I P E R U S

    5+16+9+18+19 = 67 = 6+7 = 13 = 1+3 = 4
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #77
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Duke perdorur alfabetin e sotem shqiptar jo ate latin:

    SH Q I P E R I A

    27+23+13+22+7+24+13+1 = 130 = 1+3+0 = 4

    OSE


    SH Q I P Ė R I = e njejta gje, shtoi nje numer 7+1 = 8 dhe hiq 1 ne fund del prap e njejta shume.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 08-05-2007 mė 14:42
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 18-08-2007 mė 13:15

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    pershendetje -

    eshifni ne kete figur te vizatuar trupin e njeriut jam munduar ne baz te planeteve te paraqes edhe trupin e njeriut duke filluar prej kokes
    1 jupiteri 2 satuni 3 bota-toka 4= marsi 5=merkuri 6=venera 7=urani
    8=neptuni 9= plutoni
    1 = kandi alfa shkronja e pare e alfabetit te lemnosit gjithashtu e dhe e alfabeteve tjera si te asirianet por edhe te arabet alfa -aleph-elif.
    3= kendi beta shkronja m edhe numri tre ekam cek me heret edhe ujiedhe mishi
    kjo perputhet edhe te emri i marinarit ne shum gjuhe por edhe gjea edhe dheu edhe bota edhe T mund te lexohen tek kjo shkronj por me se interesanti eshte
    te trupi i njeriut eshte organi i zemres qe gjdo emer deri te gjuha qe e kam cek se e paraqet ne kok token pra dhembet 12+12oret qiellza qiellin pjesa nen gjuh naten errsiren .
    pra rrenjet e gjuhes jante lidhyra me zemer ,ju kisha lut qe ta vizatoni nje trekandsh siq eshte larte te piramida i vizatuar dhe caktoni keto kende kjo vlen vetem per ata qe jan te interesuar te din diq me shum se pse ka thene pitagora trupi i njeriut permban te gjith numrat .
    shkojm lart me te kendi i vertikal kendi 9+6veneren ose gama vetem ta dini se numri 9 eshte plutoni cili e mbyll trekendshin keto dy planete verrtet jan afer
    netrekendsh kurse ne realitet jan shum larg por ketu me duhet te ceku se kendi gama ne trup te njeriut paraqet dy organe 6 vaginen kurse 9 paraqet vrimen e jasht qitjes njeherit planetin e fundit plutonit qe shkenca ne kohen efundit e kan larguar nga sistemi diellor .
    9+6=15 dhe 15x3 =45 +7 =52 javet e vitit
    kurse 4dhe5 paraqesin 4 stomakun apo planeti i marsit gjithnji luft kembet paraqesin ; e djathta merkurin e majta veneren gishti madh palloj i kembes numrin nje themra eshte e diskutueshme por edhe pse eshte numri 9 i shkruar mund te jet edhe zero shiqo edhe numri i gishtave e gjen kuptimin .
    te numri 3 eshte shkronja x paraqet djellin anen e djatht kurse c eshte hana .8= nephtun nephrot ijet kurse melqia e zez eshte merkuri .
    mundohuni pak vete te shumzoni ne kete trekendsh besoj se do te shifni vet se qka do te ju zberthen . ky eshte vetem nje supozim i imi .

    kerkoj falje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga XH.GASHI : 13-05-2007 mė 19:55

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Interesant eshte fakti qe ka elemente te cilet konsiderohen si te huazuar nga hebrejte, pavarsisht se mund te jete bashkeperdorim. Prania e tyre eshte shume e hershme

    -------------------------------------------

    Prania kulturore hebraike ne traditen shqiptare

    Per studjuesin, njekohesisht dhe Drejtor i Arkivave Qendore, Prof. Sinani eshte e bindshme se prania kulturore e hebrejve ne Shqiperi eshte e gjere. Ai e shikon, te pashkase, kufizimin e kesaj kulture nga Mesjeta e ketej. Por, per nje gje eshte i qarte, qe prania e tyre eshte e gjere dhe e kudondodhur ne vend. Ajo eshte studjuar me shume ne kohen e Luftes se Dyte Boterore, kur shqiptaret u bene strehe e tyre, ndersa nje varg autoresh serioze i jane kushtuar kesaj tematike. Mbeshtetja ishte aq e madhe, saqe dhe qeverite kuislinge shqiptare e trajtonin kete ceshtje thjesht si pune te brendshme...Autori sjell dhe nje dokumentacion interesant, por edhe nje krahasimi traditash duke e treguar te plote kete ndervaresi...mes hebrejve dhe shqiptareve. Gjurmet e ketyre lidhjeve jane ruajtur ne arkeologji, ne etnologji, ne besim e rite, ne histori e kronika, dhe mbi te gjitha ne arkiva. Ky ishte edhe mendimi qe u shpreh ne bisedime dhe ne ceremonine e nenshkrimit te marreveshjes midis arkivave te Shqiperise dhe Museut Memorial te Holokaustit te SHBA

    Prof. Dr. Shaban Sinani

    Lidhjet kulturore midis shqiptareve dhe hebrejve, per te cilat eshte folur e shkruar jo pak kohet e fundit, ndryshe nga sa paraqiten, jane shume me te thella, me te ngulitura dhe me te shumanshme.

    Prania e kultures hebraike ne hapesiren shqiptare, me ndonje perjashtim te rralle, ne studime eshte kufizuar, pa shkas, kryesisht nga fundi i mesjetes e kendej. Me shume vemendje ne keto studime i eshte kushtuar nyjes se fundme dhe me te njohures ndjenje te empatise - ne te vertete tradicionale - midis shqiptareve dhe hebrejve: strehimit dhe mosdorezimit te tyre gjate Luftes se Dyte Boterore (B. Fischer, "Anschluß of Italia and Albania", 2004; H. Sarner, "Shpetimi teresor i hebrejve ne Shqiperi", 1997; A. Kotani, "Jees and Albanians", 2004). Sa i takon tradites se lidhjeve te meparshme, qe vertetohen qysh nga antikiteti, per kete eshte shkruar vetem kalimthi dhe ne menyre fragmentare. Per nje kohe te gjate kete mund ta kete penguar politika shteterore anti-izraelite (kishte vetem pak shtete me te cilet Tirana nuk mbante as formalisht marredhenie diplomatike, midis te cileve Izaeli vinte menjehere pas dy superfuqive). Por nuk mund te gjendet nje shpjegim per periudhen prej viteve 1990 e kendej.

    Perkunder vemendjes se merituar qe shkencat shqiptare i kane kushtuar pranise se shtreses se kultures helene, te asaj latine ose edhe te shtresave mjaft me te vonshme, si ajo sllave apo osmane, shtresa hebraike ka mbetur per dekada me radhe krejt menjane. Madje menjanimi ndonjehere ka ndodhur edhe atehere kur s'ka pasur asgje per te zbuluar, sepse gjerat kane qene te shprehura qartesisht. Nuk mund te mos permendet ne kete rast studimi monografik i Maximillian Lambertz-it "Die Volksepik der Albaner" (1958). Autori i studimit, albanolog nga me te njohurit, duke analizuar marredheniet midis dy protagonisteve te kenges epike legjendare shqiptare "Muji dhe Jevrenija", i sheh nderlikimet e tyre thelbesisht si rrjedhime te lidhjes shpirterore te nje te krishtere me nje hero te islamizuar. Nje gjysme shekulli pas ketij botimi, ende nuk eshte permendur ndokush te kerkoje nje shpjegim tjeter, t'i jape pergjigje pyetjes se si dhe pse del ne eposin e shqiptareve pikerisht etnonimi i hebrejve ("jevrej") ne emrin e nje personazhi qendror, qe here paraqitet si e zgjedhura e zemres e Mujit e here te tjera si "devojka" e duelit te Halilit.

    Shtresa kulturore hebraike gjendet e pranishme ne vlerat e trashegimise shqiptare e shprehur ne disa forma. Kronologjikisht ato ndjekin njera-tjetren per me shume se dy mije vjet: ne arkeologji, ne gjuhesi (toponomastika e gjeografia historike, por mundet edhe ne nje pjese te leksikut kishtar, te pakten si burim i tij), ne etnologji, ne folklor, ne besim e rite, ne ndertesat e kultit, ne jeten ekonomike, ne burimet dokumentare vendese dhe ne ato te Perendimit.

    Tashme eshte e provuar se shqiptaret kane ruajtur ne kujtesen e tyre historike-kombetare deshmi te nje bashkejetese te qemotshme me hebrejte qysh prej periudhes ilire. Imazhi i "Life's Tree"(XHGashi, kjo eshte piktura me Alefin-BARAT), kryeshenja e vetidentifikimit te hebrejve nder mijevjecare, qe u zbulua dhe u vendos ne kronologji pikerisht vitet e fundme ne mozaikun e Onhesmios - Sarande - (Nallbani, 2004), ne te njejten faltore ku gjendet semiotika e krishterimit te hershem, provon ekzistencen e nje sinagoge, ose, me sakte, te nje "palimpsesti" ku "Ligji i Moisiut" dhe "Testamenti i Ri" i bashkelidhen historikisht dhe fizikisht njeri-tjetrit. Qenia e nje bashkesie hebraike ne kete rajon perforcohet nga nje deshmi tjeter arkeologjike ne nje varreze hebrejsh ne rajonin e Puglia-s, ku, ne mbishkrimin e gurte, emri i njerit prej te vdekurve, shoqerohet me shenimin se "ai erdhi nga Onhesmios".

    Te dhena me nje rendesi paresore historiko-kulturore per lidhjet iliro-hebraike gjenden ne "Veprat e Apostujve", sidomos ne letrat e apostullit Pal, i cili, sikurse shprehet me gojen e vet, ishte "filistin e bir filistini". Prej shkrimeve biblike-ungjillore, per cilindo qe ka disa njohuri fillestare rreth tyre, del se apostujt e krishterimit te hershem, duke perfshire edhe apostullin Pal, predikimet e para ua kane paraqitur bashkesive hebraike qe gjendeshin kudo ne perandorine romake, duke perfshire edhe Illyricum-in. Farlati-Coleti njoftojne se ne Dardani kane predikuar ungjilltari Mateu dhe nxenesi i tij "Juda Iscarioti".

    Ne kete kontekst, marrin rendesi pohime eksplicite qe gjenden ne "Testamentin e Ri", ku permenden qytete dhe vendbanime qe kane qene te banuara prej para-shqiptareve: "Dhe mbasi kishin kaluar neper Amfipoli dhe neper Apoloni, arriten ne Selanik" ("Veprat e Apostujve", 17:1). Ne nje leter te apostullit Pal thuhet: "Kur te dergoj Artemin ose Titikun, eja sa me shpejt tek une ne Nikopolis, sepse vendosa ta kaloj dimrin aty (E. Palit - Titit 3:12). Si Apolonia, ashtu dhe Nikopolis, Arta e sotme, ne paleokrishterim benin pjese ne Illyricum.

    Ne studimet e prof. K. Frasherit identifikohet nje e dhene tjeter, edhe kjo me nje rendesi te pakrahasueshme, qe ka merituar me kohe studim: emri i Cesarit, qe permendet ne letrat e apostujve (kreu "Pershendetjet e fundme") eshte pervecuar gabimisht ne shume perkthime te Bibles, duke perfshire edhe "King James version", duke e identifikuar me perandorin romak, kur, ne te vertete, pas ky emer historikisht do te duhej t'i referohej peshkopit Cesar te Durresit, ndoshta i shuguruar prej vete shen Palit, ne nje prej udhetimeve te tij misionare.

    Ne ndihme te rindertimit te lidhjeve historike midis shqiptareve dhe hebrejve vijne edhe te dhena te gjeografise antike. Ne Shqiperine bregdetare ekzistojne prej lashtesise nje varg toponimesh, qe mund te shpjegohen me burim aramaik. Te tille jane emrat e qyteteve antike: Phoinike - Finiqi i sotem; Orichum - besohet nga Jericho, Gericho; Galile (vendbanim i vogel ne piketakimin e Bregdetit me Laberine, prane Himares) - po nga Galile; Palase (me heret, me sa duket, ne formen Paleste) ardhur nga Palestine, si dhe emertime te tjera qendrash urbane, kryesisht ne vijen bregdetare.

    Prej te dhenave gjuhesore te nje burimi te lashte antik vecohet qendrimi qe eshte mbajtur nga shkruesit e shekujve te pare pas Krishtit ne transliterimin e tetragramit aramaik. Ne kete periudhe, per shkak te ilegalitetit te krishterimit, ne shkrimet e shenjta greqisht, ku ben pjese dhe kodiku "Beratinus", per shekuj me radhe jane perdorur shenja te fshehta kriptologjike per te kuptuar emrin e Perendise: prej tetragramit, monogramit, akronimit, shkurtesave, deri tek semiotika floreale dhe nga bota e gjalle. Edhe ne traditen e shkrimeve kishtare qe ruhen ne Shqiperi ndaj tetragramit deshmohet e njejta sjellje qe buron prej nje tabuje: mos e prek emrin e Zotit tend. Deri vone ishte e ndaluar qe tetragrami hebraik te perkthehej kuptimisht, madje ishte e ndaluar edhe te transliterohej ne nje alfabet tjeter. Ai duhej ruajtur ashtu si shkruhej prej hebrejve. Ne gjuhen shqipe, te pakten qysh prej autoreve klasike (Buzuku e kendej), tetragrami perkthehet ne formen "hyju". Ne kete forme eshte perkthyer edhe nga dom Simon Filipaj. Kjo forme, vec faktit qe, ashtu si tetragrami, permban vetem kater shenja; vec ngjashmerise formale fonetike me te (krhs: JHVH dhe HYJU),

    na sjell vetvetiu ndermend nje pohim te Farlatit, sipas te cilit perendia me e lashte e ilireve quhej "Hyllo" dhe prej kendej vjen edhe emri "Illyri", "Hylliri". Te gjitha keto te dhena marrin nje domethenie ne bashkerenditjen mes tyre dhe te shpien drejt perfundimit se, me sa duket, ne formen "hyju" te perkthimit te tetragramit aramaik deshmohet mbijetesa e mendesise se paleokrishtere jo vetem ne vetedijen e perkthyesve, por pergjithesisht ne mendesine shqiptare. Per me teper qe, ne gjuhen shqipe, fjala "hyji", por me shpesh "hyju", sidomos ne viset veriore dhe ca me teper tek autoret e vjeter, eshte nje fjale thuajse e izoluar. Nuk eshte fjale me cerdhe kuptimore. Edhe mbiemri "hyjnore", qe i pergjigjet lat. divin-e, eshte nje lekseme e fjaleformuar vone. Me sa dihet, etimologet nuk kane bere ndonje shpjegim per burimin e saj, pervec nje shpjegimi popullor, qe e lidh kete fjale me "yll", "hyll". Kjo fjale del tek autoret klasike, por edhe ne toskerishten letrare te Samiut. Ngjashmeria eshte krejt evidente jo vetem ne anen formale, por dhe ne anen semantike permbajtesore.

    Ne kulturen tradicionale shqiptare eshte trasheguar nje shtrese e lashte ndikimesh te botes se vlerave hebraike. Shqiptaret kane ruajtur deri ne kohet moderne kultin e bukes, duke pershire te famshmet kater ndalime apo kater tabu te sjelljes se keqe me te: hedhjen perdhé, shkeljen me kembe, te vesh dicka persiper saj dhe te betohesh ne emer te saj duke mashtruar. Eshte vene re nga studiuesit se kjo mbijetoje e kultit te bukes, qe psikologjikisht lidhet me stinet e urive te gjata biblike, te sjell ndermend mitin hebre te manna-s se shenjte (nga aglutinimi i shprehjes "manhu?" te hebraishtes: "C'eshte kjo?"). Tek shqiptaret eshte ruajtur gjithashtu deri ne kohet moderne kulti hebraik i se shtunes ("shabatt-it"), dites se shenjte te hebrejve. Kur nje shqiptar betohet "per ate te shtune" apo "per ate te shtune e shtateqind vjet", kjo do te thote se ai eshte betuar per te shtunen e shenjte. Vete ky fakt na sjell nje mendesi qe i takon periudhes para te famshmit "dekret te se dieles", me ane te te cilit perandori Kostantin e beri krishterimin fe zyrtare.

    Si tek shumica e popujve te botes, edhe ne mendesine shqiptare ekziston kulti i numrave simpatike dhe druajtja instiktive prej numrave antipatike (ters). Numrat simpatike rregullisht lidhen ose me kalendaret natyrore (shtate ditet e javes, 12 muajt e vitit), ose me shenjterimin fetar te tyre (treshi dhe shumefishat e tij ne besimet abrahamike). Mirepo tek shqiptaret ruhet gjithashtu edhe kulti i numrit 40, si numer simpatik. Tek hebrejt kulti i 40-es lidhet me ndeshkimin e pare hyjnor te botes se zhytur ne shthurje, me permbytjen dyzetditore te saj dhe rifillimin e jetes se te gjitha gjallesave qe ishin ruajtur ne varken e Noe-se, e cila qendroi mbi uje pikerisht 40 dite. Kulti i dyzetes tek hebrejt shprehet matematikisht edhe ne alfabetin e sotem te tyre. Kombinimet e mundshme grafematike prej shkronjes se pare te alfabetit hebraik ("alef") deri tek e mesmja ("mem") eshte dyzet, kurse prej kreut ne fund te alfabetit ("alef" - "taf") numri i kombinimeve eshte 400. Duket nje pertakim jo i rastit qe "dyzet ditet" e permbytjes se botes dhe njeheresh te shpetimit te varkes se Noe-se te sjellin ndermend ritin e "te dyzetave", me te cilin shqiptaret perkujtojne dhe nderojne te vdekurin, duke e ditur se numri 40 ne traditen vendese s'hyn ne numrat simpatike per shkaqet universale.

    Tek shqiptaret, sikurse tek nje shumice e popujve ballkanas, hyjnizohet flijimi dhe sakrifica. Nusja e flijuar ne baladen e murimit ("vgradenata nevesta" tek bullgaret) shpesh shihet nje paralele e kultit te Shen Merise, sidomos nese merren per krahasim edhe shembujt qe gjenden ne ungjijte apokrife. Roli sherimtar i qumeshtit te Shen Merise ne letersine ungjillore eshte analog me rolin sherimtar te gruas se flijuar ne nje ngrehine te madhe (ure, keshtjelle). Duke qene tek nocioni i flijimit, duhet thene se, ne vete emertimin e sotem te "holokaustit", si shenjim i katastrofes qe pesoi populli hebre gjate Luftes se Dyte Boterore, ka dicka te pasakte. Ajo qe ndodhi me hebrejt ne kete periudhe lidhet me sakrificen vetem formalisht. Ne greqishten e vjeter "holokaust" do te thoshte "sakrifikim me zjarr". Abuzimi ne permbajtjen e termit "holokaust" lidhet pikerisht me faktin qe hebrejte u shfarosen deri me djegie ne krematoriume, me nje "sakrifice me zjarr", duke perdorur si perligjje nje mit te tyre. Motivi i flijimit, si tek hebrejt, ashtu dhe tek shqiptaret, eshte shprehje devocioni ndaj hyjve dhe eufemizem per te pasur bekimin e tyre. Ne fakt, me hebrejt gjate Luftes se Dyte Boterore nuk ndodhi "holokaust", sakrifikim per nder te hyjve, por "Shoah", industri raciste e shfarosjes ne mase.

    Tani le t'i kthehemi edhe nje here pranise se nje personazhi qendror ne eposin shqiptar te kreshnikeve, nje epos qe duhet te kete marre vulen e kumtit si gojedhene kombetare midis shekullit te 9-te dhe te 10-te; pikerisht personazhit qe bart ne emrin e vet etnonimin e popullit hebre: "Jevrenija e bukur", vajza qe e ben kryekreshnikun shqiptar Mujin te vuaje. Jo pak studime i jane kushtuar percaktimit te "tjetrit" ne eposin shqiptar. Eshte identifikuar "shkjau" - sllavet; eshte shkruar per shtresen osmane; jane bere kerkime edhe per "gumanet e zinj". Ne fakt, nuk ka qene aspak e veshtire qe permes emrit te "Jevrenise se bukur" te shtrohej pyetja se c'perfaqeson dhe c'kerkon ky personazh ketu. Ne rapsodine "Muji e Jevrenija" vajza e bukur hebreje gjendet e burgosur diku larg. Ajo nuk ka boje per t'i shkruar kryekreshnikut, Mujit, qe te nxitoje per ta shpetuar, prandaj i shkruan me gjakun e faqes se saj. Jevrenija e bukur i lutet nje zogu t'ia coje letren Mujit. Te gjitha detajet e kesaj rapsodie: vajza e burgosur, distanca e larget, letra e shkruar me gjak, zogu lajmetar, leterkembimi, jane tipare perendimore qe shfaqen ne eposin shqiptar te kreshnikeve. Keto jane detaje per te shtruar pyetjen pse kjo vajze ndryshon prej "devojkave te tjera", pse ne kete rapsodi, ndryshe prej te tjerave, i burgosur nuk eshte djali, por vajza. Pra, nuk eshte "vajze e krajlive", sepse nuk ka kuptim qe krajlet te burgosin vajzat e veta. Keto detaje i kane dale nga vemendja edhe te diturit Lambertz, i cili shprehet se "te rapsodia "Muji e Jevrenija" e ema i flet me qortim vajzes kristiane - Jevrenise - se ka "dashni n'turk" dhe pastaj ajo i bie shuplake se bijes". Dijetareve etnologe ky shpjegim nuk u mjafton. Ndryshe prej rapsodive te tjera, kreshnikut te eposit shqiptar nuk i duhet ta rrembeje vajzen e dashur, sepse "Jevrenija e bukur" u tregon vete shoqeve per dashurine e saj per kreshnikun.

    Ne tiparet etnotipike nje ngjashmeri me se e qarte midis shqiptareve dhe hebrejve mund te verehet ne konceptin qe ata kane per raportet midis etnicitetit dhe besimit. Hebrejt jane populli i vetem ne bote ku feja dhe kombesia jane nje. Shqiptaret jane gjithashtu nje popull i rralle ne bote qe kombesine e ka shpallur besim ("Feja e shqiptareve eshte shqiptaria").

    Lidhjet midis shqiptareve dhe hebrejve deshmohen te rendesishme edhe ne periudhen historike. Meritojne vemendjen dy fakte ne lidhje me kete. I pari ka te beje me prijesin e nje kryengritjeje te fshehte te izraeliteve, levizje qe u mbiquajt mesianike (nga Messiah). Pas nje triumfi prej afro dy dekadash kjo kryengritje deshtoi. Studiues te periudhes mesjetare kane provuar se prijesi i kesaj levizjeje, Sabbata Zevi, gjeti strehe ne Shqiperi. Varri i tij, qe sipas disa studiuesve te njohur, gjendet ne Ulqin, ne keshtjellen e Balshajve, edhe sot e kesaj dite konsiderohet nje tempull i shenjte, ku besimtaret, muslimane, te krishtere e hebrej, bejne pelegrinazh. Sikurse ka provuar studiuesi hebre Ivan Ceresnjes ne studimin e tij "Sabbatai Zevi, the "Mystical Messiah", nuk eshte e rastit qe ky kryengrites i madh i hebrejve gjeti mbrojtje midis shqiptareve bashke me luftetaret e vet, duke pershkuar vertikalisht hapesiren historike shqiptare dhe duke lene gjurmet e veta kudo: ne Vlore, ne Berat, deri ne Ulqin. Fakti i dyte lidhet me diplomatiken. Dihet se ne territorin shqiptar jane ruajtur shkrime te shenjta hebreje, duke perfshire nje doreshkrim te rralle te Torah-s, i njohur me emrin Sefer Torah ("Libri i Shenjte"). Ky doreshkrim ka qene vazhdimisht ne vemendjen e dijetareve dhe rabineve hebrej, derisa ne vitet 1930 provohet se e nderroi ne menyre misterioze vendin ku ishte ruajtur per pese shekuj me radhe - Vloren - duke mos lene gjurme te drejtimit te ri qe mori.

    Ndikimi i kultures dhe pervojes hebraike ne traditen shqiptare ka qene nje prej faktoreve qe e mbajti ate tipologjikisht te lidhur me proceset dhe levizjet e medha shpirterore europiane. Nje varg faktesh qe gjenden ne librin "La facade maritime de l'Albanie au Moyen Age" te Alain Ducellier dhe qe paraqesin "permasen europiane te jetes se Shqiperise", po te shqyrtohen me kujdes, deshmojne se urat drejt Perendimit shpesh jane ndermjetesuar prej tregtareve hebrej qe kalonin nga njera ane e Adriatikut ne tjetren.

    Nga vleresimi i burimeve historike del se hebrejt kane gjetur ne hapesiren shqiptare strehe dhe mbrojtje ne periudhat me kritike te rrezikimit kolektiv te tyre:

    - Ne shekujt e pare pas Krishtit, kur perandoria romake skllaveronte masivisht hebrejt dhe i bartte ne kryeqender per t'i ngarkuar me pune te detyruar. Harvey Sarner, nje studiues hebreo-amerikan i diteve tona, admirues i "virtytit dhe kodit etik shqiptar", "Hebrejte ne Shqiperi - teresisht te shpetuar" (Brunseick Press, 1997, f. 8), permend ekzistencen e nje burimi historik, sipas te cilit "dy mije vjet me pare, nje anije e nisur drejt Romes me nje ngarkese plot e perplot me skllever hebrej nga Palestina, befas ndryshoi drejtim, e detyruar nga dallget e detit, duke perfunduar ne brigjet e Ilirise". Sarney mendon se romaket nuk bene perpjekje per t'i gjetur sklleverit e hedhur nga deti i eger ne bregun tjeter duke menduar se ata nuk do te kishin shpetim, qofte prej kushteve natyrore, qofte prej egersirave. Ndonese kjo legjende nuk permendet nga hartuesit e Enciklopedise Judaike, madje as ne vellimin e 14-te, ku pershkruhet rendi i hebrejve "romaniote", te dhenat gjuhesore, toponomastike, historike, fetare dhe ato etnografike shkojne ne perforcim te asaj qe eshte pohuar nga Sarney dhe shume shekuj me heret nga kronikanet.

    - Ne fundin e mesjetes, kur inkuizicioni perendimor, sidomos ai spanjoll, shkaktoi shfarosje masive dhe debim te dhunshem te hebrejve (grupimi i hebrejve "safardike", domethene "te Spanjes").

    - Ne periudhen e deshtimit te kryengritjes se udhehequr nga "mystical Messiah" dhe te perndjekjes masive te hebrejve te Orientit prej perandorise osmane.

    - Ne periudhen e shpalljes se doktrines fatale hitleriane "final solution" - zhdukja perfundimtare.

    Duke qene se per shpetimin e hebrejve gjate Luftes se Dyte Boterore kohet e fundit eshte shkruar jo pak, duke perfshire dhe autorin e ketyre radheve, ne vijim do te permenden vetem disa deshmi, fakte dhe dokumente qe provojne se Shqiperia, ne te gjithe faktoret e perfaqesimit te saj, problemin hebraik e vleresoi si "ceshtje te brendshme te saj" ne raport me ushtrite pushtuese.

    1. Shkrese e Javer Hurshit-it, Prefekt i Shkodres, drejtuar MPB, Zyres Politike, me 2 maj 1944: "Informohemi se komanda S.D. Hausding ka arrestuar kater hebrej nga Prishtina dhe me qendrim ne kete qytet. Thuhet se ketyne u jane kerkue njimije napolona per lirim. Prefekti, Javer Hurshit". AQSH, F. 152, V. 223/1, fl. 1067.

    2. Shkrese e Zyres Politike te MPB drejtuar MPJ, maj 1944: "Prefektura e Shkodres, me tel-in e saj nr. 191 res. te vazhduesit na njofton (teksti i shkreses se mesiperme). Prandaj lutemi te kini miresine me ndermjetesue ku duhet qi autoritetet ushtarake gjermane te mos nderhyjne nder punet e mbrendshme tonat, vetem nder ato rasa qi kane te bejne drejtpersedrejti me ushtrine gjermane". Ne emer te ministrit, Gjon Coba". AQSH, F. 152, V. 1944, D. 223/1, fl. 1066.

    3. Informacion i Prefektit te Shkodres drejtuar MPB, 4 maj 1944: "Informohemi se ebrejt e arrestuem nga komanda gjermane u lane te lire mbasi paguan gjoben... Prefekti Hurshiti". AQSH, F. 152, V. 1944, D. 223/1, fl. 1068.

    4. Shkrese e Prefektit te Tiranes Qazim Mulleti derguar Zyres se Burgut dhe komandes se qarkut ne Gjindarmerine e Komiserise se Policise, 9 qershor 1944: "Ju njoftohet se komisioni i posacem i mbledhun pardje me 7 te k.m. nen kryesine e titullarit te kesaj prefekture vendosi qe te rreshtuemit Sallamon Tashi e Mina Roshi nga Durresi te lirohen me garanci, mbasi nuk kishin fakte me iu referue gjyqit dhe meqenese bani konviksion se nuk jane persona te rrezkshem qe lenia e tyre e lire te damtoje qetesine publike. Lutemi prandaj qe, mbasi te sigurojne si garance ndonje persone te ndershme te njoftun me sjellje te mira morale e politike, te shoqnohen ne kete prefekture, ku mbasi te redaktohet akti i garancise te lehen te lire. Prefekti i klasit te pare, Qazim Mulleti. Per dijeni: Zyres Politike". AQSH, F. 152, V. 1944, D. 224/a, fl. 416.

    Ne ndihme te ketyre fakteve, qe provojne se "ceshtja hebraike" ne Shqiperi pati nje konsensus mbipolitik dhe nje mbrojtje te pashpjegueshme me perllogaritje te nje apo disa faktoreve vec e vec vijne edhe dy deshmi te tjera te botuara:

    1. "Nje demonstrim nga ana e Mustafa Krujes i asaj qe ishte burreria e tij, domethene aftesia per t'i perballuar situatat me guxim dhe zemergjeresi, e pata pak kohe mbasi ai kishte marre persiper kryesine e keshillit te ministrave. Ishte paraqitur tek ai konsulli i pergjithshem i Gjermanise dhe i kishte paraqitur nje note verbale me te cilen qeveria naziste kerkonte dorezimin e mbi treqind hebrejve te emigruar nga ish-Jugosllavia, qe kishin gjetur strehim ne Shqiperi. Komanda ushtarake naziste e Beogradit kishte dhene njoftime te sakta lidhur me emrat e hebrejve, si edhe vendet se ku ishin strehuar ata ne "Kosoven shqiptare" (bashkuar me Shqiperine). Mustafa Kruja erdhi te me merrte pelqimin qe t'i linim keta hebrej te qete ne Shqiperi. Ne fakt, ne Shqiperi nuk kishte asnje kembe ushtari nazist, qe autoritetet e Reich-ut te mund t'ia dilnin per te identifikuar hebrejte e vendosur ne Shqiperi. Megjithate, rame dakord qe hebrejte e merguar dhe te vendosur ne Kosove te transferoheshin menjehere ne zonen e Gjirokastres, e cila kufizohej me territorin grek nen kontrollin e trupave italiane. Ata do te pajiseshin me pasaporta shqiptare me emra te rreme dhe, po te lindte nevoja, do te ndihmoheshin edhe materialisht. Keto masa do t'i lejonin Mustafa Krujes t'i pergjigjej mbas disa diteve konsullit te pergjithshem te Gjermanise se si te gjitha hetimet e kryera ne Kosove lidhur me listat emerore kishin rezultuar negative. Roma nuk u njoftua zyrtarisht lidhur me keto zhvillime, por privatisht informova drejtorin e pergjithshem i "ceshtjeve sekrete" (rezervate), ministri fuqiplote Vidau. Ai ishte njeri me zemer te gjere dhe, nepermjet tij, mundesuam qe, edhe gjetke, nepermjet perfaqesive tona jashte shtetit, t'i pajisnim hebrejt jorezidente (gjermane, boheme, polake, hungereze dhe rumune) me pasaporta shqiptare. Keshtu atyre u krijohej mundesia t'u shmangeshin persekutimeve racore, duke iu drejtuar Shqiperise" (Francesco Jacomoni: "La politica dell'Italia in Albania", f. 288-289, edit. Cappelli, 1965).

    2. "Vjen nje dite ne shtepine tone miku i familjes dhe kryeministri i Shqiperise, Mustafa Merlika (Kruja) dhe porsa hyn i thote tim eti - Xhevat Korca - i cili sapo ishte kthyer nga nje inspektim i pergjithshem i shkollave ne Kosove - nese kishte pasur kontakt me ndonje mesues ose profesor hebré dhe c'dinte t'i thoshte me gjere per hebrenjte e Kosoves. Babai i tha se, miku i tyre i perbashket, Iljaz Agushi - atekohe Minister i Puneve Botore - nepermjet vellait te tij Isuf Agushi, e kishte njohur me nje profesor hebré, qe kishte qene dishepull (nxenes) i profesor Norbert Joklit. Ai kishte kerkuar ndihme qe mundesisht ta emeronin profesor te gjuhes shqipe ne gjimnazin e Prishtines. Biseduan gjere e gjate lidhur me mikun e perbashket profesor Joklin, dhe e mbaj mend se aty u tha se profesori hebré kishte filluar nga puna. Kaq dijti t'i thoshte babai kryeministrit lidhur me kontaktet e tij me hebrejt ne Kosove. Atehere Mustafa Merlika (Kruja) i tha babait se duhej te merrnin masa urgjente per t'u ardhur ne ndihme hebrejve ne Kosove. I telefonuan aty per aty ministrit te puneve te brendshme Mark Gjonmarkajt, si edhe sekretarit te pergjithshem te kryeministrise, Engjell Coba dhe e lane te mblidheshin menjehere ne zyren e kryeministrit. Mbas disa ditesh mesova se Mark Gjonmarkaj kishte derguar ne Prishtine, ne krye te nje ekipi te tere prefektesh, nenprefektesh si edhe nepunesish te besuar te ministrise se brendeshme, duke mobilizuar edhe te gjithe autobuset e shoqerise SATA, zotin Engjell Coba, si i plotfuqishem qe te pajiste me dokumente shqiptare, si dhe me emra shqiptare sa me shume hebrenj qe te ishte e mundur, dhe t'i transferonte ne Shqiperi" (Mergim Korca, "Histori te pashkruara", 2005, f. 95).

    Korrieri 04 Gusht 2005

Faqja 8 prej 91 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Etimologjia e emrit Pellazg
    Nga Henri nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 511
    Postimi i Fundit: 13-07-2014, 14:41
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  4. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •