Close
Faqja 28 prej 91 FillimFillim ... 1826272829303878 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 903
  1. #271
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Do doja nje mendim nese Dodona ka lidhje me emrin Doda apo Deda.
    Prapashtesa -ona eshte prapashtese normale iliren si tek Aul-ona,skard-ona,salona,em-ona,el-ona e shume qytete te tjere ne gjithe ilirine, prandaj si rrenje mendoj se eshte Dod-ona.
    -ona besoj eshte femerorja e -on e qytetet me -on jane po aq te shumta, qe nga kodri-on,mete-on ,peli-on,riz-on etj.
    Duke i nisur nga kjo, me vjen te mendoj se prapashtesen -on merrnin ne pergjithesi qytetet qe duhet te kene pasur si hyjni mbrojtes nje hyj ,ndersa -ona qytetet qe duhet te kene pasur nje hyjneshe mbrojtese.(kujtoj perdorimin sot, ledjon-ledjona, erjon-erjona)
    Ndersa ne greqi ky proces mungon sepse gjejme vetem qytete -on ne itali shume hyjnesha e qytete mbarojne me -ona.
    Per momentin njoh vetem 2 raste e te dyja lidhen me prapashtesen -on, Rizoni me hyj mbrojtes Medaurin dhe Hyllioni(Ilion) me hyj Apollonin.

    Per Dodonen mendoj se mund te kemi te njejtin proces, Dod-ona sepse ne castin e themelimit kishte nje hyjneshe mbrojtese, pra femer e sipas gjasave Di-ona. Thone qe emri i Diones ka qene Naja e Zeus-Naios ishte bashkim emrash. Nuk e di sa mund te merret per e sigurte,por gjithsesi kjo me beri pershtypje per perafersine me fjalen Maja,qe perdorja i vogel per gjyshen nga ana e mamit, thjesht nje zgjatje e fjales ma, ashtu sikurse ndodh per Baja apo babaja.
    Sidoqofte ka arsye qe mund ta bejne pjesen Dod si kyci i fjales, ku edhe mund te luhet karta e zanores,Dad-ded-dod.
    Keshtu mbi 2 kembe, do thoja Dad per TAT e do rifusja ne qarkullim edhe nje here mendimin e Ribezzo-s, se Totor apo Zeusi i Mesapeve vjen nga emri Dodon. Kjo supozon edhe kalimin e n-r ,si proces shume i vjeter qe nderhyn edhe ne gjera madhore. Po perderisa ka nderhyre tek Aulona ne Avlora apo Vlora duke prishur prapashtesen -ona(edhe pse ngeli vloniat) mund ta kete bere edhe me Dodona-Totor.

    Nese per emrat Doda apo Deda ka pasur psh prirje per ti perdorur si shenje vazhdueshmerie tek te parelindurit kjo do ishte shume interesante.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyj-Njeriu : 19-07-2008 mė 00:19
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  2. #272
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin

    Mire le te jap dhe une nje version:

    Ka shume mundesi qe Dodon te jete e perbere Do+don.
    Do si nje rrokje primitive nuk na lejon te japim nje etimologji te sakte, vetem nese hamendesojme.
    Po ashtu dhe don.
    Por ne na hyn ne ndihme "" greqishtja"" rrenjet e sinonimeve te te ciles perputhen 100 % me shqipen. Pse? Sepse folja jap ne sinonimin e pare eshte:
    (me) dhon-ė
    ne sinonimin e dyte:
    nėm(urdherorja e jap)
    ne sinonimin e trete:
    dorė-zoj=(jap)
    (mos u kushtoni rendesi fundoreve).

    Tani clidhje ka Dodona me jap?
    Padyshim qe ka.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  3. #273
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    [QUOTE=dias10;
    Tani clidhje ka Dodona me jap?
    Padyshim qe ka.[/QUOTE]
    DoDon ky emr ka lidhje me foljen jap-api tek konsonanti hieroglifor dy trekendsha njerime i madh tjetri perbrenda qe lexohen di e qe kuptimi i ketij konsonanti zberthehet doredhanesdorelire kjo argumentohet me nje tjeter hieroglif konsonantore femre -nena duke e ushqyer me qumesht femiun -api A+ PI A=krahu ne fund me dore duke i ofruar femiut gjirin qe te ushqehet P P= pi edhe g g=gji .
    Kjo forme e paraqitjes se ketyre figurave haset te shume popuj femra duke i eksponuar gjijt pra paraqet figuren e Veneres , Anat,Ishtar,Hatorit...
    Edhe emri Dardan e gjen kuptimin tek ky hieroglif konsonantor tani lind pyetja cka dhan-dhuruan Dardani dhe qyteti i Dodones?????
    PERGJIGJJA ESHTE TEK KONSONANTI HIEROGLIFORE PRAP ESHTE I NJEJTI KONSONANT DI=DIE -DITURI-DRITE BARDHESI .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga XH.GASHI : 19-07-2008 mė 13:07

  4. #274
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123

    Me habit ky shkrim i burrosve , ku lexohet kjart emri i qytetit Pellazgo- Yllir DODAN dhe DARDAN edhe pertej atlantikut u bart rendesia e kultit Pellazgo-Yllir .
    JA SHIFENI DIELLIN MBI KETE EMER QE VERRTETON SUPOZIMIN TIM NE POSTIMIN E MEPARM.
    PERGJIGJJA ESHTE TEK KONSONANTI HIEROGLIFORE PRAP ESHTE I NJEJTI KONSONANT DI=DIE -DITURI-DRITE BARDHESI .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga XH.GASHI : 22-07-2008 mė 17:09

  5. #275
    Citim Postuar mė parė nga dias10 Lexo Postimin
    Ka shume mundesi qe Dodon te jete e perbere Do+don.
    Do si nje rrokje primitive nuk na lejon te japim nje etimologji te sakte, vetem nese hamendesojme.
    Po ashtu dhe don.
    Por ne na hyn ne ndihme "" greqishtja"" rrenjet e sinonimeve te te ciles perputhen 100 % me shqipen. Pse? Sepse folja jap ne sinonimin e pare eshte:
    (me) dhon-ė
    ne sinonimin e dyte:
    nėm(urdherorja e jap)
    ne sinonimin e trete:
    dorė-zoj=(jap)
    (mos u kushtoni rendesi fundoreve).

    Tani clidhje ka Dodona me jap?
    Padyshim qe ka.
    Pershendetje dias10 dhe gjithe te tjereve gjithashtu! Po i lejoj vetes qe te ndaj me ju nje mendim per ate cka shkruan me siper. Para disa ditesh mora nje email nga motra ime. Me shkruante se kishte qene ne pelegrinazhin e Tomorit. Midis te tjerash me beri pershtypje nje shprehje qe ajo e perdori rendom kur me shpjegonte ritet:"nje pjese e qengjit te kurbanit do ngrene ne Tomorr, pjesa tjeter do dhene(fal) per mbaresi"
    Per mendimin tim ke shume te drejte kur lidh Dodonen me jap. Ndoshta Dodone donte me thene thjesht Do Dhon (njelloj si "do dhene" por ne gegerisht e shqiptuar me o te theksuar te gjate). Ne fund te fundit a s'ishte Dodona nje faltore? Zakonisht ne faltore ishte e nevojshme jo vetem me iu dhene (me iu fal) zotave perkates por dhe me dhene (me fal, me be flijime) per ta. Per mendimin tim asaj cka pellazget i kane thene dodone ne sot i themi faltore. Fjala ka ndryshuar por jo thelbi, kuptimi i saj. do dhon=do fale.

  6. #276
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar mė parė nga Styx Lexo Postimin
    Dukumentoji opinionet e tua ne se nuk je dakord. Qellimi im nuk eshte te ndryshoj besimet personale te askujt. Secili le te mbaje ate qe i duket me e drejte. Shumica ketu po vendosin fakte dhe po perpiqet te bej nje interpretim sa me korrekt te tyre.

    Aleksandri i Madh ka temat e tij.
    Krijimi i mitit pellazg.
    Ne fillim EURINONE,perendesha e te gjith gjerave,krijoi shtat potencat planetare e vuri ne krye te tyre nje titan e nje titanesh, TIA e IPERIONE DIELLIT,FEBE e ATLANTE HENES,DIONE e KRIO planetit MARS,METI e CEO MERKURIT,TEMI e EURIMEDONTE JUPITERIT,TETI e OQEANI VENUSIT,REA e KRONO SATURNIT.
    NJeriu i par i quajtur pellazg,paraardhesi i pellazgeve,u mesoi njerezve si te jetonin,si te ushqeheshin e visheshin.....Sipas EURIPIDE me von u quajten DANAI

  7. #277
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Ne greqin e vjeter shtat potencat planetare nuk ariten te mbizotronin mbi kultin olimpik,sepse konsideroheshin jo greke e antipatriote (ERODOTO). ARISTOFANE ben te thot a TRIGALO qe hena e i vjetri diell po kompllotojn qe GREQIA te bie ne doren e barbareve PERSIAN.

  8. #278
    i/e regjistruar Maska e THOTI
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    123
    Citim Postuar mė parė nga XH.GASHI Lexo Postimin

    Nje argument perse ishte merkuri-hermesi Pellazg e jo grek ,karakteristike plisi bardh.

    po edhe kta plisebardhet me duket se kan te mathura opinga ???
    apo vetem se me ngjajn ne opinga???

  9. #279
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    Afrodita qe Lexon

    Diele, 28 Gusht 2005
    HOMERI-KULTI I LIBRIT TE SHKRUAR, AFERDITA QE LEXON EDHE SHQIPERIA

    Nga dr.Moikom Zeqo

    Shqiperia arkeologjike ka nje koleksion monumentesh me motive te papritura, te shumefishta, horizont-hapese, kulture-ndjellese, me motive te cilat lidhen me kryevepra te perbotshme letrare, qe ne lashtesi. Kjo qe po shkruaj, nuk eshte aspak nje trill, nje tejkalim i deshires, nje fantazi e paster, apo nje mitomani per te kapercyer boshlleqe te frikshme. Duke punuar shume vjet si arkeolog, duke u marre me historine e artit antik ne Shqiperi, kam patur rastin te njihem me disa monumente, qe hapin nje horizont te ri, te mbiquajtur si instrumente arsyetues per boten e letersise boterore ne lashtesi, me kultin e librit te shkruar, me mitet e medha te njerezimit, me qyteterimin e degezuar evropian. Keto motive jane te fiksuara ne monumente arkeologjike, disa prej te cilave une i kam botuar neper revista shkencore. Mendoj se per publikun e gjere duhet vene ne reliev disa te verteta, qe perhapin nje drite te re kulturore per koherat antike ne truallin e Shqiperise.

    Relievi "Gjygji i Paridit"

    Qyteti i Durresit eshte themeluar ne shekullin e VII para Krishtit, pra kjo kryeqender urbane, prej 28 shekujsh eshte me e vjetra ne llojin e vet ne krejt bregun lindor te detit Adriatik. Ne qeramiken e periudhes arkaike te shek.VI para Krishtit ne Durres, njihemi me disa subjekte, qe lidhen me mitologjine, me Luften e Trojes, me personazhet homerike. Nje qeramike e tille, e fragmentuar, e bere sipas nje matrice ne balte te pjekur, ka nje skene te cuditshme dhe te rralle mitologjike. Eshte fjala per 4 "kater) figura, qe jane prane njera-tjetres dhe qe kane lidhje te motivit. Spikat figura e nje burri i cili ka floke te gjate dhe mban ne doren e djathte nje kokerr molle. Ne baze te literatures krahasimtare arkeologjike, kjo figure identifikohet me princin Parid te Trojes, i cili kur ishte bari ne malin e Ides, u ndodh ne nje grindje te tri hyjneshave Athinase, Aferdites dhe Artemisit, qe kerkonin te dinin, se cila qe me e bukura ne mes tyre. Keshtu, princi Parid u be gjykatesi i pare i Miss Bukurise per te tri hyjneshat. Secila nga hyjneshat i premtoi dicka, por Aferdita i premtoi se nese do t'i jepte vendin e pare, do ta ndihmonte te martohej me femren me te bukur ne bote, Helenen, gruan e Minelaut, qe u njoh ne histori si Helena e Trojes. Paridi, klasifikoi si me te bukuren Aferditen. Kjo skene eshte kenduar nga Homeri. Dalim ketu tek nje problem shkencor i klasit te pare. Banoret e Durresit e kane njohur eposin e Homerit "Iliaden", te pakten qe ne shek.VI para Krishtit, perndryshe ky reliev nuk do te kishte asnje kuptim. Ka mundesi qe doreshkrimet e poemave homerike te kene patur, te kene qarkulluar ne duart e banoreve elitare te qytetit Polis te Duresit. Dihet se ne kohen e Pisistratit ne shek.V para Krishtit, pra nje shekull me vone, se sa ky dokument arkeologjik i Durresit eshte krijuar redaksia e redaktiit dhe e percaktimit te formes perfundimtare te dy poemave te Homerit. Ndoshta banoret e Durresit kane qene njohur me variante jo perfundimtare, me te lira, me apokrife te poemave epose te Homerit.

    Ne disa vazo me figura te kuqe te epokes helenistike te shekujve IV-I para Krishtit, te gjetura ne Durres, ka gjithashtu skena nga eposet e Homerit, cka tregon se piktura e ketyre vazove reflekton leximin dhe njohjen ne detaje te subjekteve homerike. Kjo te shtyn te besosh ne tezen e hamendesuar, se ne qytetin e Durresit do te kete patur vende te vecanta, ndoshta ne formen e bibliotekave private ndoshta dhe publike per doreshkrime te tilla.

    Kushtetuta e Durresit, e shkruar nga Aristoteli

    Gjithashtu, dime se filozofi i madh Aristoteli i shek.IV para Krishtit, ka shkruar Kushtetuten e qytetit Polis te Durresit. Doreshkrimi i kesaj Kushtetute, ketij mekanizmi juridik, rregullator duhet te kete qene ruajtur ne ndonje nga tempujt e Durresit nga ana e Prytaneve. Nje tjeter deshmi shume e cuditshme e subjekteve homerike, lidhet me mozaikun e shek.III Polikron, te qytetit antik te Apolonise, qe tregon skenen e Akilit, qe ka vrare mbretereshen Pantesilea, te Amazoneve, ne sfondin e mureve te Trojes. Dihet se Amazonat qene aleate te trojaneve, Akili e vret Pantesilene, por ne momentin qe e shikon ne sy, dashurohet marrezisht me te. Ky mozaik i Apolonise eshte nje kryeveper figurative e mbijeteses shume te gjate te krijimeve te pavdekshme te Homerit ne brigjet e Shqiperise.

    Biblioteka publike e Durresit

    Ne nje mbishkrim te shek.II, te gjetur ne Durres, nga Leon Hezey, mbishkrim te cilin Hezey e ka derguar ne Luver, mesojme per perurimin e nje biblioteke publike dhe me kete rast u be nje shfaqje per te pranishmit me lojen e 12 cifteve gladiatoresh. Pra, Durresi ka patur nje biblioteke publike te rendesishme dhe te njohur, ndonese ne nuk dime asgje, por vetem mund t'i parafytyrojme doreshkrimet dhe librat qe ruheshin ne kete biblioteke. Jane te shumta dhe tipologjike skulpturat, te cilat jane gjetur ne Butrint ose Apoloni dhe Durres, qe tregojne figura njerezore qe mbajne ne duar diptike, libra te vegjel. Pra, ka ekzistuar kulti i librit te shkruar. Libri i shkruar ne pergamene ose papirus ka ushtuar ndikimin e tij kryesisht ne qytet e medha te bregdetit te Shqiperise, si shprehje e sinkretizmit te kultures antike greke ne mjedisin ilir, pra ne procesin e nje akulturimi.

    Aferdita qe lexon

    Poeti romak Katuli, ne nje poezi te tij e cileson Durresin, si taverne e Aferdites per tere Adriatikun. Ne koleksionin e veprave te artit nga Durresi i lashte spikat ne menyre te vecante ai i figurinave prej balte te pjekur, terrakotave. Eshte nje mjeshteri e hershme, qe lidhet edhe me kushtet e mjedisit: kodrat argjilore te pershtatshme per nje veprimtari shumeshekullore te perpunimit te baltes, qofte per ndertimet e shumta, qofte per fushen e artit figurativ. Te pakten qe nga shekulli i VI para eres sone ne Durres jane krijuar disa kryevepra ne terakote, sic jane simat e nje tempulli te periudhes arkaike, te relievizuara me fytyren e nje femre te re dhe te luaneve. Terrakotat e Durresit perfshijne nje hark kohor qe nga shekulli i VI para eres sone deri ne shekujt e pare te eres sone. Bie ne sy sidomos hapesira kohore midis shekullit te IV e III para eres sone. Ravijezohen keshtu tiparet e njearti vendas, madje e nje shkolle durrahase te terakotave, qe duhet studiuar ne plan diakronik e sinkronik ne historine e arteve figurative te motshmerise se thinjur klasike.

    Shume terakota jane perkushtime honoris, ose ex- vote, per kultet pagane te Demetrez Artemisit, Zeusit Serapis, Dionisit etj.

    Shume terakota lidhen sidomos me kultin popullor te Aferdites. Nje terakote, qe paraqet Aferditen me nr. inventari 1936 ne fondet e Muzeut arkeologjik te Durresit ka nje rendesi te vecante. Eshte fjala ne fakt per nje terakote te kompozuar, gje shume e rralle "pergjithesisht terakotat jane njefigureshe), qe tregon figuren njerezore te Aferdites te ulur, siper prane supit te majte eshte nje figure me e vogel e nje femije Eros, me krahe gjysem te hapur. Krahu i djathte i Aferdites eshte i ngritur, dora prek floket, duke bere xhestin e njeriut qe mendon i mbeshtetur me koken te dora e vet. Terheq vemendjen se berryli i ketij krahu lakuar hijshem prek nje trung peme. Kembet e hyjneshes, sipas normes kanonike klasike e majta perpara te djathtes, rrine mbi nje piedestal te vogel. Kjo veper arti e pazakonte, eshte e vetmja e ketij lloji e zbuluar ne Shqiperi dhe ne Durres. I takon si kohe shekullit te IV para eres sone dhe perfaqeson nje teme ikonografike te lashte, qe haset rralle. Deri me sot, ne literaturen profesionale shkencore kemi gjetur vetem nje terakote te tille te ngjashme, me origjine nga Azia, e Vogel e qe sot ruhet ne Luver te Frances.

    Dijetari i njohur francez Leon Hezei, ne nje liber te tij te botuar ne fund te shekullit te kaluar, flet gjeresisht per terrakoten e vetme te Luvrit, duke e quajtur si nje nga kyeveprat e artit. Ai ka meriten, se ben edhe analizen e pare tipologjike, si dhe te mesazhit, qe mbart kjo teme ikonografike.

    Aferdita mban mbi gjunjet e saj dhe mbi pellemben e dores se djathte nje liber te hapur. Hezei e ka quajtur kete tip terakote "Aferdita qe lexon" dhe pa dyshim, qe imiton ne miniature nje kompozim te madh skulpturor te nje origjinali, krijuar nga nje mjeshter te cilit nuk i dihet emri.

    Dihet qe Aferdita eshte hyjnesha e bukurise fizike, ndjenjes se plotfuqishme te dashurise. Atribut i saj Erosi shoqerues shpreh ndikimin e bukurise se te gjitheve, gje qe nuk i shmangen as hyjnite dhe as vdeketaret. Atribute te tjera te Aferdites jane rendom kokra e molles, shega, lulet. Kulti i Aferdites ne kete qender te fuqishme urbane te antikitetit eshte kaq i madh, sa poeti romak Katuli ne nje poezi "karmen) te tij e cileson Durresin si taverne te Aferdites per tere Adriatikun.

    E pazakonta dhe e vecanta ne rastin e terrakotes per te cilen po flasim eshte se ne te kemi nje motiv intelektual, nje sinteze te bukurise fizike me ate te bukurise shpirterore, te fizikut me shpirtin, pra Aferdita i tejkalon atributet e mitit te saj te kanonizuar ne mitologjine klasike dhe mbart edhe atributet e kultit te diturise dhe shkences, si pajtore e botes intelektuale te mirefillte e filozofeve, poeteve, e forces se arsyes, e mendimit.

    Nga pikepamja konceptuale e kemi nje lartesim, nje mesazh me te plotesuar, nje harmoni te ndjenjes me forcen zbuluese te dijes pra "Aferdita qe lexon" eshte e dyfishte hyjnesha e artit dhe e shkences. Natyrisht, ne kete konceptim kemi dicka te re ne raport me konceptin rutinor te meparshem, pr, nje pershtatje, nje simbolike te artit i cili ne fund te periudhes klasike e sidomos ne periudhen e njohur konvencionalisht si periudha helenistike e nje kulture te pergjithesuar mesdhetare e evropiane lidhet perhere e me shume me rendesine e shkencave, sidomos me ato shkolla te mendimit te lashte, qe njihen ne histori si shkolla aleksandrine dhe ajo pergamase, ku racionalizmi e analiza fitojne perparesi mbi artin e kohes.

    Po te bejme nje krahasim terakotes se Luvrit dhe asaj te Durresit do te shohim se megjithese kane nje ngjashmeri te dukshme te kompozimit te vete figurave, nuk jane identike. Terakota e Durresit anon qarte nga stili e konceptimi i formave vendase te terakotave te qytetit tone - nje nga vatrat me te medha te botes antike per artin e figurinave ne miniature prej balte te pjekur. Durresi ne shekullin e IV para eres sone eshte nje nga kultet e zhvillimit te tij - pikerisht kete reflekton dhe terrakota e "Aferdites qe lexon".

    Pllaka dylli me mbishkrime

    Para disa kohesh koleksionisti i njohur nga Elbasani, Vangjel Kapedani, i dorezoi Arkivit te Shtetit ne Tirane 4 "kater) pllaka dylli me mbishkrime. Kane kaluar shume vjet, por nuk kemi asnje zberthim, asnje kuptimshmeri te ketyre shkrimeve. Ka pasur disa arkituj deri diku entuziaste, por enigma e pllakave prej dylli me shkrime, nuk eshte sqaruar. Nje bashkepunim i institucionalizuar ne rrafshin paleografik eshte i domosdoshem.

    Une mund te them qe arkeologu i vjeter i Durresit, i ndjeri Vangjel Toci, ka patur gjithashtu ne duar, pas zbulimit ne metropolin kodrinor antik te Durresit dy pllaka te tilla dylli, gjithashtu me shkrime, realizuar me skalitje te holle me anen e nje stilosi metalik. Per fat te keq, ruajtja e ketyre dy fleteve prej dylli nuk qe e mire, ato duhet te ruheshin ne nje frigorifer te vecante dhe ky dokument shkrimor i pazakonte, sot ruhet vetem i fotografuar. Mund te them, mbas konsultimit me literaturen arkeologjike, se keto lloj pllaka dylli me shkrime kane qene te perhapura ne periudhen romake te shekujve III-I para Krishtit dhe qe nje zakon qe te viheshin ne varrin, apo ne urnen e sarkofagun e nje te vdekuri te rendesishem. Shkrimet ne keto pllaka dylli qene sipas specialisteve te epigrafise porosi, sentenca ne forme testamenti, lavderime per te vdekurin, madje dhe poezi.

    Korpusi epigrafik

    Keto deshmi te shkruara ne dylle nuk duhen shkeputur nga bota epigrafike e mijera monumenteve ne greqishten e vjeter, ne latinisht qe kane dale ne drite ne qytetet Butrint, Orikum, Bylis, Apoloni Durres etj. Me sa jam ne dijeni, epigrafisti francez Pjer Kaban ka realizuar botimin e mbishkrimeve te tilla, te nje korpusi jo vetem epigrafik por edhe kulturologjik, qe lidhet me lashtesine ne brigjet e Shqiperise. Informacioni i ketij korpusi eshte i rendesishem edhe ne rrafsh evropian.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #280

Tema tė Ngjashme

  1. Etimologjia e emrit Pellazg
    Nga Henri nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 511
    Postimi i Fundit: 13-07-2014, 14:41
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  4. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •