Close
Faqja 0 prej 91 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 903
  1. #1
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    Elementet mistike te besimit Pellazg (II. Dodona- Trashegimia jone e pervetesuar)

    GURI

    “Dijeni se Feniksi eshte shpirti i Hylliades (Hylliade/Astrum/Yliast = Kaosi, materja e pare e cdo gjeje)….eshte po ashtu Hylliade (shpirti) tek njeriu”.
    Practica Lineae Vitae

    Hyle eshte principi i pare i te gjithe gjerave - Materja qe ekzistonte qe prej fillimit. Nuk ishte as e qullet as e thate, as toke as uje, as drite as erresire, por nje perzierje e ketyre elemnteve, dhe kjo perzierje quhet Hylli.

    -vazhdon-


    Mendohet se Adami mori 2 gure (pllaka/rrasa) nga Parajsa, ne te cilat qene gdhendur dijenite e parajses ne 7 fusha, arti njera nga keto. Nje pllake Noe e gjeti ne malin ku u ankorua varka pas permbytjes. (Mendoj ta shtjelloj me vone Alkemine e Dodones, dhe kulteve Pellazge, numurin 5 (kater elementet e krijimit si Hylliaden/shpirtin), sebashku me rolin e rrethit, te squfurit ose trupezimit tokesor (lexoni shkrimet e Baratit ne temen e Dodones) etj. Ketu po flas shkurtimisht per Gurin ose sic quhet ndryshe Kaos-in. Per gurin Baptisti dhe une kemi debatuar ne temen e Kanunit si nje nga tiparet me thelbesore te ketij Ligji te Lashte Hyjnor qe deshmon pagabueshmerisht origjinen e sterlashte te popullit tone.

    Rrasa e Parajses;
    Deshmi e vertete e Shkences se lashte qe Adami e mesoi
    Nga Zoti Vete
    , te cilen Noe, Abrahami, dhe Salomoni
    Ruajten si Nje nga Dhuratat me te Medha te Zotit, Te Cilen
    Te gjithe te Urtet, ne Te Gjithe Koherat, Preferuan Ate
    Kundrejt Pasurise se Tere Botes
    , Qe Konsiderohet si
    Dhurata Me Madheshtore e Botes
    Dhe qe i Lihet ne Dorezim
    Vetem Njerezve te MIRE
    Dhe qe quhet
    Shkenca e Gurit te Filozofit

    "Guri me te cilin zhvillohet Art nuk e prek me token pas gjenerates te ciles i takon. Ne se e prek token perseri, nuk i sherben me qellimit, ndonese ne lindjen e tij te pare misheron disa elemente tokesore. Krijohet ne toke, pastaj thyhet, shkaterrohet, dhe vdekerohet (ne ndryshim nga vdes). Prej tij del nje avull qe percillet nga era ne det, pas kesaj sillet perseri ne toke, dhe ku zhduket menjehere. Duhet te kapet ne ajer, para se arrije token; perndryshe avullon. Ne momentin qe leviz nga deti per ne toke duket kapur menjehere dhe mbyllur ne epruvete per te perdorur ne menyren qe pershkruhet, perndryshe avullon. Ju duhet ta dini qe eshte duke ardhur nga era, shiu, bubullimat, keshtu qe mos e lini t’ju shpetoje. Ne momentin qe bie ne toke, nuk i sherben me Artit tone." Mendohej se kete shpirt te krijimin arriten te kapin artistet e antikitetit. Udhezimet u moren nga guri Adamit. Udhezimet e artit, te fundit nga gjithe udhezimet, korrespondojne me Ballkanin.

    SHQIPNJA ME DY KRERE

    Nga Toka buron nje shatrivan pjellorie.
    Prej nga dalin dy gure te cmuar, I pari
    Nxiton drejt Diellit qe ngrihet;
    Tjetri nga rruga e perendimit te tij.
    Nga ata (guret) fluturojne DY Shqiponja (vini re kokat qe tregojne drejtim te kundert ne flamurin tone-shenim i Styx), zhyten ne
    Flaket, dhe bien edhe nje here tjeter ne toke. Te dyja
    Te pajisura me pupla, dhe Dielli dhe hena,
    Te vendosur nden flatrat e tyre, perfeksionohen.

    Dijeni gjithashtu se uji fluturon nga ky shatervan, ai (qe eshte Shpirti) drejt Diellit qe Lind, dhe tjetri (trupi) drejt Diellit qe Perendon. Por qe te dy jane nje uje kaq I paturbulluar, sa eshte I hidhur dhe jo I pijshem. Ky uje rrethon token ne sasi te medha (Oqeanet-shenim i Styx), dhe nuk sherben per asgje vec njohurise per kete Art.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 15-04-2007 mė 11:16
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    NUMURI 5

    “Apolloni i Tianes pyeti Barhman se nga cfare duhej te perbehej Kosmos sipas mendimit te tij.
    -Nga 5 Elementet. - ishte pergjigja.
    - Si mund te kete element te peste pervec Ujit, Ajrit, Tokes dhe Zjarrit?
    - Eshte Eteri - tha Brahman- te cilin duhet ta kuptojme si elementin prej te cilit jane krijuar Zotat. Ndersa vdekataret thithin ajer, te pavdekshmit dhe hyjnoret thithin eter.

    Se cfare vendosim ta quajme kete “dicka” unifikuese nuk ka rendesi. Antikiteti fliste mbi Eterin ne vazhdiim te 4 elementeve te njohur. Njuton, percaktonte si "medium" te njejtat atribute. Mediumi optik lidh atomet ne nje trup te ngurte ose te lenget. I njejti medium bashkon trupat qiellore ne sisteme, konstelacione, nebula, dhe Rrugen e Qumeshtit”.


    Pra, ne periudhen Pelazgjike behet fjale per 4 elemente te krijimit. 5 eshte gjithe perfshiresi, shpirti – Φ. Ne kete kendveshrim mund te derivohet me probabilitet te larte qe Astraus, Yleast, ose Hylli jane ne fakt sinonime te Hermes/Merkuri-t.

    LIDHJA MIDIS 5 DHE 7

    Per mendimin tim (qe eshte shprehur kalimthi edhe ne Dodona I) nuk ka kontradikte cilesore ne perzgjedhjen e 5 kundrejt 7. Ne fkat te dy numurat deshmojne nje lidhje te ngushte sasiore progresive, ate te mutacionit te krijimit dhe persosjes/vdeketimit te krijimit. E njeta lidhje verehet ne notat muzikore dhe muzikes. Pershembull, notat muzikore jane identike ne se vendosen ne nje vije te vetme te pentagramit (5 vija).Eshte shperndarja (vetia e brendshme e pentagramit-ose elementit krijues) qe i vecon si tinguj dhe bashkon si muzike. Ne kete sens, mund te themi qe 5 elementet percaktojne diferencojne dhe krijojne vetite e idhujve, i vendosin ato me afer nen botes ose parajses, me prane shpirtit ose trupit.

    Le te kthehemi tek shtate ditet e javes dhe te shijojme skematizimin e tyre si trekendesh, me kulmin tek Ar-i.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #3
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Shtate perendite ose ditet e javes shoqerohen me metalet perkatese si me poshte. Proporcinaliteti midis Zhives (Hermesit), Kriperave (eshtrave) dhe Squfurit (mishi) percakton natyren e cdo metali. Megjithate te gjithe metalet jane ne gjendje te vazhdueshme progresi. Ari eshte metali me perfekt, ai korrespondon me Yliastin/Hylliaden e Katert dhe te fundit, me Perfeksionin = Fuqine qe perfitohet duke krijuar Katerkendeshin nga nje Rreth.

    1. Dielli Flori/Ar
    2. Hena= Serm/Argjend
    Selene/Mene/Athina/Diana/Bende/Artemis/Hekata/MAAT?

    3. Merkuri/Hermes Zhiva
    4. Jupiter/Zeus Kallaji
    5. Mars/Apollo Hekuri
    6. Venus/Aferdita Bakri
    7. Saturni/Kroni Plumbi

    Sipas te shkrimeve te vjetra, secili metal krijohet nga vibrime yjore ose vale energjie.

    Ari eshte manifestimi i metalit perfekt por edhe jetes ne toke.
    Argjendi i bardhe, eshte ana negative e Diellit
    Zhiva, ne levizje te vazhdueshme, pa forme.
    Hekuri energji dhe fuqi
    Bakri perafron ngjyren e Arit
    Plumbi esenca e gjithe metaleve, orakullor
    Kallaj miresi dhe pasuri

    Basil Valentinus, nje nga akemistet me te medhenj te shekullit te XV I vendos keshtu:

    Diel Ar (Dielli) formezim perfekt i zhives
    Hene Argjend (Hena)
    Mart Zhiva (Hermes)
    Merkure Kallai (Jupiter) eshte e mesmja e te gjithave. Barazi mes Zhives dhe Kriperave, me pak Squfur nga te tere.
    Enjte Hekur (Marsi) Me pak nga te gjithe Merkur, shume squfur e kripera
    Premte Bakri (Aferdita)Shume squfur, merkuri dhe kriperat ne sasi te barabarte.
    Shtune Plumbi (Saturni) shume Zhive e paperpunuar shume pak Kripe dhe Squfur. Kjo lloj zhive rri mbi uje, krahasuar me zhiven qe formon arin.

    Sipas teorive antike, vetite e gurit/metaleve/kategorive te mesiperme nuk pesojne mutacion. Eshte mediumi ose eteri qe nepermjet “Artit” mund te kaloje nga niveli inferior ne nje superior. Antikiteti besonte qe cdo metal perbehej nga Zhiva, Squfuri dhe Kriperat, por zhiva ishte elementi I peste fluid, ose Eteri. Kjo do te thote qe Hermesi (e Merkura) jane mediumi qe ja mundesojne gurit/metalit/qenies kalimin nga nje gjendje inferiore ne nje me te larte.

    Hermesi eshte Master Key, celesi kopil, i njohur por i paaarritshem per te gjithe. Ai i eshte dhene nga forca e lutjes vetem me te mireve dhe me te diturve.

    Dodona nuk mund te jete tempull i Zeusit. Kam bere disa perqajesje te nje natyre tjeter ne shkrimet tek Dodona I, dhe Ditet e Javes, me te cilat kam hedhur fjalen se Dodona e Tomorrit duhet te kete lidhje me diten e Marte, dhe Hermesin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 16-04-2007 mė 20:36
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    GURI dhe metali perdoren ne menyre perkembyese ne antikitet.

    "GURI duhet ndare ne dy pjese:

    Ai qe ben kete veprim thote: “Ai qe eshte poshte eshte si ai we eshte siper”. Kete e thote sepse guri eshte ndare ne dy pjese : Ne pjesen superiore qe ngjitet lart dhe ate inferiore qe mbetet poshte e fiksuar. E megjithate qe te dy keto pjese kane te njejtat cilesi, ndaj thuhet “Ajo qe eshte larte eshte njelloj si ajo poshte. Kjo ndarje eshte e nevojshme per mrekulline, sepse pjesa inferiore (e poshtme) eshte Toka, qe quhet Kujdestare dhe Fermentuese, dhe pjesa superiore (e siperme) quhet Shpirt."

    Shtjellim:

    G-UR-I (G:Ri-G:Ri-Grk-GRiK)
    G(R)-U(R)-i
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Styx
    Le te kthehemi tek shtate ditet e javes dhe te shijojme skematizimin e tyre si trekendesh, me kulmin tek Ar-i.
    Citim Postuar mė parė nga sipas Barat, marre nga M. Zotaj
    Robert Temple qė nė "The Sirius Mistery" na thekson: "Ne me njė vėmėndje tė veēantė duhet tė pėrqėndrohemi tek kėndi 45ŗ Dodona/Tomorri, dhe tek kėndi tjetėr 45ŗ Metsamor/Ararat, pika tė cilat kanė largėsi tė barabartė nga Theba, kryeqytet i mėvoshėm i Egjyptit!… Gjithashtu Arka e Grekevė (Deukalion) ndodhet nė Malin e Tomorrit, ndėrsa Arka e Hebrejve (Noes) nė Malin Ararat… Pėr arkėn e Deukalionit, thuhet se gjėndet diku aty pranė Orakullit tė shenjtė tė Dodonės, prej tė cilės Argo, prijėsi i Argonautėve gjatė udhėtimit merrte drejtimin Kibernetik, tė rrjetit pyjor".
    Nga pershkrimi qe ben M. Zotaj, krijoj pershtypjen e nje trekendeshi kendrejte dybrinjejishem (mbase dhe barabrinjes). Kendi i drejte, po sipas ketij pershkrimi eshte ne kulmin e trekendeshit, ndersa kendet e barabarte nga 45ŗ jane te bazes. Nuk ka nevoje te shpjegohet se pika gjeografike qe ndodhet ne kulm, tek kendi 90ŗ perkon me Diellin ose Ar-in. Le ta dikutojme kete ne vazhdim.

    Pyetja qe kam eshte? Prifti egjiptian i shpjegon shyshit te Solonit se Athinasit qene shume me te vjeter se Egjiptianet, por memorja e tyre qe fshire nga permbytja. Ciles periudhe te historise njerezore i takojne keta tempuj? A jane te sakte perqasjet gjeometrike qe kemi marre si referenca? Cili tempull tregon Kulmin, Persosmerine, rrethin e drejtekendersuar?

    Statuja e Athines qe vendosur ne mes te nje rrethi. Nuk mund te them ne se ishte Palladiumi Trojan apo Pallas i Akropolit te Athines.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    181

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    pershendetje-

    barati e ka cek me par se Greket PROMETEUN -PREMTEUN e identifikojn
    me HERMESIN- MERKURIN.

    Styxi une jam munduar qe te di diē me shum per HERMESIN (qelesin kopil )edhe ashtu nuk kam ndofta njohuri ende te bollshme per ket emer.

    Une ketu do te mundohem qe figurativisht te argumentoj se fjala eshte per
    planetin e Merkurit .

    Ne librin ,, NJERIU DHE ZOTI NE EGJIPTIN E LASHTESIS" nga Siegfried Morenz
    faqe 31 Harmachis-Chepre -Re-Atum eshte kjo figura me posht eshte identike
    me planetin e Merkurit ne pamje, por ne ca raste paraqitet edhe si Diell.




    foto e SFINGSIT ose HARMACHIS-CEPRE-RE-ATUM


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 20-04-2007 mė 18:44

  8. #8
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Observim i holle XhGashi.

    Lexo ne postin #3 lart, piken #3, ku (planeti) Merkuri, eshte sinonim me (elementin qe u hyjnizua) Hermes, dhe (elementin Mr te tabeles se mendelejevit) Zhiven qe ne bote njihet si merkuri.

    Perqasja qe ka bere Barati (Premteu=Prometeu=Hermesi) eshte shume e rendesishme, dhe mendoj ta diskutojme ne kete teme ne vazhdim. Kam pershtypjen se Dielli dhe Hena jane 2 elemente te shtuar me sakte, te shkeputur dhe krijuar si te vecante nga 5 elementet baze. Dielli eshte yll dhe jo planet, ndersa Hena eshte nje satelit.

    Kjo nuk eshte aq e thjeshte, sepse do na duhet te hulumtojme permes pasaktesirave dhe pergjigjemi shume pyetjeve. Psh. Cila eshte mundesia qe Premteu eshte Dielli?

    Forma reale e trekendeshit me nje pike ne Dodone/Tomorr do te ndihmonte mjaft, por sa te sigurte jemi qe ky eshte trekendeshi dhe jo nje tjeter. Po ashtu, ka mundesi te behet fjale per nje pentagon ne vendosjken e tempujve te lashtesise, qe perqaset ne forme me strukturen e hojit te bletes.

    Premteu eshte Dielli, por cili eshte Atlasi, ne etimologji El=Sol=Diell etj? Tere greket e forumit do me hidhen ne gryke qe Atlasi eshte vellai i Premteut. Po si erdhi qe ne legjendat u harrua Premteu dhe u hyjnizua Atlasi ? Mbase ashtu si kemi shume "motra" Diana, Athina, Mene e Benda etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 20-04-2007 mė 18:32
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #9
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Mund te shtjellosh edhe me fjale se cfare ke dashur te thuash me fotografite dhe dicituren me lart? Nga eshte nxjerre ajo?

    Sipas Paralceus, ishin greket e vjeter ata qe krijuan shume hyjni perj Zotit te vetem i cili i krijoi por nuk eshte element, ndonese mund t'i ngjaje ne natyre Eterit. Ishin greket ata qe tre elementet themelore te krijimit {i pari (Guri) mbante uje ne barkun e tij} i bene Trinitet. (Mendoj se Grek ne fakt eshte nje deformim i GUR, ose elemntit fillestar te krijimit).

    Ne se e pranojme kete si te vertete, na bie ndesh me Hyjnine Sfinks te Egjiptit, jo? Por perpara besimit ne Horus e Isis, kishte nje besim edhe me te vjeter te Egjiptit te poshtem, i cili perqaset me ate te Athines.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 20-04-2007 mė 18:54
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #10
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Per cfare fuqie te persosmerise flet rrethi i Palladiumit, ne qender te te cilit ndodhet nje katror (bazamenti statujes) ne foton e vendosur nga Harmonies?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 0 prej 91 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Etimologjia e emrit Pellazg
    Nga Henri nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 511
    Postimi i Fundit: 13-07-2014, 14:41
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  4. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •