Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Nuk janë 61, por 101 paralelizmat e Edi Ramës me Adolf Hitlerin

    Nuk janë 61, por 101 paralelizmat e Edi Ramës me Adolf Hitlerin


    Nga Kastriot Myftaraj

    Nëse do të ndiqet tradita e Plutarkut e shkrimit të jetëve paralele, atëherë paralelja më e përshtatshme për Edi Ramën mund të vihet me Adolf Hitlerin. Paralelizmat mes të dyve janë çuditërisht të shumta...
    1) Edi Rama, ashtu si Hitleri provoi të bëhet piktor dhe të dy dështuan në këtë gjë. Hitleri dështoi që në konkursin për t’u pranuar si student në shkollën e lartë të arteve në Vjenë, ndërsa Edi Rama nuk pësoi fatkeqësinë e Hitlerit vetëm se babai i Edi Ramës, Kristaq Rama ishte një nga padronët e artit të realizmit socialist, si njeri i besuar i regjimit komunist në këtë fushë, dhe që mbante poste partiake (Komiteti Qendror i PPSH) dhe shtetërore (Kuvendi Popullor-parlament), si dhe për faktin se Edi Rama ishte nipi (nga nëna) i një anëtari të Byrosë Politike (Spiro Koleka).
    2) Rama, ashtu si Hitleri, pasi dështoi në pikturën tradicionale, së cilës iu përkushtua, u paraqit si ithtar i rrymave të reja në pikturë (Rama i Kandinskit), ku edhe një piktor mediokër mund të pretendonte se po bënte art (Hitleri për një periudhë të shkurtër para se t’i kushtohej tërësisht politikës), ndërsa Rama vazhdon ta bëjë këtë gjë edhe pasi u bë kryetar i PS, duke hapur në vitin 2006 ekspozitën «Hartat e mendjes», që është një ushtrim kryeneç i talentit të munguar, që kamuflohet me modernizmin, në ushtrimin e të cilit çdo amator mund të pretendojë të jetë piktor.
    3) Rama ngjan me Hitlerin edhe në shkurtimin e emrit të përdorur prej tyre. Rama përdor si shkurtim të emrit të vet «Edvin» atë «Edi», ndërsa Hitleri përdorte si shkurtim të emrit të vet «Adolf» atë «Adi».
    4) Të dyve në fillim iu kërkua nga babai që të ndjekin karrierën e tij, Hitleri atë të doganierit që ishte profesioni i të atit, ndërsa Edi Rama atë të skulptorit, që ishte profesioni i të atit.
    5) Të dy, si Hitleri ashtu dhe Edi Rama, e hodhën poshtë me përbuzje këtë dëshirë të prindërve, por derisa Hitleri e kundërshtoi për sens artistik, Edi Rama e kundërshtoi se i dukej e lodhshme puna e skulptorit, ndaj zgjodhi të bënte piktorin, vetëm për të marrë një profesion të lehtë në kohën e komunizmit.
    6) Rama, ashtu si Hitleri, e braktisi shkollën në vitet e shkollës së mesme (kuriozisht në moshën 16 vjeç si Hitleri), për t’u larguar nga shtëpia, por derisa Hitleri nuk u kthye më në shkollë pasi i ati i kishte vdekur dhe nuk kishte se kush ta detyronte, Edi Rama u kthye pas disa javësh falë ndërhyrjes së të atit të pushtetshëm.
    7) Rama, ashtu si Hitleri, që kur ishte ushtar u bë spiun i shërbimit sekret, duke spiunuar shokët e vet, kur ishte ende gjimnazist u bë spiun i Sigurimit të Shtetit për të spiunuar shokët e vet me metodën e provokatorit, duke u hequr si jokonformist ekstravagant për të fituar besimin e tyre. Rama në kohën e komunizmit kishte namin e një jokomformisti bohem, por ishte një jokomformist me licencë sigurimse.
    8) Hitleri kur ishte ushtar në Luftën e Parë Botërore, dilte vullnetar për të shkuar në zbulim; Rama në kohën e komunizmit, kur ishte student dhe bënte stërvitjen ushtarake nga e cila do të dilte oficer rezervë, sipas këshillës së të atit, doli vullnetar për të shkuar në zbulim, gjë që iu pranua, duke u bërë kështu oficer rezervë i Sigurimit të Shtetit.
    9) Rama, ashtu si Hitleri ka punuar bojaxhi në Mynih, në vitet 1991-1994, kur jetoi me ndërprerje në këtë qytet.
    10) Të dy iu drejtuan politikës pasi dështuan në atë sfidë për të cilën besuan se kishin talent, artin.
    11) Të dy e panë hyrjen në politikë si kompensim për mospërmbushjen e sensit të tyre të supozuar artistik në karrierën si artistë dhe për këtë të dy e estetizuan politikën në mënyrë ekstravagante.
    12) Të dy para se të hynin në politikë bën pjesë në një shoqatë konspirative të financuar nga biznesmenë të mëdhenj, që kërkonte të influenconte politikën, duke ngritur në krye të saj një elitë të caktuar, të përcaktuar racialisht. Adolf Hitleri në Shoqërinë «Thule», që kërkonte një politikë gjermane të dominuar nga njerëz me identitet dhe me ideale të pastra ariane, ndërsa Edi Rama në Fondacionin «SOROS», që kërkon që politika shqiptare të dominohet nga një elitë kriptohebreje.
    13) Të dy para se të hynin në politikë bënë jetë boheme, por në nivelet më të ulëta të shoqërisë, duke u përzierë me llumin e saj, Hitleri në Vjenë dhe Rama në Paris. Përshkrimi që Fatos Nano i bëri Edi Ramës në gjendjen në të cilën e gjeti në Paris në 1998 (me thonj të zinj të paprerë), i përshtatet portretit të Hitlerit në Vjenë para Luftës së Parë Botërore.
    14) Të dy deshën të krijojnë partinë e tyre (Edi Rama e shpreh tërthorazi këtë në librin «Refleksione», 1992), por të dy u urdhëruan nga puppet master të tyre, Hitleri nga Reichsëehr (ushtarakët) dhe Edi Rama nga SOROS, që t’i bashkohen një partie që tashmë ekzistonte, Hitleri Partisë Punëtore, ndërsa Rama Partisë Socialiste.
    15) Të dy kanë qenë të bashkuar me lëvizje politike të së djathtës, duke qenë misionarë të infiltruar nga krahu tjetër. Hitleri ka qenë përzier me Republikën Sovjetike të Bavarisë (ka prova se ai ka qenë pjesëmarrës në varrimin e kreut komunist të kësaj republike Kurt Eisner), ndërsa Edi Rama në fillimet e pluralizmit u bashkua me të djathtën, me Partinë Demokratike, madje me Ballin Kombëtar, duke marrë takime jashtë vendit me kreun e kësaj partie Abaz Ermenjin, si dhe duke shkruar në 1991 një manifest antikomunist nga pikëpamja e së djathtës ekstreme, të publikuar në librin «Refleksione», 1991, f. 179-185, ndërsa në 1997 Rama u bë anëtar themelues i partisë së Dashamir Shehit, «Lëvizja për demokraci», që pretendonte të ishte e djathta e re shqiptare.
    16) Hitleri u angazhua në lëvizjet politike të së djathtës si agjent dhe spiun i shërbimit sekret të Reichsëehr (ushtrisë) dhe duket se i të njëjtit lloj është dhe angazhimi i Ramës në lëvizjet politike të së djathtës, në 1990-1991, pra si oficer rezervë i Sigurimit të Shtetit, që u mobilizua për të kryer një mision.
    17)Ashtu si Hitleri, që kur u bë politikan i rëndësishëm filloi të zhdukte disa shkrime të vetat të hershme kompromentuese (në mbështetje të Republikës Sovjetike të Bavarisë të vitit 1919), edhe Edi Rama ka filluar gjuetinë për të zhdukur çdo kopje që mund t’i bjerë në dorë të librit të vet «Refleksione», ku hedh poshtë të gjitha ato vlera që sot i propagandon, dhe ku atë që për PS-në është zyrtarisht “Lufta Nacional-Çlirimtare”, Edi Rama e quan si Luftë Civile të përgjakshme, shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga jugosllavët. Enver Hoxha përmendet me emër si përgjegjësi kryesor për luftën civile, me synim marrjen e pushtetit. Edi Rama shkruan: «Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile... shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë».(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese «Albania», Tiranë 1992, f. 180-181), ndërsa ata që për PS-në që sot e drejton Edi Rama janë dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe në nder të të cilëve Edi Rama ve kurora me lule çdo 5 maj dhe 29 nëntor, quhen: “mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve. Gjaku i rremë në themel të kolltukëve“. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 7)
    18) Të dy u katapultuan në një parti të majtë, Hitleri në Partinë Punëtore Gjermane dhe Edi Rama në Partinë Socialiste, nga qendra të fuqishme jashtëpartiake.
    19) Të dy pastaj morën në dorë kontrollin e partisë duke luftuar liderin e saj që i kishte afruar dhe mbështetur: Adolf Hitleri Anton Drekslerin, ndërsa Edi Rama Fatos Nanon.
    20) Të dy kanë braktisur dhe eliminuar në një mënyrë apo në një tjetër miqtë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë, që u shërbyen në ngritjen e tyre, Hitleri Drexlerin, Remin, ndërsa Edi Rama Fatos Lubonjën, Ben Blushin (po punon për ta mënjanuar) etj.
    21) Të dy, Hitleri dhe Rama, u bënë liderë të një rryme politike, duke qenë me origjinë jashtë zonës tradicionale të saj; Hitleri u bë lider i nacionalizmit gjerman, duke mos qenë nga Prusia, zona tradicionale e nacionalizmit gjerman, ndërsa Rama u bë lider i së majtës shqiptare duke mos qenë nga Labëria, zona tradicionale e së majtës shqiptare.
    22) Rama, ashtu si Hitleri, kërkon ta paraqesë veten si përfaqësues të një politike të re, por në fakt të dy nuk bënin gjë tjetër veçse të zbatonin skema dhe interesa të vjetra, të shprehura në një retorikë të re, duke tentuar ta manipulojnë shoqërinë që kërkon ndryshim.
    23) Të dy, pasi hynë në parti kërkuan ta ndryshojnë në mënyrë radikale strukturën e saj për ta bërë instrument në dorën e një lideri me kompetenca prej diktatori, në një kohë që kërkonin të krijonin iluzionin se partia e tyre ishte bërë shumë demokratike me ardhjen e tyre në parti. Të dy i imponuan partisë platformën e tyre që bazohej një diktatin e njëshit, por fillimisht të kamufluar me «gjethe fiku» procedurash demokratike.
    24) Rama, ashtu si Hitleri e ka ndarë partinë në njësi territoriale të mëdha, në krye të së cilave ka njerëz të emëruar drejtpërdrejt nga kryetari. Hitleri e ndau partinë në njësi territoriale të mëdha, të quajtura «gau», në krye të të cilave vuri gaulajterët e emëruar prej tij, ndërsa Rama ka iniciuar ndarjen e partisë sipas qarqeve, duke qenë në krye të çdo qarku koordinatori i emëruar drejtpërdrejt nga kryetari, ose «gaulajteri» i Ramës.
    25) Rama, ashtu si Hitleri, pasi mori nga paraardhësi i vet në krye të partisë idetë politike që iu dukën të vlefshme, e shpërfillte dhe e tallte këtë të fundit, gjë që Hitleri e bëri me Anton Drexler, ndërsa Rama me Fatos Nanon.
    26) Të dy për një kohë të gjatë nuk ishin deputetë të partisë që kryesonin.
    27) Të dy kishin mbështetjen e fuqishme të multimiarderëve të huaj, të angazhuar për të ndryshuar botën, në një mënyrë raciste, Adolf Hitleri të Henry Fordit, që ishte një racist antisemit, ndërsa Edi Rama të George Soros, që është një çifut ekstremist.
    28) Të dy kur fituan pushtet i dekoruan me dorën e tyre protektorët e vet: Hitleri e dekoroi Fordin me urdhrin më të lartë gjerman, ndërsa Edi Rama e bëri Sorosin qytetar nderi të Tiranës.
    29) Rama, ashtu si Hitleri, nuk ka një arsim konsistent për nivelin ku ka arritur. Hitleri nuk e kishte përfunduar shkollën e mesme, ndërsa Rama ka kryer liceun artistik(shkollë e mesme) dhe Institutin e Arteve për pikturë, në kohën e komunizmit, ku ka mësuar artin paranojak të realizmit socialist, si dhe ku e kanë mësuar të përçmojë artin perëndimor («borgjez»), çka do të thotë se Rama praktikisht është një njeri me shkollë tetëvjeçare, që është shkolla e kryer prej tij që vlen realisht.
    30) Rama, ashtu si Hitleri, ka një kompleks inferioriteti ngase e di që praktikisht është një njeri i pashkolluar për kohën paskomuniste dhe këtë ndjenjë kërkon ta mposhtë, ashtu si Hitleri, duke u hequr si një njeri me dijeni të gjera në të gjitha fushat, të cilat i ka mësuar në mënyrë autodidakte, por ashtu si në rastin e Hitlerit nuk është e vështirë të kuptohet se njohuritë e tij janë të përcipta dhe të kamufluara me një oratori të zhurmshme, ose stil të fryrë shkrimi.
    31) Rama, ashtu si Hitleri, duke pasur këtë ndjenjë inferioriteti, ka prirjen që të largojë nga nivelet e larta të partisë dhe pushtetit intelektualët e vërtetë, duke mbajtur mediokër servilë dhe besnikë.
    32) Të dy kur erdhën në krye të partisë dhe u fuqizuan treguan prirje për të mënjanuar dhe përjashtuar nga lidershipi njerëzit nga zona tradicionale mbështetëse e lëvizjes së tyre politike; Hitleri kishte tendencën të mënjanonte nga lidershipi i regjimit nazist prusianët përfaqësuesit tradicionalë të nacionalizmit gjerman, ndërsa Rama mënjanoi njerëzit me origjinë nga Labëria, zona tradicionale mbështetëse e së majtës, e cila që nga koha që ka ardhur Rama në PS, nuk ka më një njeri ndër liderët kryesorë të partisë, pas largimit të nr. 2 të PS, Gramoz Rucit.
    33) Rama, ashtu si Hitleri që ata prusianë që i ngriti në nivelet e larta të partisë dhe regjimit, i zgjodhi njerëz që nuk i kishin cilësitë intelektuale, fizike, ose të personalitetit për të qenë liderë, bëri të njëjtën gjë me lebërit që ka në forumet e larta të PS.
    34) Rama, ashtu si Hitleri ka një mbiemër të ndryshëm nga ai që duhet të kishte në të vërtetë. Hitleri në fakt duhet ta kishte mbiemrin “Schicklgruber”, ashtu siç e kishte fillimisht i ati i tij, por meqë ky i fundit mori mbiemrin “Hitler”(Hiedler) nga i njerku, edhe i biri i tij Adolfi, mori këtë mbiemër. Në rastin e Edi Ramës të bën përshtypje fakti që edhe pse familja e tij është zyrtarisht e fesë ortodokse (i ati quhet Kristaq), familja ka mbiemrin mysliman “Rama”, që është shkurtim i emrave myslimanë Ramazan, apo Ramadan. Në Shqipëri ndodh që të ketë njerëz që janë myslimanë dhe që kanë mbiemër kristian ortodoks (siç është rasti i mikut të babait të Edi Ramës, Shefqet Peçi), gjë që është e kuptueshme se shqiptarët kanë qenë kristianë që kanë ndryshuar fenë, por tek ortodoksët nuk ndodh që të ketë njerëz me emër kristian ortodoks dhe me mbiemër mysliman. Atëherë si është puna e mbiemrit të familjes së Edi Ramës? Për ta shpjeguar këtë enigmë duhet ditur se paraardhësit e Edi Ramës ishin nga hebrejtë sefarditë që erdhën në Shqipëri në kohën osmane, pasi u dëbuan nga Spanja dhe mbanin mbiemrin Ajtyresa. Ata u vendosën fillimisht në Berat, pastaj në Voskopojë dhe kur u shkatërrua ajo, për t’u shpëtuar persekutimeve morën fenë islame, siç bënë një pjesë e hebrejve osmanë, me ç’rast morën dhe mbiemra myslimanë, në rastin e paraardhësve të Edit ky ishte mbiemri “Rama”. Më pas pati prej këtyre hebrenjve që duke u marrë me tregti lëvizën gjithandej territorit osman dhe u vendosën edhe në vende vasale të sulltanit, si Vllahia, ku shkuan paraardhësit e Edi Ramës, ku ndryshuan përsëri fenë e dukshme dhe morën atë ortodokse, që të shiheshin me sy të mirë nga vendasit e krishterë ortodoksë. Paraardhësit e Ramës bënin tregti midis Vllahisë dhe Shqipërisë dhe duke bërë këtë disa prej tyre u vendosën në Shqipëri, në Durrës. Të paktën kështu thuhet në historikun e familjes që Rama ka dorëzuar pranë Fondacionit “SOROS” kur ka aplikuar si kriptohebre për të siguruar mbështetjen e gjithanshme të Sorosit.
    35) Të dy i bashkëngjitën partisë së tyre, kur ajo ishte në opozitë, struktura paramilitare, ku janë bashkuar ish-policë, ish-ushtarakë dhe kriminelë, të kryesuara nga ushtarakë: Hitleri SA të kryesuara nga Ernst Rohm (Rem), një ish-oficer ushtrie, ndërsa Edi Rama «institucionin» e kryesuar nga Paulin Sterkaj, një ish-oficer policie.
    36) Rama, ashtu si Hitleri ka treguar se pëlqen që të shfaqet në politikë me veshje ushtarake. Hitleri e bënte këtë shpesh, ndërsa Rama provoi ta bënte një herë (Edi Rama, në 24 maj 2005, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut, duke marrë pjesë në promovimin e shkollës së restauruar “Fan Noli”, në Tiranë, doli para kamerave televizive i veshur me një xhaketë ushtarake të zbërthyer, nga ato që në gjuhën popullore i quajnë laramane, uniformë mimetike), por si duket mentorët e tij i hoqën vërejtje dhe nuk e përsëriti më.
    37) Rama, ashtu si Hitleri, në një moment të caktuar ka shkaktuar dyshime se po i mënjanon ish-ushtarakët e regjimit të kaluar, mbështetës tradicionalë të rrymës politike së cilës ai i përket dhe si Hitleri ai është në dilemë nëse duhet të bëjë në parti spastrime për të rritur influencën e tyre, por me çmimin që partia të duket si parti militariste në planin e brendshëm.
    38) Rama, ashtu si Hitleri, e bazon angazhimin e vet politik tek oratoria agresive, me retorikë me metafora militare.
    39) Të dy kanë tentuar të fitojnë kapital politik me anë të sjelljeve jokonformiste për vendin dhe kohën dhe të dy e kanë përdorur ekzibicionizmin ekscentrik për të fituar kapital politik në shtresa të caktuara të popullsisë.
    40) Të dy pasi fituan pushtet, bënë përpjekje të ndryshojnë sjelljen e tyre dhe retorikën të bëhen të përmbajtur, duke u bërë kështu të mërzitshëm dhe rutinorë, si dhe duke humbur një pjesë të madhe të asaj që i kishte bërë tërheqës.
    41) Rama, ashtu si Hitleri ka pranë si bashkëpunëtor të ngushtë një arkitekt, që është njëherësh dhe një nga ideologët e tij. I tillë ishte për Hitlerin Alfred Rozenbergu, njeriu që përpunoi për partinë e Hitlerit vizionin racist antihebre duke botuar në gazetën e partisë «Protokollet e të Urtëve të Zionit». Ndërsa Rama ka si «Rozenbergun» e vet Maks Velon, i cili njihet si një njeri që ka shprehur publikisht në shtyp urrejtje raciste për shqiptarët e ardhur në Tiranë nga Veriu i Shqipërisë (nuk dihet nëse këtu bën përjashtim Paulin Sterkaj), si dhe për kosovarët.
    42) Rama, ashtu si Hitleri kanë pasur një tërheqje të fortë nga artikitektët, si duket ngase e kanë parë arkitekturën si një fushë me anë të së cilës do të ushtrojnë mënyrën e tyre të dytë pas oratorisë spekulative për manipulimin e turmave, ndërtimin.
    43) Rama, ashtu si Hitleri, për të sugjestionuar turmat, përdor të njëjtat metoda vizuale me imazhin e një qyteti me rrugë të rregulluara (autobahn-et e Hitlerit), si dhe me ndërtime masive. Në rastin e Ramës gjërat janë edhe më keq, pasi kemi të bëjmë me një mashtrim pasi rrugët e rregulluara kanë një cilësi të ulët për shkak të korrupsionit dhe ky iluzion ka filluar që tani t’i paguajë realitetit atributin duke u prishur këto rrugë, të cilat do t’u kushtojnë shumë qytetarëve të Tiranës pasi duhen ribërë. Ndërsa pallatet e reja janë të paarritshme për shumësinë e qytetarëve për shkak të çmimeve shumë të larta, që vijnë për shkak të monopoleve në ndërtim dhe të ryshfeteve që merr Rama nga ndërtuesit, dhe kur janë të arritshme u zbrazin xhepat pjesës më të madhe të atyre që i blejnë.
    44) Të dy kanë shfaqur që herët pasion të fortë për okultizmin (magjinë e zezë etj.)
    45) Të dy kanë pasur një tërheqje të madhe nga ngjyra e zezë (që simbolizon zinë, vdekjen, shkatërrimin), të cilën të dy e kanë parapëlqyer në veshjet e tyre. Edi Rama edhe tash që është kryetar partie vesh shpesh këmishë të zezë.
    46) Të dy kanë pasur në rrethin e bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë homoseksualë, të cilët i kanë larguar pjesërisht disa kohë pasi kanë ardhur në pushtet.
    47) Të dy kanë pësuar akuza sikur janë homoseksualë. Një studiues Lothar Machtan ka shkruar librin «Hitleri i fshehtë», ku kërkon të provojë se Hitleri ishte homoseksual. Për Ramën ndoshta nuk do të ishte i nevojshëm një hetim i tillë se Rama praktikisht e ka pranuar publikisht këtë gjë, kur nuk ishte në politikë, duke u dhënë shqiptarëve dilema filozofike homoseksuale, siç është rasti në shkrimin e botuar në vitin 1997 «Lule shqipo lule djalë», ku Edi Rama u drejtoi pyetjen disa emigrantëve shqiptarë që punonin si pederastë me pagesë në një qytet perëndimor: “Po kryesisht bëni punën pasive apo aktive?” (Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 41) Njëri nga ata i përgjigjet: “E di si, ja mendoje vetë, a është më mirë ta lësh bythën aty e të fluturosh me mendje ku të të dojë ***** dhe të fusësh paratë në xhep apo të lodhesh duke shtyrë *** me **** e në fund të fundit të marrësh po ato para?!” ?”(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 41-42) Dhe Edi Rama pasi dëgjon këto fjalë tregon se edhe vetë hyri në dilemë: «Vërtet, si është më mirë?! Përsërisja si i dehur vetmëvete teksa kthehesha për të kushedisatën herë tek mullari». ?”(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 42)
    48) Të dy kanë parapëlqyer që t’i përgënjeshtrojnë këto dyshime me anë të historive skandaloze me femra, Hitleri deri edhe duke shfaqur një pasion të çuditshëm për mbesën e vet, si dhe duke mbajtur pranë femra të tjera dekorative.
    49) Të dy i kanë keqtrajtuar shumë femrat me të cilat kanë bashkëjetuar.
    50) Të dy, për të përgënjeshtruar reputacionin e tyre prej keqtrajtuesi të femrave, kur fituan pushtet u paraqitën sikur tregonin kujdes të veçantë për femrat, madje duke u shtirur sikur është për linçimin masiv të femrave në politikë, kur në fakt kërkon që femrat politikane t’i përdorë si puppet strings.
    51) Rama, ashtu si Hitleri ka pasur dhe ka një frikë të tmerrshme nga kujtimet që mund të shkruajnë bashkëpunëtorët e vet, veçanërisht ata me moral të kompromentuar për dyshime homoseksuale, si dhe femrat me të cilat ka bashkëjetuar dhe Rama ashtu si Hitleri ka bërë gjithçka që të ndalojë që të ndodhë kjo.
    52) Rama, ashtu si Hitleri ndjek në politikë praktikën e kastave raciste. Hitleri ndiqte praktikën e kastës ariane, ndërsa Rama atë të kastës kriptohebreje.
    53) Rama, ashtu si Hitleri, që kur partia është në opozitë, krijoi skemën mbështetëse biznes i madh-media-forca paramilitare.
    54) Të dy kanë bërë nga një libër ku skicohet një përmbysje terroriste dhe paranojake në shoqëri: Hitleri «Mein Kampf» ndërsa Edi Rama librin «Refleksione»(1992)
    55) Të dy kanë jetuar në Mynih, gjë që nuk mund të jetë a priori domethënëse, por kur Edi Rama jetoi për disa kohë në Mynih, në shtëpinë e Ardian Klosit, ai pëlqente të vizitonte vendet ku kishte vepruar Hitleri dhe më pas mblidhte suvenire naziste. Madje ekziston dhe një fotografi e Edi Ramës, e kohës kur ishte në emigracion, me look hitlerian, me flokët e rritura dhe me mjekrën e rruar dhe me mustaqe alla Hitler, që e bën atë të duket sozia e Hitlerit.
    56) Rama, ashtu si Hitleri praktikon mbështetjen e partisë nga shoqata rinore agresive, të afërta me lëvizje paramilitare. Lëvizja «Mjaft» që mbështet Edi Ramën është e ngjashme me lëvizjen rinore «Hitlerjungen» në Gjermani dhe mund të konsiderohet si «Ramajungen»
    57) Rama, ashtu si Hitleri përdor strategjinë e tensionit, kur është në opozitë, duke dhënë alarmin sikur vendit i kërcënohet një diktaturë (Hitleri jepte alarmin për rrezikun e diktaturës komuniste në Gjermani), ndërsa Rama jep alarmin, me anë të aluzioneve, për rrezikun e një diktature islamike, që për momentin ia atribuon si synim Berishës. Rama, ashtu si Hitleri, ka përdorur njerëz të ardhur nga kampi i kundërshtarit, për të paralajmëruar rrezikun e diktaturës që i atribuohet kundërshtarit politik. Rama e bëri këtë gjë me anë të Spartak Ngjelës, i cili në librin e vet të fundit «Reforma shqiptare», ku e krahason Shqipërinë me «Republikën e Vajmarit» jep alarmin për rrezikun e instalimit në Shqipëri të një tiranie islamike me në krye Berishën.
    58) Rama, ashtu si Hitleri, kur është në opozitë praktikon kërcënimin me anë të luftës civile, për ta detyruar qeverinë që t’i bëjë lëshime që tekefundit do ta sjellin atë në pushtet.
    59) Rama, ashtu si Hitleri i lufton ashpër socialdemokratët, duke kërkuar ta shpërbëjë partinë socialdemokrate. Hitleri i urrente socialdemokratët edhe më shumë se komunistët, pasi mendonte se ata merrnin votat që i takonin atij.
    60) Rama, ashtu si Hitleri e keqpërdor për qëllimet e veta politike Presidentin e Republikës, pasi e ka bërë për vete me metoda korruptive. Hitleri e keqpërdori Hindenburgun për të instaluar pas shpinës së Presidentit themelet e diktaturës së vet personale në shtet, dhe të njëjtën gjë po bën edhe Rama.
    61) Ashtu si Hitleri që e përdori Hindenburgun për qëllimet e veta institucionet e pavarura të shtetit, edhe Rama, edhe pse është në opozitë, me anë të Moisiut, tashmë kontrollon të gjitha institucionet e pavarura të shtetit, Prokurorinë e Përgjithshme, SHISH, gjykatat etj. Edi Rama sot nuk është vetëm kryetar i PS dhe i Bashkisë së Tiranës, por praktikisht edhe President de facto i Republikës, duke ushtruar via Moisiut të gjitha pushtetet e gjëra që ka në praktikë Presidenti i Republikës në Shqipëri, që kërkohet të na paraqitet sikur është vetëm një post honorofik.
    62) Rama e kërkon rizgjedhjen e Moisiut plak, pasi kërkon ta përdorë atë si puppet strings për të ushtruar pushtetin e vet diktatorial kur të jetë kryeministër, ashtu siç planifikonte të bënte Hitleri me Hindenburgun, sipas shembullit të Musolinit me mbretin italian, por ky plan iu prish Hitlerit nga vdekja e Hindenburgut.
    63 )Rama, ashtu si Hitleri, e përçmon fenë së cilës i përket zyrtarisht. Hitleri e përçmonte Katolicizmin dhe Krishterimin në përgjithësi, ndërsa Rama e përçmon Ortodoksinë dhe është marrë me trafikim ikonash ortodokse, duke parapëlqyer fenë hebraike të cilën e ushtron fshehtas, por për qëllime politike.
    64) Të dy urrejnë një grup të caktuar të shoqërisë, të cilin e shohin si bartës biologjik të së keqes. Hitleri urrente dhe përcaktonte si të tillë hebrenjtë, ndërsa Rama tiranasit autoktonë dhe shqiptarët e Veriut. Rama kur përcakton modelin e njeriut të keq përshkruan tiranasin autokton dhe ashtu si Hitleri që kur fliste me përbuzje për çifutët imitonte të folmen e tyre, edhe Rama kur flet me përbuzje për tiranasit autoktonë imiton të folmen e tyre.
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, në konferencën “Shteti, biznesi, shoqëria civile”, mbajtur në Tiranë, në 20 prill 2004, u shpreh kështu për një eksperiencë të vetën gjatë kontaktit me qytetarët e Tiranës: «Në një prej atyre debateve të rastësishme në rrugë që mbledhin kalimtarë apo konsumatorë të palodhur trotuaresh, takoj një djalë, 35-36 vjeç, fizik i mbarë, veshje normale, pakëz erë alkooli pa ardhur ende mesdita dhe dëshira karakteristike për protagonizëm në përballje me një njeri të shtetit si puna ime që bëj debat me katundarë, të cilët nuk mund të arrijnë të kuptojnë pse nuk mund të shesin prodhimet e tyre në një trotuar lagjeje. Zëri, ai shqiptari kompetent: “O Edo, nuk ka punë mër lal, s’ kanë bukë me hongër dynjoja”. E pyes ç’ punë bën. Shofer më thotë. Ka dy fëmijë dhe gruan. Hajde nesër i them se kam një punë për ty. Të nesërmen vjen dhe refuzon të punojë me kamion në Ndërmarrjen e Punëtorëve të Qytetit. Interesohem në Njësinë Bashkiake përkatëse dhe ky tip merr ndihmë ekonomike. Me të cilën sigurisht pi një pjesë të fërnetit të paradites. Pjesën tjetër një dreq e gjen sesi e siguron, por është e sigurt që pi përditë». (cituar sipas: «Shekulli», 21 prill 2004, 15.)
    Edi Rama këtu me shumë saktësi e riprodhon të folmen tiranase të këtij njeriu, duke dashur të na e bëjë të ditur identitetin e tij. Imitimi i së folmes së këtij të riu, bëhet për të paraqitur grupin të cilit ai i përket, i cili paraqitet si bartës kolektiv i së keqes. Shihet qartë se për Edi Ramën, një prej stereotipeve tradicionale të njeriut të çrregullt në Tiranë është tiranasi autokton i cili është dembel, pijanec, i prirur për të ngritur krye kundër autoritetit shtetëror etj. Imitimi Individi sillet si përfaqësues i grupit. Kjo mënyrë të foluri e Ramës ngjan me atë të kolonialistëve të bardhë evropianë për banorët vendas të kolonive në Afrikë dikur. Për Edi Ramën tiranasi është “the native”, siç thotë Faik Konica se i quanin dikur disa të ardhur nga Jugu tiranasit autoktonë. Konica shkruan:
    «Mbeta i ngrirë nga habia kur dëgjova një ditë në Tiranë një njeri që të më thotë inglisht duke folur për tiranasit “the natives” dhe ai vetë duke qenë shqiptar». (Faik Konica: «Vepra», «Naim Frashëri», Tiranë 1993, f. 254)
    Më tutje Konica shton: «Një afrikani, një aziatiku, inglizi nuk i thotë kurrë vendës i aksh pjese të Azisë ose të Afrikës, me përbuzjen e një dominatori, të një mizori, i thotë vetëm ‘native». (po atje: f. 254)
    Edi Rama është paraqitur në emisionin “Portokalli” (një emision në një televizion pro Ramës si Top Channel), duke i thënë (personazhi që luan Ramën) një personazhi tjetër që luante një shqiptar verior: “O malok, pështyva këtu, u tha pështyma dhe nuk ke ardhur, ta bëra hyrjen në Tiranë me vizë Shengen!”
    Derisa Edi Rama përshkruhet kështu në një televizion pro tij, atëherë është e qartë se këto janë shprehjet e tij të zakonshme, për të cilat atij nuk i bëhet vonë se bëhen publike, madje këtë e sheh si një mënyrë për të fituar pikë tek një kategori e caktuar e njerëzve në Shqipëri.
    65) Të dy morën një parti të majtë dhe e bënë instrument politik të biznesit të madh, duke u kamufluar pas retorikës socialiste.
    66) Të dy e quajnë veten socialistë, duke mos pasur në fakt asnjë lidhje me socializmin.
    67) Të dy pëlqejnë të korruptojnë diplomatët e huaj, për të siguruar mbështetjen e tyre dhe pasi e kanë bërë këtë gjë, sillen me njëfarë shpërfilljeje me ta, gjë për të cilën Rama qortohej para disa ditësh në një editorial të «Gazeta Shqiptare».
    68) Ramës, ashtu si Hitlerit i pëlqen që të bëjë propagandë me “plagët e luftës” për të fituar kapital politik. Por, derisa Hitleri përdorte për këtë gjë plagët reale që kishte marrë kur kishte qenë ushtar në Luftën e Parë Botërore, Rama përdor për këtë qëllim plagët që supozohet se ka marrë nga Berisha, siç bëri kur vitin e kaluar nxori lajmin në media se kishte ikur në Austri për të kuruar hundën që i ishte dëmtuar pasi e kishin goditur me levë njerëzit e Berishës në vitin 1997. Por, deri në vitin 2006 Rama na kishte thënë se e kishin goditur me levë në kokë dhe jo në pjesën e parme të fytyrës dhe hunda nuk duket e dëmtuar as në fotografitë që u botuan atëherë në shtypin e majtë dhe që iu shpërndanë ambasadave të huaja në Tiranë. Nëse i ishte dëmtuar dhe hunda pse priti 9 vjet Rama për ta kuruar, kur nuk i mungonin paratë? Por sesi është puna e hundës këtë do ta tregoj më tutje.
    69) Rama, ashtu si Hitleri për të kapërcyer problemet e veta psikopatologjike ka përdorur narkotikët për të pasur në njëfarë mënyre mendjen e vet nën kontroll. Duke qenë përdorues kokaine me thithje nga hunda, Ramës, ashtu si gjithë atyre që e bëjnë këtë, iu brejt kocka e hundës dhe prandaj shkoi në Vjenë t’i vejë kockës së hundës një veshje speciale prej platini që e përdorin narkomanët e pasur. Kjo është e vërteta e rregullimit të hundës së Ramës në Austri vitin e kaluar.
    70) Rama, ashtu si Hitleri, u tentua që të eliminohet fizikisht nga disa bashkëpunëtorë të vet të afërt, që e shihnin atë si një rrezik në karrierën e tyre politike. Në rastin e Ramës e tillë është goditja që iu bë me levë në fillim të vitit 1997, gjë për të cilën ai akuzoi njerëzit e Berishës, të cilët e kishin goditur sipas tij për shkak të luftës politike që ai i bënte në shtyp Berishës, dhe e përdori këtë incident për t’u larguar nga Shqipëria për në Paris. Por, në rast se do të kishte qenë kështu siç thotë Rama, atëherë njerëzit e Berishës do të kishin goditur me levë vartësin e sotëm të Ramës Ben Blushin, apo mikun e atëhershëm të Ramës Fatos Lubonjën, apo Frrok Çupin që ishin duke bërë në shtyp shumë më tepër se Rama kundër Berishës. Dhe në rast se Ramën do ta kishin goditur vërtet njerëzit e Berishës, pse nuk kthye Rama në Shqipëri pasi Berisha u largua nga pushteti pas zgjedhjeve të qershorit 1997 dhe në pushtet erdhën miqtë e Ramës? Pse nuk shpejtoi që të kthehej Rama, kur duket se ai ishte shumë i etur për t’ i hyrë politikës? Kuptohet, ai nuk u kthye se ndihej i kërcënuar nga miqtë e vet dhe e dinte se kishin qenë ata që e kishin goditur, pasi e shihnin si një rrezik serioz për ambiciet e tyre politike, duke qenë se i dinin mirë qarqet e fuqishme të huaja që mbështesnin Ramën. Rama u kthye vetëm një vit pas ardhjes së socialistëve në pushtet dhe kur protektorët e tij të huaj i dhanë garanci se nuk do të hante ndonjë levë, apo ndonjë gjë më të keqe kokës, jo nga Berisha por nga aty që u zinte rrugën e karrierës politike tek e majta.
    71) Të dy vijnë nga minoranca që janë refraktare ndaj kombit. Hitleri ishte katolik austriak dhe i përkiste një bashkësie, asaj katolike, që e shihte me dyshim idenë e kombit gjerman, pasi këtu shihte trukun për dominimin e protestantëve dhe posaçërisht të prusianëve. Rama i përket zyrtarisht minorancës ortodokse vllahe dhe incognito asaj hebreje, që e shohin kombin shqiptar me dyshim si një entitet që po të jetë kompakt ato nuk do të mund ta sundojnë. Mbetet ende të zbulohet se deri ku influencoi tek Hitleri kur e futi Gjermaninë në një luftë shkatërrimtare, armiqësia subkoshiente e katolikut austriak ndaj të ashtuquajturit komb gjerman që shihej si truk prusian. Por në rastin e Ramës kemi të bëjmë jo vetëm me një ndjenjë të nënvetëdijshme urrejtje ndaj kombit shqiptar, por krejt të vetëdijshme. Rama është misionar i atyre qarqeve që kërkojnë ta shkatërrojnë kombin shqiptar, duke e futur atë në luftë civile.
    72) Të dy kur fituan pushtet bënë gjithçka për të zhdukur nga arkivat dokumentet që tregonin të dhëna të papëlqyeshme për ta për origjinën e tyre etnike.
    73) Kur Hitleri u bë kancelar i Gjermanisë, ai e shkatërroi shtëpinë e familjes së babait të vet, duke e shndërruar fshatin ku ishte ajo në poligon për qitje artilerie, me sa duket duke dashur të zhdukë shenja që ai i quante komprometuese për origjinën e të parëve të vet. Edhe Rama, për arsye të ngjashme bëri që të shkatërrohet shtëpia e familjes së vet në Durrës, kur kishte mundësi që ta restauronte, dhe këtë e bëri pasi atje kishte shenja që tregonin se kishte shërbyer si sinagogë private.
    74) Të dy kanë shfaqur prirje sadomazokiste, duke pasur Hitleri atë që mund të konsiderohet si kompleksi i «Valhallës», duke qenë Valhalla në mitologjinë gjermane celebrimi final i madhështisë gjermane, në betejën ku të gjithë heronjtë vdisnin dhe bota shkatërrohej e mbytur në gjak dhe flakë. Tek Hitleri kombinoheshin njeriu i obseduar nga mitologjia teutone, që sipas modelit të “Valhalla”, tek tragjedia finale e shkatërrimit dhe zhdukjes të popullit gjerman, shikonte kuintesencën e celebrimit të heroizmit gjermanik, me piktorin e dështuar ekstravagant, që në këtë ndodhi shikonte përmbushjen e plotë të sensit të vet artistik dhe arritjen e vet më të madhe artistike. Kombinimi i këtyre me një personalitet të çekuilibruar, që e shikonte katastrofën si sodisfaksionin suprem sadomazokist, e bënin atë një përbindësh të shkatërrimit. Tek Edi Rama kompleksi i «Valhallës» ekziston vetëm në aspektin e dytë, atë të sadisfaksionit sadist që vjen nga shkatërrimi.
    75) Rama është zgjedhur nga puppet master (kukullkomanduesit e vet) për të njëjtat motive si Hitleri, të cilin elita gjermane e zgjodhi, duke e njohur tipin e tij, në mënyrë që kur ai të qe larguar nga pushteti pasi të kishte bërë krime të tmerrshme, elita gjermane të shfajësohej duke thënë: Epo ai ishte një piktor i çekuilibruar që i ra në dorë pushteti.
    Eksperimenti “Hitler“ po përsëritet në Shqipëri me vënien e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste. Në të njëjtën mënyrë kalkulojnë që të shfajësohen nesër ata që e mbështesin Edi Ramën sot. Edi Rama, në një sens të sigurt të ngjan me kolegun e vet i piktor dhe politikan, Hitlerin, duke qenë se ka po ato shije ekstravagante prej piktori, po atë çekuilibrim psikik, po atë sens aventurizmi. Ato qarqe ndërkombëtare që janë të interesuara për ta zhdukur Shqipërinë duke e shndërruar në një “Valhalla” të shkatërrimit dhe dhunës, e gjetën Edi Ramës si të përshtatshëm për ta drejtuar këtë proces, si një “zombi“ i Hitlerit. Dhe që nga rënia e Hitlerit asnjë vend nuk e ka bërë këtë eksperiment fatal, që të ngrejë në krye të politikës një piktor të çekuilibruar. Këtë po e bën vetëm Shqipëria nën imponimin e të tjerëve.
    76) Rama, ashtu si Hitleri ka tendencën të përdorë «djegien e Reichstag» për të justifikuar dhunën politike. Rama bëri një provë për këtë gjë para zgjedhjeve të fundit vendore, me shpërthimin me tritol në një restorant ku kishte darkuar dhe akuzoi kundërshtarët e vet politikë. Kur Rama të jetë kryeministër me siguri që do ta zbatojë këtë skenar në stil të gjerë për të bërë represion mbi opozitën dhe për ta bërë atë të pafuqishme, në mënyrë që të rrijë gjatë në pushtet.
    77) Rama, ashtu si Hitleri ka ambicien e të qenit lider botëror, duke u paraqitur shqiptarëve tituj të paguar të llojit «kryetari i bashkisë më i mirë i botës», kur sot këto tituj janë bërë qesharakë dhe jepen nga spekulantë të huaj që çdo shqiptari po të paguajë mund të hyjë në një listë të më të mirëve të botës në një fushë të caktuar.
    78) Të dy kanë spekuluar publikisht dhe me shkrim sikur kanë qenë ithtarë dhe në rrethin e afërt të intelektualëve të njohur për vendin e tyre në regjimin e kaluar si jokonformistë, Hitleri të Dietrich Eckart, ndërsa Edi Rama të Petro Zhejit, por pa mundur të sigurojë asnjë pohim publik nga ky i fundit për këtë pretendim.
    79) Edi Rama, ashtu si Hitleri parapëlqen të jetojë jashtë qytetit për të cilin mburret se e ka ndryshuar, duke e bërë shumë më të bukur se ç’ishte. Derisa Hitlerit i pëlqente të jetonte më shumë në vilën e vet në Berghof (Berchetssgaden), Edi Rama jeton në Pezë, jashtë Tiranës.
    80) Kur Hitleri u bë politikan i fuqishëm, pati biznesmenë që për servilizëm hiqeshin sikur donin të kishin me çdo çmim piktura prej tij dhe thuhet se kanë arritur t’i siguronin. Kur Edi Rama vitin e kalaur hapi ekspozitën me piktura «Hartat e mendjes» (prova më e mirë e mendjes së tij të çekuilibruar) ne pamë në televizor biznesmenë servilë të Edi Ramës, që kanë përfituar nga ai leje ndërtimi dhe tenderë abuzive, që bënin kritikun e arit duke shpjeguar para kamerave ato lëmshe ngjyrash dhe vijash absurde.
    81) Edi Rama, ashtu si Hitleri kishte një të dashur me emrin Eva, një gjermane të cilën e solli me vete në Shqipëri, dhe që u largua prej tij e tmerruar, duke pasur ndoshta fat që nuk pësoi fatin e Eva Braunit.
    82) Rama është në prag të moshës që kishte Hitleri kur u bë diktator. Rama është 43 vjeç, një vit më i vogël se ç’ishte Hitleri kur u bë kryeministër dhe dy vjet më i vogël se ç’ishte Hitleri kur u bë diktator si fyhrer (kryeministër dhe President njëkohësisht)
    83) Hitleri e futi Gjermaninë në një luftë botërore shkatërrimtare në moshën 50 vjeç, gjashtë vjet pasi mori pushtetin, ndërsa Edi Rama mund dhe do ta futë në një luftë civile të planifikuar shkatërrimtare, të paparë në historinë e Shqipërisë, në rast se do të marrë pushtetin qendror dhe këtë do ta bëjë pasi ta ketë keqpërdorur pushtetin në maksimum mandatin e parë.
    84) Gjatë fjalimeve publike, gjestet, shprehja e fytyrës dhe toni i zërit të Edi Ramës janë saktësisht ato të Hitlerit, aq sa të duket se Edi Rama ka videoregjistrime me fjalimet e Hitlerit dhe i studion ato. Njerëz që e kanë njohur Edi Ramën në moshë të re thonë se ai që i vogël qe shumë i apasionuar pas dramës së Brecht «Arturo Ui» dhe se nuk linte shfaqje të saj pa ndjekur kur e vuri në skenë Teatri Popullor i Tiranës, madje shpesh shkonte dhe në rrethe kur ata e shfaqnin këtë dramë.
    85) Edi Rama, ashtu si Hitleri humbet kontrollin gjatë fjalimeve të tij, siç i ndodhi në fjalimin e tij në mitingun në Sheshin «Skënderbej» në vitin 2000, kur ulërinte «Ooooooooo doooooooooktoooooooor!», apo në mbledhjet e Këshillit bashkiak kur përplaste dy duart e mbledhura grusht mbi podium, saktësisht si Hitleri.
    86) Ashtu si Hitleri që merrte mësime nga një aktor miku i tij për qëndrimin dhe gjestet në publik, edhe Edi Rama thuhet se merrte mësime nga një aktor amerikan që i ka takuar të luajë dhe rolin e Hitlerit.
    87) Ashtu si Hitleri, Rama i përdor biznesmenët e mëdhenj si propagandistë të tij publikë, gjë që e pamë para pak ditësh ta bënte Koço Kokëdhima në emisionin «Opinion» në Tv Klan, kur e bëri ta ketë zili Eduar Shalësi me himnet që i bëri modelit «Rama».
    88) Rama, ashtu si Hitleri ka në rrethin e vet një femër me emrin Mimi; derisa Hitleri kishte Mimi Reiter, Rama ka Mimi Kodheli, duke e lançuar Rama këtë Mimin tjetër në një karrierë politike të madhe.
    89) Të dy pretendonin se i dizenjonin vetë veshjet e tyre, por Rama e bënë këtë për të kamufluar faktin se veshjet e panumërta që ndërron janë porosi firmato tek stilistët më të shtrenjtë të huaj.
    90) Të dy kanë menduar të bëjnë vetëvrasje pas një dështimi të madh politik, Hitleri pas dështimit të puçit në Mynih, në 1923, ndërsa Rama në Paris pasi nuk e thirrën të kthehet pas ardhjes në pushtet të PS në 1997.
    91) Të dy i dizenjonin vetë skenat ku zhvilloheshin tubimet e tyre politike.
    92) Të dy u përpoqën të krijojnë në SHBA një lob pro tyre, që përbëhej nga njerëz të cilët, në analizë të fundit, punonin kundër interesave të SHBA.
    93) Hitleri shtihej sikur nuk ishte i interesuar për luksin dhe se vazhdonte të bënte një jetë modeste edhe pasi fitoi pushtet, por në realitet bënte një jetë shumë luksoze, dhe në të njëjtën mënyrë sillet edhe Rama.
    94) Të dy përdorën për qëllime politike një projekt urban kthimi në identitet në kryeqytetet respektive, Berlin dhe Tiranë; Hitleri të rikthimit në traditën arkitektonike gjermane që sipas tij qe shpërfillur nga hebrejtë, ndërsa Rama restaurimin e qendrës së Tiranës, e cila ironikisht ishte ndërtuar nga një regjim fashist (Italia e Musolinit) me funksion politik.
    95) Hitleri me politikën e vet të çmendur i bëri dhuratë qendrës së Berlinit gropa gjigande të shkaktuara nga bombardimet, ndërsa Rama me çmendurinë e vet deshi të ruante në qendër të Tiranës gropën e Hajdin Sejdisë, që ia bëri dhuratë kryeqytetit ish-kryeministri i partisë së vet Ylli Bufi.
    96) Rama, ashtu si Hitleri, nuk kishte punuar kurrë realisht në jetën e vet, e megjithatë, po ashtu si Hitleri, kur erdhi në pushtet i pëlqente të paraqitej si njeriu i punës, njeriu që punon.
    97) Rama, ashtu si Hitleri, merrte mediatikisht frytet e punës së të tjerëve, duke marrë Rama meritat e prishjes së kioskave në Tiranë dhe të prishjes së ndërtimeve pa leje në Lanë, kur këto merita i takonin policisë ndërtimore që varej nga qeveria dhe kryeministrave Majko dhe Meta.
    98) Në Gjermaninë e Hitlerit të pasurit u bënë më të pasur dhe të varfrit u bënë më të varfër dhe po kështu ndodhi dhe në Tiranën e Ramës, ku të pasurit blejnë shumë apartamente dhe dyqane, ndërsa të varfrit nuk mund të ëndërrojnë të blejnë një apartament të ri me çmimet stratosferike të ardhura nga korrupsioni i kryebashkiakut të botës.
    99) Hitleri, emri i të cilit «Adolf» kishte kuptimin «ujk fisnik», i pëlqente ujqërit dhe rezidencat e veta të kishin emrin e ujkut. Rama gjithashtu i pëlqen ujqërit, gjë që duket edhe në ekspozitën e vet të fundit me piktura «Hartat e trurit» (2006), ku duken ujq që ulërijnë në hënë dhe kur ishte i dehur në prani të miqve të vet, gjëja që i jepte dhe i jep më shumë kënaqësi është imitimi i ulërimës së ujkut.
    100) Rama, ashtu si Hitleri, është shumë i fiksuar pas astrologjisë dhe influencës së supozuar të yjeve në karrierën e vet politike.
    101) Hitleri, kur u bë politikan, e përdorte talentin e vet mediokër në pikturë për të bërë gravura ku i paraqiste kundërshtarët e vet politikë si djaj dhe përbindësha, gjë të cilën Rama e ka vërë publikisht në rrugët e Tiranës, kur e vizatoi portretin e Fatos Lubonjës si djall me brirë në fasadat prej teneqeje që rrethojnë kantieret e ndërtimit në Tiranë.

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    pres me padurim vazhdimin; 102 - 1001-ta marrine!

Tema të Ngjashme

  1. Martesa dhe homoseksualët
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 508
    Postimi i Fundit: 06-01-2024, 15:53
  2. Cfare mendoni per Hitlerin dhe "Mein Kampf"
    Nga wittstar në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 06-02-2011, 20:15
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-11-2005, 22:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •