Parisi ska ambasador per 6 muaj.
Mustafaj: S’kemi pasur njė kandidat tė pėrshtatshėm
Ministria e Jashtme nuk ka arritur ende tė gjejė njė kandidat tė pėrshtatshėm pėr postin e ambasadorit tė Shqipėrisė nė Paris. Faktin e bėnė tė ditur vetė ministri i Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj, i cili shton se emri i njeriut qė do tė pėrfaqėsojė vendit tonė nė Francė duhet tė jetė njė diplomat i zgjedhur. Nė njė prononcim pėr gazetėn “Tirana Observer”, ministri shpjegon arsyet se pėrse nuk ėshtė dekretuar ende ambasadori.
Mungesa e kandidatit
Pėr ministrin e Jashtėm, Besnik Mustafaj, mungesa e njė ambasadori nė Paris shpjegohet me mungesėn e njė emri tė pėrshtatshėm pėr kėtė post. Megjithatė ai shton se misioni nė Francė vazhdon punėn normalisht, pasi atje ka pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Jashtme. “Arsyet se pėrse nuk ka njė ambasador sot nė Francė kanė tė bėjnė me mos gjetjen e njė kandidature tė pėrshtatshme pėr kėtė post deri mė sot. Nuk kanė munguar kandidaturat, por duhet tė kuptojmė se njė mision diplomatik nė Francė kėrkon njė nivel pėrfaqėsimi mjaft tė mirė profesionalisht”, tha Mustafaj.
Nga ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaj, publicisti Luan Rama dhe diplomati Ferit Hoxha
Tre ambasadorėt nė 16 vite
Qamil XHANI
Qė nga 7 shtatori i vitit 2006, nė ambasadėn tonė nė Francė nuk ka ambasador. Detyrėn e pėrfaqėsuesit shqiptar nė kėtė ambasadė e kryeson i ngarkuari me punė i Shqipėrisė, Mehdi Hoxha, pas lirimit nga detyra tė Ferid Hoxhės nga kreu i shtetit Alfred Moisiu. Ndėrkohė qė Komisioni Parlamentar i Punėve tė Jashtme ende nuk ka marrė nė shqyrtim ndonjė emėr konkret pėr t’u emėruar ambasador. Nė njė nga ambasadat mė tė rėndėsishme nė Perėndim ka pasur ridrejtues tė saj disa nga emrat mė nė zė tė diplomacisė sonė, duke nisur me ministrin aktual tė Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj.
Historia
Emrat qė kanė pasur mbi supe barrėn e marrėdhėnieve shqiptaro-franceze janė shumė. Por duke pasur parasysh se, gjatė viteve tė diktaturės komuniste politika e jashtme nė vendet perėndimore ėshtė mjaftuar vetėm me nivele diplomatėsh tė ngarkuar me punė, tė cilėt janė njė gradė mė poshtė se ambasadorėt nė hierarkinė e diplomacisė, rėndėsia e tyre ka qenė mė e vogėl.
Gjatė viteve 1989, kur Presidenti i asaj kohe, Ramiz Alia, u shpreh pėr njė politikė tė hapur ndaj vendeve perėndimore, Shqipėria pėrfaqėsohej nė Paris me ambasadorin Ksenofon Nushi. Por edhe nė njė vend si Franca, Nushi duket se nuk mund tė mbante njė qėndrim tjetėr nga ai i shtetit shqiptar deri nė atė kohė pėr figurat e komunizmit sovjetik. Kėshtu, nė njė konferencė pėr shtyp nė vitin 1989, pėr gazetarėt francezė, Nushi do tė rrėzonte para opinionit francez idenė se Shqipėria ishte njė vend i hapur. Nushi gjatė deklaratės sė tij doli hapur nė mbrojtje tė diktatorit komunist Josif Stalin. Kjo bėrė qė Presidenti Ramiz Alia tė urdhėronte largimin e tij nga misioni. Pas largimit tė Nushit, me detyrėn e tė ngarkuarit me punė u vendos diplomati Arqile Semini.
Ndėrrimi i pushteteve
Ndėrrimi i regjimeve nė vendin tonė solli dhe ndryshimin e diplomatėve nė ambasadat kryesore shqiptare. Kėshtu, publicisti Luan Rama u ngarkua me punė nė ambasadėn shqiptare nė Paris. Rama qėndroi nė detyrė deri nė emėrimin e ambasadorit. Besnik Mustafaj ishte diplomati i parė qė u emėrua me detyrėn e ambasadorit nė misionin tonė diplomatik nė Francė, pas viteve 1990. Mustafaj refuzoi postin e Ministrit tė Jashtėm nė qeverinė e asaj kohe, pėr tė shėrbyer nė ambasadėn tonė nė Paris. Pas humbjes nė zgjedhje tė Partisė Demokratike, Mustafaj dha dorėheqjen nė vitin 1997. Luan Rama ishte diplomati qė zėvendėsoi Besnik Mustafajin nė postin e ambasadorit, nė vitin 1997. Rama qėndroi nė kėtė detyrė deri nė vitin 2001. Ambasadori i fundit deri mė sot nė Francė ėshtė diplomati Ferid Hoxha, i cili qėndroi nė kėtė detyrė deri nė qershor tė vitit tė kaluar.
Ish-ambasadori Rama: Kur do tė vijė ambasadori nė Paris?
E ndėrsa politika nė Tiranė duket se ende nuk e ka marrė veten nga “goditja” qė i shoqėron pas ēdo fushate zgjedhore, pakkush mund tė kujtohej se nė Francė karrigia e ambasadorit tonė qėndronte prej 6 muajsh bosh. Por vetėm njė qė e njeh mirė diplomacinė mund ta kuptojė siē duhet mungesėn e njė pėrfaqėsuesi tonė nė njė shtet si Franca. Diplomati dhe publicisti Luan Rama, nė njė shkrim tė botuar nė numrin e dy ditėve mė parė nė gazetėn “Tirana Observer”, me titull “Kėrkohet njė ambasador”, ngrinte me tė drejtė shqetėsimin e kėsaj “harrese” tė shtetit tonė. Njė harresė, qė sipas tij, nuk ēudit vetėm shqiptarėt qė jetojnė nė Francė, por edhe vetė pėrfaqėsuesit e shtetit francez. “Fjala nuk ėshtė pėr njė drejtor drejtorie apo se mungon njė atashe nė ambasadė, njė kėshilltar, etj. Fjala ėshtė pėr pėrfaqėsimin. Si pėrfaqėsohemi ne. Dhe ku, nė Francė. Nėse deklarojmė me tė drejtė dhe me forcė pėr integrimin tonė nė Evropėn e Bashkuar, kjo nuk bėhet vetėm drejtpėrdrejtė me komisionerėt e Brukselit qė zbarkojnė tė shqetėsuar nė Tiranė pėr tė pėrmbajtur “konvulsionet” tona tė tranzicionit”, thotė Rama.
TiranaObserver
Krijoni Kontakt