Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119

    Thumbs up GODO,kanditature e mundshme per postin e presidentit te repoplikes?

    Duke pasur para syshe se mandati i presidentit aktual te repoplikes se Shqiperise z Alfred Moisiu mbaron nga gjysma e vitit 2007,ate here postin e tija duhet ta zevendesoje nje personalitet tjeter.Cili mund te jete pretendenti me i pershtatshem per te drejtuar institucionin e Presidentit ne Shqiperi??Do kisha deshire te shprehni mendimet tuaja ne lidhje me ket.Une personlisht,mendoj qe Z,Sabri Godo mund te jete nje nga personalitetet me te spikatura per te drejtuar institucionin e Presidentit ne SHqiperi, ky eshte mendimi im,cfare ju mendoni???

    Respekt

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Republikanėt “kthehen nė bord”

    • Nga Vangjush SARO


    Grupi Parlamentar i Partisė Republikane ka ndėrmarrė kėto ditė njė nismė pėr rishikimin e ligjit “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave”. Ndėrkohė republikanėt synojnė dhe po kėrkojnė edhe shfuqizimin e Ligjit 7501, i quajtur ndryshe “Ligji pėr tokėn”, (i miratuar qė mė 1992 me konsensusin e plotė tė PD-sė dhe PS-sė, por gjithnjė i cilėsuar si njė ligj Leninist prej pronarėve dhe mbėshtetėsve tė tyre). Sipas republikanėve, ndjeshmėria qė ēon nė kėtė nismė, sado qė e vonuar, ka tė bėjė veēmas me shpėrdorimin dhe vjedhjen (edhe sot e gjithė ditėn) tė tokės bujqėsore. Edhe pse nuk kanė qenė pro kėtij ligji, republikanėt janė pajtuar ndėrkaq me tė gjitha pasojat e veprimit tė tij. Si aleatė tė PD-sė, sė paku nga koha e rrimarrjes sė pushtetit, nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2005, republikanėt kanė qenė tė detyruar tė heshtin ose tė gjejnė kompromisin pėr shumė interpretime ligjore dhe politike. Ndėrkaq, ligji “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave” ėshtė ndryshuar tre herė pėrgjatė viteve 2005 dhe 2006; kėshtu pra, pritet qė ai tė ndryshohet pėr tė katėrtėn herė(!) Pėr fat tė keq, rezultatet e tė gjitha manovrave, kanė qenė tė dėshpėruara. Pėr sa i takon pėrpjekjes pėr ta shfuqizuar ligjin 7501, shanset janė qė tė ndreqet shumė pak punė, kjo edhe pėr shkak tė konceptimit si tė mirėqenė tė situatės qė ėshtė ndėrtuar deri mė sot falė kėtij ligji. E themi kėtė duke patur parasysh veprimin e tij pėrgjatė pesėmbėdhjetė viteve; sado i drejtė tė duket apeli i republikanėve - qė do tė thotė tė ndėrpritet arbitrariteti, qoftė edhe mė mirė vonė se kurrė - situata kaotike e pronės, nė tėrėsi, vėshtirė tė ndryshohet. Shfuqizimi i ligjit nė fjalė do tė duhej tė ishte bėrė me kohė; por edhe pse i vonuar, natyrisht mė shumė ndreq se sa prish. (Duhet patur parasysh qė nė shumė krahina, ndarja e tokės ėshtė bėrė pak a shumė fshatēe, sipas tapive tė vjetra dhe duke respektuar sinoret e pronėsinė e mbarėnjohur.)
    Gjithsesi, me ndonjė rezervė tė vogėl, mund tė thuhet se edhe propozimet e fundit, pėrbėjnė njė arnė mė shumė nė veshjen e kėtij problemi me tė tilla syresh. Pėr hir tė sė vėrtetės, kthimi dhe kompensimi i pronave, nuk ėshtė marrė seriozisht asnjėherė, qoftė nga politika, qoftė nga administrata shqiptare. Pėrpjekja e tashme e republikanėve pėr “t’u kthyer nė bord”, ėshtė e vonuar, madje edhe e paqartė. Dinamika e kėtij problemi ėshtė karakterizuar nga pushtimi i njė pjese tė mirė tė tokave tė pronarėve nga grupe tė tjera tė popullsisė, dhe nė bregdet, nga njerėz tė lidhur me politikėn ose edhe politikanė. E vėrteta ėshtė se zbatimi i Ligjit pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, nuk u mbėshtet asnjėherė nga komuniteti i pronarėve. Kthimi dhe kompensimi i pronave, njė nga detyrimet kryesore pėr integrimin e vendit, ishte njė aneks edhe nė programet e forcave politike qė konkuruan pėr zgjedhjet e 3 korrikut. Kemi patur gjithashtu rastin ta themi edhe herė tjetėr, deri edhe sondazhet, qė shiten si mjaft perėndimore, nuk kanė denjuar ende tė pėrfshijnė nė tematikėn e tyre zhbiruese atė se ē’mendojnė shqiptarėt pėr pronat(?!) Ndėrkaq, ėshtė njė realitet tipik shqiptar mbivendosja e pronave nė Tiranė, Shkodėr, Durrės e gjetkė; dhe vetėm disa pak skandale janė bėrė publike, madje kėto vetėm sa janė cekur nė sipėrfaqe, (nė Golem, nė Kashar, nė Malėsinė e madhe, nė Velipojė, etj.) Por ndėrsa pjesa e parė e emėrtimit tė ligjit (kthimi i pronave) mbeti thjesht nė letėr, pjesa e dytė e tij (kompensimi) ka njė histori edhe mė pranė gjinisė sė farsės. Gjatė dy-tre viteve tė fundit, janė dhėnė disa miliona dollarė pėr kėtė qėllim, por fatura e kompensimit ėshtė kaq e madhe, sa qė procesit i shkon pėr shtat ajo shprehja “mė ka ēue nana me la gojėn”. Nga ana tjetėr, edhe privatizimi i ndėrmarrjeve shtetėrore, nga ku 25 - 50 pėrqind e parave do tė pėrdoreshin pėr kompensimin e pronave, ėshtė njė proces i ngadalshėm. Pengesė serioze pėr zgjidhjen e kėtij lėmshi, ka qenė problemi i legalizimit tė zonave informale. Komuniteti i pronarėve nguli kėmbė gjatė qė ky proces tė mos realizohej nė kurriz tė interesave tė tyre; pėrmes tij, i hapej rruga vjedhjes dhe tjetėrsimit tė pronės sė ligjshme dhe grupe tė caktuara shoqėrore pėrdoren pėr qėllime elektorale. Thuhet se misioni themelor i qeverisė dhe institucioneve tė saj publike, ėshtė t’i shėrbejė interesit publik. Mirėpo nė kėtė detyrim, janė pėrplasur nga njėra anė deviza e tė djathtėve “Pėrmes legalizimeve mbrojmė shtresa qė na votojnė” dhe, nga ana tjetėr, ajo e tė majtėve “Ēėshtja e pronarėve nuk ėshtė prioriteti ynė”. Tė dy krahėt kryesore tė politikės, kanė vazhduar t’i trajtojnė pronarėt si “tė njerkės”; meraku mė i madh duket sikur janė “shtresat nė nevojė” tė shoqėrisė, por ēėshtja ėshtė pak mė e thellė. Ata dhe klanet pėrreth tyre, i kanė pushtuar vetė njė pjesė tė mirė tė pronave, madje kanė ngritur karrierėn dhe pasurinė e tyre mbi kėto pushtime. Kush mund ta zhbėjė kėtė?
    Zhurma e tanishme pėr pronat ėshtė pjesė e njė skenari qė pothuaj nuk paraqet kurrfarė interesi. Siē dihet, ka njė presion tė vazhdueshėm nga pronarėt, tė mbėshtetur tashmė edhe nga gjykata ndėrkombėtare; duhen pėrmbushur njė sėrė detyrimesh ndaj BE dhe MSA, prova ėshtė me tė vėrtetė njė “finale”; aludimet pėr mungesėn e investimeve tė huaja sa vjen shtohen dhe ndėrkaq rritet edhe ndėrgjegjėsimi i biznesit, qė kėrkon tani mė shumė siguri pėr investimet e tij dhe pėr tė ardhmen nė tėrėsi. Pėr tė gjitha kėto, (dhe jo vetėm kėto), duhen bėrė patjetėr ca arnime. Ky ėshtė skenari sot pėr sot. Kėsisoj, me gjithė vullnetin e republikanėve, pėr fat tė keq, arnimet do tė shėrbenin si arratisje e pėrkohshme nga e vėrteta; e thėnė me fjalė tė tjera, ėshtė njėsoj sikur t’i fshehėsh plehrat nėn krevat. Kthimi dhe kompensimi i pronave ėshtė njė ēėshtje jetike pėr integrimin e vendit dhe tė ekonomisė, ndėrkohė qė do tė parandalonte e zbuste edhe konfliktet sociale; ai duhet tė gjejė zgjidhjen mė tė mirė tė mundshme. Ēdo ligj apo amendim me veprim tė pjesshėm, i miratuar nė mėnyrė tė sforcuar, pa mbėshtetje tė gjerė, pa njė akord me grupet e interesit, do tė rėndonte artificialisht situatėn politike e sociale tė vendit, edhe kėshtu mjaft delikate.

    Gazeta Shqiptare

    ps. nese nuk e kam postuar ne vendin e duhur ju lutem zhvendoseni
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Presidenca s’pret Godonė

    Paraqitja e kandidaturės presidenciale sė Sabri Godos prej republikanėve duket se ėshtė fluskė sapuni. Burime serioze pranė kryetarit tė nderit thanė se ai kishte mendimin se “do ta linte atė punė” duke iu referuar mundėsisė sė kandidimit. Fjalia e thėnė nga burimet qartėson se kandidatura e “Plakut tė menēur” nuk ėshtė e vėrtetė. Burimet ngurruan tė saktėsonin detaje tė tjera. Mbetet megjithatė e dyshimtė se pėrse kryetari i republikanėve sot Fatmir Mediu, e paraqiti kandidaturėn e themeluesit tė partisė. Por, pėrpos kėsaj, vetė Godo ishte i sinqertė kur tha dje se do ta mbėshteste kandidaturėn e Bamir Topit dhe se do tė pranonte tė garonte pėr postin e kryetarit tė shtetit vetėm nėse do tė kishte krizė politikė. Kandidati mė i ri pėr postin e Presidentit tė vendit Sabri Godo deklaroi menjėherė pas shpalljes nė Asamblenė Kombėtare se do tė hynte nė garėn e Presidentit vetėm nė rast tė krijimit tė njė krize politike. Godo gjatė fjalės sė tij ka qėnė i sinqertė kur ka thėnė se mbėshtet Topin pėr president dhe se vazhdonte tė ishte i kėtij mendimi. Propozimin e tij, Godo e ka quajtur si vendim qė shkon nė dobi tė dinjitetit tė kėsaj partie. Ai ka thėnė gjithashtu se i mbeteje qėndirmit tė shprehur pasdreke ndėrsa kishte shtuar se PR mbetej “brenda koalicionit” por dhe se “jemi dhe parti mė vete dhe ruajmė tė drejtėn tė bėjmė propozimet tona”.

    “Unė e kam thėnė dhe pėrsėritur disa herė nė shtyp, edhe nė tė kaluarėn se nuk hyj nė garėn pėr President. Dhe kėtė e kam thėnė me sinqeritet dhe nuk ka qėnė ndonjė lojė e imja. Edhe kur jam deklaruar se do tė votoj pėr kandidaturėn e Bamir Topit e kam pasur me bindje dhe vazhdoj ta kem”-thekson ai. “Kam pasur si rezervė,vijon ai-vetėm njė mendim, nėse pėr kombinacionet politike tė habitshme qė ndodhin nė Shqipėri do tė krijohet ndonjė moment krize, i atillė qė do tė duhet tė pėrdoren disa emra pėr zgjidhjen e saj dhe ndėrmjet kėtyre emrave mund tė jetė dhe emri im, atėhere nuk kam tė drejtė tė them se nuk dua t'ia di se ēdo tė bėhet pėr kėtė vend, sepse unė kam bėrė njė investim politik dhe nuk do tė ma falte as PR dhe as njerėzit qė besojnė tek unė”-tha Sabri Godo. Ai u propozua gjatė punimeve tė Asamblesė Kombėtare tė PR-sė, kryetarii sė cilės, Fatmir Mediu, shpalli kandidaturėn e Godos pėr kėtė post. “"Partia Republikane ofron jo vetėm bashkėpunimin pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės, por kam kėnaqėsinė dhe nderin tė ofroj njė nga kandidaturat mė intelektuale dhe tė spikatura tė jetės politike dhe shoqėrore shqiptare, tė vlerave tė padiskutueshme kombėtare dhe politike si figurė konsensuale, zotin Sabri Godo”-tha Mediu.

    E.Prendi

    Korrieri
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #4
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Pershendetje!!

    Kanditature per tu mare ne konsiderat, po thuaj se Sabri Godo ka gati 10 vjet qe sulmon c'do parti ne pushtet per Ligjin e Pronave. Do fillonte nje lufte midis Presidences dhe Mazhorances per mos respektim te ligjeve dhe kontradita te ndryshme. Ka gati 10 vjet qe kembngul per Legalizimin e pronave, qe kjo gje do shkaktonte shum probleme ne Politike dhe ne kurriz te popullit.

    Kalofshi Mire

    T-B
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #5
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    gjithsesi sikur Z Sabri Godo te merrte postin e presidentit te repoplikes
    do ishte nje nder figurat me te spikatura ne politiken shqiptare!
    eshte njeri me horizont ka shum vlera dhe aq me teper eshte nje njeri qe vertet i perkushtohet ceshtjes kombetare!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Z Godo eshte i pakualifikuar per ate post. Une do te sugjeroja nje personalitet te edukuar ne perendim, nje person qe njeh boten ligjore ose teorite e Marredhenieve Nderkombetare dhe ka mjaftueshmerisht kulture ligjore e politike. Godo nuk ka asnje kredencial/kualifikim, pavarsisht mendimit praktik qe ekziston nder ju si shkrimtar... Une mendoj se do te ishte i papershtatshem.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #7
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Nuk ia mohon njeri vlerat ne fushat e tjera te jetes ku ai eshte i prirur.. Por ne politike, per mendimin tim, nuk eshte akoma i afte per President..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #8
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Aftesit e Z.Godo kan qene per kundershtim. Kerkon me shum sec jep dhe eshte shum indiferent ne problemet Nderkombetare mos them qe nuk eshte marr ndonjeher.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #9
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anėtarėsuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    per menimin tem, ja pame bojen sales, dhe nanos dhe mesa menoj une ma keq nuk ka ku me shkue..
    pra pa ta shofin nihere nese ky dodrush ka naj hile qeter, te pakten sa per ndryshim se gjithmone sala dhe nano ne televizor, nuk e di per juve, por sesi vjen dhe duket ca si monotone. Mbase ka ardhur koha te shohim nje fytyre tjeter, edhe pse me te njejta hile.
    sikur e thone edhe ne perendim......Different guy ,same shit!!!
    do te degjohemi serish
    tung
    Ergo cogito, ergo sum!

  10. #10
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Me ndihmoni pak, sepse po e vras mendjen dhe nuk po e kuptoj dot cfare do te thote repoplike?
    Cfare eshte kjo gjeja, president i te ciles kerkon te behet Sabri Godo?
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

Tema tė Ngjashme

  1. Pango Plasari dhe .. te tjere..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52
  2. Sondazh: Kush meriton postin e Presidentit te Republikes.
    Nga irexha nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 08:17
  3. Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 17:13
  4. vende te mundshme pune (londer)
    Nga white_snake nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 16:03
  5. Gratė nė aksion pėr postin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė
    Nga Adriano-10 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-01-2006, 23:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •