mduket se ky geri e ka me shokun sali ene po i bi nga kina hahahahahhahaha
mduket se ky geri e ka me shokun sali ene po i bi nga kina hahahahahhahaha
no glove no love
ja me cfar merret ky shoku i garyt .. shijaks londoni ose muhamet veliu i shikut te klosit..
----------
Investigimi
Gazetari i "Top Media"-s "martohet" me 4 polake
Skandali i përfshirjes së shtetaseve polake në martesat me pagesë është ekspozuar dje në faqet e gazetës "The People" nga korrespondenti i "Top Media"-s në Angli, Muhamed Veliu. Përmes një investigimi njëmujor është zbuluar mekanizmi i këtyre martesave, që përdoren nga njerëz të botës së krimit për të qëndruar në Britaninë e Madhe. Nuset e rreme polake kërkojnë për t‘u martuar me njerëz ilegalë në Angli deri në tetëmijë paund. Sipas gazetës britanike, kjo metodë përbën shqetësim, pasi njerëz të botës së krimit, përmes martesave të këtij lloji, sigurojnë viza qëndrimi. Sipas "The People", kjo metodë është tepër e rrezikshme, pasi mund të përdoret me efikasitet nga terroristët për të jetuar në mënyrë legjitime në shtetin ishull e më pas për të kryer akte terroriste. Metoda e përdorur nga gazetari Veliu në këtë investigim ka qenë e njëjtë me atë të sekserëve të martesave. Vendosi në xhamat e disa kioskave një lajmërim të shkruar në polonisht ku thuhej: "Një djalë nga Evropa Lindore kërkon të martohet kundrejt pagesës me një vajzë polake për të qëndruar ilegalisht në Angli. Në dispozicion, një shpërblim disa mijëra paund". "Të nesërmen e vendosjes së këtyre lajmërimeve mora telefonatën e parë. Ishte një grua që nuk fliste mirë anglisht. E lamë të takoheshim në veri të Londrës. Së bashku me mua erdhi edhe një përkthyese polake", thotë Veliu rreth fillimit të investigimit. Polakja e parë që donte të martohej quhej Regina Jedrzejko, 41 vjeçe, e divorcuar, ish-mësuese pianoje në qytetin Kraov. E dëshpëruar nga mosgjetja e punës në Angli, Jedrzejko iu përgjigj lajmërimit për të siguruar një dorë të mirë parash. Për të mbledhur prova të tjera, gazetari i "Top Media"-s bëri edhe tri martesa të tjera. Për këtë investigim, "Home Office" falënderoi gazetarin dhe gazetën, e cila e publikoi lajmin, duke hedhur poshtë pretendimin se kishte rënë numri i martesave false.
gazeta shqip.
katastrof....Postuar më parë nga DYDRINAS
siq thojn ne kosove kur qeni e bjen ujkun ne torishte .....
runa zot nga disa qe na udhheqin....
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Krijoni Kontakt