Data e Publikimit: 21/03/2007
Autori i Lajmit:
24-ore.com
Shon Koneri, Xhjms Bondi më i mirë, siç e quajnë kritikët e filmit, deklaroi se dëshiron të kthehet në sagën e agjentit të fshehtë legjendar, por se është koshient për vitet e tij dhe përgatitjen fizike.
"Para kamerave do të kthehesha në film për Xhejms Bondin, por e kam të qartë se koha ime në rolin e agjentit të fshehtë ka kaluar. Dëshiroj që ta aktrojë babain e Bondit", tha Koneri në intevistën për revistën "Hollywood".
Koneri, i cili pushon nga aktrimi tashmë katër vite, thekson se nuk aktron më, për shkak se rrogën e ka pasur të ulët.
"Bondin e ri, Daniel Kreg probleme të këtilla nuk e mundojnë sepse falë agjentit sekret në një afat shumë të shkurtër ai u bë një nga aktorët më mirë të paguar të Hollivudit", shtoi Koneri.
Krijoni Kontakt