Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Ayrton Senna, piloti që i “fali” jetën pistës

    Ayrton Senna da Silva ishte një pilot brazilian i automobilave, i lindur më 21 mars të vitit 1960 në San Paulo të Brazilit, i cili është ndarë nga jeta më 1 maj të vitit 1994 në Bolonja të Italisë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Imola gjatë Grand Prix të San Marinos. Një idhull i vërtetë i Brazilit, një ikonë e automobilizmit ndërkombëtar, ku statusi i tij e ka kaluar shumë herë atë të një kampioni të thjeshtë sporti. Ai do të mbetet gjithmonë një ndër pilotët më të mëdhenj të Formula 1.

    Familja dhe fëmijëria
    Ayrton ka lindur më 21 mars të vitit 1960 në distriktin e Santanas në pjesën perëndimore të San Paolos. Familja e tij kishte një stil jetese më të lartë në krahasim me familjet e tjera braziliane dhe Ayrton do të kujtonte për vite me radhë qetësinë shpirtërore edhe ekonomike, si dhe dashurinë që mori gjatë rritjes dhe maturimit human dhe sportiv. Ishte shumë i lidhur me prindërit, me vëllain Leonardo dhe motrën Viviana. "Sqepi" ishte pseudonimi që i kishte vënë familja Ayrtonit, që në moshën 4-vjeçare, pasi ishte shumë i shpejtë dhe shumë aktiv. Në atë kohë atij i lindi dëshira për makinat. "Çdo herë që e them askush nuk më beson që kam filluar të ngas makinën në moshën 4-vjeçare. Im atë kishte një ofiçinë mekanike dhe kështu mund të ndërtonte një kart të vogël për mua, me një motor prej 1 KJ. Në atë kohë ngisja tashmë makinën e tij kur më merrte me vete për të parkuar. Më çonte edhe në rrugët e rrethinave që unë të praktikohesha me kart". Ishin këto fjalët e Ayrton. Pak kohë më vonë Ayrton mësoi të përdorë më mirë motorin duke u munduar ta shtynte limitin e tij. Në një temë shkollore Ayrton përkufizohej si një pilot i F1. "Isha vetëm tetë vjeç kur im atë më bleu kartin tim të vërtetë. Ishte lodra ime e preferuar. Ndjehesha mirë vetëm kur isha ulur aty brenda dhe stërvitesha sa më shumë që të ishte e mundur." Ayrton merr pjesë në garën e tij të parë jo zyrtare në moshën tetë vjeçare: "Isha vetëm tetë vjeç dhe pjesa më e madhe ishin 15, 18 ose edhe 20. Isha i vogël, i dobët dhe kjo ishte arsyeja që karti im ishte më i shpejtë nga të gjithë. Tre xhiro para përfundimit, kur isha i treti, djali pas meje preku pjesën e pasme të kartit tim dhe përfundova jashtë piste.

    Fillimi i karrierës
    Më 1 korrik të vitit 1973, një javë pas garës së tij private, Ayrton debuton në një garë zyrtare në pistën e Interlagos. Ai korri fitore në garën e parë. Garonte me numrin 42 dhe me një kasketë të verdhë me një vijë të gjelbër, duke pasqyruar ngjyrat e flamurit brazilian. Më pas në kampionatin e Amerikës Jugore nuk mundi të përdorë numrin 42 pasi organizatorët i dhanë numrin shtatë. Megjithatë fitoi titullin e parë ndërkombëtar, ndërkohë që ishte vetëm 17 vjeç. Hapi i suksesshëm në skenën ndërkombëtare ishte Kampionati Botëror i vitit 1978 në Francë. Ai rezultoi më i shpejtë se irlandezi Terry Fullerton, kampion i botës i vitit 1973. Kampion i Amerikës së Jugut në kart në vitin 1977, më pas nënkampion i botës në vitet 1978 dhe 1979, ai shkon në Britaninë e Madhe në vitin 1981, një vajtje pothuajse e detyruar për të ëndërruar për një karrierë të madhe ndërkombëtare. Nuk kaloi shumë kohë kur Senna krijoi në Britani një reputacion të fortë në sportin e automobilave. Kampion i Formula Ford 1600 në Britani në vitin 1981, kampion i Formula Ford 2000 (britanike dhe evropiane) 1982, ai arriti të fitojë në vitin 1983 kampionatin e Formula 3 në Britani. Shpejtësia e Sennas, e bashkuar me një stil në pistë, shumë agresiv, nuk kaloi pa u vënë re dhe tashmë përfaqësuesit e Formula 1 e kishin vënë në shënjestër talentin brazilian. Disa muaj më vonë, janë disa ekipe prestigjioze si McLaren dhe Brabham që testojnë Ayrton Sennan. Por për arsye të ndryshme ekipet e mëdha nuk ishin në gjendje t’i propozonin Sennas një timon për Kampionatin e Botës së Formula 1 në vitin 1984. ishte pikërisht pranë ekipit më modest “Toleman” që Senna pati fillimet e tij në Britani. Nëse ishte konsideruar si një nga shpresat më të mëdha të Formula 1, Senna bëri hapat e para në kampionatin e botës në mënyrë relativisht anonime, por statusi i tij ndryshoi papritmas me rastin e Grand Prix të Monakos në vitin1984, Grand Prix i pestë i karrierës së tij. Ai ndodhej pas liderit Alain Prost kur gara u ndërpre për arsye sigurie. Kjo performancë i vlejti atij që t’i shtoheshin ofertat e ekipeve më të mëdha. Në fund të vitit 1984 ai bën pjesë në ekipin Lotus-Renault.

    Sukseset e para
    Te Lotus, pranë një ekipi të aftë për të arritur rregullisht fitoren, Senna konfirmoi menjëherë potencialin e tij duke fituar në fillim të sezonit Grand Prix të Portugalisë, të zhvilluar në një mot me shi. Disa muaj më vonë në Spa-Francorchamps ai arriti të korrë fitoren e dytë. Te Lotus, Senna ishte veçanërisht i vlerësuar sepse, përveç cilësive të tij të pilotimit, ai shfaqte të dhëna të një dialogu të madh teknik me inxhinierët. Në vitin 1986 dhe 1987, Senna vazhdoi të luajë rolet e para në F1, duke realizuar fitoren e parë në Monako, (si dhe fitoren e fundit në skuadrën Lotus në timonin e Lotus 99T), por pa ia arritur të pretendojë për titullin botëror, skuadra Lotus ishte pak e kufizuar përballë dy ekipe të mëdha që ishin Williams dhe McLaren.

    Vazhdimi i karrierës dhe rivaliteti me Prost
    Në vitin 1988, karriera e Sennas mori një dimension të ri më vajtjen e tij te McLaren. Për Sennan, vajtja te McLaren shënoi gjithashtu fillimin e rivalitetit të madh me Alain Prost, shoku i ri i skuadrës dhe që konsiderohej në atë kohë si piloti më i mirë. Viti 1988 ishte sezoni i afirmimit për Sennas duke qenë se fitoi titullin e parë botëror. Titull i fituar në Grand Prix të Japonisë me rastin e provës së parafundit të kampionatit si pasojë e një ngjitje “të çmendur”, e bërë e rëndësishme nga një nisje plotësisht e humbur. Në vitin 1988 Senna fitoi në Imola titullin e parë botëror. Por sezoni i vitit 1988 nuk u shoqërua me një mirëkuptim mes dy shokëve të skuadrës, Senna dhe Prost, ndërsa viti 1989 ishte ai i polemikave. Në vitin 1988, bëhej fjalë për trajtim të favorizuar të motoristëve të Hondas per Sennan në dëmshpërblim të Prostit, dhe Senna u bë fajtor për një manovër të rrezikshme për Prostin gjatë Grand Prix të Portugalisë, por kjo gjë nuk kishte sjellë prishje të raporteve mes dy sportistëve. Megjithatë pati një ndryshim atmosfere në ditët vijuese të Grand Prix të San-Marinos në vitin 1989. Prost akuzoi Sennan se nuk ka respektuar një pakt në nisjen e Grand Prix (të dy kishin rënë dakord që të mos “sulmoheshin” në kthesën e parë me qëllim që të mos rrezikonin një aksident), padroni i McLaren, Ron Dennis, mori përsipër të thërriste përballë njëri-tjetrit dy sportistët me rastin e një seance private në Pembrey të Anglisë për të rregulluar mosmarrëveshjet që ekzistonin mes tyre. Pak kohë më pas Prost tregoi në shtypin francez që pasi iu bë moral nga Ron Dennis, Senna kishte qarë gjatë kësaj mbledhjeje. Kjo gjë shkaktoi shumë indinjatë te piloti brazilian.

    Vdekja e Ayrton Sennas
    Pasi u përpoq më kot të arrijë Williams-Renault në fund të vitit 1992, Senna mbërriti skuadrën anglofranceze në fund të vitit 1993, në kohën kur Prost kishte dalë në pension. I prezantuar si ndër më të favorizuarit e kampionatit të vitit 1994, historia u kthye në dramë. Grand Prix i tretë i sezonit, i zhvilluar në Imola të Italisë më 29, 30 prill dhe 1 maj të vitit 1994, u kthye në një ëndërr të keqe. Të premten tersllëku i parë filloi me një saltro në ajër të të riut Rubens Barrichello, që u tërhoq i vrarë shpirtërisht, por pa dëmtime. Të shtunën, gjatë stërvitjeve për kualifikimet, ku Senna nënshkroi pole-position e 65-të dhe të fundit, piloti austriak Roland Ratzenberger qe viktimë e një aksidenti vdekjeprurës në timonin e Simtek-Ford, menjëherë pas humbjes së një krahu të makinës në kthesën e Tosas. Senna donte të shkonte në vendet e përplasjeve, por ishte e pamundur. Ai ishte shumë i prekur nga kjo dramë dhe kishte një parandjenjë të keqe. Gjithsesi gara u zhvillua atë vit. Pas disa xhirove Senna humbi kontrollin duke u përplasur rreth orës 14 :18 me një mur betoni, pasi ishte duke ecur me një shpejtësi 210 km/orë. Ndërkohë që Senna merrte mjekimin e shpejtë, para se të transportohej me helikopter në spitalin Maggiore të Bolonjës, Grand Prix tragjik përfundoi pas një ndërprerje 20 minutëshe, ndërkohë që diku tutje një dramë tjetër po ndodhte. Rreth 11 xhiro para përfundimit Minardi i Michele Alboreto humbi një rrotë që do të plagoste shumë mekanikë në këtë garë të çmendur. Zëra të rremë qarkullonin se Senna ishte jashtë rrezikut, por nuk kishte asnjë mënyrë për ta mjekuar si pasojë e gradës së plagëve dhe “vdekjes cerebrale" të konstatuar që prej ardhjes së tij në spital. Pas pak orësh gjithçka u qartësua. Vdekja e tij u konfirmua zyrtarisht në orën 18:30. Shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes së pilotit brazilian rezultoi nga një rrethanë fatkeqe, por nuk u dhanë më saktësime të tjera.

    Karakteri dhe besimet e tij
    Simpatia e imponuar nga Ayrton Senna del qartazi në pah në cilësitë e tij të dallueshme prej piloti, por gjithashtu të personalitetit të tij kompleks, të dyanshëm. Senna ishte i njohur para së gjithash për agresivitetin e madh në pistë. Një agresivitet në kuptimin e mirë të fjalës që e bënte atë një garues të pashoq, që nuk njihte zmbrapsje përpara rrezikut (kryesisht nën shi) dhe një shkathtësi të madhe në parakalime. Por ishte një agresivitet, ndonjëherë përtej sportivitetit, që mund ta çonte në mënyrë të vullnetshme drejt një aksidenti me gjithë rreziqet që mund të haseshin, siç ishte rasti i nisjes së Grand Prix në Japoni në vitin 1990. Ky përkufizim për Sennan dëgjohej edhe jashtë pistës, ku ekzistonte maksimumi i ekipit të tij. Por garuesi i rrallë rrezikonte ndaj çdo gjëje dhe në aparencë ishte i pandjeshëm ndaj rrezikut. Ai ishte shumë i ndërgjegjshëm për problemet e sigurisë në akse të ndryshme, si dhe të një sensibiliteti të madh. I ardhur në Formula 1 në një epokë ku vdekja ishte e pashmangshme, Senna u tregua shumë i prekur nga rrethanat e aksidentit vdekjeprurës të ish-shokut të skuadrës, Elio de Angelis. Pak kohë pas dramës fatalee, Senna kishte konstatuar pamjaftueshmërinë e mjeteve të ndihmës dhe ishte gati të sinjalizonte drejtorinë përkatëse, para se këto probleme teknike të mos bëhen shkaktarë të humbjes së ekuilibrit të tij. Për më tepër, Senna nuk ka reshtur së qenuri piloti i parë (i vetmi?) në vendet e aksidenteve të rënda, me një shqetësim të përhershëm për të kuptuar shkaqet, por gjithashtu për t’u përpjekur për t’i sjellë ndihmën e tij pilotit të aksidentuar. Ai ka shkuar në aksidentin e Martin Donnelly në Grand Prix të Spanjës në vitin 1990, por gjithashtu gjatë atij të Roland Ratzenberger, një ditë para vdekjes së tij. Sjellja e tij gjatë gjatë aksidentit të Erik Comas në Grand Prix të Belgjikës 1992 ka mbetur në memorie. Piloti brazilian nuk kishte ngurruar të përshkonte pistën për të fikur motorin dhe për të shmangur një djegie. "Senna më ka shpëtuar jetën", tha më vonë piloti Comas. Sensibiliteti i Sennas shprehej edhe në përmendjen e besimit të tij. Shumë besimtar, Senna është kështu një ndër të rrallët pilotë që ka folur gjatë dhe publikisht për raportin e tij më Zotin, një aspekt i jetës së tij që pilotët preferojnë në përgjithësi ta ruajnë për vete. Por fjalët e tij u deformuan dhe u vunë në lojë nga disa kundërshtarët e tij, të cilët linin të kuptohej se Senna pilotonte duke besuar se mbrohej nga Zoti. Kjo u jepte përshtypjen se prandaj ai nuk zmbrapsej para vështirësive dhe rreziqeve.

    Jeta private
    Ayrton pati një martesë të shkurtër në fillim të karrierës së tij dhe më pas ka pasur shumë të dashura, pak a shumë të bëra publike edhe në media. Më e njohura ishte Adriane Galisteu, një manekine braziliane, që ishte e dashura e tij aktuale, si dhe në ditët që ishin më pranë aksidentit. Duke qenë se nuk ka pasur kurrë fëmijë, Ayrton Senna ishte shumë i afërt me nipin e tij Bruno, djalin e motrës Viviane. I bërë pilot në vendin e tij, Bruno Senna do të garojë këtë vit në kampionatin Grand Prix 2.
    Ja se çfarë thotë ai për sukseset e tij
    “Të jesh i dyti është të jesh i pari që humb."
    "Nuk ka aksidente të vogla në këtë qark." - duke biseduar mbi qarkun Imola para aksidentit fatal në garën e vitit 1994.
    "Do të jetë sezon me shumë aksidente, dhe me rrezik do të them se do të jemi shumë me fat nëse diçka shumë serioze nuk ndodh". - para fillimit të sezonit 1994.

    Kanë thënë për të :
    FRANK WILLIAMS: "Humbja e tij është e pamundur të përkufizohet, të gjithë ata që e kanë njohur, në cilado rrethana, kanë kuptuar se kanë humbur diçka më të vërtetë të veçantë, një gjë të mrekullueshme."

    JACKIE STEWART: "Senna ishte një ndër talentet më të mëdha që është parë ndonjëherë në garat me makina."

    RON DENNIS: "Ayrton Senna ishte një pilot i jashtëzakonshëm. Shkathtësia, këmbëngulja dhe kurajo e tij ishin të një madhësie që ishin shembull për pilotët e brezit të tij."

    NIGEL MANSELL: "Ayrton dhe unë kemi ndarë disa nga garat më me emocione dhe është e pamundur ta shpjegosh më fjalë sa humbje e trishtuar është për ne. Unë isha shumë i pezmatuar pas vdekjes së Roland Ratzemberger dhe Ayrton, i cili humbi jetën një ditë më vonë, shënoi përfundimin e një fundjave të zezë. Nuk ka pilot në botë që të mos jetë tronditur nga kjo vdekje."

    EMERSON FITTIPALDI: "Jeta e Ayrton Sennas është një shembull vendosmërie dhe dashurie për sportin, që pak atletë kanë pasur në nivel ndërkombëtar. Bota humbi atletin më të madh të historisë së konkurseve motoristike dhe unë një mik të madh. Çmimet e mëdha nuk do të jenë më kurrë të njëjtë pa Ayrtonin."

    MICHAEL SCHUMACHER: "Kjo që ndodhi është kaq dramatike dhe e dhimbshme, që nuk provova asnjë kënaqësi të fitoja."

    RUBENS BARRICHELLO: "Kur u përmirësova në qendrën mjekësore pas incidentit, fytyra e parë që pashë ishte ajo e Ayrton Sennas, me lot në sy. Nuk e kisha parë Ayrtonin kurrë më parë kështu. Kisha përshtypjen se e përjetonte incidentin tim sikur t’i kishte ndodhur vetë atij. Ai më ka ndihmuar shumë në karrierën time dhe unë tani nuk gjej fjalë për të përshkruar humbjen e tij."
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    mos kishte pasur fatin e keq,sot emri Schumacher rrezik nuk do njihej fare....
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Davius pergezime per temen.. me ke kapur tek pika ime me e dobet.. Ayrton Senna ka qene nje nga idhujt e mi ne femijerine time, dhe qe kur vdiq ai nuk kam ndjekur me "spektakle garash me makina".. Ia vlente te ndiqje garat e tij.. Ishte Nr 1.. ta mbaj mend sa kam qar atehere kur vdiq.. lol.. isha krejt e cmendur pas garave te tij..

    Do doja te vija tre foto.. tek e treta eshte fotoja nga aksidenti i tij ate dite..

    Emri:  rass.jpg

Shikime: 629

Madhësia:  6.0 KB Emri:  200px-Ayrton_Senna_Imola_1989_Cropped.jpg

Shikime: 626

Madhësia:  9.7 KB Emri:  Senna_accident.jpg

Shikime: 622

Madhësia:  7.7 KB
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #4
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Davius pergezime per temen.. me ke kapur tek pika ime me e dobet.. Ayrton Senna ka qene nje nga idhujt e mi ne femijerine time, dhe qe kur vdiq ai nuk kam ndjekur me "spektakle garash me makina".. Ia vlente te ndiqje garat e tij.. Ishte Nr 1.. ta mbaj mend sa kam qar atehere kur vdiq.. lol.. isha krejt e cmendur pas garave te tij..

    Do doja te vija tre foto.. tek e treta eshte fotoja nga aksidenti i tij ate dite..

    Emri:  rass.jpg

Shikime: 629

Madhësia:  6.0 KB Emri:  200px-Ayrton_Senna_Imola_1989_Cropped.jpg

Shikime: 626

Madhësia:  9.7 KB Emri:  Senna_accident.jpg

Shikime: 622

Madhësia:  7.7 KB
    Pershendetje!!

    Zemrushja me ke dal si me porosi, piloti i vetem qe me ka bere te nxjerr Lot nga syte. Jam i dashuruar mbas sporteve extreme po kete pilot e adhuroja ne shum aspekte, si ne njerzim si ne pilot qe ishte i paparashikueshem, mbi te gjitha ishte nje njeri i dashur dhe aspak cinik, po njeri qe i hapte rruge kujte do dhe fitonte me qetesi. Keto e benin nje nga pilotet me te famshem dhe me te dashur per publikun. Mbaj ment si tani aksidentin e tij dhe kam qene rreth 9 vjec dhe qaja nga dhimbja. Me hyri ne zemer ky sport pasi kishte rivalitet te madh midis Ayrton Senna dhe Alan Prost, ishte periudha ku FORMULA 1 mori nje fame te madhe nderkombetare dhe nje audienc te paparashikueshme. Ku ne cmimin e madh te Imolas dhe Monza arriti audienca ne 1 miliard e 857 mije shikuesish ku ngelet dhe nje nga recordet e pathyeshme ne SPORT.

    Pergezime per temen.

    Trendafili

    Disa Foto..

    Momenti i Aksidentit dhe Nderhyrja e Urgjences




    3 Nga pilotet qe benin ligjin ne Formula 1 dhe Kouludatori i Honda-s. Ne foton e bashka ngjitur.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gerrard : 14-04-2007 më 18:00
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #5
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Më fal që pyes, por kush është kolaboratori i Honda-s në këtë foto?

    Piquet?!
    Prektora

  6. #6
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    .. me ke kapur tek pika ime me e dobet.. Ayrton Senna ka qene nje nga idhujt e mi ne femijerine time, dhe qe kur vdiq ai nuk kam ndjekur me "spektakle garash me makina".. Ia vlente te ndiqje garat e tij.. Ishte Nr 1.. ta mbaj mend sa kam qar atehere kur vdiq.. lol.. isha krejt e cmendur pas garave te tij..
    Kjo vlen edhe per mua .....nuk e zavendeson askush me Senan.

    Ne kujtim te Ayrton Senna-s : http://www.youtube.com/watch?v=FwFysAcd6oo

    Si erdhi deri tek aksidenti : http://www.youtube.com/watch?v=H0dWzbFZECU

    Aksidenti fatal : http://www.youtube.com/watch?v=3vJmdmcNYOw

  7. #7
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Ayrton Senna ka qene LEGJENDE e formules dhe nuk besoj se do te vi si ai pilot
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

Tema të Ngjashme

  1. Rrëfehet piloti që shpëtoi jetën e 155 personave
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 04:28
  2. Piloti Azbi Serani
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 09:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •