Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 82
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Qeveria e re e Kosovës, koalicion qeverisës PDK-LDK!

    Sipas marrëveshjes, partia fituese, PDK-ja do të ketë 7 ministri, LDK-ja 5 dhe pakicat 3


    Qeveria e re e Kosovës drejt konturimit final. Sipas marrëveshjes, partia fituese, PDK-ja do të ketë 7 ministri, LDK-ja 5 dhe pakicat 3. LDK-ja do të ketë edhe një zëvendëskryeministër, si dhe Presidentin e vendit. Koalicioni i ri qeverisës pritet të shpallet sot. PDK-ja, LDK-ja dhe pakicat do të jenë pjesë e kabinetit të ardhshëm qeveritar. Sipas marrëveshjes, partia fituese, PDK-ja do të ketë 7 ministri, LDK-ja 5 dhe pakicat 3. LDK-ja do të ketë edhe një zëvendëskryeministër, si dhe Presidentin e vendit. Sipas kësaj formule të koalicionit, që pritet të shpallet sot, Aleanca Kosova e Re, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë do të jenë pjesë në opozitën e ardhshme parlamentare.

    Ministrat

    PDK cakton një pjesë të emrave për ministra. Kështu citonte dje agjencia e lajmeve në Shkup, INA. Sipas saj, disa burime kanë bërë të ditur s, në radhët e Qeverisë së ardhshme dihen disa nga emrat e ministrave. "I mandatuari për formimin e qeverisë ka të drejtën ekskluzive për të vendosur për ministrat dhe ai po shqyrton disa kandidatura respektabile në skenën politike”, theksoi një anëtar i lartë i kësaj partie duke shtuar se nga emrat e propozuar janë: Fatmir Limaj, për postin e zëvendëskryeministrit; Enver Hoxhaj, për ministër të Arsimit; Edita Tahiri, për ministre të Jashtme; Lirak Çelaj, për ministër të Kulturës, nënkryetari Hajredin Kuçi për postin e ministrit të Drejtësisë, ndërsa kandidaturë për Kryetar Parlamenti është propozuar Jakup Krasniqi. Në rast të marrjes së resorit të Pushtetit Lokal, për postin e ministrit, pritet të caktohet Fehmi Mujota. PDK do të mbajë edhe postin e Ministrisë së Brendshme.

    Sipas të njëjtave burime, në Qeverinë e re, 8 ministri do t’i takojnë PDK-së dhe partnerëve të koalicionit, 5 LDK-së, e cila siç bëhet e ditur do të jetë pjesë e koalicionit dhe 3 ministri për minoritetet.

    Shekulli
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Thaçi e Sejdiu, bashkë në qeverisje

    Dy partitë e mëdha do të zyrtarizojnë sot postet e kabinetit të ri

    Kosova do të qeveriset nga koalicioni i madh mes Partisë Demokratike që fitoi zgjedhjet e 17 nëntorit dhe Lidhjes demokratike, e cila i humbi ato. Por dy "armiqtë" e vjetër të politikës së Kosovës, kanë lidhur një pakt mes tyre për të siguruar një qeverisje të qëndrueshme, e cila do të shërbejë shumë në procesin e shpalljes dhe ngritjes së shtetit të ri dhe të pavarur të Kosovës.

    Pas më shumë se një muaji që kanë përfunduar zgjedhjet, dy forcat politike kryesore kanë rënë dakord që të qeverisin bashkë. Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu janë marrë vesh që të ndajnë postet kryesore, duke i lënë kështu jashtë loje partitë e tjera. Edhe pse vendimi i LDK- së pritet të zyrtarizohet sot, PDK-ja dhe LDK-ja janë marrë vesh që të bashkëqeverisin me këtë formulë: PDK-ja, e cila është fituese e zgjedhjeve në masën 34% do të mbajë postin e Kryeministrit, Kryetarit të Parlamentit dhe shtatë ministritë kryesore, ndërsa LDK-ja postin e Presidentit, një zv/kryeministër, pasi pritet të jenë tre të tillë dhe 5 ministri. Po kështu do të ndahen edhe postet e zëvendëskryeministrave dhe të institucioneve të tjera me vlerë. Tri ministri do t‘i udhëheqin minoritetet nga të cilat serbët Ministrinë për Kthim të Qëndrueshëm. PDK do të udhëheqë Ministrinë e Energjetikes, të Telekomunikacionit, Ekonomisë dhe Financave, Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Drejtësisë dhe të Arsimit. Koalicioni PDK -LDK deri tani ngërçin kryesor ka pasur postin e Presidentit, pasi LDK nuk ka dashur ta fusë në Pazar atë, por si duket është dorëzuar më në fund. Thaçi dhe Sejdiu janë përfolur në media për një afrim gjatë kohës që kanë marrë pjesë në Ekipin e Unitetit. Edhe pse Thaçi përfaqësonte partinë kryesore opozitare, raportet e tyre kanë arritur të çtensionojnë edhe militantët e partive respektove, të cilat kanë qenë mjaft të armiqësuara. Koalicionin PDK-LDK duket se ka dhe bekimin e zyrave të huaja, pasi prezenca në qeveri e dy partive më të mëdha është e nevojshme për vendimin e statusit. Të hidhëruar nga negociata njëmujore kanë dalë të tri partitë e tjera që kanë afërsisht nga 10% të elektoratit. AKR-ja e Behxhet Pacollit, LDD e Nexhat Dacit dhe AAK e Ramush Haradinajt mbeten jashtë loje. Megjithëse Thaçi kishte dëshirë të bënte edhe partinë e Pacollit pjesë të kabinetit të tij, LDK nuk ka pranuar të hyjë në qeveri me të. Gjatë fushatës, këto dy parti patën përplasje të forta verbale. Pacolli ka shprehur interes shumë të madh gjatë gjithë kohës për të hyrë në qeveri dhe janë zhvilluar negociata të përditshme. Edhe AAK ka kërkuar të mbetet në qeveri pavarësisht armiqësimit mes Thaçit e Haradinajt. Ndërsa Nexhat Daci nuk ka ngurruar që menjëherë pas zgjedhjeve të bëjë publike ambiciet e tij për President. Por akuzat e ngritura nga prokuroria për keqpërdorim të mjeteve financiare në kohën që ishte në krye të Kuvendit duket se ia pamundësuan edhe ëndrrën për t‘u futur në qeveri. Edhe Veton Surroi ka shprehur gatishmëri për t‘iu bashkangjitur Thaçit, por pas dorëheqjes së tij kjo duket edhe më e vështirë. Sipas burimeve nga PDK, një nga pikat e marrëveshjet mes Thaçit dhe Sejdiut është se në kabinetin e tij nuk do të ketë asnjë emër të ministrave aktualë. Por si duket edhe LDK nuk është e interesuar të fusë në kabinet ato emra. Numri i dy i PDK-së që mban dhe vendin e dytë si deputet për nga numri i votave që ka marrë me 17 nëntor, Fatmir Limaj ende ka të hapur ofertën për të drejtuar Kuvendin e Kosovës, post të cilin nëse e refuzon pritet ta marrë Jakup Krasniqi, po kështu Limajt i është ofruar posti i zëvendëskryeministrit dhe i një ministrie që ai dëshiron të zgjedhë.

    Shqip
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    http://www.gazetaexpress.com

    25 Dhjetor 2007

    "
    PUSHTET SIMBOLIK PËR LDK'në

    [...]
    NDARJA E PUSHTETIT

    PDK

    1. Ministria e Ekonomisë dhe Financave
    2. Ministria e Energjetikës dhe Minierave
    3. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
    4. Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit
    5. Ministria e Rendit
    6. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
    7. Ministria e Shërbimeve Publike

    LDK
    1. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
    2. Ministria e Shëndetësisë
    3. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
    4. Ministria e Pushtetit Lokal
    5. Ministria e Drejtësisë

    MINORITETET
    1. Ministria e Ambientit
    2. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
    3. Ministria e Kthimit dhe Komuniteteve

    [...]

    "

    gjithqysh ju duhet edhe ni ministri.. ministria e hajnise.. per me e drejtu ndamjen e plaçkse.. se pernryshe.. nuk vonojne e kan me u vra ner veti..

    e mira e ktij bashkpunimi t'hajnave osht se nuk i lexojme ma klyshte e partive t'tyne tuj u honger ner veti..

    politikante shkojne e vijne e kongte ju mesin..

    http://www.youtube.com/watch?v=TG28PxAFZBg
    "Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PDK E LDK SHTYJNË SHPALLJEN E MARRËVESHJES PËR NJË DITË



    Zijadin Gashi


    Marrëveshja për koalicionin qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së është shtyrë për nesër, kanë kumtuar zyrtarë nga këto dy parti politike. Bisedimet ndërmjet mandatarit për formimin e qeverisë, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiu, kanë vazhduar sot nën dyer të mbyllura dhe në fund, PDK-ja doli me sqarimin se LDK-së i duhet edhe një ditë shtesë, për t’i sqaruar edhe disa çështje të brendshme. Ky informacion konfirmohet nga zëdhënësja e PDK-së, Vlora Çitaku. “Jemi shumë afër kristalizimit të formulës, e cila do të qeverisë në Kosovë, në mandatin e ardhshëm. Kryetari Thaçi është duke biseduar me kryetarin e LDK-së, zotin Sejdiu dhe me kërkesë të LDK-së, për shkak se ata kanë nevojë t’i qartësojnë disa gjëra në strukturat e tyre, marrëveshja është shtyrë për nesër”, thotë Çitaku. Burime nga partitë në bisedime thonë se në LDK ka pakënaqësi me ministritë që i janë ndarë LDK-së në bazë të marrëveshjes me PDK-në. Mirëpo, zyrtari i lartë i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se LDK-ja e mbështet presidentin Sejdiu në negociatat për formimin e qeverisë dhe, sipas tij, LDK-ja nuk po e zvarrit procesin e shpalljes së marrëveshjes. Sidoqoftë, Haziri pranon se janë të nevojshme konsultimet shtesë që po zhvillohen ndërmjet Sejdiut e Thaçit në njërën anë dhe konsultimet partiake në anën tjetër. “E mërkura është përmendur si ditë e zyrtarizmit të marrëveshjes, por shumëçka është e varur nga bisedimet ndërmjet partnerëve të koalicionit. Pasi që kemi mbështetur koalicionin me PDK-në, tash bisedimet po zhvillohen në nivelin më të lartë ndërmjet Sejdiut e Thaçit, ku përfshihen negociatat në ndarjen e resorëve, në përcaktimin e emrave të ministrave e tjera”, tha Haziri. Bazuar në marrëveshjen në parim ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, partia fituese, PDK-ja, përveç postit të kryeministrit, merr nën udhëheqje shtatë ministri, si dhe udhëheq me Kuvendin e Kosovës, ku e ka shumicën. Ndërkaq, LDK-ja merr nën drejtimin e saj pesë ministri, duke e ruajtur postin e presidentit të Kosovës. Bazuar në Kornizën Kushtetuese, pjesë e qeverisë llogariten edhe pakicat, të cilat marrin nën udhëheqje tri ministri. Shpallja e marrëveshjes për koalicionin qeveritar tani paralajmërohet për nesër. Sipas afatit ligjor, Kuvendi do të duhej të mblidhej para 5 janarit, nga i cili organ do të zgjidhet edhe Qeveria e re e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Une mendoi se kjo shtyrje per neser apo nji dit tjeter ka ardh per shkak se Kryeministri Hashim Thaçi siq e dini ka te drejt ti zgjedhi Ministrat edhe te partive tiera e jo vetem te PDK-se prandaj nuk po i gjen 5 Ministra te LDK-se qe do ti plotesoin kushtet per te qen ne Qeverin Thaçi
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Koalicion i cuditshem!

    A ka ndikuar ne krijimin e ketij koalicioni fakti qe Sejdiu eshte drenicas?

    LDK duhej te ishte nje force opozitare, sepse ajo ka nevoje per nje gje te tille.
    Per hir te mbetjes president, sic duket Sejdiu do ta grimcoje edhe ate pjese te LDK qe ka mbetur pas ndarjes se madhe dhe per hir te ruajtjes se postit, nuk eshte cudi qe forca qe ai drejton te mos jete asgje me teper se nje dekor i pushtetit absolut te Thacit.
    Thaci ka nevoje per dekor dhe jo per opozite, sepse ai mendon te qeverise gjate ne koalicionin (te pakten te perfolur deri tash) me bashkefshataret e tij!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    E mira e smires u kon mos me perzi LDK nket qull hiq, po ndodhi si ndodhi.
    LDK nuk meriton te jete ne pushtet dhe ta gezoj shpalljen e pavarsis se vendit.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Koalicion i cuditshem!

    A ka ndikuar ne krijimin e ketij koalicioni fakti qe Sejdiu eshte drenicas?
    Sejdiu eshte prej Llapi e jo Drenice
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Sejdiu eshte prej Llapi e jo Drenice
    Flm Llapi per saktesimin.

    Si po te duket ky koalicion?

  10. #10
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin
    E mira e smires u kon mos me perzi LDK nket qull hiq, po ndodhi si ndodhi.
    LDK nuk meriton te jete ne pushtet dhe ta gezoj shpalljen e pavarsis se vendit.


    Te lumt po kjo tradhtia ska fund me ne kosov,nje her e shtinen ramushin ne grack,tash hashimin ,po keta se din se jan ne gezime ,praj bumbanav te unmikut qe jav ka gatu perkosisht.

    Rrnoft Albin kurti Pozita e ardhshme.
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •