-------------------------
-------------------------
Loneliness comes in only one size - Extra Large
oh sa lajm i mire ky.
"Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."
Ministria e Brendshme bën gati implementimin e dokumentit
Në prag të hyrjes në fuqi të marrëveshjes për lehtësimin e regjimit të vizave Shqipëri - BE, u zhvillua dje një takim pune mbi marrjen e masave për implementimin e kësaj marrëveshjeje nën drejtimin e zëvendësministrit të Brendshëm, Ferdinand Poni. Të pranishëm në takim ishin drejtues të gjendjes civile, pranë Ministrisë së Brendshme, përfaqësues nga Policia e Shtetit, prefektë e nënprefektë, si dhe drejtues të sektorit të gjendjes civile në njësitë e qeverisjes vendore. Kjo marrëveshje, e cila vlerësohet një hap i madh pozitiv për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë drejt vendeve të BE-së, hyn në fuqi më 1 janar 2008. Në një prononcim për mediat, zv/ministri Poni tha se "e zhvillojmë këtë takim për të pasur një koordinim dhe bashkëpunim më të mirë të punës mes institucioneve për garantimin e standardeve, për të pasur të dhëna dhe dokumente të qarta që përputhen në mënyrë autentike me librin e gjendjes civile, për procedura lehtësisht të identifikueshme dhe të kontrollueshme nga ambasadat e vendeve të tjera, për unifikimin e procedurave për unifikimin e shërbimit të gjendjes civile. Marrëveshja e lehtësimit të vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, e cila hyn në fuqi më 1 Janar 2008, është një hap i madh pozitiv për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë drejt vendeve të BE-së. Kjo marrëveshje u nënshkrua më 18 shtator 2007 në selinë e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian në Bruksel nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. Regjimi i ri i vizave do të ndikojë drejtpërdrejt në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë drejt Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht do të ndikojë pozitivisht në eliminimin e rrugëve të emigracionit ilegal. Ndërkohë që nga mbarëvajtja dhe funksionimi i mirë i kësaj marrëveshjeje do të varet dhe hapi tjetër, ai i liberalizimit të vizave. Bisedimet zyrtare u hapën më 13 dhjetor 2006 dhe vazhduan me dy raunde të tjera zyrtare dhe me disa takime informale teknike, për të përfunduar në përafrimin teknik të marrëveshjes më 10 prill 2007 në Bruksel. Ceremonia zyrtare e përafrimit u krye në Zagreb më 12 prill 2007 dhe u siglua për palën tonë nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ndërsa nga komisioni nga zv/presidenti përgjegjës për çështjet e Brendshme dhe Drejtësisë, z. Frattini.
© Gazeta Shqip
Femra ne Sex:
Akmerikanka: o yes o yes
Gjermanja: ja gut ja gut
Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"
ishalla eshte e vertete
JO SEKS PARA MARTESE
VEZHGIMI I "SHQIP"/ 13 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, pa ambasada në Tiranë. Vendi ynë, "i dënuar" edhe nga fqinjët
Gjysma e shteteve të Bashkimit Evropian nuk kanë ambasada rezidente në Shqipëri. Vetëm 14 nga 27 vendet që përbëjnë unionin kanë përfaqësuesit e tyre në vendin tonë. Kjo, ndërsa Shqipëria ka misione në 46 vende të ndryshme të botës, përfshi këtu edhe dy prej shteteve të BE-së që nuk kanë ambasada te ne. Kjo kategori e vendeve të Bashkimit Evropian e mbulon Shqipërinë nga vendet fqinje si Italia apo Greqia. Në këto dy vende, Shqipëria ka tri ambasada dhe katër konsullata.
Unioni
Ndonëse Shqipëria ka ambasadë në Belgjikë, ky vend na mbulon përmes përfaqësisë që ka në Romë. Po nga kryeqyteti italian na mbulojnë edhe vende të tjera si: Malta, Portugalia, Suedia dhe Letonia. Sakaq, shteti i Qipros, Sllovakisë, Irlandës dhe Lituanisë e mbulojnë diplomatikisht Shqipërinë nga Athina e Greqisë. Estonia, Finlanda dhe Luksemburgu ende nuk i kanë krijuar zyrat e tyre, ndërsa Sllovenia na mbulon përmes ambasadës së saj në Shkup të Maqedonisë. Vendet e tjera të Bashkimit Evropian, ku Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike reciproke me ambasadat rezidente, janë: Austria, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Holanda, Polonia, Rumania, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.
Përfaqësitë
Sipas të dhënave, rezulton se Shqipëria ka misione diplomatike në 46 vende të ndryshme. Mes tyre përfshihen: ambasadë në Austri, ambasadë në Argjentinë, mision të përhershëm në OSBE, ambasadë në Belgjikë, mision në Kosovë, ambasadë në Kroaci, ambasadë në Itali, konsullatë në Bari, konsullatë në Milano, mision i përhershëm në KE, mision i përhershëm në NATO. Në të njëjtën formë Shqipëria ka ambasadë në Izrael, ambasadë në Bullgari, ambasadë në Maqedoni, ambasadë në Çeki, ambasadë në Malajzi, ambasadë në Egjipt, ambasadë në Poloni, ambasadë në Francë, ambasadë në Rumani, ambasadë në Rusi, mision në UNESCO, ambasadë në Serbi, ambasadë në Greqi, konsullatë në Janinë, konsullatë në Selanik, ambasadë në Spanjë. Misionet e tjera janë në: Suedi, Gjermani, SHBA, konsullatë në Nju-Jork, mision në OKB, ambasadë në Arabinë Saudite, ambasadë në Britani e Madhe, ambasadë në Turqi, konsullatë në Stamboll, ambasadë në Danimarkë, ambasadë në Zvicër, mision në Gjenevë, ambasadë në Holandë, ambasadë në Hungari, ambasadë në Kanada, ambasadë në Vatikan, ambasadë në Kinë, ambasadë në Japoni dhe ambasadë në Mal të Zi.
Vendet e BE-së pa ambasada në Shqipëri
Belgjika (Na mbulon nga Roma)
Qipro (Na mbulon nga Athina)
Luksemburgu (Ende pa zyrë)
Malta (Na mbulon nga Roma)
Portugalia (Na mbulon nga Roma)
Sllovakia (Na mbulon nga Athina)
Sllovenia (Na mbulon nga Shkupi)
Suedia (Na mbulon nga Roma)
Estonia (Ende pa zyrë)
Finlanda (Ende pa zyrë)
Irlanda (Na mbulon nga Athina)
Letonia (Na mbulon nga Roma)
Lituania (Na mbulon nga Athina)
Vendet e BE-së me ambasada në Shqipëri
Austria (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Bullgaria (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Çekia (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Danimarka (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Franca (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Gjermania (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Greqia (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Hungaria (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Italia (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Holanda (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Polonia (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Rumania (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Spanja (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Anglia (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Misionet diplomatike të vendit tonë
Ambasadë në Austri
Ambasadë në Argjentinë
Mision të përhershëm në OSBE
Ambasadë në Belgjikë
Mision në Kosovë
Ambasadë në Kroaci
Ambasadë në Itali
Konsullatë në Bari
Konsullatë në Milano
Mision i përhershëm në KE
Mision i përhershëm në NATO
Ambasadë në Izrael
Ambasadë në Bullgari
Ambasadë në Maqedoni
Ambasadë në Çeki
Ambasadë në Malajzi
Ambasadë në Egjipt
Ambasadë në Poloni
Ambasadë në Francë
Ambasadë në Rumani
Ambasadë në Rusi
Mision në UNESCO
Ambasadë në Serbi
Ambasadë në Greqi
Konsullatë në Janinë
Konsullatë në Selanik
Ambasadë në Spanjë
Ambasadë në Suedi
Ambasadë në Gjermani
Ambasadë në SHBA
Konsullatë në Nju-Jork
Mision në OKB
Ambasadë në Arabinë Saudite
Ambasadë në Britaninë e Madhe
Ambasadë në Turqi
Konsullatë në Stamboll
Ambasadë në Danimarkë
Ambasadë në Zvicër
Mision në Gjenevë
Ambasadë në Holandë
Ambasadë në Hungari
Ambasadë në Kanada
Ambasadë në Vatikan
Ambasadë në Kinë
Ambasadë në Japoni
Ambasadë në Mal të Zi
Drejt Shqipërisë me vizë vetëm boshnjakët dhe serbët. Vendet e BE-së detyrohen taksë 10 euro
Shqiptarët pa viza vetëm në Mal të Zi
Shtetasit e të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian kanë të drejtën të udhëtojnë drejt Shqipërisë pa pasur nevojë të marrin një vizë. I vetmi detyrim ligjor për ta është një taksë hyrjeje në vendin tonë dhe që shkon në masën 10 euro. Shumica e vendeve të rajonit e gëzojnë në mënyrë jo reciproke këtë të drejtë.
Shtetet
Sipas ligjeve të vendit tonë, këtë të drejtë e gëzojnë edhe shtetasit e Zvicrës, San Marinos, Norvegjisë, Lihtenshtejnit, Islandës dhe Kroacisë. Shtetasit e Republikës Çeke dhe të Polonisë, përjashtohen nga taksa 10 euro në bazë të marrëveshjeve dypalëshe me Shqipërinë. Sa u takon vendeve të tjera të botës, hyrja e të huajve pa vizë shqiptare aplikohet për Australinë, Japoninë, Kanadanë, Singaporin, Korenë e Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zelandën e Re dhe në Turqi hyrja bëhet me marrëveshje të njëanshme. Sërish i vetmi detyrim është pagimi i taksës prej 10 eurosh në momentin e kapërcimit të pikave kufitare. Shtetasit e Malajzisë hyjnë pa vizë në sajë të marrëveshjes së dyanshme, ndërsa shtetasit e Izraelit e marrin vizën në kufi me Shqipërinë.
Rajoni
Shtetasit shqiptar, që të mund të hyjë në Bosnjë, i duhet të pajiset me vizë. I njëjti rregull vlen edhe për hyrjet në Bullgari, Kroaci, Rumani, Serbi dhe së fundi në Maqedoni. Pa vizë shqiptarët mund të futen vetëm në territorin e Malit të Zi. Shtetasit serb, përveç sezonit të verës kur hyjnë lirshëm, u duhet një vizë për në territorin shqiptar, ashtu sikurse shtetasit e Bosnjës. Pa viza drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë qytetarët e Bullgarisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë (me viza në kufi) dhe Rumanisë. Shtetasit e Bosnjës duhet të marrin vizë për Bullgari dhe Rumani, ndërsa nuk kanë nevojë për udhëtim në Kroaci, Malin e Zi, Maqedoni dhe Serbi. Shtetasit bullgarë duhet të kenë vizë për Bosnjë, ndërsa nuk kanë nevojë për vizë nëse udhëtojnë drejt Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Rumanisë dhe Serbisë. Qytetarëve të Kroacisë nuk u kërkohet vizë nga asnjë prej vendeve të rajonit. Shtetasit e Malit të Zi duhet të marrin vizë vetëm për në Bullgari dhe Rumani; maqedonasit duhet të marrin vizë në kufi (rasti i Shqipërisë), vizë në Bullgari dhe Rumani. Qytetarët e Rumanisë duhet të marrin vizë vetëm për në Bosnjë dhe Serbi, ndërsa shtetasit serb kanë nevojë për vizë në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani.
© Gazeta Shqip
Femra ne Sex:
Akmerikanka: o yes o yes
Gjermanja: ja gut ja gut
Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"
Kjo tregon mbi rendesine qe kemi ne si shtet ne syte e te tjereve,
ec mo thone, kalojme nga roma, pse te kemi ambasade tonen atje.
Krijoni Kontakt