Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Vërejtje mbi Moderatorin '' edspace '' në Forumit Shkenca

    Dje me 14 Prill , djali im i moshës 14 vjeçare ,i lindur dhe ritur në amerikë shkruajti një postim në gjuhën Angleze ,për ndihmë në Forumin '' Shkenca '' gjegjësisht nënForumin '' Pyesni Ekspertët '' me titull :- Tema: Problem with Flash File not loading in HTML Document.

    Dhe Moderatori Edi... ,një të hapme kompjuterin në mëngjes e ka fshirë dhe dërguar në koshin e forumit dhe me një ofendim banal me fjalët :- We don't allow posts in foreign languages, so your message was deleted. Learn Albanian if you want to participate in the forum.

    Kur unë e dij fort mirë se po në këtë Forum ( që e ndjeki ndoshta mbi shtatë vite ) shkruhen bile edhe gjuhet e armiqve tanë të përbetuar >- sërbishtja dhe greqishtja e gjuhët e huaja në forumin e Fesë / Religjionit as fare të mos i përmendi .

    Nëse këta gjuhë justifikohen përse të mos jetë e justifikueshme edhe gjuha angleze në forumin mbi '' Internetin '' e sidomos për moshat e mitura që riten në mërgim e mbi të gjitha kur dihet botëritsht se gjuha angleze është gjuha bazë e internetit ?!

    Vlen ta përmendi edhe ate se ky farë Moderatori Edi.... ,disa herë i ka futur hundët edhe në forumin e politikës duke mi fshirë disa postime replikuese me një forumist tjetër se gjëja unë e kam ofenduar ate forumist ,kurse në tëvërtetë unë vetëm i replikova atij .

    Dhe prej atëherë unë nuk kam shkruar më në këte forum ,përveç disa copy & paste të lajmeve ditore .



    Edhe Edi... po sot ia ktheva përgjigjen në mesazh ,siç vijon :-
    ==========================================
    Tungjatjeta Edi ..... !

    Së pari ,po të tregoj se postimin që e ke fshirë nuk e ke bërë mirë fare ,se ate e postoi djali im ,për të kërkuar ndihmë nga ekspertët e kësaj lamie .
    E nëse nuk postoheshte ai afishim tek forumi Pyesni Ekspertët ,ku qenka dashur të postohet , apo përse nuk e dërgove tek forumi përkatës sipas teje ?????!!!!

    E ti nuk je kërkushi Edi ... ! që të më ofendosh djalin tim, që '' ose mëso shqip ose mos shkruaj fare në këte forum'' se gjëja qenka forum Shqiptar ,kur këtu lejohen ( sidomos në forumin e politikës ) të shkruhet sërbisht e greqisht .


    E para Ai është një ndjal 14 vjeçar i lindur dhe ritur në amerikë,që Gjuhën Shqipe të dialektit Dibran e flet shum bukur se na fare Shqip komunikojmë në shtëpi . Pra ai ( djali im ) ,e nuk është mall importues në amerikë ,sikur ti e unë .


    E dyta ,dihet botërisht që gjuha e interenetit bazë është gjuha anglishte ,dhe unë i thashë Atij që ta shkruan në anglishtë se nuk i kuptoj ata terma të informatikës .

    E bën mirë që ta kthesh postimin aty ku ishte ,dhe të përgjigjen ata që dinë e kuptojnë nga ajo veprimtari .

    Nëpërmjet këtij postimi po ta kujtoj se ti Edi ... ! më je përzier edhe disa herë në postimet e mia ( duke mi fshirë ) në formunin e politikës ,por unë asnjëherë nuk kam reaguar ,sepse nuk kam dashur të çaj kokën për punë të forumistit Llapi ( mender me thënë ) .

    Ja dhe mesazhi mbi të cilin kam replikuar atëherë :-

    ==
    Llapi
    Syri i Shqiponjes

    Maska e Llapi

    Anëtarësuar: 08-08-2002
    Postime: 5,608
    Llapi me shokë shumëLlapi me shokë shumëLlapi me shokë shumë

    gabelit-hashkli-cigonja-magjupit-shka nga gracka
    he kot e ke ore cigonja hashkali magjupi se njiher duhesh ta qish nenen tande gabelic e me von te me provokosh mua qe te ma mbyllin temen per UÇK-ne .
    por besen po ta jap se vet kie me ra ne ate grop qe po mundohesh ore gabeli hashkali magjupi se pasha besen e shqiptarit e pasha te madhin zot e pasha femijet e familjen e pasha nderin tim ti nuk je shqiptar por ket nuk do te them publikisht se te bej hor ore shka-cigonja-gabelo-hashkali-magjupi.shko pra kcej nanes gabelic qe te ka piell e tani eja provoko nji UÇK-sh


    po ren keshtu thoin vetem gabelet e jo shqiptaret
    __________________
    Prej lufte veç ai largohet
    Që është lindur tradhëtor

    ======================================

    E shkruajta këte afishim duke pasur parasysh se preferencat politike janë çështje personale dhe nuk janë pronë e Moderatorit Edi, dhe se i dobti gjithmon të hakmeret kur i besh nga dera .
    E dyta , jam i mendimit se ky forum iu ka dhënë shum shum ndihmë njerëzve në nevojë dhe e treta ,nuk është Edi por as edhe kërkush tjetër etalon i Gjuhës Shqipe dhe Shqiptarisë .
    Këtij/kësaj Edi.. ,do ia shohim Shqiptarizmën kur ti lindën dhe ritën këlyshët e vetë se në çfarë gjuhe kanë me i komunikuar Ata në familje mrenda ,se sa për derë e jashtë dihet se si do komunikojnë kur janë e riten midis Philadelphisë .

    Se je ti moderator ,nuk do me thënë se mund të luash me ndjenjat e tjetër kujt ,mos u bërë apo mos bjer në rëngun e atij më lartë ( Llapit ) ,që e pate mbrojtur dikur ,duke mi fshirë postimet ,se edhe pale Moderator .


    Edi..., edhe këtu publikisht të them ti kërkosh falje djalit dhe tia kthesh postim në vendin ku edhe ishte shkruar,se ti hiç më tepër nuk i kishe thënë ( ndihmuar ) ,se Ai ata veprime edhe i kishte bërë ,por nuk funksiononte prandaj edhe kërkoi ndihmë .

  2. #2
    Eshte vertet diçka shume e mire qe djali juaj ne moshe kaq te re, 14 vjeçare, po nderton nje faqe interneti. I uroj atij suksese.

    Mesa lexova i gjithe postimi i tij ishte ne gjuhe te huaj. Si anetar prej kaq vitesh, besoj se e dini qe nje nga rregullat dhe misionet e ketij forumi eshte pikerisht komunikimi ne gjuhen shqipe. (http://www.forumishqiptar.com/showpo...24&postcount=1 ). Kjo per arsye mese te qarta. Kete rregull ka patur parasysh edhe moderatori i forumit te informatikes, edspace, kur ka levizur temen ne fjale. Per me teper, qe t’ju vije ne ndihme anetareve pjesmarres ne ate forum, ai ka hapur edhe nje teme me termat e informatikes si te mund te perdoren ne shqip ( http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=78303 ) .

    Rregullat e forumit jane njesoj per te gjithe. Nese ju keni vene re postime ne gjuhe te huaj eshte mire qe t’i raportoni ato, qe stafi i forumit te kete mundesi ta ndryshoj diçka te tille. Ne kete menyre te gjithe ndihmojme ne ruajtjen e gjuhes shqipe.

    Çdo moderator moderon vetem postimet ne nenforumet ku kane emrat te shenuar dhe nuk e kane kete mundesi ne nenforumet e tjera. Nese ju keni hasur ne probleme ne ndonje teme, ne nenforum tjeter, kontaktoni me moderatorin e atij forumi, ose me supermoderatoret apo administratoret per te marr nje zgjidhje per shqetesimin qe keni.

    Pershendetje
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Tema të Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 30-05-2025, 13:15
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Mrekullitë në Kuran!
    Nga Immaculate në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 11-10-2006, 09:48
  4. Kontributi i Krishterimit dhene shkences
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 17:49
  5. Publikohet portali i forumit
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 12:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •