Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Sekuestrohen 200 mijė euro barna..!!

    Vinin kontrabandė, pranga administratorit dhe aksionerit


    Gerti XHAJA

    TIRANE

    Antikrimi ekonomik ka zbuluar njė mal tė vėrtetė me medikamente mjekėsore kontrabandė, nė njė dhomė tė fshehtė tė magazinave tė njėrit prej furnitorėve mė tė fuqishėm nė vend. Njė derė e fshehtė qė fshihej pas rafteve tė magazinės, tė shpinte nė dhomėn sekrete qė nuk ishte pėrfshirė as nė Gent-Planin e magazinės, e cila ndodhet nė Rrugėn e Kavajės, nė krah tė Kishės Ortodokse nė Tiranė. Deri nė orėt e mbrėmjes ishin inventarizuar vetėm 70 pėr qind tė medikamenteve qė ndodheshin nė dhomėn e fshehtė, me njė vlerė prej 160 mijė euro. Ndėrsa mendohej se vlera pėrfundimtare e tyre ishte rreth200 mijė euro, firmės i ėshtė hequr menjėherė licenca pėr njė afat tė papėrcaktuar. Policia ka arrestuar njėrin prej bashkėpronarėve tė firmės “Famo Group”, administratori i saj dhe njė distributor pėr rrethin e Lushnjės. Medikamentet nuk kishin pullėn pėrkatėse tė Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe ishin futur kontrabandė nga Greqia dhe Italia. Sipas burimeve, mėsohet se kishte te disa javė qė nė zyrat e antikrimit
    ekonomiko-financiar dhe pastrimit tė parave, kishte informacione pėr aktivitetin e dyshimtė tė “Famo Group”, por ėshtė dashur njė punė e mirėfilltė operative pėr t’i kapur me “presh nė dorė”. Operacioni u krye njėkohėsisht nga oficerėt e SAEFPP-sė nė Fier e Tiranė, ndėrsa veprimet e tyre koordinoheshin nga zyra qendrore nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė. OPERACIONI I pari ka rėnė nė rrjetėn e
    oficerėve tė SAEFPP-it distributori pėr medikamentet farmaceutike pėr rrethin e Lushnjės, Pėrparim Agaēi. Sipas burimeve, Agaēi nuk kishte as lejen pėrkatėse pėr ushtrimin e kėtij profesioni, ndėrsa medikamentet i mbante nė shtėpinė e tij. Nga verifikimet e kryera, rezultoi se medikamentet ishin pa pullat e Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe ishin futur nė Shqipėri kontrabandė, pa paguar asnjė detyrim fiskal. Agaēi ka “rrėfyer” para oficerėve, se medikamentet i kishte marrė nė degėn kryesore tė firmės “Famo Group”, nė Tiranė. Nė fakt, pėrpara shtėpisė sė Agaēit ėshtė gjetur shoferi i shpėrndarjes sė “Famo Volkswagen-in e firmės, me targa TR 0956 N. Kur kanė mbėrritur nė Tiranė, nė pamje tė parė magazina qendrore te “Famo Group”, dukej se kryente njė aktivitet tė rregullt, tė paktėn derisa oficerėt e SAEFPP-sė nuk kishin zbuluar derėn sekrete qė tė ēonte nė dhomėn e fshehtė. Mallrat e ekspozuar nė sirtare kishin tė gjitha pullat e duhura. Por diku pas sirtarėve, ėshtė gjetur njė hyrje pėr nė pjesėn e “errėt” tė magazinės . Oficerėt e policisė kanė mbetur tė shtangur nė momentin kur kanė hyrė brenda, pasi aty ndodheshin male tė tėra me medikamente qė nuk kishin asnjė shenjė kontrolli nga Ministria e Shėndetėsisė apo ajo e Financave. Oficerėt i kanė hedhur prangat nė kushtet e flagrancės Viktor Jaso, i cili ėshtė edhe aksioner kryesor i firmės dhe Taulant Petani, administrator i saj.

    HETIMI


    Nuk ka pasur asnjė dyshim pėr hetuesit, qė aktiviteti i “Famo Group”, nė kontrabandimin e medikamenteve farmaceutike dhe shmangien e detyrimeve fiskale, funksionte prej kohėsh dhe asnjėherė nuk ishte pikasur nga qendrat e monitorimit tė shitjes sė barnave mjekėsore. Oficerėt e policisė kishin tė gjithė kohėn nė dispozicion pėr tė hetuar, mbikėqyrur, ndjekur, veprimet e autorėve, dhe kapjen e tyre nė momentin e dokumentimit tė plotė tė kundravajtjes penale. Aksioneri Jaso, administratori Petani dhe distributori Agaēi, janė siguruar nė ambientet e izolimit tė policisė, me akuzėn mbajtjes dhe tregtimit tė mallrave kontrabandė, tė kryer nė bashkėpunim. Ata janė marrė nė pyetje rreth mėnyrės sė kontrabandimit tė medikamenteve dhe mėnyrės sė shpėrndarjes sė tyre nė tregun e zi tė farmaceutikėve. Ndėrkaq, hetuesit ishin duke punuar pėr dokumentimin dhe inkriminimin e personave tė tjerė nė kėtė aktivitet.

    Ballkanweb


    *~*~*~*

    O te keqen ca behet.. kane gjetur rruge shqiptaret te pasurohen...
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Zemrushja mos u habit pasi keto gjera jane normale ne Shqiperi.

  3. #3
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Viktorin e njof shume mire personalisht.ne fillim shiste ilace greke me nje motorr ne tirane.pastaj e shtoi sasine dhe hapi nje dyqan te vogel .pastaj hapi depo te madhe farmaceutike.Ka qene i lidhur me shtetin ne bashkpunim prandaj se kan kapur me pare .Por njehere e mire duhet te vihet ne rregull drejtesia.Njerezit arrin ilace te shkretet dhe ne fakt ka vetem miell ose sheqer brenda ne tableta.uh cfare sbehet.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  4. #4
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Kontrabanda e ilaēeve, depo sekrete nė qendėr tė Tiranės

    Bllokohen 200 mijė euro medikamente, prangosen tre tregtarė



    Asnjėherė nuk kishin menduar se brenda njė farmacie do tė gjendej njė super-depo me ilaēe kontrabandė, me tė cilėn lidhej nėpėrmjet njė dere sekrete tė fshehur pas njė varėseje rrobash. Por, kėtė e kanė zbuluar agjentėt e antikrimit ekonomik, tė cilėt kanė prangosur edhe tre pėrgjegjėsit kryesorė qė prej kohėsh ushtronin kėtė aktivitet tė paligjshėm. Nė pėrfundim tė operacionit, uniformat blu arritėn tė sekuestrojnė ilaēet kontrabandė me vlerė rreth 200 mijė euro. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit bėnė tė ditur se nga njė operacion i zhvilluar nga strukturat e antikrimit ekonomik, u bė i mundur arrestimi i tre personave pėr mbajtje, depozitim dhe tregtim tė mallrave kontrabandė" tė kryer nė bashkėpunim, si dhe sekuestrimi i njė sasie medikamentesh tė ndryshme, qė kapin vlerėn e lartpėrmendur. "Nė pranga pėrfunduan Viktor Kristaq Jaso, 41 vjeē, nė cilėsinė ortak i shoqėrisė "Famo Group", Taulant Spiro Petani, 34 vjeē, nė cilėsinė administrator i shoqėrisė "Famo Group" dhe Pėrparim Agaēi", shpjeguan burimet zyrtare. Operacioni qė bėri tė mundur arrestimin e kėtyre personave, ka filluar dy ditė mė parė, kur uniformat blu tė policisė nė Fier, nė bazė tė informacioneve tė marra, kanė kryer kontroll nė banesėn e Pėrparim Agaēit nė Lushnjė. Nga kontrolli i ushtruar nė banesėn e Agaēit, u gjend njė sasi e konsiderueshme medikamentesh, njė pjesė e sė cilės rezultonte tė ishte pa pullė kontrolli. Nga verifikimet paraprake rezultoi se ky person e ushtronte kėtė aktivitet nė mėnyrė tė paligjshme, pasi nuk ishte i licencuar pėr kryerjen e kėtij aktiviteti nga dega e tatimeve. Gjatė hetimit rezultoi se kėto medikamente i kishte marrė nga dega kryesore e kompanisė "FAMO GROUP". Ndėrkohė, pėrpara banesės sė kėtij personi ndodhej mjeti i tipit "Volksvagen", me targa "TR 0956 N", me drejtues shtetasin Ardian Xhevahir Shegaj, banues nė Tiranė. Nga hetimet e kryera rezultoi se ky mjet i pėrkiste shoqėrisė "FAMO GROUP", me seli nė Tiranė dhe Shegaj, me mjetin e kėsaj shoqėrie kryente shpėrndarjen dhe furnizimin me medikamente tė pikave tė ndryshme tė shitjes. Nė kushtet e flagrancės, strukturat e luftės kundėr pastrimit tė parave dhe krimit ekonomik e financiar, pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit tė mbėshtetura nga ato tė Tiranės, ushtruan kontroll nė depon kryesore tė kompanisė "Famo Group" te "Rruga e Kavajės". Kontrolli u krye nė bashkėpunim me specialistė tė Qendrės Kombėtare tė Kontrollit tė Barnave, si dhe tė policisė tatimore nga dega e Tiranės. Gjatė kontrollit u gjend njė derė e maskuar, qė komunikonte me njė depo tė fshehtė e padeklaruar. Nė depon e fshehtė u gjendėn dhe u sekuestruan njė sasi e konsiderueshme medikamentesh tė llojeve tė ndryshme, pa pullėn e kontrollit tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, pra tė futura kontrabandė. Pas kontrollit dhe inventarizimit u bė sekuestrimi i medikamenteve dhe arrestimi nė flagrancė i personave tė lartpėrmendur dhe filloi hetimi pėr Ardian Shegajn. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit bėnė tė ditur se kėta shtetas akuzohen pėr veprat penale tė "mbajtjes, depozitimit dhe tregtimit tė mallrave kontrabandė" tė kryer nė bashkėpunim. Nga informacionet zyrtare mėsohet se ndaj kompanisė "FAMO GROUP" janė marrė masa administrative dhe heqje pėr njė periudhė tė lejes pėr ushtrimin e profesionit edhe herė tė tjera. Vlera e mallrave tė sekuestruara nga vlerėsimi paraprak mendohet tė jetė rreth 200 mijė euro. Materialet procedurale nė ngarkim tė kėtyre personave i kanė kaluar pėr ndjekje tė mėtejshme Prokurorisė sė Lushnjės.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Kryepolici i Lushnjės: Si e gjetėm depon farmaceutike

    "Pesė muaj hetime pėr tė kapur tregtarin e ilaēeve"



    Policia e Lushnjės ka qenė zanafilla e zbulimit tė kontrabandės mė tė madhe tė ilaēeve qė ėshtė bllokuar nė vitet e fundit. Sipas shefit tė Komisariatit tė Policisė nė Lushnjė, Selman Tema, zbulimi i kėsaj depoje farmaceutike, e cila qendrėn e kishte nė Tiranė dhe ushtronte aktivitet edhe nė qytete tė tjera, i ka kushtuar mė shumė se pesė muaj hetime seksionit tė luftės kundėr krimit ekonomik. "Pasditen e sė mėrkurės ėshtė ushtruar kontroll nė banesėn e 49-vjeēarit Pėrparim Agaēi, nė lagjen "Kongresi i Lushnjės" dhe nė tė ėshtė gjetur nė depo me njė sipėrfaqe 75 metra katrorė, e mbushur me medikamente mjekėsore. Hetimet e para me mbishkrimet e ilaēeve tė gjetura nė kėtė depo, kanė treguar se mė shumė se 70% e tyre, nuk kishin pullėn fiskale", ka thėnė pėr gazetėn "Shqip", shefi i Komisariatit tė Policisė Lushnjė, Selam Tema. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Fierit tregojnė se menjėherė pas zbulimit tė kėsaj depoje ėshtė bėrė bllokimi i tė gjithė sasisė sė konsiderueshme tė medikamenteve mjekėsore, si dhe ėshtė arrestuar nė flagrancė 49-vjeēari Pėrparim Agaēi. Ky i fundit njihet prej policisė si njė person pa precedent tė mėparshėm penalė. Ai ėshtė me arsim tė mesėm dhe prej vitesh kishte qė ushtronte aktivitetin tregtar tė shitjes sė medikamenteve mjekėsore. Policia bėnė tė ditur gjithashtu, se rrjeti i shpėrndarjes sė kėtyre ilaēeve kontrabandė ėshtė shtrirė nė tė gjithė vendin.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #6
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Kontrabanda e ilaēeve, ndalohen dy shtetas nė Lushnjė

    Viktor Jaso dhe Taulant Petani janė dy shtetasit e ndaluar sot nė Lusnje pėr veprėn penale tė kontrabandės sė medikamenteve.

    Burime zyrtare nga Policia e Lushnjes thanė se "shtetasit Viktor Jaso dhe Taulant Petani, administratorė tė subjektit 'FARMO-GROUP', janė ndaluar, gjatė njė operacioni tė pėrbashkėt tė Policisė sė Lushnjes me Drejtorine e Luftės Kundėr Krimit tė Organizuar nė Tiranė, pėr mbajtje dhe shpėrndarje tė medikamenteve mjekėsore pa pullėn fiskale tė Ministrisė sė Shendetėsisė".

    Sipas burimeve, "gjate kontrollit te perbashket ne magazinat e ketij subjekti ne Tirane, u gjenden dhe nje sasi medikamentesh pa pulle, qe kapnin vleren 200.000 Euro". Burimet shtuan se "per te njejten ngjarje, ndiqet ne gjendje te lire edhe shtetasi Arben Petani".

    Bėhet e ditur se medikamentet mjekėsore u sekuestruan ne cilesine e proves materiale.

    "Materialet pėr ngjarjen i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqėsor tė Lushnjes, si materiale shtese ne ngarkim te ēeshtjes se shtetasit Pėrparim Agaci, i ndaluar nė datėn 18 prill pėr tė njejtėn vepėr penale", pėrfunduan burimet.

    Gazeta Shekulli
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •