Pas marrjes se rezultatit te zgjedhjeve te 18 shkurtit, kryeministri Berisha pritet te kryeje disa rifreskime te kabinetit qeveritar. Per te qetesuar ankesat e aleateve, per te shuar pakenaqesite e opinionit publik dhe mbi te gjitha, per te siguruar nje mandat normal qeverisjeje
nga Alqi Kociko
Plot nje vit me pare, tonet kritike te kreut te grupit parlamentar demokrat, Bamir Topi, ndaj disa ministrave te qeverise se kryetarit te tij partiak, Berisha, ngjallen debatet dhe hamendjet mbi ndryshimet e para ne kabinetin demokrat, produkt i zgjedhjeve parlamentare te 3 korrikut 2005. Ne fakt, asokohe ishte fort ne mode analiza e 100 diteve te punes se qeverise se dekretuar me 11 shtator 2005, nje afat per te cilin me shume se kushdo tjeter, kishte kontribuar vete kryeministri. Programi i tij i qeverisjes, si gardh te pare kohor kishte pikerisht 100 diteshin napoleonik, ndaj dhe analistet, gazetaret, mediat dhe me tej vete opozita e majte, mezi cpriti afrimin e diteve per ti bere biografine nje qeverie te sapodale nga kriza e saj e pare energjetike, qe per fat u zbut pa ardhur Viti i Ri 2006.
Termi qe zgjodhi Bamir Topi, packa se pergjithesues, nuk ishte i pagoditur. Ai foli per ministra apatike dhe, perkunder tyre, kerkoi qe kabineti te perbehet nga ministra te afte. Pergjigja nga Berisha, erdhi gjate inaugurimit te nje segmenti rrugor ne Myzeqe, kur perpara mikrofoneve kryeministri, si per te rimuar me nenkryetarin e tij ne parti, foli per ministra simpatike, e madje disa prej tyre shume simpatike.
Sigurisht, nje deklarate e ekuilibruar e nje figure politike gjithashtu te ekuilibruar brenda PD-se si Topi, doli se ishte pak qe Berisha te motivohej per te bere ndryshime qeveritare. Aq me teper qe disa muaj pas dekretimit, tingellon e logjikshme qe nje ekip qeveritar ende nuk ka marre kohen e arsyeshme per tu ambientuar me problematikat dhe ritmin e punes. Kjo nderkaq, nuk e pengoi aspak vazhdimin e ngritjes sistematike te profilit te kreut te grupit parlamentar demokrat, jo vetem si nje kritikues i sinqerte dhe pa hile i qeverise (cka PD-se ne pushtet i fuqizon sadopak ate element gati inekzistent te vetekritikes dhe vetekorrigjimit), por edhe si nje politikan komunikues qe ka sensin e mases.
Tre jave para zgjedhjeve lokale 2007, situata ne qeverisjen blu, nuk eshte edhe aq roze. Afermendsh, ne valen e fushates zgjedhore per pushtetin e ri lokal, qe kete here e ne vazhdim do te mandatohet per kater vjet dhe jo per tre, askush prej demokrateve kryesore ne parti nuk e ka mendjen (e as nuk u shkon ne mendje) per te bere skanime mbi punen e ministrave. Pertej krizes se cuditshme politike qe sapo lame pas, e cila e amplifikoi ndoshta artificialisht rendesine e lokaleve te 18 shkurtit, sa i perket te djathtes keto zgjedhje jane vertet te rendesishme te pakten per nje gje: Rezultati i tyre ose do ta trondise seriozisht, ose do tja forcoje bazamentin qeverises, duke parathene ne kete menyre rezultatin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare dhe fatin politik te Berishes. Ndaj dhe kesaj here, sado simpatike ti duken ministrat kryeministrit demokrat, ai do te detyrohet te beje ndryshime ne qeveri, pavaresisht rezultatit zgjedhor. Sepse se pari, duke u dhene pergjigje nje serie ndjeshmerish brenda dhe rrotull Partise Demokratike, Berisha synon qe, minimumi, te qeverise i pashqetesuar seriozisht deri ne fund te mandatit katervjecar. Ndaj dhe si per tu dhene nje sinjal anetareve te kabinetit se askush nuk eshte i paprekshem, kete jave ne mbledhjen e qeverise, ai kritikoi pa doreza kater ministri, lidhur me vonesat ne procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave. Ne shenjester ishin Ridvan Bode i Financave, Genc Ruli i Ekonomise, Jemin Gjana i Bujqesise dhe Lulzim Basha i Puneve Publike.
Por kjo kritike ne sy te medias, ashtu si dhe stuhi te tjera ne goten e kryeministrit, nuk jane tregues i domosdoshem se dicka do te ndryshoje ne kabinetin qeveritar pas 18 shkurtit. Ajo cka ia ben te pashmangshem Berishes riformatimin e qeverise, eshte presioni brenda Partise Demokratike, i kombinuar me kerkesat e vazhdueshme te aleateve, sidomos i atyre qe kane fituar peshe parlamentare gjate ketyre 20 muajve, pohon nje personazh shume i afert me seline kryeministrore, qe kerkon te ruaje anonimatin. I cili shton se nje pjese e ministrave, realisht kane performuar dobet ose, nga ana tjeter ka rezultuar se levizja e tyre nuk sjell kosto te tjera shtese, pervec perfitimeve per balancat qe kryetari demokrat kerkon te arrije.
Ministria e Brendshme eshte nje dikaster kyc dhe perfaqeson nje porcion te madh te programit qe partia kryesore ne pushtet kerkon te realizoje. Ndaj nuk besojme se kjo ministri do te ishte objekt i negociimit te PD-se me demokristianet, do te thoshte pak jave me pare per Klan, kreu i PDK-se Nard Ndoka. Duke lene te kuptohet se megjithese tete votat parlamentare te partise se tij, rrezikojne ne cdo moment krize ne Kuvend ta vene ne veshtiresi qeverine Berisha, dora e kerkeses se tij per pjesemarrje ne pushtet, nuk arrin deri tek kjo fortese. E cila pas doreheqjes se ministrit Sokol Olldashi per te hyre ne garen e Tiranes, po drejtohet perkohesisht nga zevendesi i tij, Gjergj Lezhja. Por nese Olldashi e fiton Tiranen, neper celularet e besuar rreth Berishes qarkullon nderkaq emri i pasardhesit te tij. Edhe ai me pervoje gazetareske, edhe ai deputet, edhe ai ka kryesuar nje komision hetimor parlamentar, qe para disa muajsh tentoi te hetoje mbi pasurite dhe konfliktin e interesave te zyrtareve te larte te institucioneve kushtetuese. Kryeredaktori i RD-se Astrit Patozi, pat fituar me 3 korrik perballjen direkte me kundershtarin e majte ne zonen e Vores, dhe njihet si i besuar i doktor Berishes, por si gjithmone kur flitet per ceshtje kandidaturash, demokratet kane edhe nje rezerve per kete ministri, deputetin Bujar Nishani.
Ajo cka eshte e arritshme nderkaq per Nard Ndoken, quhet ministria e Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve, pavaresisht se cili do te jete emri konkret qe partia e tij do te propozoje: Vete Ndoka, apo botuesi Nikolle Lesi. Ministri vlonjat Bujar Leskaj, hodhi jo pak hapa dhe mori disa iniciativa ne zbatimin e te ashtuquajturit turizem kulturor, por i shkaktoi edhe disa kokecarje Berishes, packa se konflikti me kreun e FSHF-se, Armando Duka, buroi se pari nga vete kryeministri.
Largimi i Ndokes nga demokratet reformatore te Genc Pollos, nuk dobesoi vetem partine e ish zedhenesit te kryedemokratit Berisha, por edhe pozitat e tij negociuese si kryetar partie qe drejton ministrine e Arsimit. Qe per analiste prane te djathtes, do te thote se nese Pollo mund ta mbaje dikasterin ne krye te te cilit nuk ka performuar aspak keq, atij i duhet te leshoje disa poste dytesore e tretesore ne ingranazhet e pushtetit te djathte. Te cilat do tu kompensohen demokristianeve deri tani te pakenaqur.
Te pakenaqur, megjithate, jane edhe minoritaret. Dhe per kete mjafton te degjosh rezervat e krereve te PBDNJ-shit, (afermendsh te shprehura ne cdo mjedis, pervec atij publik), ndaj postit te ministrit te Puneve Sociale (dhe Shanseve te Barabarta?!) qe fituan nga koalicioni me Berishen. Por sidomos rezervat e mermeritura ndaj vete ministrit te tyre Kosta Barka. Ajo qe partia e Dules pret te marre pas zgjedhjeve, ne pamje te pare duket si porcioni qe natyrshem i takon asaj: Ministria e Shendetesise. Sepse keshtu ka qene edhe nen qeverisjen socialiste. Megjithate, kryeministri e ka te veshtire me kolegun e tij te vjeter Maksim Cikuli, ne favor te te cilit vijne, kesaj here ne trajte te paster thashethemesh, edhe arsyetime te tipit meqe Cikuli ka prejardhje hebreje, doktori druhet ta levize. Pasi i duhet te ruaje ca ekuilibra. Por ne kuadrin e informacioneve te pazyrtarizuara, zera te rendesishem ne PBDNJ thone se nderkaq Berisha e ka pranuar kerkesen e tyre: ministri Barka largohet, dikasterin e tij e merr ndoshta Cikuli ose aleatet e vegjel, (perflitet edhe Ylli Pango, i alternuar me Majlinda Bregun), ndersa si kandidat per minister te Shendetesise, vjen sipas gjasave, nje figura fare e panjohur ne politike, kreu i pavionit te nefrologjise ne QSUT, mjeku Alketa Koroshi.
Kur Nard Ndoka hodhi dy muaj me pare, akuza ndaj aleatit Lufter Xhuveli, minister i Mjedisit, si i parealizuar ne post dhe mbi te gjitha, si nje aleat i pavlefshem perderisa grupit parlamentar te Xhuvelit i ka mbetur vetem Xhuveli, shumekush mendoi se kete dikaster e kerkon PDK-ja, e cila i tregoi dhembet qeverise per nje moment, kur kercenoi vetem verbalisht, qendrimin e kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli ne detyre. Por deri tani, e verteta shkon deri ne gjysme. Qe domethene se vertet Xhuveli eshte karte e djegur, nderkohe qe i rrezikuar eshte dhe ministri realisht apatik i Bujqesise, Jemin Gjana, megjithese kandidatura alternative ende nuk qarkullojne.
Por levizje shume me thelbesore se keto te mesipermet, pritet te kryhen ne ministrine e Drejtesise. Deri me tani, rezulton se per ministrin aktual Aldo Bumci, ekzistojne dy destinacione: Ministria e Integrimit ne vend te Arenca Trashanit, ose nje post krejt partiak, si ai i drejtuesit te Forumit Rinor Demokrat. I kritikuar ne punen e vet edhe nga dashamires dhe njerez prane te djathtes, Bumci pritet te zevendesohet nga vete zevendeskryeministri, juristi Ilir Rusmajli. Ne perplasjet e tij me Keshillin e Larte te Drejtesise apo dhe me kryeprokurorin Sollaku, Bumci ka percuar imazhin e inferiorit, duke bere edhe disa gafa te vogla qe zararin me te madh e kane tek permendja sesa tek efekti praktik. Sic ishte rasti i fjalimit te tij ne KLD, te cilin ai e coi deri ne fund dhe pastaj u kujtua se regjistratoret ishin fikur, ndaj kerkoi ta rilexoje, cka nuk iu lejua.
Keto levizje ngrene disa pikepyetje te tjera, me e madhja e te cilave eshte se kush do ta zevendsoje Rusmajlin. Eshte diskutuar disa jave me pare ne shtyp, mundesia e nje qeverie me dy zevendeskryeministra, cka duket se kushtetuta nuk e parashikon. Por ne kete rast, Berisha jo vetem qe mbyll vrimen e drejtesise me Rusmajlin, por edhe eviton njeheresh nje percarje te mundshme ne kupolen demokrate. Sepse njerez te afert me nenkryetarin e PD-se Bamir Topi, e konfirmojne emrin e tij si zevendeskryeministri i ardhshem. Ne kete menyre, Berisha hedh nje hap te metejshem drejt skemes Nano president, e cila eshte kercenuar pikerisht nga mundesia qe nje grup votash demokrate me Topin ne krye, te devijojne, duke sfumuar efektin e numrit te mbeshtetesve te Fatos Nanos ne Kuvend. Dhe duke sjelle nje krize te mundshme presidenciale ne parlament, endrra ne sirtar e te majtes per te kapur zgjedhjet e parakohshme. Me kete afrim te Topit, shuhet cdo hamendje e panevojshme.
Ajo cka do te ishte e pamundur, te pakten tani per tani, per ta konfirmuar, eshte nje tjeter levizje qe nderkaq perflitet ne korridoret e selise blu: Nje rrokade mes kryetares se Kuvendit Topalli, dhe ministrit te Jashtem Besnik Mustafaj. Gjate diteve te kompozimit te kabinetit Berisha 1, gruaja e forte e demokrateve ka kembengulur per kete ministri, por ngjarjet rrodhen ashtu sic dihen. Rrokada shuan dy shqetesime. Se pari, nje grua ne postin e kryediplomates, nuk ben gje tjeter vecse i ngre pike si ministres, edhe qeverise, cka eshte verifikuar me shume kabinete ne Europe e me tej. Nga ana tjeter, natyra e bute dhe jokonfliktuale e Mustafajt, shkon per bukuri ne nje detyre qe kerkon me shume barazlargim nga palet, dhe me pak decibele zhurmash ne sallen e parlamentit. Natyre e cila mbeti gjithsesi me prane shkrimtarit sesa diplomatit, aq me teper qe ky i fundit ne disa raste, artikuloi publikisht frazat e gabuara ne kohen e papershtatshme. Nga ana tjeter, duke u larguar e zgjedhura e Topallit ne ministrine e Integrimit, Trashani, vete kryeparlamentarja e ze dhe me te tepert vendin bosh. Aq me teper qe ne nje vit zhvillimesh te vrullshme rajonale e nderkombetare, profili i saj do te shihte vec rritje. Kjo skeme megjithate, eshte teresisht e pakolauduar dhe ne cdo rast, mund te mos realizohet.
Disa nga keto levizje mund te ndryshohen ne momentin e fundit, emrat dhe zevendesuesit gjithashtu. Te mos harrojme se, megjithese ecurine e pelqyeshme ne fushate, mbetet mundesia qe Olldashi te mos e fitoje Tiranen, por deri me tani gjasat jane qe ne kete rast, ai te rimarre ministrine e Brendshme. Gjithsesi, ajo qe mbetet e sigurte, eshte se pas 18 shkurtit, kabineti qeveritar do te ndryshoje. Sepse kryeministri do te kerkoje te riperterije besimin elektoral te 3 korrikut, te marre pas nje serie premtimesh tronditese. Dhe kete besim, disa prej ministrave nuk e kane justifikuar.
Levizjet e mundshme
Ministria e Shendetesise
Ne vend te Maksim Cikulit, vjen nje kandidature e PBDNJ. Perflitet mjeku Alketa Koroshi. Cikuli mund te levize paralelisht.
Ministria e Punes
Largimi i Kosta Barkes sjell nje aleat te PD-se, mbase edhe nje zhvendosje te Cikulit apo Gjanes. Perflitet gjithashtu Majlinda Bregu ose Pango.
Ministria e Kultures
Turizmit, Rinise dhe Sporteve. Largohet Leskaj, vjen nga PDK-ja Lesi ose Ndoka.
Ministria e Arsimit
Mbetet Genc Pollo, por PDR-se i pakesohen perfaqesuesit ne nivelet me te ulta.
Ministria e Drejtesise
Largohet Aldo Bumci, qe shkon ne dikasterin e Integrimit ose ne FRPD. Vjen Ilir Rusmajli, per ti forcuar profilin dhe performancen ministrise.
Zv/kryeminister
Vjen Bamir Topi, pas largimit te Rusmajlit. Ne kete menyre balancohen te gjitha ekuilibrat brenda PD-se.
Rrokada e mundshme
Jozefina Topalli ministre e Jashtme, Besnik Mustafaj ne krye te parlamentit. Ende levizje korridoresh.
Te diskutuarit
Jemin Gjana ne ministrine e Bujqesise, Lufter Xhuveli i Mjedisit, Arenca Trashani e Integrimit
Revista Klan
Krijoni Kontakt