Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Vetëmbytet në liqen 35-vjeçarja e divorcuar

    E Merkure, 02 Maj 2007


    Banoret e fshatit Golem te Lushnjes zbulojne nje kufome gruaje ne ujerat e liqenit te zones. Ndersa i jane afruar brigjeve ata kane dalluar trupin e 35-vjecares, qe ishte banore e fshatit te tyre, e divorcuar prej disa vitesh dhe qe vuante nga nje semundje psikike. Burime zyrtare te policise konfirmuan lajmin dhe deklaruan se kufoma i perket 35-vjecares Pranvera Tafa. Trupi eshte derguar menjehere ne morgun e spitalit te qytetit te Lushnjes, ku i eshte nenshtruar autopsise. Burime nga policia tregojne se raporti mjeko-ligjor ka konkluduar se viktima ka vdekur si pasoje e bllokimit te rrugeve te frymemarrjes nga uji. “Ne trupin e saj nuk eshte dalluar asnje shenje dhune”, thane autoritetet zyrtare, te cilat hodhen dyshimet se eshte nje vetembytje ne kushtet e depresionit. Sipas ekspertizes dhe hetimeve te kryera mendohet qe akti te jete kryer mengjesin e dites se djeshme, ndersa trupi i Pranvera Tafes u zbulua rreth ores 09.00. “Nena e viktimes ka thene se rreth ores 03.00 te mengjesit e ka pare Pranveren ne dhomen ku flinte. Nuk e di se kur ka ikur. Ajo ka pershkuar rreth 2 kilometra ne kembe vetem per te vdekur”, tha shefi i krimeve te Komisariatit te Lushnjes, Gramoz Traga. Hetimet e kryera tregojne se 35-vjecarja ishte e divorcuar, ndersa njihej si person me probleme mendore. Ajo ishte derguar per kurim edhe ne spitalin e Elbasanit, pas tronditjes qe kishte pesuar nga divorci, ndersa nuk kishte femije. Xhemil Beharaj




    Koha jone
    #VamosArgentina

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    tragjike ....."Nganjiher jemi me te vetmuar ne shoqeri se ne vetmi"
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2007
    Postime
    86
    e tmershme...smendojne pak me gjate..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Problemi eshte se, ne vendin tone, nuk jane ndermarre asnjehere iniciativa per ndihmen e personave me trauma psikologjike te cfaredo lloj shkalle dhe ne rang republike. Fokusi eshte ne pergjithesi tek qytetet e medha, vecanerisht ne Tirane, ku edhe vete psikologet gjejne te ardhmen e tyre te kufizuar. Nese nje person me probleme nuk ka ku te perplaset tjeter per ndihme, do te pranoje zgjidhjen me negative: nga ndonje krim 'marrezie' deri tek vetevrasja. Sigurisht, cdo vendim eshte ne duart e personit ne nevoje. Megjithate, ne Shqiperi mungojne thirrjet dhe te drejtuarit ndaj ketyre njerezve. Nuk kam degjuar asnje psikolog apo shoqate tjeter te prononcohet publikisht per ekzistencen e tyre e t'u drejtohen te gjithe njerezve nepermjet fushatave mediatike ose duke qene te pranishem fizikisht ne zona te nxehta (si fshatrat apo qytetet e pazhvilluara). Te vetmit 'eksperte' qe kam degjuar ndonjehere te teorizojne kane dale neper emisione televizive (si Top Show), ku ne vend qe te flasin sinqerisht, flasin vetem per t'u dukur e per te pare veten e tyre ne ritransmetim se sa bukur levizin duart gjate bisedave te tyre...

    Raste edhe me tragjike se ky kane ndodhur me femijet dhe me krimet brenda familjes. Shpresoj te ndermerret nje fushate te pakten sensibilizimi, qe sado efektive, te pakten do te arrije t'u drejtohet personave ne nevoje.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga thekthi
    E Merkure, 02 Maj 2007


    “Ne trupin e saj nuk eshte dalluar asnje shenje dhune”, thane autoritetet zyrtare, te cilat hodhen dyshimet se eshte nje vetembytje ne kushtet e depresionit.

    Koha jone
    Kjo mund te ndodh por si ne nji shoqeri aq e solidarizuar si ne shqiptaret nga kultura dhe tradita, mos ta ndihmojm nji njeri se paku me fjalê me bindje ....
    kjo asht jo ndihem e nji personi ne rrezik ....por....

    -------------
    ketu ne perendim nji kojshi i imi kishte ba "vetvrasje" dhe nuk kemi ndegju askush pos kur erdhi 100 me drita pa zhurem....dhe policet civil ne zile per anketa: zonje keni ndegju far zhurme ne mengjes ? Jo pse qka ka ndodh ? kojshiu i juaj tri shtepi me tuje ka ba "vetvrasje" 43 vjeç ! Oooooo ! e takova kojshin tim te par i tregova rastin , tha mund te ndodh , i thash si nuk kemi dit e kishim perkrah pak ...Oh sejcili ka dertet e veta ....
    Ne civilizim shpesh her jemi shum te vetmuar ....nese nuk ke karater te fort ....e dini tash qka ndodh !
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Ne Shqiperi mungon ana llogjike e njeriut.Ndoshta njerezit shkojne sipas zemres se tyre pastaj sipas llogjikes.Jeta pas nje dashurie vazhdon ndoshta edhe me mire.Kete duhet te kuptojme kjo nuk do te thot qe pas nje dashurie ose pas nje divorci eshte fundi i jetes.

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    eh, shqiptareve u ka humbur koka fare...nuk jane as tradicionale e as moderne jane nje gje e pakuptimte

Tema të Ngjashme

  1. Arabi, 8 vjecarja martohet me 58 vjecarin
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 08:14
  2. Sarande, 25 vjecarja vdes ne maternitet
    Nga white-knight në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 16:39
  3. Durres, 16 vjecarja vdes aksidentalisht ne pune
    Nga ClaY_MorE në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 27-12-2006, 09:16
  4. Nje vetevrasje tjeter: Vetehelmohet 17 vjecarja
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-06-2006, 15:51
  5. Vetevaret 15 vjecarja
    Nga Henri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 06:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •