Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Paralajmėrohet pėr shkarkim drejtori i Policisė Ndėrtimore

    Berat/ Prefekti Bejko nė alarm pėr ndėrtimet pa leje

    Fenomeni i pandalshėm i ndėrtimeve informale, ka detyruar prefektin e qarkut tė Beratit Roland Bejko, tė thėrras nė njė mbledhje urgjente nė zyrėn e tij, drejtuesit e 5 bashkive dhe 22 komunave tė qarkut dhe kreun e policisė sė Ndėrtimit. Bejko u kėrkoi krerėve tė pushtetit lokal, ndryshimin e menjėhershėm tė kėsaj gjendjeje dhe marrjen e masave urgjente, pėr mos lejimin e ndėrtimeve tė tjera dhe ndėrmarrjen e operacioneve urgjente pėr prishjen e tyre.

    Nė mbledhjen e djeshme, u tha se do tė pėrqendrohej vetėm nė ndėrtimet pa leje brenda zonės muzeale tė qytetit tė Beratit, ndėrsa do tė thirret njė tjetėr takim i kėtyre pėrmasave edhe pėr ndėrtimet e tjera informale nė zona tė tjera urbane, si nė zonėn naftėmbajtėse dhe nė repartin e aviacionit ushtarak tė rrethit tė Kuēovės, nė zonat industriale tė qyteteve Berat dhe Poliēan, nė zonat rurale tė komunave fushore tė rretheve Berat dhe Kuēovė etj.

    Sipas raportimeve tė drejtorit tė Degės sė Monumenteve tė Kulturės, Ajet Nallbani, nė kėtė mbledhje gjatė muajve tė fundit janė evidentuar gjithsej 577 ndėrtime tė plota dhe tė pjesshme, nė lagjet muzeale Kala, Mangalem e Goricė, si dhe nė faqet lindore dhe perėndimore tė kodrės sė Kalasė sė Beratit, e njohur si "Zona e Mbrojtur".

    Prefekti Bejko e konsideroi tė pamjaftueshme dhe jo konkrete punėn e policisė sė Ndėrtimit dhe kryetarit tė saj, tė cilit i komunikoi paralajmėrimin pėr shkarkim nga detyra nėse nuk do tė pėrmbushte tė gjitha detyrimet e tij.

    Gazeta Metropol
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #22
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    "Shkarkimi i gjyqtares sė Tiranės, Anila Capos, i jashtėligjshėm"

    ALMA ĒUKA

    Gjykata Kushtetuese rrėzon Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė

    Gjykata Kushtetuese pėr herė tė parė merr njė vendim, i cili hedh poshtė nė mėnyrė kategorike vendimin e KLD-sė pėr shkarkimin e njė gjyqtari. Vendimi ka qenė i njėjtė edhe pėr Kolegjet e Bashkuara.

    Ishte gjyqtarja Anila Capo ajo qė ka fituar kėtė radhė me KLD-nė dhe Gjykatėn e Lartė.

    Vendimi

    Edhe pse ėshtė pushuar kati tre vjet mė parė, Capos me vendimin e marrė nga Gjykata Kushtetuese i lind e drejta e rigjykimit edhe njė herė nė KLD. Kushtetuesja i ka quajtur tė papajtueshėm me Kushtetutėn dy vendimet e marra nga KLD-ja dhe Kolegjet e Bashkuara dhe urdhėron rigjykimin e ēėshtjes.

    Anila Capo ėshtė gjyqtarja, e cila pasi u pushua nga KLD-ja e mė pas me vendim tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, iu drejtua Gjykatės Kushtetuese si organi mė i lartė pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve ligjore.

    Ish-gjyqtarja pėrfaqėsohej nga avokatėt Artan Hajdari dhe Fatmir Braka, ndėrsa KLD nga Mine Progonati dhe Selim Kryeziu. Anila Capo u shkarkua nga detyra me vendim nr. 154, datė 31 mars 2004 tė KLD-sė dhe vendim nr. 15 datė, 29 qershor 2004 tė Kolegjeve tė Bashkuara nė Gjykatėn e Lartė.

    Gjyqtarja

    Anila Capo u shkarkua pasi ishte anėtare e trupit gjykues nė njė proces ku pjesė e padisė ishte edhe bashkėshorti i saj. Sipas gjyqtares bashkėshorti ka bėrė blerjen e njė trualli nėpėrmjet njė ankandi tė kryer nga pronarėt. Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė dhe Gjykata e Lartė kanė shkelur parimin e prezumimit tė pafajėsisė dhe paanshmėrinė nė gjykim.

    Sipas Capos edhe KLD-ja dhe Kolegjet e Bashkuara nuk kanė argumentuar shkakun e shkarkimit, pasi nuk ekziston njė shkak i tillė. Mė pas gjyqtarja e shkarkuar me pretendimin se ka konflikt interesi shtron problemin se nuk ka lidhje midis veprimeve e sjelljeve tė saj dhe blerjes sė pronės nga shoqėria tregtare ku ortak ėshtė edhe bashkėshorti.

    Capo pretendon se e kanė larguar nga detyra pėr shkaqe qė nuk parashikohen nė nenin 147/6 tė Kushtetutės; se organet qė kanė shqyrtuar ēėshtjen kanė bėrė vlerėsime tė vendimeve gjyqėsore tė formės sė prerė qė ajo ka dhėnė si gjyqtare, kanė gjykuar mbi mėnyrėn e zbatimit tė ligjit prej saj gjatė ushtrimit tė funksionit e pėr pasojė, kanė cenuar pavarėsinė e gjyqtarit dhe tė pushtetit gjyqėsor nė dhėnien e drejtėsisė.

    Kushtetuesja

    Gjykata Kushtetuese vlerėson se pėr shqyrtimin e ēėshtjes ka rėndėsi tė veēantė pėrmbajtja e nenit 147, pika 6 e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė si dhe praktika gjyqėsore e krijuar prej kėsaj gjykate nė ēėshtje analoge.

    Dispozita e sipėrcituar ka parashikuar standarde, tė cilat garantojnė patundshmėrinė e gjyqtarit.

    Nė rastin e gjyqtares Anila Capo, Gjykata Kushtetuese vėren se vetėm referimi nė dispozitėn kushtetuese nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr tė treguar dhe argumentuar lidhjen midis shkeljeve tė disiplinės tė kryera nga kėrkuesja dhe shkakut tė rėndė tė kėrkuar nga Kushtetuta pėr largimin nga detyra.

    I njėjti argumentim ėshtė bėrė edhe pėr vendimin e marrė nga Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė.

    Gjykata Kushtetuese arrin nė pėrfundimin se vendimet e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe i Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, objekt shqyrtimi, janė rezultat i procesit tė parregullt ligjor dhe pėr pasojė, bien ndesh me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė.

    Vendimi

    KLD dhe Gjykata e Lartė

    Objekt shqyrtimi i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė ka qenė sjellja e gjyqtares gjatė ushtrimit tė detyrės dhe ndikimet e jashtme mbi vendimmarrjen e saj. Kėto organe kanė konkluduar se veprimet bien nė kundėrshtim me pėrmbushjen e rregullt tė detyrės, cenojnė autoritetin e pushtetit gjyqėsor, janė nė kundėrshtim me detyrėn e gjyqtares dhe si tė tilla, pėrbėjnė akte e sjellje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit.

    Shkeljet e kryera nga kėrkuesja janė shkelje tė etikės, pasi bashkėshorti i saj ka blerė pronėn nė konflikt gjyqėsor.

    Ajo padrejtėsisht nuk ka hequr dorė nga gjykimi i kėsaj ēėshtjeje, me tė cilėn ka pasur arsye tė forta njėanshmėrie, sepse gjatė procedimit disiplinor, ka pranuar se kishte dijeni lidhur me interesin e bashkėshortit pėr blerjen e pronės nė konflikt gjyqėsor qė gjatė gjykimit tė ēėshtjes.

    Kėrkuesja ka interesa direkt ekonomike mbi pronėn e blerė, pasi sipas regjimeve pasurore bashkėshortore ligjore, pėrfiton 50 pėr qind tė tė drejtave nga ajo pasuri.

    Arsyetimi

    Gjykata Kushtetuese

    Gjykata Kushtetuese vlerėson se pėr shqyrtimin e ēėshtjes ka rėndėsi tė veēantė pėrmbajtja e nenit 147, pika 6 e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė si dhe praktika gjyqėsore e krijuar prej kėsaj gjykate nė ēėshtje analoge. Dispozita e sipėrcituar ka parashikuar standarde, tė cilat garantojnė patundshmėrinė e gjyqtarit. Ajo sanksionon se gjyqtari mund tė largohet nga detyra vetėm kur vėrtetohet njė nga rastet e parashikuara shprehimisht nė Kushtetutė. Patundshmėria e gjyqtarit nuk pėrfaqėson njė privilegj dhe as nuk nėnkupton se kjo kategori nėpunėsish shtetėrorė janė tė pakontrollueshėm. Kufizimi i shkaqeve tė largimit tė tyre nga detyra dhe parashikimi i tyre drejtpėrdrejt nga Kushtetuta ka pėr qėllim tė ndikojė, sė bashku me faktorė tė tjerė nė realizimin e pavarėsisė sė pushtetit gjyqėsor me qėllim mundėsimin e ushtrimit prej tij tė funksioneve tė veta pėr dhėnien e drejtėsisė, pa ndėrhyrje nga jashtė. Lidhur me sa mė sipėr, kjo gjykatė ėshtė shprehur se paprekshmėria dhe palėvizshmėria e gjyqtarit janė elementė thelbėsorė tė sė drejtės pėr njė proces tė rregullt ligjor.

    Gazeta Metropol
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Pas akuza pėr korrupsion nga ndėrkombėtarėt, ndryshon qeveria e Kosovės
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 06-07-2010, 17:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •