Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Emėrime, shkarkime, ndryshime listash e falsifikime mandatesh

    "Fiks fare" sjell ēuditė e zgjedhjeve mė tė fundit lokale nė vend. Nga Farka e Tiranės, nė Gjirokastėr dhe Divjakė


    Emėro, shkarko, ndrysho listat e kėshilltarėve, falsifiko mandate. Kėto fenomene kanė ndodhur nė disa kėshilla bashkiakė dhe komunash, qė tashmė duhet tė fillonin punė pas zgjedhjeve tė 18 shkurtit. Tė zgjedhurit e popullit nuk merren vesh me njėri-tjetrin dhe krijojnė situata bllokuese nė kėshillat e komunave apo tė bashkive.

    Komuna Farkė


    Nė Komunėn Farkė, pak kilometra larg Tiranės, qė nė mbledhjen e parė kėrkohet shkarkimi i kryetarit tė kėshillit tė komunės. Kryetari u zgjodh para tri javėsh dhe tė njėjtėt njerėz qė e votuan, kėrkuan mocionin e shkarkimit pa asnjė arsye. E vetmja arsye qė jepet ėshtė se nuk e do shumica, por duhet tė theksojmė se ėshtė e njėjta shumicė qė e zgjodhi. Bėhet fjalė pėr zotin Ylli Aga, i cili mė 19 mars 2007 u zgjodh kryetari i Kėshillit tė Komunės sė Farkės, nga shumica e anėtarėve. Mė 10 prill 2007, pa kaluar njė muaj dhe pa bėrė as edhe njė mbledhje, kėshilli i komunės njofton nėpėrmjet sekretares njė mbledhje. Kjo mbledhje, sipas zotit Aga, ėshtė e paligjshme, pasi mbledhjen duhet ta caktojė kryetari i kėshillit. Nė kėtė mbledhje kėrkohej mocion pėr shkarkimin e kryetarit tė sapozgjedhur dhe pėr kėtė mocion kryetari i kėshillit njoftohet vetėm pesė minuta para mbledhjes, duke shkelur sėrish rregullat qė parashikojnė se nė raste tė tilla kryetari duhet tė njoftohet pesė ditė para. Sipas njoftimit qė sekretarja e kėshillit tė Komunės sė Farkės i ka drejtuar kėshilltarit Ylli Aga, i cili deri atė ditė gėzoi postin e kryetarit tė kėshillit (qoftė edhe pėr pak ditė), i bėjnė me dije se mė 10 prill, nė orėn 12:00 do tė zhvillohej mbledhja e kėshillit tė Komunės sė Farkės, ku nė rend tė ditės ishte parashikuar shqyrtimi i propozimit tė njė grupi kėshilltarėsh pėr shkarkimin e tij. "I bėj tė ditur medias qė e kam marrė njė minutė pėrpara kėrkesėn, ndėrkohė qė me ligj duhej ta kisha pesė ditė pėrpara", tha Aga ditėn e mbledhjes sė kėshillit tė komunės. Sipas tij, ky mocion ngjante si qesharak pėr arsyen e thjeshtė se ai nuk u provua as edhe njė ditė nė kėtė detyrė. "Kur u zgjodha votimi ishte i pastėr dhe transparent, pasi u zgjodha, mora dhe pėrgėzimet e kryetarit tė komunės dhe kundėrshtarėve politikė. Arsyeja pse duhet tė mė heqin, ėshtė se nė krye tė kėshillit duhet njė njeri shurdh, qorr qė tė mbrojė interesat e kryetarit aktual tė komunės, qė tė mbyllte sytė para gjithēkaje qė mund tė sjellė kryetari i komunės. Gjatė kėsaj kohe, kryetari mė ka bėrė tri oferta tė papranueshme nga ana ime qoftė, nga morali, qoftė dhe nga ēdo anė tjetėr", akuzon Ylli Aga kryetarin aktual tė Komunės sė Farkės. Njė anėtar i kėshillit, i cili ka votuar pro zgjedhjes sė zotit Aga nė postin e kryetarit, duke rėnė nė kundėrshtim me atė ēka votuar pak javė mė parė, pohon: "Unė isha qė e zgjodha dhe kam qenė kundėr edhe para, edhe mė pas. Nė momentin kur u zgjodh isha kundėr. Unė kėtė njeri e kam ēun xhaje, ėshtė njeri i nderuar, i respektuar, gazetar i njohur...".

    Bashkia e Gjirokastrės


    Mandati i njėrit prej kėshilltarėve tė kėshillit bashkiak tė Gjirokastrės ka pėrfunduar nė prokurori. Anėtarėt e Kėshillit Bashkiak tė Gjirokastrės kėrkojnė tė mos njihet mandati i njėrit prej kėshilltarėve, pikėrisht atij tė LSI-sė, duke i lėnė kohė prokurorisė pėr verifikime. Nė mbledhjen e parė tė kėshillit bashkiak tė qytetit, disa kėshilltarė pretenduan se njėri prej mandateve, ai i njė kėshilltari qė i pėrket Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Tafil Miho, ėshtė i falsifikuar, pasi pėr tė ėshtė bėrė dhe njė kallėzim penal nė prokurori. Pėr kėtė arsye, ata kėrkuan t‘i jepej kohė prokurorisė tė rishikojė mandatin e Mihos. Ky mandat ėshtė i korrigjuar dhe KZQV ėshtė shprehur me vendim qė z. Miho nuk ėshtė kandidat fitues dhe mandati qė LSI ka paraqitur nė kėshill bashkiak ėshtė fals. Pėr kėtė arsye, z.Tola kėrkoi shtyrje tė mbledhjes dhe konstituimin e kėshillit bashkiak njė ditė tjetėr, pasi tė sqarohet ky problem. Njė pėrfaqėsues i Prokurorisė sė Gjirokastrės erdhi nė mbledhjen e kėshillit bashkiak disa orė pas fillimit tė mbledhjes. Edhe prokuroria e kishte cilėsuar si tė falsifikuar mandatin e pėrfaqėsuesit tė LSI-sė, por anėtarėt e tė majtės nuk e marrin parasysh kėtė dokument dhe vazhdojnė mbledhjen e kėshillit bashkiak. Kėshilltarėt e djathtė e kundėrshtuan vazhdimin e mbledhjes, pasi njė kėshilltar me mandat tė falsifikuar nuk mund tė ketė tė drejtė vote nė kėshill bashkiak. Pas shumė diskutimesh, kandidatėt e tė djathtės braktisin mbledhjen dhe e majta meqė ka shumicėn e votave, 13 vota, e vazhdoi mbledhjen e vetme dhe votoi pėr kryetarin e kėshillit bashkiak, zv.kryetarin, sekretarin dhe mė pas vazhdoi me rendin e ditės. Nė votim mori pjesė dhe kandidati i LSI, Miho, i cili e ka mandatin tė dyshimtė.

    Bashkia e Divjakės


    Tė gjitha rregullat dhe formulat e vendosura nga Partia Socialiste pėr zgjedhjen e kėshilltarėve tė saj nė bashkitė dhe komunat e vendit i kanė thyer kėshilltarėt e pozitės nė bashkinė e Divjakės. Ndryshe nga formula qė kishte vendosur PS pėr zgjedhjen e kėshilltarėve tė saj, sipas tė cilės shpalleshin fitues ata qė kishin grumbulluar mė shumė vota, kėshilltarėt e pozitės vendosin qė tė fusin njė emėr tjetėr nė listėn e kėshilltarėve tė majtė me iniciativėn e tyre. Bėhet fjalė pėr zotin Ndini Janko, i cili nė listėn e kėshilltarėve tė miratuar nga KZQV-ja nuk ėshtė i miratuar. Aktualisht, kėshilltarėt e djathtė janė mė tė paktė nė numėr sesa kėshilltarėt e majtė nė Kėshillin Bashkiak tė Divjakės. Pėr tė siguruar shumicėn, ata bėjnė njė listė tjetėr me emrat e anėtarėve tė kėshillit bashkiak dhe si kėshilltar tė majtė shtojnė emrin e Ndini Jankut, duke mos i lėnė mundėsi tė majtės qė ta zgjidhė vetė kėtė ēėshtje. Izet Greca, ish-sekretari i KZQV sė Divjakės shpjegoi pėr "Fiks Fare" se "nė bazė tė listės paraprake, Ndini nuk ėshtė fitues. Sepse asambleja e Partisė Socialiste ka dėrguar njė listė me konkurrim. Cilido anėtar i kėshillit bashkiak, qė ėshtė i rreshtuar nė listė kishte tė drejtė tė konkurronte nė ēdo qendėr votimi. Ndėrsa Ndini nuk ka marrė votat e nevojshme pėr tė hyrė nė kėshillin bashkiak. Nuk e meriton se koeficienti i tij ėshtė mė i ulėt dhe renditet i dhjeti. Kjo listė ka shkaktuar mjaft debate nė dy mbledhjet e Kėshillit Bashkiak tė Divjakės. Deri mė sot nuk e kanė zgjidhur kėtė problem.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Keto veprime jane pasoja te mosekzistences se ligjit te forte demokratik. Jane gjithashtu te trasheguara nga qeveria e fundit dhe eshte pike e programit te qeverise aktuale. Megjithate, prape shqiptaret nuk kuptojne c'te paafte kane vene ne pushtet. Ketu duhet te dalin mendje te reja, me arsimim dhe kulture tjeter. Por me sa shoh, edhe te rinjte shqiptare vazhdojne te trashegojne parime te semura.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    O zemrushja te falenderoj per shkrimet dhe e shoh qe i je qepur keq qeverise .

    ps nderro gazete zemrushja se te kjo qe i merr ti normal qe vetem gjera te tilla ka .
    dhe hap nje teme ku shihen anet pozitive te kesaj qeverie nuk u merzite me kete gazete .

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974
    Jetojme ne Shqiperi!!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar mė parė nga SKORPIONSKING
    O zemrushja te falenderoj per shkrimet dhe e shoh qe i je qepur keq qeverise .

    ps nderro gazete zemrushja se te kjo qe i merr ti normal qe vetem gjera te tilla ka .
    dhe hap nje teme ku shihen anet pozitive te kesaj qeverie nuk u merzite me kete gazete .

    Mua me pelqejne shkrimet e ksaj gazete dhe me duken shum aktuale.. normalisht qe ato na duhen dhe ne te debatojme

    Pershendetje..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #6
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Dule, kėrkesė Berishės: Largo Boden nga Financat

    "Pėrgjegjės pėr konfliktin me biznesin"



    Aleatėt e Berishės kanė ngritur zėrin kundėr ministrit tė Financave, Ridvan Bode, duke e cilėsuar kėtė tė fundit si pėrgjegjės kryesor tė konfliktit qeveri-biznes. Reagimet negative lidhur me projektligjin pėr ndryshimet nė procedurat tatimore kanė filluar tė shtohen brenda spektrit tė mazhorancės. Kundėrshtimet pėr ligjin e gjobave ndaj biznesit kanė filluar tashmė tė vijnė nga brenda shtėpisė sė ekzekutivit. Kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, i cili pėrfaqėsohet nė qeverinė aktuale me Ministrinė e Punės, Ēėshtjeve sociale dhe Shanseve tė barabarta, i ka kėrkuar Kryeministrit Berisha tė rishikojė drejtimin e Ministrisė sė Financave. Dule i ka kėrkuar kreut tė qeverisė tė largojė nga kabineti ministrin e Financave, Ridvan Bode, duke e cilėsuar si pėrgjegjės tė klimės konfliktuale tė krijuar mes qeverisė dhe biznesit. PBDNJ ka qenė vazhdimisht kritike ndaj Ministrisė sė Financave dhe sektorit ekonomik. Para se tė bėheshin ndryshimet nė kabinetin qeveritar, Dule i ka tėrhequr vėmendjen punės nė sektorin e ekonomisė dhe financave. "Ka njė ndryshim nga vendet e ish-bllokut lindor, nuk kemi pika tė orientuara drejt zhvillimit. Politikat nė kėtė sektor kanė qenė politika tipike tė njė taksambledhėsi klasik. Ėshtė jetike tė vjelėsh tė ardhura, por duhet gjetur edhe mėnyra tė ēelėsh kapitalet e tė tjerėve pėr tė investuar pėr Shqipėrinė. Nuk kemi pse ta fshehim qė nuk jemi tė kėnaqur", ėshtė shprehur Dule. Pas Nard Ndokės, i cili ka kundėrshtuar konfliktin qeveri-media, njė tjetėr aleat i PD-sė del kundėr kreut tė saj, duke kundėrshtuar nė kėtė rast projektligjin e ri pėr procedurat tatimore. "Berisha tė rishikojė ligjin pėr gjobat ndaj biznesit, por edhe tė rishikojė gjithashtu stafin politik te kreu i financave", tha Dule. Kreu i PBDNj-sė ka shpjeguar arsyet qė e kanė ēuar tė bėjė kėrkesėn publike ndaj kreut tė qeverisė, Sali Berisha, pėr tė rishikuar drejtimin e Ministrisė sė Financave. Dule ka theksuar se projektligji i ri ka krijuar njė konflikt tė hapur mes qeverisė dhe biznesit. Sipas kreut tė PBDNJ-sė, ky projektligj ėshtė nė kundėrshtim me parimet e qeverisė, duke shtuar se kjo e fundit ėshtė debitore ndaj biznesit me 6 milionė euro. Dule nuk ka nguruar t`i bėjė njė kritikė qeverisė, e cila kategorikisht nuk duhet tė pėrkrahė njė projektligj tė tillė, i cili veēse e dėmton biznesin mė shumė sesa e ndihmon, duke kundėrshtuar parapagimin e gjobave. "PBDNJ vlerėson se pozicionimi aktual i qeverisė reflekton njė devijim serioz nga politika e qeverisė sonė pėr partneritet me biznesin. Parapagimi i gjobave nuk bėn pjesė nė praktikat mė tė mira tė biznesit nė tė gjitha sistemet tatimore nė botė", tha ai. Dule sqaroi se kjo praktikė mund tė pėrdoret si instrument pėr tė pėrjashtuar biznesin apo pėr ta kthyer atė nė funksion tė ngjyrave politike. "Gjithashtu, procedura e re tatimore tėrheq nė mėnyrė arbitrare kapital nė duart e qeverisė. Si rrjedhim, Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut do t‘i sugjeronte Kryeministrit qė tė rishikojė kėtė ligj dhe ndoshta ėshtė momenti qė tė rishikojė dhe konsiderojė edhe praninė e stafit politik nė krye tė dikasterit tė financave, qė ka krijuar jo pak probleme te biznesi, por dhe njė klimė pasigurie pėr investimet nė vend", tha Dule.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga Zemrushja
    "Pėrgjegjės pėr konfliktin me biznesin"



    Aleatėt e Berishės kanė ngritur zėrin kundėr ministrit tė Financave, Ridvan Bode, duke e cilėsuar kėtė tė fundit si pėrgjegjės kryesor tė konfliktit qeveri-biznes. Reagimet negative lidhur me projektligjin pėr ndryshimet nė procedurat tatimore kanė filluar tė shtohen brenda spektrit tė mazhorancės. Kundėrshtimet pėr ligjin e gjobave ndaj biznesit kanė filluar tashmė tė vijnė nga brenda shtėpisė sė ekzekutivit. Kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, i cili pėrfaqėsohet nė qeverinė aktuale me Ministrinė e Punės, Ēėshtjeve sociale dhe Shanseve tė barabarta, i ka kėrkuar Kryeministrit Berisha tė rishikojė drejtimin e Ministrisė sė Financave. Dule i ka kėrkuar kreut tė qeverisė tė largojė nga kabineti ministrin e Financave, Ridvan Bode, duke e cilėsuar si pėrgjegjės tė klimės konfliktuale tė krijuar mes qeverisė dhe biznesit. PBDNJ ka qenė vazhdimisht kritike ndaj Ministrisė sė Financave dhe sektorit ekonomik. Para se tė bėheshin ndryshimet nė kabinetin qeveritar, Dule i ka tėrhequr vėmendjen punės nė sektorin e ekonomisė dhe financave. "Ka njė ndryshim nga vendet e ish-bllokut lindor, nuk kemi pika tė orientuara drejt zhvillimit. Politikat nė kėtė sektor kanė qenė politika tipike tė njė taksambledhėsi klasik. Ėshtė jetike tė vjelėsh tė ardhura, por duhet gjetur edhe mėnyra tė ēelėsh kapitalet e tė tjerėve pėr tė investuar pėr Shqipėrinė. Nuk kemi pse ta fshehim qė nuk jemi tė kėnaqur", ėshtė shprehur Dule. Pas Nard Ndokės, i cili ka kundėrshtuar konfliktin qeveri-media, njė tjetėr aleat i PD-sė del kundėr kreut tė saj, duke kundėrshtuar nė kėtė rast projektligjin e ri pėr procedurat tatimore. "Berisha tė rishikojė ligjin pėr gjobat ndaj biznesit, por edhe tė rishikojė gjithashtu stafin politik te kreu i financave", tha Dule. Kreu i PBDNj-sė ka shpjeguar arsyet qė e kanė ēuar tė bėjė kėrkesėn publike ndaj kreut tė qeverisė, Sali Berisha, pėr tė rishikuar drejtimin e Ministrisė sė Financave. Dule ka theksuar se projektligji i ri ka krijuar njė konflikt tė hapur mes qeverisė dhe biznesit. Sipas kreut tė PBDNJ-sė, ky projektligj ėshtė nė kundėrshtim me parimet e qeverisė, duke shtuar se kjo e fundit ėshtė debitore ndaj biznesit me 6 milionė euro. Dule nuk ka nguruar t`i bėjė njė kritikė qeverisė, e cila kategorikisht nuk duhet tė pėrkrahė njė projektligj tė tillė, i cili veēse e dėmton biznesin mė shumė sesa e ndihmon, duke kundėrshtuar parapagimin e gjobave. "PBDNJ vlerėson se pozicionimi aktual i qeverisė reflekton njė devijim serioz nga politika e qeverisė sonė pėr partneritet me biznesin. Parapagimi i gjobave nuk bėn pjesė nė praktikat mė tė mira tė biznesit nė tė gjitha sistemet tatimore nė botė", tha ai. Dule sqaroi se kjo praktikė mund tė pėrdoret si instrument pėr tė pėrjashtuar biznesin apo pėr ta kthyer atė nė funksion tė ngjyrave politike. "Gjithashtu, procedura e re tatimore tėrheq nė mėnyrė arbitrare kapital nė duart e qeverisė. Si rrjedhim, Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut do t‘i sugjeronte Kryeministrit qė tė rishikojė kėtė ligj dhe ndoshta ėshtė momenti qė tė rishikojė dhe konsiderojė edhe praninė e stafit politik nė krye tė dikasterit tė financave, qė ka krijuar jo pak probleme te biznesi, por dhe njė klimė pasigurie pėr investimet nė vend", tha Dule.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Pse te largohet Bode? Apo pse kerkon qe Shqiperia te kete sistem efektiv dhe te barabarte te taksave.
    Nuk kam degjuar deri sot nga asnje vend normal qe te jete kerkuar qe te prapset qeveria nga zbatimi i ligjit ose me e keqja qe te largohet ministri perkates.
    Kush e ka futur kafene kontabande? Kush e ka kryer trafikun e droges?
    Ku shkuan gjanem kontrabandistet, kriminelet, administrata e korruptuar, doganieret grabites etj etj?

  8. #8
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Kryeministri ndryshon edhe 13 zv.ministra

    • Burimet nė PD theksojnė se kėto lėvizje janė njė pėrpjekje e Berishės pėr tė vendosur njerėz mė tė devotshėm nė ato ministri tė cilat nuk i drejton PD-ja



    Qeveria nė prag tė ndryshimeve tė reja. Kėtė herė nuk bėhet fjalė pėr ministrat, por pėr 13 zėvendėsministra qė pritet tė lėnė detyrat qė kanė me urdhėr tė Berishės. Njė pjesė e tyre do tė zėvendėsohen me emra tė rinj, ndėrsa tė tjerė do tė lėvizin nga njėra ministri te tjetra.
    Ata qė do tė zėvendėsohen pritet tė jenė zėvendėsministrat qė i pėrkasin PD, ndėrsa ata qė do tė ndryshojnė sektor janė pėrfaqėsues tė aleatėve tė PD-sė. Kjo nismė e re e Berishės ndėrmerret si pėr tė rifreskuar administratėn pas ndryshimeve qė u bėnė nė postet e ministrave, ashtu dhe pėr tė shpėrblyer ndonjė tė pakėnaqur tė PD-sė apo tė aleatėve.
    Ashtu siē ėshtė mėsuar, zėvendėsministri Gjergj Lezhja do tė lėvizė pėr disa arsye, tė cilat nuk i ka bėrė publike, por mėsohet se ai nuk ka marrėdhėnie shumė tė mira me Nishanin. Sipas burimeve, mėsohet se pėr tė janė caktuar dy poste, tė cilat Berisha duket se ende nuk i ka caktuar pėrfundimisht, kėshtu ai mund tė emėrohet prefekt i Durrėsit ose drejtor i ri i Tatimeve. Po kėshtu, bėhet e ditur se zėvendėsministri i Kulturės, Neritan Alibali, pėrfaqėsues i PR-sė, do tė zhvendoset nė Ministrinė e Drejtėsisė, pranė Rusmalit, ndėrsa do tė lėvizin zėvendėsministrat aktualė tė Drejtėsisė, por edhe tė ato tė Shėndetėsisė, Punėve dhe Ēėshtjeve Sociale, Mjedisit, Integrimit, etj.
    Burimet nė PD-nė theksojnė se kėto lėvizje nuk janė thjeshtė rifreskim administrate, por njė pėrpjekje e Berishės pėr tė vendosur njerėz mė tė devotshėm nė ato ministri tė cilat nuk i drejton PD-ja, ose nė ato ministri qė ministrat nuk i pėrkasin klanit tė tij, por klaneve tė tjera, siē ėshtė ai i Topallit. Me shpalljen, jo publike, tė kėsaj iniciative, nė PD janė shtuar zėrat kritikė pėr mospėrfshirjen e disa pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė kėsaj partia nė administratėn shtetėrore, madje lėnien e tyre krejt jashtė vėmendjes. Po kėshtu, bėhet e ditur se edhe disa drejtorė drejtorie nė disa ministri do tė lėvizin, duke u zėvendėsuar me emra tė rinj apo me plotėsimin e kuadrit tė plotė tė marrėveshjes me partitė e vogla aleate.
    Pėr arsye tė ndėrrimit tė emrave, si tė ministrave ashtu dhe tė disa zėvendėsministrave, administrata e qeverisė ėshtė nė situatė pritjeje tė emėrimeve tė reja. Pritet qė pėr kėto emėrime Berisha tė kėshillohet me kryesinė e vogėl tė partisė si dhe tė zhvillojė negociata me aleatėt, jo pėr shtim, as pėr zvogėlim tė pėrfaqėsimit tė tyre, por thjeshtė pėr lėvizje emrash, edhe pse disa prej kėtyre pėrfaqėsuesve nuk kanė lidhje fare me sektorin ku do tė punojnė.
    Njė ndryshim i tillė bėhet nė njė kohė kur qeveria ka marrė pėrsipėr realizimin e reformave tė vėshtira nė zbatim tė planit pėr integrimin e vendit nė institucionet ndėrkombėtare, kryesisht ato evropiane. Ndryshimet e fundit nė qeveri, tė cilat ishin tė sforcuara, pėr shkak tė marrėveshjeve parazgjedhore tė nėnshkruar me partitė e koalicionit qeveritar nė PD janė pėrcjellė me kritika tė ashpra. Madje pritet qė kėto kritika tė bėhen nė mbledhjen e ardhshme tė Kėshillit Kombėtar tė Partisė Demokratike. Berisha, pėr tė mbyllur kėtė cikėl pakėnaqėsish, mund tė emėrojė, ose tė kandidojė pėr drejtimin e disa departamenteve nė PD, ministrat e larguar nga qeveria. Por njė kėmbim tė tillė pritet tė mos e pranojnė disa ish-ministra, tė cilėt do tė pranojnė tė rrinė vetėm anėtarė tė Kėshillit Kombėtar dhe pa asnjė post partie. Shtyrje e kėsaj mbledhjeje nga ana e Berishės, vazhdon tė grumbullojė shumė probleme pėr t’u diskutuar nė punimet e kėtij forumi tė lartė vendimmarrės.
    Pritet qė ky Kėshilli Kombėtar, i cili do tė diskutojė kėto ēėshtje, tė mblidhet pas zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės. Nė mbledhje, pritet qė tė votohen kandidaturat e reja pėr postet drejtuese nė PD. Nėse Berisha do t’i qėndrojė pohimit tė tij publik se nė konkurrim pėr poste drejtuese do tė pėrfshihet edhe kryetari i partisė, atėherė pritet tė ketė thirrje tė Kuvendit tė kėsaj PD-sė partie, sepse vetėm delegatėt zgjedhin kryetarin e partisė.

    Gilmana Bushati

    Gazeta Shqiptare

    ps. Dydrinas eshte dicka qe kane vendosur perkrahesit e liderave qe ti ke qejf jo un
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule kerkon largimin e BODES .

    po kush e pyet kete mer , ky te rri urte mos ndjehet me ate qe ka , se ka per ti ardh rradha dhe keti filo grekut te zhduket nga shqiperia bashke me Janullatosin .

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Bode, “vete Ali, vete kadi”

    Ministri i Financave ka te drejte te emeroje dhe te largoje nga puna drejtuesit e njesive te auditivit ne subjektet e audituara

    Deputetet kundershtaret mbeten te ndare dje per projektligjin e auditimit, perkatesisht per varesine e njesiteve. Opozita thote se nuk duhet qe njesitet te kene varesi te dyfishte. Miratimi i tre neneve te ketij projektligji, per Auditin e Brendshem kane sjelle debat dje ne Komisionin parlamentar per Ekonomine dhe Financat. Pas miratimit ne parim, projektligjit i kishte ardhur radha te diskutohej nen per nen. I pranishem ne komision ishte dhe drejtori i Pergjithshem i Auditit te Brendshem, Pajtim Shehu, i cili dha disa pergjigje per anetaret. Pike e forte debati ishte neni 16 i projektligjit, konkretisht per “varesine e dyfishte” te njesive te Auditit te Brendshem. Duke iu referuar projektligjit te hartuar nga Ministria e Financave, njesite e auditit te brendshem ne subjektet e audituara kane varesi te dyfishte. Sipas Shehut, ato raportojne drejtperdrejt ne organin e emerteses dhe ne Drejtorine e Pergjithshme te Auditit, ne perputhje me dispozitat ligjore dhe procedurat e miratuara nga Ministria e Financave. Por neni 16 i cili percaktonte menyren e te drejtes se ngritjes se njesive te Auditit te Brendshem hasi ne kundershti te forta, jo vetem nga anetaret pozitare te Komisionit te Ekonomise, por edhe nga mazhoranca. Sipas ish-ministrit te Financave dhe nenkryetar i komisionit, Arben Malaj, termi “varesi e dyfishte” eshte e pakuptimte, pasi ka perplasje ligjore. “E mira eshte qe, njesite e auditimit ne ministri te varen direkt nga ministri perkates, ndersa menaxhimi, objekti i punes dhe forma e saj te drejtohet Drejtoria e Auditit, e cila varet nga ministri i Financave, Ridvan Bode. I te njejtit mendim ishte dhe ish-kreu i KLSH-se dhe anetar i komisionit, Blerim Cela. Sipas tij, paragrafi i dyte ne nenin 16 te projektligjit per auditin duhet te hiqet fare, pasi nuk ka kuptim qe nje strukture te kete dy drejtues njeheresh. Komisioni la te pandryshuar pjesen tjeter te nenin 16, qe percaktonte kriteret per ngritjen e ketyre njesive te auditit, te cilat do te percaktohen nga Ministria e Financave.

    Shkarkimet

    Neni 15 i projektligjit, me sakte pika “d”, solli nje tjeter debat ne komision. Sipas kesaj pike te nenit, ministri i Financave ka te drejte te emeroje dhe te largoje nga puna drejtuesit e njesive te auditivit ne subjektet e audituara. Sipas nenkryetarit te Komisionit te Ekonomise, Arben Malaj, nga kjo pike duhet hequr nga neni 16, pasi eshte krejt i gabuar. Edhe anetaret e tjere ishin te te njejtit mendim, duke i lene dore te lire ministrit Bode per emerime dhe shkarkime ne Drejtorine e Pergjithshme te Auditit. Sipas anetareve te komisionit, kete funksion e ka te drejte Departamenti i Administrates Publike-DAP dhe se shkarkimet e emerimet nuk mund te behen nga nje drejtues per nje institucion tjeter.

    Auditimi

    Neni tjeter 15 i diskutuar dje ne komision, i cili nuk kaloi pa debate, percaktonte pergjegjesite e drejtuesve te subjekteve publike per auditin e brendshem. Konkretisht, anetaret e Komisionit te Ekonomise votuan kunder pikes “d” te nenit 15, i cili i jepte te drejte auditit ne kryerjen e detyrave te tjera, te parashikuara me ligj. Pikerisht, anetaret e komisionit kerkuan nga shefi i Auditit, Pajtim Shehu, se cilat jane keto detyra te tjera, pervec kontrollit me ligj te subjekteve publike. Sipas tij, keto jane rekomandime te Komisionit Evropian, te cilet ne datat 2-7 prill paraqiten opsionet e tyre per projektligjin. Edhe varesia e dyfishte ishte marre ne konsiderate nga komisioneret e huaj, vijoi Shehu.

    Korrieri
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pas akuza pėr korrupsion nga ndėrkombėtarėt, ndryshon qeveria e Kosovės
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 06-07-2010, 17:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •