Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Vend i lirë pune: Shtëpia e Bardhë në kërkim të një "cari të luftës"

    Nevojitet ndihmë: Shtëpia e Bardhë po kërkon një menaxher të specializuar në luftërat në Irak dhe Afganistan për të koordinuar agjencitë rivale dhe për të garantuar që strategjia aspak popullore e Presidentit Xhorxh Bush, të implementohet. Kështu, Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e krijimit të një posti të veçantë, atë të "carit të luftës" nëKëshillin Kombëtar të Sigurimit dhe madje ia ka ofruar këtë detyrë disa prej gjeneralëve në pension për të parë nëse do t‘ju interesojë. Por, deri më tani, askush nuk ka bërë një hap para. Gazeta "Uashington Post", shkruan se të paktën tre gjeneralë në pension, të mbështetur nga Shtëpia e Bardhë, javët e fundit e kanë refuzuar këtë pozicion. Një prej tyre, Xhon Shehan, një ndër ish-krerët e NATO-s, që ka refuzuar ofertën e Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar: "Çështja më thelbësore është se ata nuk e dinë se ku po shkojnë". Pasi agjencitë amerikane të zbulimit u vendosën nën një rrebesh kritikash, për shkak të dështimit në lidhje me sulmet e 11 shtatorit e më pas Irakut, posti i një "cari të inteligjencës" u krijua pas rekomandimit nga komisioni i posaçëm i ngritur për sulmet e Al Kaedës. Qeveria amerikane ka krijuar gjithashtu edhe postin e "carit të drogave", në përpjekje për të intensifikuar luftën në këtë drejtim. Por, posti i "carit të luftës" do të ishte i lidhur drejtpërdrejt me Presidentin Bush dhe këshilltarin e tij të sigurisë, Stiven Hadlej, dhe do të koordinonte politikat me agjenci si Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit, që në kohë të caktuara kanë axhenda konkurruese.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Cari i luftës

    Bush gjen njeriun e shumëkërkuar

    Presidenti Xhorxh Bush ka shpallur emrin e njeriut kyç të luftës në Irak e Afganistan. Bëhet fjalë për gjeneralin Daglas Lute, që do të mbajë pozicionin që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës quhet "Cari i luftës". Nëse konfirmohet nga Senati, 54-vjeçari Lute do të marrë rolin kryesor në koordinimin e politikave në luftën aspak popullore në Irak, përkundër rritjes së kritikave të demokratëve dhe dështimit deri më tani në frenimin e dhunës në Bagdad, që gjithnjë e më shumë po sjell dëme mes trupave amerikane. Lute do të bëhet zëvendëskëshilltari i Bushit për sigurinë nacionale në implementimin e politikave në Irak dhe Afganistan. Lute ka qenë drejtor i operacioneve në shtabin madhor në Pentagon. Ai do të raportojë direkt para Presidentit dhe do të punojë me këshilltarin për sigurinë kombëtare të Bushit, Stiven Hadlej. Emërimi i tij vjen pas një kërkimi me të vërtetë të gjatë e të lodhshëm, ku shumë nga kandidatët refuzuan të pranonin ofertën e Shtëpisë së Bardhë. Gjenerali me tre yje, Daglas Lute, do të ketë nevojë tani për marrjen e miratimit të Senatit për pozicionin e ri të tij.

    Gazeta Shqip
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  2. Izet Shehu
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-04-2008, 21:19
  3. Skandali i ambasadorit shqiptar në SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  4. [shtrydhje-truri]...shtepia...
    Nga mad në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 12:27
  5. Shtëpia e çuditshme
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-08-2004, 11:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •