Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Thumbs up Bashkë për Tiranën Europiane

    Bashkë për Tiranën Europiane


    A mendoni se mund të kontribuoni me aksione konkrete për një Tiranë më të pastër?


    A besoni se idetë apo energjitë tuaja mund të shërbejnë për të lehtësuar jetën e njerëzve në nevojë?


    A mund të konceptoni e jetësoni projekte sociale e kultuore me dhe për të rinjtëe qytetit tonë?

    A e dini sesi mund të promovojmë bashkarisht njohuritë për teknologjitë e reja?


    A ju duhet një mbështetje për të bërë diçka të dobishme për komunitetin?


    A dëshironi të punojmë së bashku?


    Ne presim me padurim shprehjen e interesimit përmes CV- së dhe letrës së interesit të të gjithë atyre që duan të na bashkohen në përpjekjen për një Tiranë më të mirë me idetë, projektet apo punën e tyre në institucion tonë, në adresat:


    • Bashkia e Tiranës, Sheshi Skënderbej, Kabineti i Kryetarit të Bashkisë.

    • Sektori i Informimit Qytetar

    info@tirana.gov.al
    ---------------------------------------------------------
    Rilindja e Qytetit







    ...etj
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous
    Bashkë për Tiranën Europiane


    A mendoni se mund të kontribuoni me aksione konkrete për një Tiranë më të pastër?


    A besoni se idetë apo energjitë tuaja mund të shërbejnë për të lehtësuar jetën e njerëzve në nevojë?


    A mund të konceptoni e jetësoni projekte sociale e kultuore me dhe për të rinjtëe qytetit tonë?

    A e dini sesi mund të promovojmë bashkarisht njohuritë për teknologjitë e reja?


    A ju duhet një mbështetje për të bërë diçka të dobishme për komunitetin?


    A dëshironi të punojmë së bashku?


    Ne presim me padurim shprehjen e interesimit përmes CV- së dhe letrës së interesit të të gjithë atyre që duan të na bashkohen në përpjekjen për një Tiranë më të mirë me idetë, projektet apo punën e tyre në institucion tonë, në adresat:


    • Bashkia e Tiranës, Sheshi Skënderbej, Kabineti i Kryetarit të Bashkisë.

    • Sektori i Informimit Qytetar

    info@tirana.gov.al
    ---------------------------------------------------------
    Rilindja e Qytetit







    ...etj
    Pershedetje Redi ! C'ne gjithe kjo reklam , mos ke fillu gje pune ne bashki apo si eshte puna . E kam fjalen tema eshte per diskutim , apo thirrje pro Rames te premten ? Ne se eshte si pune reklami me thuaj se kam dhe une disa foto te bukura te marre andej nga varribamit dhe Ali Demi , ne se nevojiten per reklam ti sjell ketu te vlersojm vertet "punen" qe ka bere Rama keto 6 vite te shkuara .

    ALBA
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Ky robi thote Tiranen europiane po ato fotot qe ka nxjerre per "argumentim" tregojne Tirane pakistanezo-indiano-aziatike.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Po pse keshtu bohen punet me proletariat e? Merrni ore specialiste arkitekte edhe beni plan urban e shembni 95% te Tirones se late nom e keni bo qytetin si lebroz me makiazh. Degjeneratokraci qe na ka ra per hise, pret mendim nga pijanecet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    europiane kane vetem kolltuqet mercedesat kostumet e kollaret e thaset me euro edvin ramat.. kurse tirana vet edhe se e veshur me varak europian nga khmer ruzhi edvin.. po shkon drejt nje kamboxhie 1977.
    Me edvin ramen tirana po behet perdite e me shume polpotiste..

    jan dhjetra krime vrasje e tritol-venje qe kan ndodhur ne tirane e qe e gjith tirana e di se eshte dora e edvin rames.

    vrasja e studentit diten e votimit ne shijak ishte direkt realizim i ideve personale te edvin rames dhe e kryer me kriminele direkt te komanduar nga edvin rama.

    neser Mafia me ne krye monstren edvin rama nuk do te rri pa kryer krime te tjera te llahtarshme..

    nje regjim khmer ruzh po instalohet ne Tirane e gjith shqiperine.. me direktiva direkt te edvin rames..

    edvin rama i ka nenshtruar te gjithe..

    e fundit kala e fjales se lire qe ka per te mbetur.. do jet ky forum megjithse dhe ketu i paska edvini ca redvina..

    tmerr..



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 12-04-2007 më 17:37

  6. #6
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Ndonjeri del komplet jashte nje diskutimi shume te mire per tu marre me e lagu s’e lagu.

    Ky projekt me duket i mrekullueshem.

    Nuk eshte per te gjithe ama, por vetem per ata qe kane nje interes te vertete per Kryeqytetitin, dhe ata qe e kane se paku nje talent.


    Ketu me siper jane disa pyetje, qe kerkojne ide te reja per te miren e Tiranes. Perse duhet politizuar cdo gje !?


    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    ooooOOOOOOO Bordi Drejtus

    me kete mentalitet qe ke ti ooooo i shkrete ,,,, keto pallatet afrojne nga UKRAINA komuniste jo nga EUROPA

    pezulloni ndertimin e pallateve shumkateshe ore se lat nam,,,e qelbet Tiranen o kelysh komunistash

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Tendera brenda ditës, mbi 3 milionë USD shkelje !

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Ndonjeri del komplet jashte nje diskutimi shume te mire per tu marre me e lagu s’e lagu.

    Ky projekt me duket i mrekullueshem.

    Nuk eshte per te gjithe ama, por vetem per ata qe kane nje interes te vertete per Kryeqytetitin, dhe ata qe e kane se paku nje talent.


    Ketu me siper jane disa pyetje, qe kerkojne ide te reja per te miren e Tiranes. Perse duhet politizuar cdo gje !?


    ingenuous




    Tendera brenda ditës, mbi 3 milionë USD shkelje !




    Bëhet fjalë për dy tendera të zhvilluara në të njëjtën ditë vlera e të cilave e kalon 3 milionë dollarë dhe që të dyja më shkelje të rënda ligjore. Kështu, Bashkia e Tiranës drejtuar nga lideri i PS, Edi Rama vazhdon të thyejë rekorde me shkeljet e rënda ligjore duke arritur kështu në tenderin e 13 të radhës. Duke përfshirë dhe të tjerat e publikuara nga gazeta, vlera e aferave korruptive arrijnë deri në 12 milionë dollarë dhe kjo brenda tri muajve të parë të vitit 2005.
    Tenderi 1
    Në tenderin e zhvilluar sipas urdhrit prokurimit nr 108, datë 06.04.2005 me objekt “Rikonstruksion i bulevardit Dëshmorët e Kombit”, me fond limit 171.207.000 lekë fitues ofertuesi “......” shpk, me vleftë kontrate 170.805.000 lekë, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore. Sipas hetimit të KLSH, me urdhrin e prokurimit nr 108, datë 06.04.2005 të Kryetarit të Bashkisë Edi Rama është ngritur komisioni i vlerësimit të ofertave i përbërë prej 5 anëtarë, pa specialist të fushës për punimet elektrike dhe gjelbërimet, të cilat janë parashikuar në preventiv dhe pa ekonomist, në kundërshtim me udhëzimin e KM, nr 1, datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik”, kapitulli IV, çka ngarkon me përgjegjësi drejtorin e Drejtorisë së Prokurimeve, drejtorin e Drejtorisë së Urbanistikës në cilësinë e Ish- drejtorit të Punëve Publike, drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës dhe përgjegjësin e Sektorit të Rrugëve dhe Veprave Publike.
    Tenderi është zhvilluar datë 13.06.05 në të cilin morën pjesë firma, “....” me ofertë në vlerën 170.804.932 lekë dhe firma “......” me ofertë në vlerën 170.941.341 lekë, ku subjekt fitues u shpall firma “....” për vlerën 170.804.932 lekë, nga 6 subjekte që kanë tërhequr dokumentacionin për pjesëmarrje në tender. Nga verifikimi i dokumentacionit të firmave u konstatua se: Firma fituese megjithëse në punimet e këtij objekti ka punime gjelbërimi rreth 4.3 milionë lekë, në stafin teknik nuk ka specialist të fushës për mbulimin e këtyre punimeve. Listë pagesat e paraqitura nga kjo firmë për muajt janar, shkurt, mars 2005, nuk pasqyrojnë në mënyrë korrekte të gjithë personelin inxhinier- teknik të deklaruar për realizimin e këtij investimi dhe drejtuesit teknik të përcaktuar në licencën profesionale të dhënë nga Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe kontratave respektive, duke krijuar një detyrim ndaj buxhetit të shtetit për derdhjen e kontributit të sigurimeve shoqërore në vlerën 1.257.000 lekë. Situata e krijuar në kushtet e mësipërme, pra të mos rakordimit të listë pagesave me të gjithë personelin e deklaruar të angazhuar, krijon premisa për ekzistencën e një evazioni dhe shmangie nga pagimi kontributit të sigurimeve shoqërore në vlerën 1.257.000 lekë (trajtuar më hollësisht në projekt-raport).
    Kualifikimet e këtyre shoqërive në këto kushte janë veprime në kundërshtim me ligjin nr 7971, datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, neni 12, me vetë kërkesat për kualifikim të vendosura nga enti prokurues, me procesverbalin nr 1, datë 06.04.2005 me udhëzimin e KM nr 3, datë 10.07.2003 “Për prokurimin publik”, kapitulli VII, udhëzimin e KM, nr 1,datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik”, kapitulli I, pika 3, kapitulli IV, të kërkesave për kualifikim të dokumenteve standarde të tenderit. ndërtimet (tender i hapur) bashkëlidhur udhëzimit të KM, nr 1, datë 01.01.1996 “Për prokurim publik”, çka ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave. Formulari i kontratës është firmosur më datë 02.06.2005 pra 3 ditë para botimit të njoftimit të fituesit në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, njoftim i cili është botuar datë 05.06.2005, veprim në kundërshtim me udhëzimin e KM, nr 1, datë 01.01.1996 ‘Për prokurim publik’, kapitulli VI.
    Tenderi 2
    Në tenderin e zhvilluar sipas urdhër prokurimit nr 109, datë 06.04.2005 me objekt “Ndërtim rruge e KUZ në rrugën Siri Kodra nga Kryqëzimi- rr. Besa- Lumë” me fond limit 146.140.000 lekë, fitues ofertuesi “.....” shpk me vleftë kontrate 144.717.000 lekë, u konstatuan këto shkelje të dispozitave ligjore: Me urdhrin e prokurimit nr 119, datë 06.04.2005 të kryetarit të bashkisë është ngritur komisioni i vlerësimit të ofertave i përbërë prej 5 anëtarë, pa ekonomist, në kundërshtim me udhëzimin e KM, nr 1, datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik”, kapitulli IV, çka ngarkon me përgjegjësi drejtorin e Drejtorisë së Prokurimeve, drejtorin e Drejtorisë së Urbanistikës në cilësinë e Ish- drejtorit të Punëve Publike, drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës dhe përgjegjësin e Sektorit të Rrugëve dhe Veprave Publike.
    Tenderi është zhvilluar datë 09.05.2005 në të cilin morën pjesë firma “.....” me ofertë në vlerën 145.644.476 lekë, firma “......” me ofertë në vlerën 144.717.168 lekë dhe firma “.....” me ofertë në vlerën 145.976.204 lekë, ku subjekt fitues u shpall shoqëria “.....” për vlerën 144.717.168 lekë, nga 12 subjekte që kanë tërhequr dokumentacionin për pjesëmarrje në tender.
    Nga verifikimi i dokumentacionit të firmave u konstatua se listë pagesat e paraqitura nga firma fituese, për muajt janar, shkurt, mars 2005, nuk pasqyrojnë në mënyrë korrekte të gjithë personelin inxhinier- teknik të deklaruar për realizimin e këtij investimi dhe drejtuesit teknik të përcaktuar në licencën profesionale të dhënë nga Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe kontratave respektive, duke krijuar një detyrim ndaj buxhetit të shtetit për derdhjen e kontributit të sigurimeve shoqërore në vlerën 199.025 lekë. Situata e krijuar në kushtet e mësipërme, pra të mosrakordimit të listë pagesave me të gjithë personelin e deklaruar të angazhuar, krijon premisa për ekzistencën e një evazioni dhe shmangie nga pagimi kontributit të sigurimeve shoqërore në vlerën 199.025 lekë (trajtuar më hollësisht në projekt-raport). Kualifikimet e këtyre shoqërive në këto kushte janë veprime në kundërshtim me ligjin nr 7971, datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, neni 12 me vetë kërkesat për kualifikim të vendosura nga enti prokurues me procesverbalin nr 1, datë 06.04.2005 me udhëzimin e KM nr 3, datë 10.07.2003 “Për prokurim publik” kapitulli I, pika 3, kapitulli IV, të kërkesave për kualifikim të dokumenteve standarde të tenderit, ndërtimet (tender i hapur) bashkëlidhur udhëzimit të KM nr 1, datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik”. Edhe këtu formulari i kontratës është firmosur më datë 30.05.2005 ose 6 ditë para botimit të njoftimit të fituesit në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, njoftim i cili është botuar datë 05.06.2006, veprim në kundërshtim me udhëzimin e KM nr 1, datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik”, kapitulli VI.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Tirona jone

    Nuk ka specialst ta rregulloje Tiranen e ta beje europiane.
    Keq e me keq mund te retushohet sic ka bere bashkia deri tani.
    Po pa shembur ca pallate e pa hapur ca sheshe per lulishte, per parking, per kende femijesh etj eshte e kote te flitet.
    Dhe pa bere politike penale per ndotjen asnjehere nuk pastrohet Tirana.
    Dhe pa rregurruar ujesjellesat e pa i shtuar ato nuk vjen uje ne cezmat e Tiranes.
    Pa bere nje projekt gjigand per ujrat e zeza me tunele shkarkimi 3 metra diametri era fekale do vije.
    Eshte gjynah i madh si eshte bere Tirana edhe ajrin ja kane hequr betonet.

    P.s e paska hequr nje s ky toske gega e po vazhdon karelaten e tij armike te Edi Rames
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 20-09-2007 më 06:55

  10. #10
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Me kete masaker urbane qe eshte bere keto vitet e fundit ne Tirane nuk ka rob zoti qe ta rregulloje. Te shpresojme ne nje mrekulli!
    FLANGO MA NON FLECTO

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 16-09-2010, 22:22
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisë së Tiranës
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  4. Marrdheniet Europiano-Amerikane. Konflikt apo Bashkepunim?
    Nga huggos në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 23-12-2003, 19:45
  5. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •