Rama ndërtonte rrugë me “ekspertë” që s’kishin licencë!
Përvec shkeljeve në procedurat e tenderit, vlerës financiare në dëm të taksapaguesve dhe buxhetit të shtetit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama urdhëronte vvartësit e tij të lidhnin kontrata me njerëz të njohur të kryetarit.Nga hetimet e bëra nga KLSH konstatohet se, një pjesë e tyre nuk dispononin aftësinë profesionale lidhur me zbatimin e projekteve, rasti i konkret i përket rikonstruksionit të rrugës “Fortuzi” vlera e ët cilit arrin rreth 800 mijë dollarë. Në tenderin e zhvilluar sipas urdhrit prokurimit nr 118, datë 06.04.2005 me objekt “Rikonstruksioni i rr Fortuzi nga rr. Durrësit- rr. Barrikadave” me fond limit 74.561.000 lekë, fitues ofertuesi “....” shpk me vleftë kontrate 73.894.000 lekë, u konstatuan të dispozitave ligjore:
Me urdhrin e prokurimit nr 119, datë 06.04.2005 të kryetarit të bashkisë është ngritur komisioni i vlerësimit të ofertave i përbërë prej 5 anëtarë, pa ekonomist, në kundërshtim me udhëzimin e KM, nr 1, datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik”, kapitulli IV, çka ngarkon me përgjegjësi drejtorin e Drejtorisë së Prokurimeve, drejtorin e Drejtorisë së Urbanistikës në cilësinë e Ish- drejtorit të Punëve Publike, drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës dhe përgjegjësin e Sektorit të Rrugëve dhe Veprave Publike.
Tenderi është zhvilluar datë 06.05.2005 në të cilin morën pjesë firma “.....” me ofertë në vlerën 73.973.237 lekë, firma “.....” me ofertë në vlerën 73.894.595 lekë dhe firma “.....” me ofertë në vlerën 74.192.686 lekë, ku subjekt fitues u shpall firma “.....” për vlerën 73.894.595 lekë, nga 10 subjekte që kanë tërhequr dokumentacionin për pjesëmarrje në tender.
Licenca
Nga verifikimi i dokumentacionit të firmave u konstatua se firma fituese me drejtues teknikë ..... e ..... nuk ka kontratë pune dhe në dosje mungon licenca profesionale e tyre. Firma fituese në datë 30.04.05 ka lidhur dy aktmarrëveshje për marrje me qira të dy kamionëve 10 ton dhe të një autoboti uji. Në këto aktmarrëveshje nuk përcaktohet tipi, targa e mjeteve dhe vlera e qirasë. Aktmarrëveshjet nuk janë të lidhura në zyrat noteriale. Megjithëse ka kontrata pune me drejtuesit teknik ....., për asnjë nga këta persona nuk ka paguar kontribut të sigurimeve shoqërore, llogaritja e të cilave është bërë në objektin “Rikonstruksion i Rr. 4 Shkurti nga Ura mbi Lanë deri te Garda”.
Megjithëse në punimet e këtij objekti ka punime gjelbërimi në masën 3.3 milionë lekë, në stafin teknik të veprës nuk ka specialist për mbulimin e këtyre punimeve.
Kualifikimet e këtyre shoqërive në këto kushte janë veprime në kundërshtim me ligjin nr 7971, datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, neni 12, me vetë kërkesat për kualifikim të vendosura nga Enti Prokurues me procesverbalin nr 1, datë 06.04.2005 me udhëzimin e KM, nr 3 datë 10.07.2003 “Për prokurimin publik”, kapitulli I, pika 3, kapitulli IV, të kërkesave për kualifikim të dokumenteve standarde të tenderit, ndërtimet (Tender i Hapur) bashkëlidhur udhëzimit të KM, nr 1, datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik”, çka ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave. Formulari i kontratës është firmosur më datë 30.05.2005, pra 6 ditë para botimit të njoftimit të fituesit në buletinin e agjencisë së prokurimit publik, njoftim i cili është botuar datë 05.06.2006, veprim në kundërshtim me udhëzimin e KM, nr 1, datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik”, kapitulli VI. Shqyrtimi dhe vlerësimi i dokumentacionit ligjor të kandidatëve dhe ofertave të ofertuesve nuk është korrekt, për pasojë kandidatët konkurrues duhet të s’kualifikoheshin dhe tenderi duhej të përsëritej.
Tenderi 2
Në tenderin e zhvilluar sipas urdhrit prokurimit nr 170, datë 03.05.2005 me objekt “Zgjerim i sipërfaqes së varrezave të Sharrës, Faza e II”, me fond limit 11.902.000 lekë, fitues ofertuesi “....” shpk me vleftë kontrate 11.843.000 lekë, u konstatuan këto shkelje të dispozitave ligjore: Tenderi është zhvilluar datë 30.05.2005 në të cilin morën pjesë firma “.....” me ofertë në vlerën 11.895.643 lekë dhe firma “.....” me ofertë në vlerën 11.843.124 lekë ku subjekt fitues u shpall firma me vlerën 11.843.124 lekë nga 4 subjektet që kanë tërhequr dokumentacionin për pjesëmarrje në tender.
Nga verifikimi i dokumentacionit të firmave u konstatua se listë pagesat e paraqitura nga “.....” për muajt janar, shkurt, mars 2005, nuk pasqyrojnë në mënyrë korrekte të gjithë personelin inxhinier- teknik në të deklaruar për realizimin e këtij investimi dhe drejtuesit teknik të përcaktuar në licencën profesionale të dhënë nga Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe kontratave respektive, duke krijuar një detyrim ndaj buxhetit të shtetit për derdhjen e kontributit të sigurimeve shoqërore në vlerën 460.900 lekë. Situata e krijuar në kushtet e mësipërme, pra të mosrakordimit të listë pagesave me të gjithë personelin e deklaruar të angazhuar, krijon premisa për ekzistencën e një evazioni dhe shmangie nga pagimi kontributit të sigurimeve shoqërore në vlerën 460.900 lekë (trajtuar më hollësisht në projekt-raport).
Listë pagesat e paraqitura nga “.....” për muajt janar, shkurt, mars 2005 nuk pasqyrojnë në mënyrë korrekte të gjithë personelin inxhinier- teknik të deklaruar për realizimin e këtij investimi dhe drejtuesit teknik të përcaktuar në licencën profesionale të dhënë nga Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe kontratave respektive, duke krijuar një detyrim ndaj buxhetit të shtetit për derdhjen e kontributit të sigurimeve shoqërore, në vlerën 429.475 lekë. Situata e krijuar në kushtet e mësipërme, pra të mosrakordimit të listë pagesave me të gjithë personelin e deklaruar të angazhuar, krijon premisa për ekzistencën e një evazioni dhe shmangie nga pagimi i kontributit të sigurimeve shoqërore në vlerën 429.475 lekë (trajtuar më hollësisht në projektraport). Punimet në këtë objekt janë pezulluar, mbasi nuk ishte bërë më parë shpronësimi i pronarëve të truallit. Kualifikimet e këtyre shoqërive në këto kushte janë veprime në kundërshtim me ligjin nr 7971, datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, neni 12, me vetë kërkesat për kualifikim të vendosura nga enti prokurues me procesverbalin nr 1, datë 06.04.2005 me udhëzimin e KM, nr3, datë 10.07.2003 “Për prokurimin publik”, kapitulli I, pika 3, kapitulli IV, të kërkesave për kualifikim të dokumenteve standarde të tenderit, ndërtimet (tender i hapur) bashkëlidhur udhëzimit të KM, nr 1, datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik”, çka ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave.
Krijoni Kontakt