Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    I çmenduri lë Jugun pa drita

    Tenton vetëvrasjen në shtyllën e tensionit të lartë, 4 rrethe në errësirë

    Ngjarja në Ballsh. 40-vjeçari zbret vetëm në orën 21:30, pas negociatave të gjata me policinë dhe premtimit se nuk do të arrestohej


    Tentativa e vetëvrasjes së një 40-vjeçari ka lënë pa drita gjithë Jugun e vendit dje në mbrëmje. Një banor i qytetit të Ballshit ka hipur në majën e një shtylle të tensionit të lartë, pranë Termocentralit (TEC), në orën 19:00, duke tentuar të hidhet prej andej. Për të shmangur tragjedinë, drejtuesit e TEC-it të Ballshit vendosën të ndërpresin rrymën elektrike në shtyllë, duke lënë kështu pa energji elektrike gjithë Jugun e vendit, që nga Ballshi deri në Gjirokastër.

    Personi që ka tentuar të vetëvritet është Isa Haxhi Malaj, që sipas banorëve të qytetit të Ballshit njihet si njeri me probleme mendore. Mësohet se 40-vjeçari ka hipur në shtyllë pas një sherri që ka pasur me një fqinjën e tij. Burri ka pasur frikë mos fqinja e denonconte në polici dhe sipas dëshmitarëve ka deklaruar që nga maja e shtyllës 30-metërshe se do të vetëvritej për të mos rënë në duart e policisë.

    Pak minuta pasi burri ka hipur në shtyllë, në vendngjarje kanë mbërritur dy furgonë të Policisë së Komisariatit të Mallakastrës me 25 efektiva dhe me në krye shefin e këtij komisariati, Kudret Strumi. Sipas këtij të fundit, ka qenë shumë e vështirë të negociohej me 40-vjeçarin që kishte hipur në shtyllë, për shkak të gjendjes së tij të trazuar.

    Pas dy orësh, policët i kanë premtuar 40-vjeçarit Isa Malaj se nuk do ta arrestonin dhe janë larguar nga shtylla, për t‘i dhënë atij siguri. Më pas, një punëtor i linjave të tensionit të lartë është ngjitur në shtyllë dhe pasi ka biseduar për pak minuta me Malajn, e ka bindur dhe e ka ndihmuar të zbresë në tokë.

    Në orën 21:20, Isa Malaj ka zbritur nga shtylla i pa shqetësuar nga policia, duke i rikthyer në këtë mënyrë dritën gjithë Jugut të Shqipërisë.

    Shefi i Komisariatit të Mallakastrës tha pas zgjidhjes së situatës, se ndaj Isa Malajt nuk do të merret asnjë masë, pasi është i papërgjegjshëm. "Malaj është shoqëruar në polici vetëm për disa minuta, për t‘i marrë një deklarim, në prani të familjarëve. Nuk e arrestojmë, sepse ai është i sëmurë dhe mbajtja në polici vetëm do t‘ia përkeqësonte gjendjen", tha Strumi.

    Isa Malaj kishte hipur në shtyllën e linjës nr.2 të sistemit unazor të tensionit të lartë. Kjo linjë, që e merr energjinë nga Elbasani, furnizon me energji elektrike rrethet e Mallakastrës, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Përmetit. Termocentrali i Ballshit, që prej disa vitesh nuk prodhon energji, luan tani rolin e një stacioni shpërndarjeje për Jugun.

    Nuk dihet nëse Isa Malaj ka qenë i vetëdijshëm për pasojat që mund të sillte hipja e tij pikërisht në shtyllën e kësaj linje të rëndësishme, por ai ka udhëtuar rreth 5 kilometra që nga shtëpia e tij në skajin perëndimor të qytetit deri te shtylla, që ndodhet në skajin lindor të tij.

    Në verën e vitit të shkuar, një defekt në të njëjtën linjë transmetimi la pa energji elektrike për gjashtë orë Mallakastrën, Tepelenën, Gjirokastrën dhe Përmetin.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    I çmenduri lë Jugun pa drita
    Po me mire te kishte vdek se sa ka len komplet jugun pa drita e bela Shqiptaret hallexhi qe kan qen smure ne ate momente

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Gzohem qe shiptari e mban fjalen, si ai komisari qe ka negociar me te "çmendurin" ky eshte nje hap i mire per demokratizim.
    Duke pare se ketu ku jetoje se çfare padrejtesishe iu bejne keta vete shtetasve te tyre , jo vetem te huajve, ky komisar meriton nje çmim nderi te miresjelljes me njerzit.
    Nasht per dy ore qe mbetten pa drite, jeta e nje njeriut edhe pse e klasifikojmi si te çmedur, ka vlere me shume sepse vetem keshtu do te perparoje shqiperija dhe shqiptaret do ngriten ne pergjithsi.

    Bravo zoti komisar !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 13-04-2007 më 22:01

Tema të Ngjashme

  1. Marrezi Ligjore Apo Cmenduri E Ligjshme
    Nga B U R R I në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-02-2009, 18:42
  2. Sekretet e nje te çmenduri
    Nga _bliss_ në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 07:48
  3. Lawrence Block
    Nga daniel00 në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-12-2008, 06:44
  4. Lajmet nga Superliga 2006/2007
    Nga OO7 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 1035
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:39
  5. Ndonje cmenduri ne emer te dashurise?
    Nga FLOWER në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-12-2004, 19:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •