Artikulli i meposhtem i dates 30 mars eshte botuar ne gazeten Shekulli. Edmond Cata eshte profesor i shkencave politike ne Northern Kentucky University (te pakten qe heren e fundit kur kam biseduar me te). Artikulli eshte shkruar bukur, per mendimin tim, dhe drejte. Si mendoni rreth ceshtjes, duke u nisur nga ky artikull?
---
Zgjidhje, apo sėrish pseudozgjidhje?
Nga Edmond Cata
30-03-2007
Mė datėn 14 mars, Kėshilli i Ministrave aprovoi projektligjin e ri pėr Arsimin e Lartė, tė formuluar dhe propozuar nga MASH. Meqė, qė nga vėnia e z.Pollo nė krye tė MASH-it ka kaluar afro njė vit dhe, meqė ky projektligj pėrfaqėson materializimin e konceptimit qė qeveria Berisha ka pasur pėr politikė-bėrjen dhe reformimin e Arsimit tė Lartė, ėshtė tejet e rėndėsishme tė ndalet dhe pyetet: A sjell ky projektligj vėrtet ndryshime pėr Universitetin nė veēanti dhe Arsimin e Lartė nė pėrgjithėsi?
Ēėshtja nuk ėshtė nėse z.Pollo dhe Berisha, arrijnė apo jo tė na bindin se ligji i tyre jep e konsolidon autonominė e universiteteve, se ai ėshtė produkt i mendimit universitar vendas e ekspertizės ndėrkombėtare, apo se ligji pėrshtat shkollat tona tė larta me Procesin e Bolonjės. Politika atė punė ka: t'i mėshojė retorikės! E ka bėrė mė parė kėtė ish-ministri i Arsimit, tashmė zė e vulėhumbur, z.Memushi, i cili nuk linte vend pa llokoēitur si top ēamēakėzi togfjalėshin "Procesi i Bolonjės"; nė gjurmė tė tij po ecin tani z. Berisha, i njohur edhe mė parė pėr broēkullat qė kėput vend e pa vend, dhe z. Pollo, krejt i padėgjuar mė parė tė artikulojė publikisht idera apo prononcime pėr ēėshtje tė Arsimit tė Lartė, nė veēanti. Ēėshtja, po ashtu, nuk ėshtė as edhe nėse z. Pollo dhe Berisha suksesojnė nė kthimin e tij nė ligj; nė Parlament kanė jo vetėm numrat, por edhe tė paditurit qė duhen pėr ta kaluar atė. Ēėshtja ėshtė: Sa jetėgjatėsi do tė ketė ligji "Pollo-Berisha"? A ėshtė ai vėrtet njė ligj cilėsor?
Pėrse ky ligj nuk sjell njė cilėsi tė re dhe mund tė mos e ketė jetėn tė gjatė? Sepse jetėgjatėsia e njė ligji, ka tė bėjė me tri gjėra: E para, sa arrin ligji tė vėrė realisht gishtin mbi problemin e vėrtetė? E dyta, sa ofron ligji zgjidhje reale tė problemit tė vėrtetė? E treta, produkt i ē'know-how ėshtė zgjidhja qė ofron ligji. Ligjbėrja,nė esencėn e vet, ėshtė produkt dhe dėshmi gjithashtu e dy gjėrave: largpamėsisė sė ligjbėrėsve; cilėsisė sė mendimit e vizionit tė tyre. Krahasuar me shumė Kushtetuta tė tjera, Kushtetuta Amerikane ka pėsuar mė pak ndryshime e shtesa dhe mbetet njė dokument po aq vital, sa edhe nė ditėn qė u shpall. Pse? Pikėrisht sepse ata qė e hartuan atė, "Founding Fathers" siē i quajnė amerikanėt "Baballarėt e Kombit", ishin jo vetėm vizionarė, por edhe largpamės; jo vetėm largpamės, por edhe tė ditur; jo vetėm tė ditur, por edhe dijesaktė!
Z.Pollo ėshtė mburrur disa herė, se projektligji i tij ėshtė produkt i pjesėmarrjes dhe bashkėpunimit mes pėrfaqėsuesve tė universiteteve, i mendimit tė specialistėve apo institucioneve tė huaja, qė nga Banka Botėrore e deri tek Kėshilli i Evropės. Se sa kėta aktorė kanė qenė nė gjendje tė kontribuojnė realisht, kjo mbetet e diskutueshme. Por se ē'rėndėsi kanė pėr njė zgjidhje reale dhe afatgjatė jo vetėm vullneti politik, por edhe know-how e dija e saktė, kėtė pakkush mund ta vėrė nė dyshim.
Nė procesin reformė-konceptues, elementi shqiptar ka dėshmuar jo pak herė njė karakter lokalist tė horizontit tė vet, udhėheqje jo nga idealizmi, por nga rendja pas parasė sė rastit e paragjykimet, dhėnie zgjidhjesh jo mbi modele e dije tė sakta, por mbi baza intuitive. Nuk janė tė pakta rastet kur si garantues cilėsie sillen edhe emra institucionesh tė huaja. Banka Botėrore mund tė ketė financuar hartimin e projektligjit, por kjo nuk do tė thotė se edhe ia ka vėnė vulėn ligjit, sepse misioni i saj nuk ėshtė ky. Po, brenda kontekstit tė procesit reformė-konceptues, eksperti i huaj jo pak herė ka rezultuar se e ka gjetur mė tė lehtė t'u hapė rrugė presioneve tė elementit shqiptar dhe "shqiptarizohet" sesa t'i qėndrojė besnik know-how tė vet. Ky kompleks mund tė shpjegojė ndoshta, pėrse reformat nė Shqipėri as fillojnė, as mbarojnė; as prekin problemet reale, as ēojnė nė zgjidhje afatgjata tė problemeve. Tė maturit e ndryshimeve jo me modelin e dijen e saktė, por me hijen e vetvetes, mė shumė se nė zgjidhje reale tė problemeve, ka ēuar nė konsolidimin e kulturės sė paternalizmit etatist dhe mballosjes.
Shumė mendje, nganjėherė vėrtet ndihmojnė pėr bėrjen e mė tė mirės. Por shqip, nganjėherė themi "shumė, e pėr lumė!". Kjo do tė thotė se nuk ka rėndėsi numri, por se sa "know-how" i famshėm udhėheq veprimin: Mund tė jenė tė shumtė ata qė thirren tė gatuajnė nė magje, por produkt i kujt ėshtė brumi? I intuitės personale, d.m.th., tė bėrit tė gjėrave me si tė ta marrė mėndja? Apo i dijes sė saktė? Ajo qė mund tė thuhet me siguri ėshtė kjo: Se sa cilėsor ėshtė njė ligj, se sa ndryshime sjell ai dhe se sa ndryshimet qė mund tė sjellė ai, janė nė pėrputhje me kėrkesat dhe shpresat, kjo nuk varet as nga numri i emrave, as nga titujt para tyre, as nga ekspertėt apo institucionet e huaja, qė thuhet se kanė ofruar mendime apo financime, as nga tė thėnurit se ky ligj ėshtė "bekuar" edhe nga tė huajt. Ē'ndryshime sjell njė ligj, sa cilėsor ėshtė ai varet vetėm nga sa ai bėn tri gjėra: sa vė realisht gishtin mbi problemet reale, sa ofron realisht zgjidhje tė problemeve, ē'know-how qėndron pas zgjidhjeve qė ofron! A karakterizohet ligji "Pollo-Berisha" nga kėto tri elementė?
Nota qė mund t'i vihet ligjit "Pollo-Berisha" dhe jetėgjatėsia e tij mund tė shihet, mjafton tė pyetet: Ky ligj, a identifikon problemin e vėrtetė dhe a vė realisht gishtin mbi problemet tė mbajnė peng Universitetin dhe Arsimin e Lartė shqiptar? Ky ligj, a ofron vėrtet zgjidhje reale tė problemeve ekzistuese? Ky ligj, nė zgjidhjen qė ofron, ėshtė mbėshtetur mbi know-how tė vėrtetė apo ėshtė udhėhequr nga paragjykime, zgjidhjet intuitive, modele e praktika tė bastarduara dhe shqiptarizuara nė mėnyrėn mė tė keqe dhe pseudo know-how?
---
Krijoni Kontakt