Donatela, sundimtarja e perandorisë së veshjeve dhe një nga ikonat që venerohet jo vetëm nga njerëzit e artit

Më në fund arrita ta fal veten". Nga kush? "Se kam bërë gjëra që
më kanë treguar, se u kam bërë keq personave që i doja shumë,
duke i bërë keq njëkohësisht edhe vetes sime". Gazetat shkruajnë:
"Është biondja më e famshme në botë", amerikanët e thërrasin
me përkëdheli "The Donatella", ose edhe D.V., si marka e një jete
të re, që e ndan përfundimisht nga vitet e errëta, ku mendonte se po
e humbiste gjithçka: ndërmarrjen, familjen, mbi të gjitha vetveten,
Donatella Versace-n. "Po në të vërtetë kam mbijetuar: pas vdekjes së
Gianni-t janë vitet më të vështira të ‘Versace‘-s, në fund të martesës
sime, nga frika për të mos ia dalë, në brishtësinë e vajzës sime, nga
vetmia, nga kokaina. Dhe nëse arrin të falësh ndihesh shumë e fortë
dhe mund të rifillosh nga e para, për të ecur përpara".
Kanë qenë vite ku për të kërkuar të takoje Donatella-n ishte
shumë e vështirë, sepse ishte e zënë vetëm nga puna dhe nga ca
konferenca shtypi të lodhshme, në të cilën i bëheshin pyetje "profane"
kësaj gruaje të braktisur nga "fashion star", ku ishte e detyruar
të luante rolin e një gruaje fituese, e sigurt për
vetveten, shumë mondane, me një individualitet
plot fat, mbretëresha e një bote të saj të mbushur
me shumë famë, me shumë diva të rokut, kinemasë
dhe miliarderë, top modele: por ishte shikimi
i saj arratisës dhe i plagosur, duke ndërthurur
një tjetër histori, atë të një personi të gjymtuar, të
vuajtur, me mendime të largëta, të dhimbshme
dhe të frikshme. Të gjithë imagjinonin, të gjithë
flisnin nën zë dhe jo për keqardhje humane apo
për ndonjë dashuri autentike, pasi dihet, bota e
modës me gjithë milionat e saj është false dhe e
paprekshme.
Dhe tani vërtet që Donatella Versace është një
tjetër grua (45 minuta aerobi, 20 minuta me peshat
për çdo ditë) një zbulim i thjeshtë, shpërthyes, i
kontrolluar: është 50 vjeç, "por mosha në vite nuk
ka vlerë, edhe pse unë nuk ndihem e detyruar të
jem e re, pasi nuk më intereson fare. E rëndësishme
është energjia që kam rigjetur në vetvete, që më ka
bërë të kontrolloj gjithçka, për të kapërcyer pa frikë
ditë të lodhshme pune, përgjegjësish krijimtarie,
përfaqësimi, mbi të gjitha dashuria për bijtë e mi,
që shoqëron çdo mendim timin".
"Nxirja" shumëvjeçare, xhepa ekstremë, rroba
tërheqëse, një kohë gjithnjë e errët, tashmë me
ngjyra të shumëllojshme, me bizhutë e shtëpisë,
qerpikët e mëdhenj rreth syve jeshilë dhe mbi të
gjitha ballukja e flokëve biondë metalixato e kopjuar
nga miliona vajza të reja në të gjithë botën, janë
si një uniformë pune, janë estetika e rojtarit, janë
boshti i punës së saj disavjeçare.
Trupi i saj vocërrak është shumë i vogël dhe Donatella
duket se i përket edhe më shumë Maison
Versace-s: është paraqitja e saj që promovuan
produktin, akoma edhe më të bukur se ato të modeleve
që sfilojnë ngado, të adhuruara, për të prezantuar
çanta e veshje, parfume e këpucë, mbulesa
dhe mobilie, bizhu e syze dhe tani edhe hotele
me shtatë yje (në Melbourne e në Dubai), si edhe
një flotë me jet privat dhe luksi absolut. Donatella
e vërtetë zhytet edhe një tjetër herë në shikim, e
lirë për të zhdukur turpin, rezervimin, paqartësitë
dhe dëshirën për një përkujdesje më të madhe.
Pas pak muajsh do të mbushen 10 vjet dhe duket
e pamundur që kanë fluturuar kaq shpejt e me lehtësi
këto vite, që nga ai mëngjes i 15 korrikut 1997
në shtëpinë në Majemi, ku Gianni Versace është vrarë. Donatella ishte
duke përgatitur në Romë sfilatën e saj televizive në "Piazza di Spagna",
kur mësoi lajmin e hidhur; dy fëmijët e saj, Allegra, në atë kohë
vetëm 11 vjeçe dhe Daniel, 6 vjeç, mësuan nga televizori që xhaxhai
i shkëlqyer, shumë i dashur dhe i adhuruar, nuk kishte për t‘i
përqafuar më, t‘i takonte dhe të kënaqej me ta.
Dhjetë vjet nuk i kanë mjaftuar Donatella-s, vëllait Santo dhe fëmijëve
të liroheshin nga hijet e asaj tragjedie dhe për të tjerët mbeten
të paharrueshme ato pamje në atë funeral në Duomo të Milanos, me
një pjesëmarrje të yjeve, që qyteti nuk i kishte njohur më parë. Ishte
edhe princesha Diana, edhe ajo lotonte për vdekjen e tij, pa e ditur
që i kishin mbetur akoma edhe pak javë nga jeta e saj.
Bollëku, sukseset e viteve ‘90 përfunduan pikërisht në verën e
vitit 1997. Gjithçka mori fund: kishin shkuar artistë, të cilët kishin
veshur bukurinë dhe shfrenimin e dhjetëvjeçarit, princesha e bukur
e nervoze, e cila kishte shkëlqyer me momentet e saj të mërzitshme dhe të dashurit e saj. "Jemi duke menduar kujtimin e Gianni-t, pa "klithma", në respekt të pasioneve të tij, modës e artit: duam një kurues të talentuar dhe të ndjeshëm, që të dijë të restaurojë si një "relike" veprat e tij, të dy pasioneve të tij. Pas tragjedisë, duke lënë mënjanë dhembjen dhe boshllëkun, mora mbi vete përgjegjësinë për të qenë krijuese dhe madje pa muzë: frika e përballjes më terrorizonte, duke punuar pa e ndjerë fare lartësinë e duhur,
duke mos besuar më te vetja, duke vijuar të mendoja, po
ai çfarë do të bënte sot? Gianni nuk dashurohej asnjëherë
me atë që bënte, e harronte shumë shpejt, duke u
tërhequr nga të tjera kuriozitete, shumë i kujdesshëm
për realitetin dhe për ndryshimet".
Ndërmarrja po fundosej, faturat binin nën kosto gjithnjë
e më shumë dhe bota e modës e brishtë priste fundin
e saj: "Familja e ka kuptuar, bëri një hap mbrapa, shiti
shtëpinë, veprat e artit, duke shkulur gjithçka nga rrënjët
dhe duke gjetur një menaxher përgjegjës, Giancarlo
De Risio dhe sot ‘Versace‘ vazhdon punën shkëlqyeshëm".
Dy sfilatat e fundit për femra dhe meshkuj, për
pranverën e ardhshme, kanë qenë një sukses i madh, ku
janë përshkruar edhe si sfilatat më të bukura të stinës.
"Ndoshta për herë të parë ishin me të vërtetë të miat.
U kam dedikuar 10 vjet të jetës sime dhe shumë sforco
për t‘u çliruar nga ADN-ja e Gianni-t e që më pengonte të
isha vetvetja, të vazhdoja përpara, të krahasohesha me
ndryshimet e shoqërisë, por edhe me shijet e mia të thella.
Sot nuk më koha e top modeleve, debutimeve, vulgaritetit,
nudos; kam kuptuar se bukuria femërore nuk është
më vetëm e jashtme, por është e ndërthurur edhe me sjelljen,
vendosmërinë, kulturën dhe ekzistencën. Edhe luksi
ka ndryshuar dhe ‘Versace‘ gjithashtu mbështetet tashmë
në luksin e madh: jo më në dekoracione, por në pastërti e
thjeshtësi, prerje perfekte, veshje të mrekullueshme". Kjo
do të konfirmohet pas një jave me sfilatën e fundit të koleksionit të ri
për meshkujt 2008.
Unë akuzohem madje nga moda se jem shkaku kryesor i anoreksisë,
duke propozuar modele shumë të dobëta. "Është një budallallëk,
ne nuk lëmë të sfilojnë modele skeletike, por vetëm vajza shumë
të bukura, shumë të reja, të gjata dhe sigurisht elegante. Anoreksia
nuk ka të bëjë absolutisht me modën, me pamjen e jashtme: është një
sëmundje e tmerrshme, një vuajtje e zezë, e lidhur me veshjet, me
modelet, do të thotë që jesh shumë sipërfaqësor, të mos dish asgjë nga
bota e modës". Donatella e di: Gianni vdiq në korrik dhe në gusht Allegra
u largua nga ushqimi si ndaj një armiku, duke bërë jetën e një
fëmije që vuan nga një humbje e madhe, e papranueshme, të
vetëvritej ishte një mënyrë foshnjarake dhe e dhimbshme për t‘u
mbrojtur nga agonizmi i errët që e kishte burgosur. Atëherë: por tani
Allegra është 20 vjeçe, jeton në SHBA, ku frekuenton kurse finance
dhe recitimi, është një vajzë me një bukuri delikate, me një paraqitje
aristokratike dhe misterioze, me sy të bukur, të qartë e me një shikim
të thellë.
Interneti është i mbushur me foto të saj dhe është bërë një personazh
mediatik, shumë i dashur e i admiruar, sidomos nga të rinjtë që e
komplimentojnë për rikthimin e saj në jetën normale. Në moshën
18-vjeçare Allegra është bërë aksionistja kryesore e "Versace"-s. Xhaxha
Gianni, me shumë mundësi do t‘i linte asaj gjithçka. Qëkur ishte
11 vjeçe ajo kishte arritur deri në 50% të shoqërisë: "Pas pak vitesh do
të jetë ajo që do të vendosë: nëse do të bëhet aktore do të jemi të
lumtur, nëse do të merret me "Versace"-n, akoma edhe më shumë,
edhe pse vëllai i saj, Daniel, që është vetëm 16 vjeç ka zgjedhur
muzikën, kompozon, luan në kitarë dhe ka edhe një grup". Është një
djalë simpatik, xhentil, i edukuar, shumë më i gjatë se nëna e tij, e cila
i qëndron pranë për çdo gjë që ka të bëjë me të ardhmen e tij. "Jam e
lumtur për të, ka shumë talent dhe unë këtë e kuptoj mjaft mirë. Ai
dashuron rokun, nga ‘Red Hot Chili Peppers‘ deri te ‘Killers‘".
Nënë e bir janë të lidhur nga një dashuri e qetë, nënë e bijë janë
të lidhur nga dhimbja që i bashkoi. Një natë, një natë të tërë në
vitin 2004, miqtë dhe mbi të gjithë Elton John, kanë luftuar për të
bindur Donatella-n që kështu nuk mund të shkonte më përpara:
mëngjesin tjetër ajo mori avionin për në Arizona dhe u shtrua në
një klinikë për dezintoksikim: "Kisha arritur deri në atë pikë sa e
urreja veten, por nuk arrija ta modifikoja jetën time. Po devijoja,
por nuk po më mjaftonte që ta kapërceja këtë situatë, duhet të gjeja
edhe më shumë kurajë për të pranuar gabimet e mia me zë të
lartë, përpara të gjithë atyre që më donin vërtet shumë mua e familjen
time dhe t‘u kërkoja falje. E bëra dhe rifillova nga zero". Donatella
e re ka rizbuluar miqësinë femërore: "Miuccia Prada më ka fituar
me autonominë e saj, talentin e kulturën dhe me shakatë e saj.
Kundërshtarët shtyhen, është e vërtetë, por në fund të fundit ne
jemi shumë të ngjashëm".
Në inaugurimin e "Scala" ajo shoqëronte Rupert Everett, mikun e
përjetshëm, që i ka kushtuar një kapitull të veçantë në autobiografinë e saj shumë tërheqëse, "Red Carpets And Other Banana Skins" (Tapeti i kuq dhe shumë vrima të tjera bananesh). E kujton shumë vite më parë, si "një kamikaze bionde me lëkurë të nxirë dhe taka të gjata, ku
mungonte vetëm një mitraloz", që hyri në dhomën ku ai dhe Gianni
"dhe një tjetër grup miqsh" u mekën, duke lënë në mes bisedën.
"Kishte një lidhje të çuditshme mes të vëllait dhe motrës, një transmetim
energjie. Dukeshin shumë formalë, shumë ushtarakë nga
njëri-tjetri, duke folur një italishte të çuditshme. Më pas ajo iku.
Ndoshta për të marrë pjesë në ndonjë ekzekutim mendova". Pas
tragjedisë, pak e nga pak, Donatella dhe Everett janë lidhur edhe më shumë në vitet e çmendurisë, në maturitetin e ri. Tani "ajo duket e lumtur dhe e çlirët. Është kthyer në vetvete. Është motra dhe ikona, nëna dhe mikja, të gjitha së bashku". E shkuara nuk merret shumë
vesh, por gjithsesi "Donatella nuk shikon më mbrapa". Është e
vërtetë, ka mësuar dhe shikon vetëm përpara. Ajo thotë: "Tani dua tëkthehem në lojë për gjithçka, edhe në dashuri".

Gazeta SHQIP