Pas lindjes,hormonet kane nje reagim te vecante e jane shume te ndjeshem.Nje gje e tille eshte vertetuar nga nje studim qe eshte bere me nje kampionat prej 1800 nenash te reja,ne nje qender spitalore te Tel Avivit.
Keshtu,eshte zbuluar nje lidhje e ngushte mes shqetesimeve qe mund te kete kaluar nena gjate fazes se trete te shtatezanise,shqetesimeve te meparshme,çrregullimeve seksuale apo çrregullimeve te tjera hormonale,si edhe rrezikut per te pasuar depresione pas lindjes.
Te rrezikuara jane edhe ato gra te cilat nuk kane patur nje qendrueshmeri psikollogjike gjate pubertetit e,per me teper,me te kercanuara jane ato ato gra te cilat e kane lindjen e tyre te pare.
Nje psikolog shpjegon;"Rezultatet thone se eshte e mundur qe te behet nje parashikim se cilat jane ato gra qe jane me te ekspozuara ndaj ketij rrisku pas lindjes,thjesht duke analizuar aktivitetin e tyre te meparshem hormonal".
Faktoret psikosociale,te cilet jane konsideruar tradicionalisht shume te rendesishem,ashtu si niveli i ulet social ekonomik,mungesa e mbeshtetjes nga partneri,shtatezania e padeshiruar apo jo ne kohen e duhur etj.....,nuk kane qene faktore kaq te rendesishem siç eshte menduar,pasi ato nuk kane zene ndonje peshe shume te madhe ne studim.
Megjithate te gjithe psikiatret jane te bindur se shkaku qe con ne depresion,te te gjitha formave,eshte nje mori e teren arsyesh,qe ne gjuhen shkencore eshte quajtur "eciologjia multifaktoriale".
Pergjegjesi i ngarkuar me kete projekt ne kete kampionat thote;"Faktoret biologjike,psikologjike dhe sociale kane nje ndikim shume te madh ne shendetin dhe qendrueshmerine psikologjike te te gjithe individeve.Ato cojne ne gjendje shume stresante te njeriut,por nuk jane te vetmit faktore te rendesishem qe ndikojne ne traumat e depresionet paslindjeje,pasi ato mund ti kaloje kushdo,por kuptohet qe jane shkak patologjish e,mbi te gjitha,nje plus ne perkeqesimin e gjendjes psikologjike te pacientit"..
Nga eksperienca juaj personale ose e dikujt tjeter,cfare mund te na thoni rreth ketij depresioni?
respekte
Krijoni Kontakt