Artikull nga Gazeta Shqip (gazeta-shqip.com):
Investigimi i "Fiks Fare": Në vitin 1992, procedura urgjente për ta bërë "shqiptar" të kërkuarin nga CIA për terrorizëm Berisha i ka dhënë nënsh tetësinë shqiptare krahut të djathtë të Osama Bin Laden.
"Fiks Fare" e zbuloi këtë fakt, dje në emision. Dokumentet e publikuara në këtë emision vërtetojnë veprimin e Kryeministrit aktual shqiptar, Sali Berisha, gjatë kohës kur qëndronte në postin e Presidentit të Republikës. Pikërisht i njëjti person, i cili sot është në detyrën e Kryeministrit të vendit dhe çdo ditë akuzon mediat se janë kthyer si hanxharë në duart e mafies, 15 vjet më parë ka firmosur dhënien e nënshtetësisë për një njeri shumë të kërkuar nga CIA dhe i cilësuar si krahu i djathtë i të kërkuarit si kryeterrorist, Bin Laden. Nga dokumentet vërtetohet se ka pasur një urgjencë të institucioneve shqiptare për t‘i dhënë nënshtetësinë shqiptare Abdyl Latif Salehut. Më 17 shtator të vitit 1992 është paraqitur kërkesa e këtij personi pranë autoriteteve përkatëse për të marrë shtetësinë shqiptare. Po atë ditë, me urgjencë të madhe, kërkesa është dërguar në Ministrinë e Rendit dhe një muaj më pas, më 21 tetor 1992, Presidenti i Republikës me dekretin e firmosur prej tij, që mban numrin 328, i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare Abdyl Latef Saleh, së bashku me 40 persona të tjerë.
Gjithashtu, "Fiks Fare" ka publikuar dje një letër të ish-presidentit të atëhershëm të Shqipërisë, zotit Sali Berisha drejtuar Sheikut El-Essa, më 23 tetor të vitit 1992, ku midis të tjerash, i bën me dije se ishte informuar nga doktor Abdul Latif Saleh, për dëshirën e tij për të vizituar Shqipërinë dhe për të diskutuar mbi projektet e këtij sheiku për vendin tonë. Pra, përmes kësaj letre, të firmosur nga vetë Berisha vërtetohet afrimiteti që ai kishte me zotin Saleh. Ndërkaq, letërkëmbimet vazhdojnë. Më pas, Saleh i kthen përgjigje Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Berisha, për vizitën e sheikut të Kuvajtit dhe projekteve të tyre për të investuar në Shqipëri. Ky faks, drejtuar ish-numrit 1 të shtetit shqiptar në vitin 1992 mban firmën e njeriut më të kërkuar nga CIA, Abdyl Latif Saleh, i cili në atë kohë premtonte investime në sektorin e shëndetësisë. Një vit më vonë, më 24 nëntor të vitit 1993 në Shqipëri zhvillohet ceremonia për dekorimin e dr. Ahmed Mohamed Ali. Ceremonia zhvillohej në Tiranë dhe në listën e të ftuarve ishin kryetari i komisionit ekonomik, i komisionit juridik, 10 ambasadorë të vendeve të ndryshme si: Palestina, Libia, Egjipti, përfaqësuesi i Komunitetit Evropian, FMN, PNUD, Bankës Botërore, FAO etj., përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe të Presidencës. Përveç personave të mësipërm, në listën e 45 të huajve që merrnin pjesë në Konferencën e Investimeve, bie në sy emri i zotit Jassin Kadih. Por kush është Saleh, personi që ish-presidenti Berisha i ka dhënë nënshtetësi shqiptare dhe ka pasur letërkëmbim me të? Sipas një raporti të Departamentit të Thesarit në SHBA, Saleh, ishte i lidhur ngushtë me Osama Bin Laden dhe është dëbuar nga Shqipëria si anëtar i grupit radikal të Xhihadit. Sipas këtij njoftimi, Bin Laden i ka dhënë zotit Saleh 600 mijë dollarë për të nxitur krijimin e grupeve ekstremiste në Shqipëri. Ma pas, Saleh krijoi dhe organizoi në Shqipëri një degë të organizatës së Xhihadit, që është financuar nga fondacioni "Al Haramain", një organizatë joqeveritare e lidhur me Al-Kaedën. Ndërsa Jassin Kadih është cilësuar, po në një raport të Departamentit të Thesarit në tetor të vitit 2001, si një mbështetës i grupit të Xhihadit, që kryesohej nga Saleh. Ky i fundit dhe Kadih, sipas këtij raporti, kishin ndërmarrë biznese të përbashkëta, siç ishte ai i importit të sheqerit, sipërmarrje mjekësore dhe në fushën e ndërtimit. Saleh menaxhonte të gjitha bizneset e Kadih në Shqipëri.
---
Une ende vazhdoj te mendoj se Konica kishte shume te drejte kur e konsideronte popullin shqiptar te prapambetur. Kjo sepse ky popull vazhdon t'i brohorase ketyre pseudo-liderave (fjale e madhe kjo) dhe nuk ka kulturen e duhur per t'i hedhur poshte sic ndodh ne boten demokratike perendimore. Nga ky fakt (dhe nga shume te tjera qe nuk publikohen nga keto media 'mafioze') del se kryeministri i ketij populli dhe elementet e qeverise se tij karakterizohen nga e shkuara e tyre e erret dhe virale.
Krijoni Kontakt