Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 36
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Post Berisha i dha nënshtetësinë krahut të djathtë të Bin Laden

    Artikull nga Gazeta Shqip (gazeta-shqip.com):

    Investigimi i "Fiks Fare": Në vitin 1992, procedura urgjente për ta bërë "shqiptar" të kërkuarin nga CIA për terrorizëm Berisha i ka dhënë nënsh tetësinë shqiptare krahut të djathtë të Osama Bin Laden.
    "Fiks Fare" e zbuloi këtë fakt, dje në emision. Dokumentet e publikuara në këtë emision vërtetojnë veprimin e Kryeministrit aktual shqiptar, Sali Berisha, gjatë kohës kur qëndronte në postin e Presidentit të Republikës. Pikërisht i njëjti person, i cili sot është në detyrën e Kryeministrit të vendit dhe çdo ditë akuzon mediat se janë kthyer si hanxharë në duart e mafies, 15 vjet më parë ka firmosur dhënien e nënshtetësisë për një njeri shumë të kërkuar nga CIA dhe i cilësuar si krahu i djathtë i të kërkuarit si kryeterrorist, Bin Laden. Nga dokumentet vërtetohet se ka pasur një urgjencë të institucioneve shqiptare për t‘i dhënë nënshtetësinë shqiptare Abdyl Latif Salehut.17 shtator të vitit 1992 është paraqitur kërkesa e këtij personi pranë autoriteteve përkatëse për të marrë shtetësinë shqiptare. Po atë ditë, me urgjencë të madhe, kërkesa është dërguar në Ministrinë e Rendit dhe një muaj më pas, më 21 tetor 1992, Presidenti i Republikës me dekretin e firmosur prej tij, që mban numrin 328, i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare Abdyl Latef Saleh, së bashku me 40 persona të tjerë.

    Gjithashtu, "Fiks Fare" ka publikuar dje një letër të ish-presidentit të atëhershëm të Shqipërisë, zotit Sali Berisha drejtuar Sheikut El-Essa, më 23 tetor të vitit 1992, ku midis të tjerash, i bën me dije se ishte informuar nga doktor Abdul Latif Saleh, për dëshirën e tij për të vizituar Shqipërinë dhe për të diskutuar mbi projektet e këtij sheiku për vendin tonë. Pra, përmes kësaj letre, të firmosur nga vetë Berisha vërtetohet afrimiteti që ai kishte me zotin Saleh. Ndërkaq, letërkëmbimet vazhdojnë. Më pas, Saleh i kthen përgjigje Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Berisha, për vizitën e sheikut të Kuvajtit dhe projekteve të tyre për të investuar në Shqipëri. Ky faks, drejtuar ish-numrit 1 të shtetit shqiptar në vitin 1992 mban firmën e njeriut më të kërkuar nga CIA, Abdyl Latif Saleh, i cili në atë kohë premtonte investime në sektorin e shëndetësisë. Një vit më vonë, më 24 nëntor të vitit 1993 në Shqipëri zhvillohet ceremonia për dekorimin e dr. Ahmed Mohamed Ali. Ceremonia zhvillohej në Tiranë dhe në listën e të ftuarve ishin kryetari i komisionit ekonomik, i komisionit juridik, 10 ambasadorë të vendeve të ndryshme si: Palestina, Libia, Egjipti, përfaqësuesi i Komunitetit Evropian, FMN, PNUD, Bankës Botërore, FAO etj., përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe të Presidencës. Përveç personave të mësipërm, në listën e 45 të huajve që merrnin pjesë në Konferencën e Investimeve, bie në sy emri i zotit Jassin Kadih. Por kush është Saleh, personi që ish-presidenti Berisha i ka dhënë nënshtetësi shqiptare dhe ka pasur letërkëmbim me të? Sipas një raporti të Departamentit të Thesarit në SHBA, Saleh, ishte i lidhur ngushtë me Osama Bin Laden dhe është dëbuar nga Shqipëria si anëtar i grupit radikal të Xhihadit. Sipas këtij njoftimi, Bin Laden i ka dhënë zotit Saleh 600 mijë dollarë për të nxitur krijimin e grupeve ekstremiste në Shqipëri. Ma pas, Saleh krijoi dhe organizoi në Shqipëri një degë të organizatës së Xhihadit, që është financuar nga fondacioni "Al Haramain", një organizatë joqeveritare e lidhur me Al-Kaedën. Ndërsa Jassin Kadih është cilësuar, po në një raport të Departamentit të Thesarit në tetor të vitit 2001, si një mbështetës i grupit të Xhihadit, që kryesohej nga Saleh. Ky i fundit dhe Kadih, sipas këtij raporti, kishin ndërmarrë biznese të përbashkëta, siç ishte ai i importit të sheqerit, sipërmarrje mjekësore dhe në fushën e ndërtimit. Saleh menaxhonte të gjitha bizneset e Kadih në Shqipëri.
    ---

    Une ende vazhdoj te mendoj se Konica kishte shume te drejte kur e konsideronte popullin shqiptar te prapambetur. Kjo sepse ky popull vazhdon t'i brohorase ketyre pseudo-liderave (fjale e madhe kjo) dhe nuk ka kulturen e duhur per t'i hedhur poshte sic ndodh ne boten demokratike perendimore. Nga ky fakt (dhe nga shume te tjera qe nuk publikohen nga keto media 'mafioze') del se kryeministri i ketij populli dhe elementet e qeverise se tij karakterizohen nga e shkuara e tyre e erret dhe virale.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    EDHE UNE VAZHDOJ TE MENDOJ SE jU KENI MBETUR 15 VJET PRAPA, ATEHERE KUR SHQIPTARET DHE sHQIPERIA SA KISHIN HAPUR SYTE DHE NUK DININ NGA DO U VINTE DRITA.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    EDHE UNE VAZHDOJ TE MENDOJ SE jU KENI MBETUR 15 VJET PRAPA, ATEHERE KUR SHQIPTARET DHE sHQIPERIA SA KISHIN HAPUR SYTE DHE NUK DININ NGA DO U VINTE DRITA.
    Flasim per Berishen, pse e pergjithson me shqiptaret. Berisha udhetonte shpesh neper KE (ku merrej me kerkime ne fushen e tij). Thuhet sa ka qene njeri i lexuar, prandaj nuk eshte se u kthye ne injorant ne vitet '90.

    Per me teper, terrorizmi ka ekzistuar prej shekujsh, nuk eshte nje koncpet i ri. Shqiptaret gjate diktatures komuniste ushqeheshin me propagande anti-demokratike dhe pro-lindore. Per kete arsye nuk ka qene terrorizmi 'shqetesues' ne mendjen e popullit tone.

    Ne hyrjen e qytetit te Akropolit ka nje shprehje tronditese: 'Injoranca nuk mund te pranohet si argument.' Prandaj nuk jam dakord me kete qe shkruan 2043-shi.

    DHE NUK DININ NGA DO U VINTE DRITA
    E cdo te thote kjo, qe u duhej dhene nenshtetesia cdo mjekergjati qe kontribuonte me para te pista ne xhepat e ish-qeverise? Vetem te jesh idiot t'i japesh nenshtetesine shqiptare nje personi super te pasur qe nuk ka nevoje pere kete gjest. Pse nga ajo kulture priste berisha t'i vinte drita?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Borix : 12-04-2007 më 06:09
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Borix
    Eshte e papranueshme te vendosesh bustin e "figurave" te tilla te cilet nuk kane bere gje tjeter pervec poshterimit te kombit shqiptar. Te krijon nje ndjesi te ulet vetem ta mendosh.
    ||
    citimi lart ne lidhje me bustin e AZEM HAJDARIT eshte i joti nuk e mohon dot!!?

    ate here rrjedhshem lind pyetja !
    sa e veshtire eshte te kuptohet qellimi i hapjes se temes tende??
    se gjoja BERISHA i paska dhene nenshtetesine krahut te djathte te Bin ladenit!?
    pse nuk dekleron ketu jam anti berish anti demokraci ,jam komunist apo socialist i konvertuar!po mundoheni sot mbas 10 viteve te berishes president te nxjerrni dhoj dhoj shpifjesh!ku ishit me par qe nuk e ngritet zerin ,por pikerisht sot qe berisha ka pushtetin dilni duke sjell dhoj dhoj shpifjesh!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ate me siper e kam shkruar une dhe vazhdoj te jem i te njejtit mendim.

    Kjo teme u hap ne kete forum si pjese e shtypit te dites dhe realitetit te papranueshem qe ka mbytur sot Shqiperine. Une jam teper perndimor ne mendime, sepse ate kulture kam marre. Kjo do te thote, qe ndryshe nga ty dhe berisha qe nuk e njihni fare demokracine (fakt), une e kam pervehtesuar ate dhe vazhdoje te pasuroje kohe pas kohe.

    por pikerisht sot qe berisha ka pushtetin dilni duke sjell dhoj dhoj shpifjesh!
    Kjo eshte ajo 'cudia' e mendjes shqiptare qe kam shprehur ne nje teme tjeter. Per persona si ju dhe fale mendjeve qe keni nuk ecen perpara ky vend.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #6
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Borix
    Ate me siper e kam shkruar une dhe vazhdoj te jem i te njejtit mendim.

    Kjo teme u hap ne kete forum si pjese e shtypit te dites dhe realitetit te papranueshem qe ka mbytur sot Shqiperine. Une jam teper perndimor ne mendime, sepse ate kulture kam marre. Kjo do te thote, qe ndryshe nga ty dhe berisha qe nuk e njihni fare demokracine (fakt), une e kam pervehtesuar ate dhe vazhdoje te pasuroje kohe pas kohe.



    Kjo eshte ajo 'cudia' e mendjes shqiptare qe kam shprehur ne nje teme tjeter. Per persona si ju dhe fale mendjeve qe keni nuk ecen perpara ky vend.
    perpara se te nderhyja shikova profilin tend ,dhe pash se te gjita postimet tua ne te gjitha temat jane anti berish anti PD!
    prandaj eshte e pa besueshme qe te besoj njeri keto qe ti shkruan per berishen !
    sikur ti te tregohesh me i depolitizuar nga politika atehere mund ti besoj njeri shkrimet tua ne lidhje me berishen edhe se nuk jan realitet!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Eshte ceshtje i te qeni realist. Nganjehere kjo konfondohet nga militantet partiakte te te dy kampeve te medha. Kjo sepse militantet perbejne nje grup ku nje pjese e mirefillte e tyre nuk e kuptojne rendesine e ligjit dhe kufizimet qe ofrohen prej tij. Ne nje vend demokratik, ligji do te vepronte sepse ka themele te thella. Por kur ligji nuk vepron, atehere c'force i ndalon kufizimet e tij? Kush duhet te hape gojen nese njerez te depolitizuar nuk e hapin, sepse te jesh i sigurt qe militantet dhe te politizuarit kurrsesi nuk mund te flasin kunder partive per te cilat militojne.

    Tek ato temat qe ke gjetur per mua duhet te kesh pare nje qe kam hapur tek Arti i Programimit. Futu aty dhe posto ndonje gje se nuk po nxitet fare diskutimi.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #8
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    jo nuk ja vlen te diskutosh!
    agresiviteti juaj ne menyren se si ti debaton nuk me krijon hapsire per te diskutuar,meqense nuk kam natyr te fyej a po te personalizoj debatin!kam pershtypjen se je i ri ne moshe,prandaj dhe nuk i koncepton drejt gjerat!
    kujdes me fjalorin!!!!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    ate here rrjedhshem lind pyetja !
    sa e veshtire eshte te kuptohet qellimi i hapjes se temes tende??
    perpara se te nderhyja shikova profilin tend ,dhe pash se te gjita postimet tua ne te gjitha temat jane anti berish anti PD!
    prandaj eshte e pa besueshme qe te besoj njeri keto qe ti shkruan per berishen!
    kam pershtypjen se je i ri ne moshe,prandaj dhe nuk i koncepton drejt gjerat!
    Keto quhen personalizime te diskutimit (by definition).

    Ne se nuk ke me deshire te diskutosh je fare i mirepritur te vazhdosh te lexosh postimet ne kete poste, ose te mos e hapesh fare.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Borix
    Kjo sepse militantet perbejne nje grup ku nje pjese e mirefillte e tyre nuk e kuptojne rendesine e ligjit dhe kufizimet qe ofrohen prej tij.
    A nuk te duket vetja se dhe ti ben pjese ne kete grup ?

    Gabime te tilla jane te pranueshme , pasi dhe vete Amerika apo Europa ju ka dhene nenshtetesin shume terroristave me padijeni se jane te tille , ashtu sic mund te kete bere dhe Berisha .


    Citim Postuar më parë nga Borix
    Ky faks, drejtuar ish-numrit 1 të shtetit shqiptar në vitin 1992 mban firmën e njeriut më të kërkuar nga CIA, Abdyl Latif Saleh, i cili në atë kohë premtonte investime në sektorin e shëndetësisë.
    Pse Topi nuk ka marre dhe nje date te sakte (por shkruan vetem vitin )se kurre e ka pasur ne dore dekumentin per kerkimin e tij nga Cia , nga presidenti i asaj kohe ?
    Pra a nuk te duket ty bajate te tilla akuzash vetem per hakmarrje ?
    Ne se nuk te duken bajate , atehere prano qe je militant socialist dhe mundohesh ketu me te tilla temash hakmarrese te ulesh vlerat , ashtu sic bejn socialistet qe nuk po e lejn te punoje e qete kjo qeveri sepse nuk mund ta pranojne humbjen e karriges tyre .
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Problemi juaj eshte qe i ndani njerezit ne hapesira bipolare: socialist vs. demokrat. Mendoj se as psikologjia nuk e zgjidh problemin e ketij lloji te gjykuari. Sigurisht, militantet nuk jane te afte te gjykojne drejte.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  12. #12
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Qeveria aktuale, me veprimet e 19 muajve qeverisjeje, jo vetem qe ka shuar çdo iluzion per respektimin e shtetit ligjor, por me menyren e qeverisjes po krijon probleme, per stabilizimin e te cileve do ti krijohen probleme çdo qeverie tjeter pas saj.

    Ka vetem nje menyre per te pasur sa me pak deme e nje kosto sa me te vogel per riparimin e tyre - NDRYSHIMI I QEVERISE!


    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  13. #13
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Nqs Berisha nuk e dinte qe ai ishte terrorist, pse vazhdon ta leje akoma ate njeri te shkeli tokat shqiptare?? Aq me teper te marri shtetesine Shqiptare.. Kushedi se me sa lek do kete darovitur ne ate kohe Berishen. Sot e ksaj dite akoma e ka nenshtetesine ai person?

    Nese vazhdon ta kete, shum shpejt Berisha do te jete Nr.2 pas atij nder personat e kerkuar nga CIA
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,416
    Postimet në Bllog
    20
    Kur Berisha flet per "hanxharet e mafies ne media" do kete patur parasysh edhe gazeten shqip qe mundohet te krijoje sensacion edhe atje ku nuk ka sensacion.

    19 terroristet qe hodhen kullat ne NY ne ere kishin patenta dhe viza te rregullta nga autoritetet amerikane, por nuk pashe ndonje gazetar amerikan qe te beje me faj presidentin e vendit apo ata nenpunesit e thjeshte qe i leshuan ato dokumenta.

    Kjo e ka emrin gazetari e hanxhareve.

    Albo

  15. #15
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Sigurisht qe i drejtohej Gazetes Shqip, nuk do mend qe nuk e kishte per Fahriun apo Bazen, qe jane mesuar me ndonje kocke per tu "lepire".

    Gazeta Shqip, ne Shqiperi eshte nje nga gazetat me te shitura, kjo besoj se duhet te tregoje dicka.

    Apo i blen Rama te gjitha kopjet...!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  16. #16
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ku e di ti qe nuk po e investigon psh?


    Tani persa i perket ksaj ceshtjeje.. mire nuk eshte qe e shani dhe kaq shum fiks fare. Me vjen cudi pse e gjykoni kaq keq kete emision qe u cjerr masken "te maskuarve". Si pjes plotesuese e medias per mua ia vlen te merret ne konsiderate per te vetmin fakt, qe duhet te informoje.. po se na merziten apo na "ironizon" idhujt tane, kjo nuk ka shum rendesi se sa mirinformimi i popullit se ne cfare situate jetojme..

    Nese pranohet se eshte Demokraci, cdo gje duhet te lejohet, pasi nuk jemi ne Diktature... na pelqen apo jo nje gje do e pranojme "si liri e fjales"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 12-04-2007 më 13:00
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  17. #17
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Nese pranohet se eshte Demokraci, cdo gje duhet te lejohet, pasi nuk jemi ne Diktature... na pelqen apo jo nje gje do e pranojme "si liri e fjales"
    Si pekufizohet kjo cdo gje?????Dmth je i lire te behs ca te duash ti? Te shash, te shpifesh, te vrasesh, etj. etj? Ne '97 shqiptaret ishin te lire te benin cdo gje qe donin, te hidhnin bomba, te gjuanin me arme, ky eshte perkufizimi e cdo gjeje?

  18. #18
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Cdo gje qe perben "Liri Demokratike"

    Rregullat dhe ligjet jane ato qe denojne Krimin.. e organizuar apo jo.. Per kete gje merret shteti..

    Shpresoj te me kesh kuptuar..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 12-04-2007 më 14:38
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  19. #19
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kjo "liria e fjales" duhet te rregullohet me ligj se ndryshe do te ndodhin shume gjera te papelqyera. Ne SHBA ka liri fjale por nese eshte shpifje e paguan me burg a me qimet e kokes ndersa ne Shqiperi nuk behet asgje dhe i lihet cdo gje vetegjyqesise.

  20. #20
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    E sipas ksaj qe thua ti kush e ka fajin? Media apo politika?!
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Katalog i Kodikëve Kishtarë Mesjetarë të Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 00:19
  3. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 13:16
  4. Slloveni: opozita e djathtë fiton zgjedhjet
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 16:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •