Ministri i Arsimit sulmon ashpėr rektorėt dhe dekanėt qė kundėrshtuan projektligjin e universiteteve
Ministri i Arsimit shfaq haptazi mendimin e tij pėr tė gjithė ata qė kanė pasur kundėrshti pėr projektligjin e arsimit tė lartė. Pas deklaratave tė pėrcjella herė pas here mes rektorėve dhe ministrit Pollo, dje nė njė takim me studentėt e shkencave sociale, kreu i shkencės ka guxuar edhe mė tej me kundėrshtitė e tij ndaj rektorėve. "Duket qartė se njė pjesė e mirė e sulmeve vjen nga njė kartel mjaft i yshtur qė kėtė projektligj e do pėr tė kėnaqur interesa individuale dhe parcela tė vogla dhe jo pėr tė shėrbyer tė mirėn publike nė vendin tonė, jo pėr tė promovuar arsimin e lartė qė vėrtet i shėrben gjithė shoqėrisė shqiptare", tha ministri Genc Pollo. Dje, nė takimin me studentėt, ai ka diskutuar pėr ēėshtje mė tė rėndėsishme kohėt e fundit. Nė kėtė bashkėbisedim me studentėt, Pollo ka pėrfituar nga rasti pėr tė pėrcjellė mesazhin se projektligji pėr arsimin e lartė u jep atyre hapėsira dhe mundėsi maksimale. Po ashtu, ky projektligj sipas tij ėshtė kundėrshtuar, sepse palėve qė nuk bien dakord nuk u pėrputhen interesat vetjake. "Projektligji, qė sė shpejti do tė miratohet nė Kuvendin e Republikės, jep njė hapėsirė maksimale pėr rolin e studentėve, rol tė cilin unė kam besim qė do ta kryeni me sensin e pėrgjegjėsisė", u tha ministri studentėve. Pollo theksoi se projektligji synon tė vendosė standarde sa mė tė larta nė universitete. "Synojmė qė diplomat e lėshuara nga universitetet tė jenė letra realisht me vlerė, qė pasqyrojnė njė dije tė dobishme pėr diplomantin dhe pėr gjithė shoqėrinė". Pėr tė treguar objektivitetin e tij, ministri deklaroi se e ka pėr detyrė qė tė dėgjojė me vėmendje ēdo vėrejtje dashamirėse dhe konstruktive. Ndėrkohė qė rektorėt e universiteteve prej njė kohe tė gjatė, qė kur projektligji ishte nė formėn e draftit, kanė shprehur se ndryshimet e paraqitura lėnė pėr tė dėshiruar, pasi cenojnė autonominė universitare. E bashkė me kėtė autonomi ka edhe tė meta tė tjera. Por Pollo ka sqaruar edhe njė herė dje, se projektligji parashikon raportin dhe balancėn e duhur midis autonomisė universitare, qė tani e tutje zgjerohet shumė mė tepėr nė njėrėn anė, si dhe pėrgjegjshmėrinė, hapjen ndaj shoqėrisė dhe transparencės sė universiteteve nė anėn tjetėr. Njė javė mė parė konferenca e rektorėve diskutoi mbi projektligjin pėr arsimin e lartė. Nė fund tė kėsaj konference, kreu i universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, tha se ky projektligj sė bashku me ndryshimet qė u propozuan nė konferencėn e rektorėve do tė ishte njė hap i rėndėsishėm. Projektligji sė bashku me ndryshimet e propozuara do ti paraqitet komisionit tė ligjeve pėr diskutim. Nėse kėto sugjerime nuk pranohen, universitetit i mohohet e drejta e autonomisė.
Konferenca e rektorėve ishte plotėsisht kundėr nenit 95 tė projektligjit tė paraqitur nga MASH. Sipas rektorėve, ky nen paragjykon ende pa filluar zgjedhjet e drejtpėrdrejta nė universitet, kompetencat qė ka rektorati, senati dhe kėshilli i administrimit.
Procesi i Bolonjės
Roli i studentėve, tė marrin pjesė nė ēdo vendim
Roli dhe pėrgjegjėsia e studentėve me shkollat e larta, nė vijim tė procesit tė Bolonjės, ėshtė tepėr i rėndėsishėm. Sipas Pollos, ky proces nuk i ndihmon ata vetėm tė bėhen qytetarė mė tė mirė, apo tė jenė tė suksesshėm nė tregun e punės, por edhe tė jenė gjithėpėrfshirės nė vendimet qė merren nė fakultete.
"Roli dhe organizimi i kėshillave studentore nė vendimmarrjen nė fakultete dhe universitete, ėshtė pjesėmarrja nė kėshilla e senate, pėrfshirja e tė tėrė studentėve nė zgjedhjen e dekanit apo rektorit, e drejta dhe detyra pėr tė pėrcjellė informacion, sidomos atė qė ka tė bėjė me shpenzimet buxhetore nė shkollat e larta e me radhė, ėshtė edhe e drejtė e studentėve", tha Pollo.
© Gazeta Shqip - 2006-2007
Krijoni Kontakt