Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Pollo: Kundėr ligjit, karteli i yshtur i interesaxhinjve

    Ministri i Arsimit sulmon ashpėr rektorėt dhe dekanėt qė kundėrshtuan projektligjin e universiteteve



    Ministri i Arsimit shfaq haptazi mendimin e tij pėr tė gjithė ata qė kanė pasur kundėrshti pėr projektligjin e arsimit tė lartė. Pas deklaratave tė pėrcjella herė pas here mes rektorėve dhe ministrit Pollo, dje nė njė takim me studentėt e shkencave sociale, kreu i shkencės ka guxuar edhe mė tej me kundėrshtitė e tij ndaj rektorėve. "Duket qartė se njė pjesė e mirė e sulmeve vjen nga njė kartel mjaft i yshtur qė kėtė projektligj e do pėr tė kėnaqur interesa individuale dhe parcela tė vogla dhe jo pėr tė shėrbyer tė mirėn publike nė vendin tonė, jo pėr tė promovuar arsimin e lartė qė vėrtet i shėrben gjithė shoqėrisė shqiptare", tha ministri Genc Pollo. Dje, nė takimin me studentėt, ai ka diskutuar pėr ēėshtje mė tė rėndėsishme kohėt e fundit. Nė kėtė bashkėbisedim me studentėt, Pollo ka pėrfituar nga rasti pėr tė pėrcjellė mesazhin se projektligji pėr arsimin e lartė u jep atyre hapėsira dhe mundėsi maksimale. Po ashtu, ky projektligj sipas tij ėshtė kundėrshtuar, sepse palėve qė nuk bien dakord nuk u pėrputhen interesat vetjake. "Projektligji, qė sė shpejti do tė miratohet nė Kuvendin e Republikės, jep njė hapėsirė maksimale pėr rolin e studentėve, rol tė cilin unė kam besim qė do ta kryeni me sensin e pėrgjegjėsisė", u tha ministri studentėve. Pollo theksoi se projektligji synon tė vendosė standarde sa mė tė larta nė universitete. "Synojmė qė diplomat e lėshuara nga universitetet tė jenė letra realisht me vlerė, qė pasqyrojnė njė dije tė dobishme pėr diplomantin dhe pėr gjithė shoqėrinė". Pėr tė treguar objektivitetin e tij, ministri deklaroi se e ka pėr detyrė qė tė dėgjojė me vėmendje ēdo vėrejtje dashamirėse dhe konstruktive. Ndėrkohė qė rektorėt e universiteteve prej njė kohe tė gjatė, qė kur projektligji ishte nė formėn e draftit, kanė shprehur se ndryshimet e paraqitura lėnė pėr tė dėshiruar, pasi cenojnė autonominė universitare. E bashkė me kėtė autonomi ka edhe tė meta tė tjera. Por Pollo ka sqaruar edhe njė herė dje, se projektligji parashikon raportin dhe balancėn e duhur midis autonomisė universitare, qė tani e tutje zgjerohet shumė mė tepėr nė njėrėn anė, si dhe pėrgjegjshmėrinė, hapjen ndaj shoqėrisė dhe transparencės sė universiteteve nė anėn tjetėr. Njė javė mė parė konferenca e rektorėve diskutoi mbi projektligjin pėr arsimin e lartė. Nė fund tė kėsaj konference, kreu i universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, tha se ky projektligj sė bashku me ndryshimet qė u propozuan nė konferencėn e rektorėve do tė ishte njė hap i rėndėsishėm. Projektligji sė bashku me ndryshimet e propozuara do t‘i paraqitet komisionit tė ligjeve pėr diskutim. Nėse kėto sugjerime nuk pranohen, universitetit i mohohet e drejta e autonomisė.

    Konferenca e rektorėve ishte plotėsisht kundėr nenit 95 tė projektligjit tė paraqitur nga MASH. Sipas rektorėve, ky nen paragjykon ende pa filluar zgjedhjet e drejtpėrdrejta nė universitet, kompetencat qė ka rektorati, senati dhe kėshilli i administrimit.


    Procesi i Bolonjės

    Roli i studentėve, tė marrin pjesė nė ēdo vendim

    Roli dhe pėrgjegjėsia e studentėve me shkollat e larta, nė vijim tė procesit tė Bolonjės, ėshtė tepėr i rėndėsishėm. Sipas Pollos, ky proces nuk i ndihmon ata vetėm tė bėhen qytetarė mė tė mirė, apo tė jenė tė suksesshėm nė tregun e punės, por edhe tė jenė gjithėpėrfshirės nė vendimet qė merren nė fakultete.

    "Roli dhe organizimi i kėshillave studentore nė vendimmarrjen nė fakultete dhe universitete, ėshtė pjesėmarrja nė kėshilla e senate, pėrfshirja e tė tėrė studentėve nė zgjedhjen e dekanit apo rektorit, e drejta dhe detyra pėr tė pėrcjellė informacion, sidomos atė qė ka tė bėjė me shpenzimet buxhetore nė shkollat e larta e me radhė, ėshtė edhe e drejtė e studentėve", tha Pollo.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    Qeveria Berisha ka nevoje per disa Pollo te tjere qe te vazhdoje me sukses reformat.
    Vecanerisht te kishte nje Pollo ne Ministrine e Puneve te Jashtme dhe ate te Kultures dhe Turizmit.

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    MASH: Testime per mesuesit qe duan rritje rroge

    • Sipas Ministrit te Arsimit, Genc Pollo sistem i ri per kualifikimin e mesuesve do t’i motivojė ata tė rrisin standardet e tyre ne mėsimdhėnie.

    Tė gjithė mėsuesit qė duan tė ngrihen nė kategori apo tė pėrfitojne njė shtesė page prej 10% duhet t’u nėnshtrohen provimeve kualifikuese nga MASH cdo 5 vjet. Njė udhėzim i fundit i MASH detyron mėsuesit tė japin provime me shkrim ose me goje pėr tė mbrojtur dijet dhe njohuritė e tyre. Provimet do tė jenė tė asaj shkalle kategorie si matura shtetėrore. Provimet e para kualifikuese pėr mesuesit do tė nisin nė 26 maj.

    “Deri mė sot, kualifikimi i mėsuesve ėshtė bėrė nė bazė tė njė udhėzimi tė lėshuar 16 vjet mė parė, pa u lidhur fare me aftėsitė individuale tė secilit mėsues. Ky nuk ėshtė njė sistem i drejtė dhe nuk i shėrben cilėsisė dhe etikės nė arsim. Prandaj, pas pėrgatitjeve tė nevojshme, kėtė vit, ne po lanēojmė njė sistem tė ri kualifikimi, ku rregullat e provimit pėr mėsuesit do tė jenė tė ngjashėm me ato tė Maturės Shtetėrore. Ky sistem do t’i motivojė mėsuesit qė tė rrisin standardet e tyre tė mėsimdhėnies. MASH do ta mbėshtesė kėtė proces. Shumica e provimeve do tė kryhen vetėm me shkrim, me njė test unik pėr lėndėn dhe kategorinė, i cili do tė hartohet nga Qendra e Trajnimit Kombėtar tė Kualifikimit (QTKA), do korrigjohet po prej saj nė Tiranė. Ata mėsues qė do tė kualifikohen fitues, do tė sigurojnė ngritjen nė kategori dhe shtesėn nė pagė” tha Ministri i Arsimit Pollo.

    (News24/Blaknweb)
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Tema tė Ngjashme

  1. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  2. Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •