Skandal nė policinė e Fierit. Dokumentet zhduken nėpėr sportele. SHKB nis hetimet
Qytetarėt detyrohen tė paguajnė paratė dy herė
Seksioni i prodhimit tė pasa portave nė Drejtorinė e Policisė Fier ėshtė vėnė nė epiqendrėn e hetimeve tė Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm, pėr shkak tė humbjes sė njė numri dokumentesh identifikimi, pėrpara se t‘u dorėzoheshin qytetarėve. Ankesa tė shumta tė aplikantėve pėr pasaporta ka pasur gjatė tre muajve tė fundit edhe te titullari i Drejtorisė sė Policisė sė Fierit, Arjan Bozhaj. Dita e enjte, e pėrcaktuar pėr pritjen e popullit, pėr drejtorin Bozhaj ėshtė kthyer nė ditė ankesash pėr pasaportat e humbura nė ambientet e omisariateve. Kjo konfirmohet pėr gazetėn jo vetėm nga zyra e prodhimit tė pasaportave nė Drejtorinė e Fierit, por edhe nga persona tė shumtė, sidomos nė kėto ditė tė mbushura me emigrantė. Kėta tė fundit pohojnė se e kanė faturuar pasaportėn me prokurė qė nga fillimi i vitit 2007 dhe tani, pas kaq muajsh, nuk kanė mundur ta marrin atė. Sipas tyre, justifikimi qė jepet prej sektorit tė prodhimit dhe faturimit tė pasaportave ėshtė prodhimi i tyre dhe humbja nė momentin e tėrheqjes nga aplikanti. Ndėrkohė, titullarė tė Komisariatit tė Policisė Fier, kanė thėnė se problemet vijnė pėr shkak tė tėrheqjes sė pasaportave nga tė afėrm tė aplikantėve. Vetėm gjatė dy javėve tė fundit, numri i ankesave lidhur me humbjen e pasaportave arrin nė 35, ndėrkohė qė radhėt e gjata kanė pushtuar sportelin e faturimit dhe tėrheqjes sė tyre. Vendi i vetėm ku humbasin pasaportat, sipas burimeve zyrtare tė policisė Fier, ėshtė sporteli i tėrheqjes sė tyre ose personat e afėrt me aplikantin. Kurse, sipas vetė tė dėmtuarve, pasaportat humbasin nė polici, me qėllimin qė ata tė paguajnė dy herė, madje edhe me gjobė. Violeta Ahmetaj, njė prej "viktimave" tė humbjes sė pasaportės, thotė se "sipas tė dhėnave tė fundit qė kam marrė nga policia, pasaporta ime ėshtė prodhuar qysh mė 30 mars tė vitit 2007, ndėrkohė qė nuk ka asnjė gjurmė prej saj". Ajo tregon mė tej se e ka faturuar pasaportėn nė datėn 4 nėntor 2006. "Pas vonesės kam marrė kontakt me drejtorin e policisė, Arjan Bozhaj, i cili mė ka premtuar se do t‘i jepte zgjidhje problemit. Mė pas mė ka pritur edhe shefi i rendit, shefi i komisariatit, referenti dhe specialisti pėrkatės i pasaportave, por mė kot. Para tri ditėsh, kur ėshtė vėrtetuar se pasaporta ime ėshtė prodhuar i jam drejtuar sėrish drejtorit tė policisė, i cili mė ka thėnė se duhet tė kryej tė gjitha veprimet nga e para, duke paguar edhe njėherė paratė. Madje, nė sportelin e faturimit, polici Nazėr Plaka mė ka kėrkuar edhe 5 mijė lekė tė tjera pėr gjobėn. Nuk e kuptoj se pse duhet tė paguaj gjobė unė", tregon Violeta Ahmetaj. Ndėrsa Mirjan Hoxhaj, njė tjetėr "viktimė", tregon se ka tre muaj qė e ka faturuar pasaportėn dhe i ka humbur pa e tėrhequr. Shefi i Komisariatit tė Policisė Fier, Asllan Shyti, thotė se "jemi nė dijeni tė humbjes sė pasaportave. Kemi pasur ankesa tė shumta, por deklaroj se do t‘i pajisim tė gjithė aplikantėt me to". Ndėrkohė, burime nga SHKB nė Drejtorinė e Policisė Fier thonė se po hetohet mundėsia e abuzimit nga punonjėsit e policisė, me qėllim pėrfitimin.
© Gazeta Shqip - 2006-2007
Krijoni Kontakt