Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Drejtorët e spitaleve, ikin mjekët, vijnë menaxherët

    Drejtorët e spitaleve, ikin mjekët, vijnë menaxherët


    Eglantina Bardhi
    11-04-2007


    Ministri i Shendetesise, Nard Ndoka



    Ministri i Shëndetësisë, Ndoka, deklaron se spitalet do t'i drejtojnë vetëm menaxherët e mirëfilltë
    Drejtorët e spitaleve të cilët janë më profesion mjekë, duhet të lënë postin, pasi ata do të zëvendësohen vetëm nga menaxherë të mirëfilltë. Reforma e parë mbi sistemin shëndetësor e ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka, duket se ka filluar të bjerë pikërisht mbi krerët e spitaleve. Kështu, Ndoka, gjatë takimit të djeshëm që pati me drejtues të lartë të Bankës Botërore në Tiranë, theksoi se kjo reformë do të shërbeje për të eliminuar konfliktet e interesit që mund të krijojnë mjekët, në qeverisjen e institucioneve shëndetësore.

    Ikin drejtorët mjekë

    Reforma e drejtorëve të spitaleve jo vetëm që do të zbatohet por, sipas Ndokës, kjo do të realizohet shumë shpejt, në të gjitha spitalet e vendit. Ideja për të përfshirë menaxherët në qeverisjen e strukturave të rëndësishme shëndetësore, sipas Ndokës, është konkretizuar tashmë me Qendrën Spitalore "Nënë Tereza", më e rëndësishmja në vend, e pasuar nga drejtori i spitalit të Lezhës. "Sot, në krye të QSUT kemi një menaxher. Kemi hequr dorë nga menaxhimi i spitaleve nga mjekët, po krijojmë një mendësi të re në drejtimin e institucioneve shëndetësore, duke eliminuar konfliktet e mundshme të interesit që mund të krijojnë mjekët, në qeverisjen e institucioneve shëndetësore",- u shpreh Ndoka, duke shtuar se reformimi nga ky start i ri do të jetë i shpejtë. Duke e theksuar më tej idenë e këtij mentaliteti të ri në drejtimin e strukturave shëndetësore, ministri u shpreh se me të njëjtën logjikë u emërua në spitalin e Lezhës një tjetër drejtor, gjithashtu i profilit Ekonomik. Ndërkohë, ai pohon se drejtuesit e rinj kanë eksperiencën e duhur për të qenë të suksesshëm në menaxhimin e spitaleve, megjithëse këto ndërmarrje janë mjaft të ndërlikuara dhe problematike.

    Gazeta Shekulli


    Hera e pare qe nje minister nis te beje gjera me mend ne shendetesi!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dydrins..
    ma sill po deshe shkrimin e meros per zengjinene.. e arapve.. sallaks..

    e sa per ndoken te siguroj se ska per te bere gje..

    po ai cikuli ne fakt flinte ne karrike..
    kam pershtypjen se ishte i alkolizuar..
    kurse nardi eshte i kapur diku qe mafia ja ka lo,qet ne bige e sdo bej dicka..
    shum shum ai do justifikoje votat qe i dhan socialistet.. pra me marrjen e sinjalit nga sk.ar-i ..edvini ne kte rast.. ai do i bej m.une saliut e do ja rrukullise qeverisjen..
    97 e re qe po pergatisin mafia e ka dhe kte variant..

    nardi eshte i shitur.. pik..
    a u shit tani a ktu e 20 vjet perpara ajo eshte mister..

    eshte tragjedi qe 3 korriku varet nga nokia e nardit..

    xerrr ja ben dikush.. ai bigmbajtesi.. ( e di ti punen e biges qe i tredhin leberit apo shistavecaret bagetine.. ) dhe nardi do ja plasi berishes..
    per x y arsye (te sajuar kuptonet) un Nard Son erikson Nokia dal nga koalicioni.. dhe vate 3 korriku ne hale te gomarit kur thon libofsharet e Patosaraket.. dhe do kemi byrone stalino armano miljardoiste edvin meten gjinush milo ceken.. nja 35 vjet ne pushtet qendror e lokal e kudo..
    deri ne hale do na pergjojn kamerat e tyre e sdo bejme dot ciu miu..





    e nuk eshte vec Nardi renegat.. as i dukshmi renegat tak cimka.. ka dhe tjere..

    qe ja kan me hile 3 korrikut..

    asnje antaresim ska ne pd..
    me mijra antareson edvin meta per dite..ne halene tyre..

    po dyshoj tek topi se do ta ken blere..
    edvin enveri ka token ne dore si anteu..
    ka trojet pra ku benet biznisi..
    me kte i ka bere tiransit rrup sup.. e aty do ket shti ne dor dhe bamiret e petrelet e shoqatave tiranse..
    prandaj i madhi gand dilte me nje zhele krahve e nje dhi.. qe do te thoshte .. mua sme blen kush se sdua pallate e lukse raxhajsh e me mjafton te marr fryme e te punoj per popull me nje tas qumesht dhije ne dite e te mbuloj lakuriqsine.. me kte zhele..

    si tha ai te filmi skenderbeu.. nepni do beze ktyne me mblue lakuriqsine e tyne..
    dhe edvinua.. keshtu i mban zap.. te gjithe.. shalso kodhel bizhgo tahirve u thote.. mo i jep vule x -it as firme y -nit.. pa u bere tonet.. e pastaj te shohim...

    lol.

    Sales ja dh.jesin punet argito agim ramet..

    do bith mathm,atika na thosh nje profesor dikur.. duhet tju benen bithet me kallo thoshte i ngrati profesor..
    dhe politika i do nja 100 te ndershem qe i bejne mune parase.. e nuku futen llugave te mafies.. po i bejne me kallo mullaqet nga puna e thjeshtesia..
    atyre ska cu ben mafia..

    nuku duhej lene te fitonte edvini ne tirane..

    bamirua duhej te hynte der me der nga kombinati deri ne linze..
    do ta heqim hitlerin nga tirana me vot apo jo..
    mirpo fjeti bamka..
    diku fle lepuri..


    tani topin e kane dore edvinua.. thosh nje dit nje gazet e mafias dhe nxirrte edvinon ne nje fush basketi me top ne dore mes kalamaqerve..

    po se c'top ish fjala.. hmm.. nje zot e di po sigurisht nuku ishte fjala per top llastiku.. po topa tjere..

    te na rroje zonja Rise.. kaq di te them..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 11-04-2007 më 08:22

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Shteti duhet te BLEJE disa manexhiere Gjermane ne spitalet kryesore t,ja dredhin ***** mjekeve parazite e te paafte

Tema të Ngjashme

  1. Skandali, ilaçe kafshësh përdoren tek njerëzit
    Nga [Perla] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-03-2010, 00:07
  2. I paguani Mjeket Shqiptare?
    Nga Dito në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 16-11-2006, 15:28
  3. USAID: Në Shqipëri mjekët, gjyqtarët dhe deputetët, më të korruptuarit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-06-2006, 15:00
  4. Vdes shtatzëna në sallën e operacionit, i shoqi bën me faj mjekët
    Nga miki_al2001 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-04-2006, 18:44
  5. Mjekët e deklarojnë të vdekur, kthehet në jetë 6-vjeçarja
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •