Kush do me ndihmoj me nje informacion mbi "Rolin e emigranteve ne ekonomin Shqiptare" konkretisht roli i te ardhurave qe ata sjellin ne vendin tone.
Faleminderit
Kush do me ndihmoj me nje informacion mbi "Rolin e emigranteve ne ekonomin Shqiptare" konkretisht roli i te ardhurave qe ata sjellin ne vendin tone.
Faleminderit
Mund te sqarohesh me qarte se ne cfare askpekti e kerkon kete informacion? Nese e do nga te ardhurat e vetmja gje qe bejne ndihmojne familjet e tyre ne Shqiperi mos ngelen pa buke e pa lek.. Te rralle jane ata qe investojne ne Shqiperi.. me perjashtim te atyre qe kane qene disa kohe jashte dhe jane kthyer pergjithmone ne Shqiperi.. Gjithsesi nga ato te dhena qe kam une ata perseri shum shpejt i kane mbyllur aktivitetet e tyre dhe po ia mbathin prape nga kishin ardh..
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
Faleminderit per pergjigjen, me duhej nje informacion i detajuar per rolin qe kan te ardhurat e tyre ne ekonomin Shqiptare.Nuk doja qe ndihmojn mamin dhe babin.Se ato i di gjithkush.Megjithate faleminderit per pergjgjen.
Po cfare roli luan e ardhura e tyre ne ekonomine shqiptare?? Nuk shof ndonje rol un te pakten. Ti punon ne Belgjik psh te ardhurat e tyre ndikojne shtetin e Belgjikes dhe jo te Shqiperise.. Thjesht s'ka lidhje fare e ardhura e tyre me te ardhuren e Shqiperise.. me perjashtim te rastit kur ata hapin bisnes ne Shqiperi
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
Shum , mos te ishte Emigracjoni Ekonomia Shqiptare kishte mare funde me kohe mir qe u hapen kufite ne 90`ten dhe Shqiperia mori nje fytyre tjeter ne te gjitha fushat si ne ekonomi dhe ne shoqeri .Roli i emigranteve ne ekonomin Shqiptare
mylleeeee mylllleeeeeeeeee thash, ku din ti ksho gjonash bre tape lolPostuar më parë nga BaLLaKumi
Emigracioni ne shqiperi perben nje perqindje te larte te shpenzimeve ne total, qe rrit GDP.....por kryesorja e emigranteve Shqiptar eshte se paraja e tyre e mban lekun aty ku eshte, se pa to vlefta e lekut do kishte ra sikur lira turke...pra emigracioni barazpeshon diferencat mes importit kolosal dhe eksporteve shum te paperfillshme....
meqe hapsi i temes kerkoi shifra,ateher mendohet se ne Shqioeri hyjne gati 1 miliard dollar cdo vit nga emigracioni.
jo 1 po baje 2 e mos ma shum sa tap paske ik sot smake men as shifratHomza : hyjne gati 1 miliard dollar cdo vit nga emigracioni.
Homza car the se serdhi gja zani kne
PS: me pak fjal Emigracjoni ka vlera me shum se sa vet ekonomia ne vende .
Shifrat zyrtare te te ardhurave te imigranteve jane $ 600 - 800 milione.Postuar më parë nga Olsir
Te ardhurat e emigranteve ndikojne ne shume menyra ne ekonomine shqiptare, ne shkalle makro, ndihmojne te balancojne disi deficitin tregtar qe ka Shqiperia.
Nga ana tjeter, nje nga problemet qe kane krijuar keto te ardhura eshte rritja artificiale e vleres se prones se patundshme (real estate?) e cila nuk korrespondon me standartet e jetes, apo te treguesve te tjere te ekonomise, duke e krahasuar ne te njejten kohe me vende te tjera ne rajon si Bullgari, Mali i Zi etj.
Olsir, mos nguro te pyesesh nqs te duhet ndihme per me tej.
Kete informacion gjeta un.. me lart e kisha keqkuptuar pyetjen tuaj.. te me falesh..
Ndikimi i emigracionit në ekonominë e vendit
Emigracioni ka një ndikim parësor në ekonominë e vendit si rezultat i dërgesave të emigrantëve. Dërgesat e emigrantëve përbëjnë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare duke siguruar një hyrje të vazhdueshme të valutave të huaja në vend si edhe duke konsoliduar bazën për kursime dhe investime. Mbështetur në të dhënat zyrtare kontributi i dërgesave të emigrantëve, për një periudhë 10 vjeзare është vlerësuar rreth 15% e Produktit të Brendshëm Bruto. Gjithashtu kontributi i këtyre dërgesave në bilancin tregëtar, për një periudhe 10 vjeзare, vlerësohet te jetë rreth 58.8 %.(migrantinfo.gov.al)
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
Nga e njejta faqe ke..
Ndikimet e emigracionit në tregun e punës
Emigracioni ka një ndikim të madh në zhvillimin profesional të shtetasve shqiptarë. Nga njëra anë, punësimi i emigrantëve shqiptarë në ekonomitë e zhvilluara të vendeve pritëse i ka pajisur ata me një kulturë të përgjithshme të menaxhimit të punës, të etikës në punë, njohuri për sektorë të rinj të ekonomisë, me njohuri mbi teknikën dhe teknologjinë e fundit. E parë në këtë këndvështrim, kthimi i tyre do të shoqërohej me transferimin e aftësive të sipërpërmendura. Eshtë gjithashtu fakt se shumë emigrantë nuk punojnë në pozicione për të cilat ata kanë studiuar apo janë trainuar dhe kjo është arsyeja që lehtësimi dhe nxitja e njohjes së diplomave dhe kualifikimeve shqiptare jashtë vendit është një problem shqetësues.
Mundësitë për të emigruar ulin nivelin e papunësisë dhe si pasojë zbusin vështirësitë social-ekonomike që do të shfaqeshin nëse nuk do të ekzistonte mundësia për të kërkuar punë jashtë vendit.
Një tjetër зështje që duhet të merret në konsideratë kur përqendrohemi tek burimet njerëzore të shqiptarëve jashtë vendit është specializimi profesional që ata mendojnë të ndjekin. Në Greqi pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë janë punësuar në industrinë e ndërtimit dhe një pjesë tjetër në bujqësi dhe hoteleri. Po ashtu në Itali emigrantët kryesisht janë të punësuar në ndërtim, turizëm dhe industrinë e lehtë. Specializimi i emigrantëve në fusha të veзanta ka një ndikim të madh në nivelin aktual të dërgesave të emigrantëve dhe efekti i kthimit të tyre në ekonominë kombëtare varet pikërisht nga specializimi i tyre profesional. Kjo në njëfarë mënyre shpjegon investimet masive në sektorin e ndërtimit dhe turizmit.
Një numër jo i vogël emigrantësh janë punësuar në bujqësi, në një kohë që prodhimi bujqësor në vend ka rënë dhe Shqipëria është bërë një importuese e rëndësishme në rajon për produkte bujqësore.
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
Krijoni Kontakt